Ulet çmimi i energjisë elektrike, ja si do llogaritet për konsumatorët

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar çmimin e ri të energjisë elektrike.

Pas propozimeve të OSHEE, bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte, të shkojë në 8.5 për kilovat.

Çmimi i ri 8.5 lekë për kilovat është për familjet që përdorin deri në 700 kilovat. Ndërsa, për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do jetë 9.5 lekë për kilovat, teksa me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja do të nisë në shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri më datë 31 dhjetor 2025.

Publikohet sot çmimi i ri i energjisë elektrike për konsumatorët

Sot, në orën 12:00, në ambientet e OSHEE-së, Kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku pritet të diskutohet për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Ajo tha se procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.

Gjithashtu po ditën e sotme në ora 11:00 pritet të mblidhet bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet. Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë.

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë. SPAK nuk jep detaje për arsyet e thirrjes së Ermal Hoxhës.

Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës.

Dosja Xibraka është rihapur në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga Gazmend Bardhi.

Bardhi akuzoi Olsi Ramën për përfshirje në dosjen Xibraka.

(Balkanweb)

Anastasi në gjendje kritike, mediat greke: Nuk është në intubim, mbetet në …

Sipas televizionit publik ERT gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, paraqitet e rënduar.

Ai ndodhet tashmë në një dhomë të veçantë, i pa intubuar, por trajtohet në kushte të terapisë intensive. Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij nga mjekët vlerësohet si kritike.

Deri në orën 18.30 të ditës së sotme, spitali nuk ka nxjerrë një deklaratë të re shëndetësore, por ERT raporton se asgjë nuk ka ndryshuar në shëndetin e tij prej dje në mbrëmje kur gjendja e Fortlumturisë së tij u përkeqësua.

Sipas burimeve spitalore trupi i tij është i sforcuar për shkak të moshës së madhe, por mjekët ripërsërisin se ai nuk është i intubuar dhe ka kontakt me mjedisin.

Dje pas mesditës, Kryepeshkopin e kanë vizituar edhe Ministri i Arsimit dhe i Fesë Kyriakos Pierrakakis, lideri i ri i SYRIZA-s Sokratis Famelos, si dhe shumë klerikë.

Tepër i lartë është edhe interesimi i komunitetit shqiptar në Greqi, pjesëtarët e të cilit ,ortodoksë ose jo, luten për një shërim të shpejtë të tij.

Trump: Gjiri i Meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të martën u tha gazetarëve se dëshiron të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Ai u ankua se Meksika po përfitonte nga Shtetet e Bashkuara për tregtinë dhe imigracionin.

“Ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës”, tha Trump. “Sa emër i bukur. Dhe është i përshtatshëm. Është i përshtatshëm. Dhe Meksika duhet të ndalojë së lejuari miliona njerëz të derdhen në vendin tonë”, deklaroi Trump.

Trump i bëri komentet ndërsa u ankua se SHBA kishte një deficit të madh tregtar me Meksikën dhe Kanadanë. Ai ka ngritur shqetësime të ngjashme që nga fitorja e zgjedhjeve të nëntorit dhe u zotua të vendosë tarifa të larta për të dy vendet fqinje.

Si kryeministri kanadez në largim Justin Trudeau ashtu edhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum Pardo kanë folur me Trump në muajt e fundit rreth kërcënimeve të tij tarifore.

Trump të martën e quajti Meksikën si një “vend shumë të rrezikshëm” që drejtohej “në thelb nga kartelet”.

Ai sugjeroi që Kanadaja të bashkohej me SHBA-në pasi Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij të hënën.

Gjiri i Meksikës, i cili mbulon më shumë se gjysmë milioni kilometra katrorë, u shfaq për herë të parë në hartat evropiane në vitet 1500.

Broja qetëson Evertonin, zbulohet sa do të mungojë

Armando Broja ka qetësuar stafin e Everton. Sulmuesi i Shqipërisë, u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Bournemouth, duke u zëvendësuar pas vetëm 32 minutave lojë.

Broja ndjeu dhimbje pasi goditi fushën dhe e kishte të vështirë për të vazhduar lojën.

Nga Anglia raportohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë.

Shqiptari do të humbasë sfidën ndaj Peterborough në Kupë, ndërsa pritet të rikthehet i gatshëm pas një jave.

