FSHF i la pa bileta, “Tifozat KuqeZi” i ankohen kapitenit, Gjimshiti iu premton se do ndërhyjë për zgjidhje (VIDEO)

Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se pas ndeshjes me Anglinë në Wembley, anëtarë të grupimit “Tifozat KuqeZi”, të cilët akuzojnë FSHF se i ka lënë pa bileta për sfidën me Andorrën në “Arenën Kombëtare”, i janë ankuar kapitenit të kombëtares, Berat Gjimshiti për situatën e krijuar.

Ultrasit, të cilët prej 21 vitesh i kanë qëndruar përkrah Kombëtares, dëgjohet t’i kërkojnë Gjimshitit që të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjimshiti i pyet nëse kjo ka ndodhur vetëm për ndeshjet në transfertë apo edhe ato në Tiranë, ndërsa tifozët i kthehen duke thënë se nga sfida me Anglinë nuk kanë më mundësi të prenotojnë më biletat për grupin TKZ.

Pas kësaj, kapiteni kuqezi u premton tifozëve se do të flasë me Federatën.

“Tifozat KuqeZi” pretendojnë se federata nuk iu rezervon më bileta, sepse ata kanë dalë publikisht kundër zhvillimit të Evropianit U-21 me Serbinë.

Berisha pranon se ka mosmarrëveshje serioze me BE-në për reformën në drejtësi: Por do t’i drejtohemi “Venecias”

Edhe lideri i opozitës, Sali Berisha njësoj si kryeministri Edi Rama thotë se interesi madhor i forcës që drejton është integrimi europian.

Por aty ku kryedemokrati i siguron bashkëbiseduesit e tij virtualë se ndryshe nga ai është se do një anëtarësim të bazuar në meritë.

“Do mobilizojmë çdo potencial, do miratoj çdo ligj, so ndërmarr çdo reformë në funksion të këtij procesi. E pranojmë si një proces të bazuar në meritën e funksionimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”, tha Berisha.

Ndërsa në një takim me të rinjtë demokratë Berisha pranon se partia e tij ka një mosmarrëveshje me BE, sepse ndryshe nga Brukseli që e mbështet, kjo forcë do të ndryshojë Reformën në Drejtësi.

“Kemi një vështirësi serioze me Komisionin Europian, duhet ta njohim këtu për një mbrojtje fanatike të kësaj reforme në një kohë kur shqiptarët nuk kanë proces ligjor. Ne padiskutim që në pushtet do ftojmë Komisionin e Venecias”, tha Berisha.

Fitorja e PD në këto zgjedhje Berisha thotë se nuk vihet në diskutim dhe demokratët do ta mbrojnë këtë fitore nga manipulimi dhe blerja e votës.

Arsye që do ta çojë siç lajmëroi dhe përpara Këshillit të Europës.

“Fjalën time do ta përdor për zgjedhjet, për të sensibilizuar këtë audiencë”, tha Berisha.

Berisha garanton se programi i PD do të bindë dhe elektoratin gri pasi është programi i taksave të ulëta dhe barazisë sociale, ndryshe nga modeli i qeverisjes së Ramës.

“Buxheti është 8 miliardë, ky le për këta 16 milionë euro. Për vete hap shishe vere 33 mijë euro shishja”, tha Berisha. 

Kryedemokrati ju kërkoi të rinjve të bëhen fytyra e fushatës së selisë blu për të vulosur fitoren e 11 majit.

Konfirmohet gjithçka, Parashqevi Simaku vjen në Tiranë për koncert! Përgatitjet për mbërritjen e artistes në vendin tonë

Që prej muajt dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë.

Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare. Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.

Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA. Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywood-in ishin të mëdha por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood,” u shpreh biznesmeni në “Opionion”.

Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Ndër të tjera Elton theksoi se di shumë gjëra për Parashqevinë, por sipas tij, jo të gjitha thuhen.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”,-u shpreh ai.

Mira Konçi pushime luksoze në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën

Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi, Mira Konçi është shfaqur edhe më pranë me vajzën e saj. Duket se tashmë pushimet e Mirës janë një moment i mirë për të shpenzuar më shumë kohë me Erën.

MixCollage-22-Mar-2025-11-47-AM-5442

Në rrjetet sociale të këngëtares, ajo ka ndarë disa copëza nga pushimet e saj me të bijën. Destinacioni që të dyja kanë zgjedhur kanë qenë padyshim ndër më të veçantët në botë. Disa ditë tropikale në Anguilla, Karaibe kanë qenë përzgjedhja e Mirës dhe Erës për këto ditë pushimesh.

mira konci era saraci (3)

Në Instagram, këngëtarja ka ndarë disi nga pozat, duke zgjedhur mos të zbulojë shumë nga këto ditë relaksi. Ajo që bie në sy, është ngjashmëri e madhe që të dyja kanë. E duke qenë se Mira shfaqet në një formë fizike të përkryer, lehtësisht mund të ngatërrohen edhe për motra. Këto janë pushimet e dyta që brenda vitit Mira dhe Era bëjnë së bashku.

mira konci era saraci (1)

Kujtojmë se verën që lamë pas, të dyja ishin në Shqipëri, ku dhe shijuan ditët në jug të vendit. Ajo që në atë kohë ra në sy ishte mungesa e Erës në një foto me të atin, duke qenë se ishte në Shqipëri. Madje Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”.

shpetim-saraci-2-1

Bukuroshja publikon herë pas here foto me të ëmën, ku nuk mungojnë dedikimet speciale e të ndjera. Por nuk ndodh e njëjta gjë me të atin, Shpëtim Saraçi, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë në rrjetet e saj sociale.

Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre.

mira konci 1

Advertisements

mira konci
mira konci era saraci (2)

Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi që nëse forca e tij politike vjen në pushtet më 11 maj, çmimi i naftës në Shqipëri nuk do të jetë më i lartë se sa ai në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

“Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën. Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova e merr nga Durrësi naftën. Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro. Që këtu është një ndëshkim për qytetarët”, tha Berisha në një komunikim në rrjetet sociale.

Aktualisht në vendin tonë, çmimi i naftës për litër në pikat e karburanteve është 173 lekë për litër, sipas Global Petrol Prices.

Për krahasim, në Kosovë nafta tregtohet me 1,23 lekë për litër, në Maqedoninë e Veriut, nafta tregtohet me 1.21 euro për litër, në Malin e Zi me 1,51 euro për litër, ndërsa në Serbi me 1,8 euro për litër

Ndodh në Fier! Dy të reja i prezantohen si vajzat e saj në telefon 55-vjeçares… dhe i marrin 10 mln lekë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier!

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe, dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.

“Ferma VIP” është gati për të filluar! Ja cilët janë personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në reality show

Gjithçka duket gati për sezonin e dytë të show-t televiziv “Ferma VIP”. Reality show do të nisë brenda marsit dhe duket se emrat e parë kanë nisur të konfirmohen tanimë. Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike.

Enca prej disa kohësh është tërhequr nga muzika, duke preferuar që të jetë në një periudhë pause. Nga ana tjetër, këngëtarja prej pak kohësh është ndarë edhe nga partneri i saj afrikan. Duket se këtë herë, artistja do të tentojë edhe njëherë famën që kishte para disa vitesh, duke u futur në një format që do ta sjellë tërësisht në një dimension tjetër.

Një tjetër emër që pritet me shumë kuriozitet është edhe ai i Feros. Bëhet me dije se reperi i ka thënë “Po” ftesës për t’u bërë pjesë e Fermës, duke ardhur për herë të parë përpara publikut në një reality. Kujtojmë se muajt e fundit kanë qenë shumë impenjative, ku pas dramave të divorcit me Arbenitën, tashmë Fero ka gjetur sërish dashurinë. Madje reperi edhe është martuar zyrtarisht me të dashurën e re.

Pasi hoqi dorë nga muzika pak muaj më parë, ai shfaqet më se gati për të ardhur në ekranet shqiptare, këtë herë si fermer. Ndërkohë emra të tjerë kanë nisur të përfliten si konkurrentë të këtij viti. Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, i cili njihet për natyrën e tij karizmatike, ndaj edhe ky format duket shumë i përshtatshëm për figurën e tij.

Ftesa ka shkuar edhe për Rovena Dilon, e e cila vitet e fundit ka qenë tërësisht e tërhequr nga mediat dhe daljet publike. Një emër surprizë që përflitet si konkurrent është edhe Erand Sojli. Prej vitesh aktori jeton dhe punon në SHBA. Por duket aktori do të mbajë pezull projektet e tij në kontinentin e largët, për të ardhur përpara publikut shqiptar nën petkun e fermerit.

Me shumë kuriozitet do të pritet nëse edhe Olsi Bylyku do të jetë pjesë e shfaqjes. Emri i tij përflitet prej kohësh si një prej konkurrentëve. Deri më tani, aktori ka preferuar që mos të zbulojë asnjë detaj nëse e ka pranuar këtë ftesë. Nëse Olsi do të bëhet pjesë e shfaqjes, prania e tij do të ndiqet me shumë kuriozitet, për të zbuluar më shumë rreth historisë së tij me Egli Takon dhe jo vetëm.

Ftesa për Big Bastën për këtë format, duket se ka sjellë probleme me bashkëshorten e tij, Vesën. Vesa Luma dhe Big Basta përfliten për një krizë martesore. Sipas informacioneve të “Prive Klan Kosova”, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në “Ferma VIP” që pritet të fillojë së shpejti. Vesa nuk është dakord që ai të jetë pjesë, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë në vijim. Deri më tani, këta janë disa nga emrat e përfolur për konkurrentët e këtij viti.

Në ditët në vijim, të tjerë emra pritet që të bëhen publik, për këtë vit, emrat e opinionistëve janë ende surprizë, duke preferuar që të publikohen në ditët në fillim. Ndonëse në puntatën e fundit të sezonit të kaluar, Fjoralba Ponari bëri me dije se do të ishte ajo sërish moderatore, ajo nuk do të jetë pjesë e këtij formati. Vetëm pak javë më parë u konfirmua se Luana