23-vjeçari u bashkua me Everton në fundin e merkatos së verës në huazim nga Chelsea, ndërsa skuadra nga Liverpuli ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Facebook heq qafe ‘Fact Check’, programi i moderimit “u përdor për censurë”

Gjigandi i metiave sociale Meta njoftoi të martën një sërë ndryshimesh në politikat e tij të moderimit të përmbajtjes, duke përfshirë eliminimin e programit të tij të kontrollit të fakteve, në atë që Mark Zuckerberg tha se ishte një përpjekje për të përqafuar fjalën e lirë.

“Ne do të kthehemi te rrënjët tona dhe do të fokusohemi në reduktimin e gabimeve, thjeshtimin e politikave tona dhe rivendosjen e shprehjes së lirë në platformat tona”, tha Zuckerberg në një video të postuar të martën në mëngjes. Së pari, ne do të heqim qafe kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ata me shënime të komunitetit të ngjashme me X, duke filluar në SHBA.

Ndryshimet shënojnë një lëvizje të madhe për kompaninë mëmë të Instagram-it dhe Facebook-ut dhe pasojnë një seri ndryshimesh të tjera që kompania ka bërë në javët e fundit ndërsa Presidenti i zgjedhur Trump shkon në mandatin e tij të dytë më vonë këtë muaj.

Zuckerberg përmendi zgjedhjet e fundit si një forcë shtytëse në vendimin e kompanisë, duke fajësuar politikat qeveritare dhe mediat tradicionale si një prej faktorëve se pse Facebook dhe Instagram censuruan më shumë.

Përmes programit Fact Check, Facebook pajtoi palë të treta në 60 gjuhë të botës, përfshirë këtu edhe shqipen. Sipas këtij programi, palët e treta shërbenin si gjykata mbi postime, apo lajme që shpërndahej në platformë dhe më pas sinjalizonin Facebook, nëse lajmi ishte i rremë apo jo. Në SHBA pati akuza se programi u përdor politikisht për të censuruar lajmet që lidheshin me Donald Trump.

Zebërvoki zbulon rrogën si polic: Nuk del as për karburant dhe cigare

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki.

Ai ka lënë shtëpinë e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës. Zebërvoki ka folur më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë, por duke u ndalur dhe tek banorët e tjerë të “Big Brother VIP 4″…

Kë takove në fillim pasi dole nga shtëpia e BBV4?

Familjen, shokët e ngushtë, kolegët. Kur shkova në shtëpi, nëna ishte në gjumë, nuk e priste që të dilja dhe në fillim nuk po e besonte. Pastaj tha: “Shyqyr që dole se do vija aty të të nxirrnin”, se nuk po rrinte dot ma mua. Ka qenë periudha më e gjatë që kam qëndruar larg. Kam dalë fiks në kohën e duhur. Nëna është dhe me tension dhe zemër dhe kishte probleme kur kam qenë unë në shtëpi.

A fiton më shumë nga puna si polic, apo në rrjetet sociale dhe filma?

Nga puna si polic normal, se kemi rrogë shumë të mirë, 650 mijë lek.

Sigurisht që ishte ironi. Nëse ka diçka që më mban këtu është pasioni im për punën. E kam lobuar në shumë situata në shtëpi se çfarë vështirësie ka ky profesion.

Rroga nuk del as për karburant dhe cigare. Unë jam familjar, jam unë dhe partnerja ime që punojmë, nëna dhe babai jo. Nëse do kisha ngelur tek rroga e policisë do kisha vdekur për bukë. /TAR/

Gjermanët po largohen nga Gjermania, ja vendi ku po “emigrojnë”

Ora tetë e mëngjesit. Somaeh Metzger troket në derën e zonjës Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. “Mirëmëngjes, si jeni?” thotë infermierja. “Gudde Moien,” përgjigjet ajo.

Marie Josée Pennig-Chaussy është 94 vjeç dhe prej gjashtë vitesh jeton në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” në Wasserbillig, Luksemburg. Somaeh Metzger është 50 vjet më e re. Fillon procedura e zakonshme e kujdesit.

Somaeh Metzger e vesh zonjën Pennig-Chaussy, e ndihmon të ngrihet nga shtrati, e vendos në një karrige me rrota dhe e çon në banjë. Pas dhjetë minutash kthehen në dhomë.

Zonja Pennig-Chaussy kujdeset për vendosjen e buzëkuqit, edhe pse kujdestarja e ndihmon duke i mbajtur dorën që i dridhet. Ato diskutojnë për karrierën e mëparshme teatrore të zonjës së moshuar – herë në gjermanisht, herë në gjuhën e Luksemburgut, me plot fraza në frëngjisht.

Shumë më mirë se në Gjermani

Pothuajse 20 vjet më parë, Somaeh Metzger vendosi të linte punën e saj në një shtëpi të moshuarish në Gjermani dhe shkoi në Luksemburgun fqinj. Ajo mësoi gjuhën luksemburgase në një kurs të organizuar nga punëdhënësi i saj.

Nga shtëpia e saj në Trier të Gjermanisë, ku jeton me familjen e saj, deri në vendin e saj të punës janë vetëm 13 kilometra. “Nuk jam penduar për vendimin tim për asnjë sekondë”, thotë Metzger.

Të tillë që shkojnë në punojnë në Luksemburg nga Gjermania ka shumë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, mbi 52,000 gjermanë punojnë atje – 30 për qind më shumë se një dekadë më parë. Shumica dërrmuese e tyre ende jetojnë në Gjermani dhe shkojnë në punë në Luksemburg.

Vetëm në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social janë të regjistruar 6,300 gjermanë, mes tyre të paktën 4000 kujdestarë si Somaeh Metzger.

Kjo shihet edhe në vendin e saj të punës: mbi 80 për qind e 147 punonjësve në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” janë gjermanë që kujdesen për 81 banorët e shtëpisë së të moshuarve. “Ne nuk po kërkojmë veçanërisht kujdestarë nga Gjermania,” thotë drejtoresha Mireille Wirtz-Lenertz. Por në rajonin kufitar u përhap lajmi se kushtet e punës në Luksemburg janë shumë më të mira se në Gjermani.

Nuk ka pothuajse asnjë orë më shumë jashtë orarit të punës, punonjësit respektohen, ndërsa paga është pothuajse dyfish më e lartë se në Gjermani. “Unë fitoj më shumë në Luksemburg duke punuar 60% të orarit, sesa në Gjermani kur punoja me orar të plotë,” thotë Metzger.

Shqetësime ka edhe në Luksemburg

Luksemburgu me 670 mijë banorë, së fundmi ka rritur sërish pagat e punonjësve në kujdesin e të moshuarve dhe të sëmurëve. Me dhjetë vjet shërbim, një kujdestare në një shtëpi për të moshuar fiton rreth 65,000 euro në vit – plus bonuse. Ndërsa një infermiere mund të marrë rreth 100,000 euro.

Luksemburgu me sa duket është gati t’i paguajë kujdestarët edhe më mirë, sepse popullsia edhe atje po plaket. Sipas vlerësimit të shoqatës së kujdestarëve Copas, në pesë vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të plotësohen 4000 vende pune shtesë në sektorin e përkujdesit: kujdestarë, infermiere, fizioterapistë e deri tek asistentët e kuzhinës.

Por në Luksemburg, vetëm pak më shumë se 100 kujdestarë përfundojnë trajnimin e tyre çdo vit. Tashmë rreth 50 përqind e infermierëve vijnë nga vendet fqinje. Wirtz-Lenertz ka frikë se do të bëhet më e vështirë për të gjetur kujdestarë nga Gjermania në vitet e ardhshme.”Pagat po rriten edhe atje,” thotë ajo. Por ajo është e sigurt për kushte më të mira pune, taksa më të ulëta dhe sigurisht pensione më të mira në Luksemburg.

Gjendja në Gjermani

Në të njëjtën kohë, është një fatkeqësi për shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet në anën gjermane të kufirit. Vetëm nga spitali Barmherzige Brüder në Trier, 25 deri në 30 infermierë nisen për në Luksemburg çdo vit, thotë Jörg Mogendorf, drejtor i departamentit të infermierisë së spitalit, “Tendenca po rritet”, shpjegon ai. Edhe Dhoma e Punëtorëve të Kujdesit të shtetit të Rheinland-Pfalz dëshmon se situata “nuk është përmirësuar aspak. Përkundrazi: është përkeqësuar”.

Presidenti Markus Mai mendon se pak mund të bëhet kundër pagave të shkëlqyera në vendet fqinje: “E vetmja gjë që mund të bëhet është rritja e përgjithshme e numrit të punonjësve në rajonet e prekura. Por Dhoma jonë ka pak ndikim ose mundësi për të ndryshuar gjendjen.”

Nuk kthehem!

Somaeh Metzger nuk do të kthehet në Gjermani: “Në Gjermani kam qenë përgjegjëse për nëntë ose dhjetë të moshuar në një turn, kam punuar shpesh 15 ditë pa pushim. Në Luksemburg, kam pesë persona për të cilët kujdesem”. Ajo nuk beson se gjërat do të ndryshojnë.

Në Luksemburg, punëdhënësi respekton dëshirat e saj kur organizon orarin. Somaeh Metzger është jashtëzakonisht e kënaqur: “Unë mund të balancoj punën dhe jetën time private pa vështirësi”. Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë që mendojnë si Metzger dhe largohen, jo vetëm në sektorin e kujdesit. /DW

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 8 janar 2025

DASHI

Hëna në kundërshtim mund të shkaktojë shqetësime të vogla të përkohshme. Megjithatë, yjet favorizojnë dashurinë dhe marrëdhëniet; mes të enjtes dhe të dielës, ndjenjat do të jenë veçanërisht pozitive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të ndiheni më reflektues se zakonisht. Është një kohë e mirë për të planifikuar të ardhmen dhe për të vendosur synime konkrete. Në dashuri përpiquni të komunikoni hapur me partnerin.

BINJAKËT

Nëse jeni përballur me një luftë midis të shtunës dhe të dielës, mund të ndiheni më të lehtësuar. Është koha që të çliroheni nga ngarkesat e panevojshme dhe të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi.

GAFORRJA

Bëje realitet një ëndërr të vogël; këtë vit e lejon! Megjithatë, shmangni polemikat apo mosbesimin e panevojshëm, pasi dita mund të fillojë me pak tension.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet sjellin emocione të sinqerta. Pas një faze lodhjeje të madhe në ditët e para të janarit, me Hënën të favorshme, do të ndiheni më energjikë dhe pozitivë. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

VIRGJËRESHA

Ju keni një ide më të qartë të asaj që keni përjetuar kohët e fundit. Pas trazirave të ditëve të fundit, fillon një fazë më e qetë dhe konstruktive. Do të shihni që gjërat së shpejti do të përmirësohen dhe do të arrini gjëra të mëdha. Mos e fajësoni veten nëse diçka nuk shkon sipas planit, do të arrini suksese të mëdha.

PESHORJA

Një Hënë në opozitë mund të sjellë disa shqetësime të vogla të përkohshme. Megjithatë, yjet janë më të mirë për dashurinë dhe marrëdhëniet; mes të enjtes dhe të dielës, ndjenjat do të jenë veçanërisht pozitive.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet janë të favorshëm; Janari është në anën tuaj. Ditët e së mërkurës dhe të enjtes do të jenë veçanërisht të dobishme dhe plot emocione të mira.

SHIGJETARI

Qielli është interesant, me Hënën në aspekt të mirë që ju lejon të largoni disa dyshime. Edhe nëse nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh kohët e fundit, mund të keni njohuri të reja sot.

BRICJAPI

Është më mirë të mos rëndoni veten në këtë ditë. Në dashuri përpiquni të komunikoni hapur me partnerin. Ndoshta ka pasur ndonjë konflikt të vogël dje; është e rëndësishme të gjesh qetësinë në mjedisin përreth.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet janë të mirë; E mërkura dhe e enjtja mund të jenë ditë të pakta. Shfrytëzoni sa më shumë mundësitë e sotme, pasi yjet shpërblejnë iniciativën.

PESHQIT

Me Venusin në shenjë dhe një Hënë të favorshme, do të jetë më e lehtë për të komunikuar dhe diskutuar. Këshillohet që brenda datës 9 janar të sqarohen çdo keqkuptim për të shmangur komplikimet. Në dashuri përpiquni të komunikoni hapur me partnerin.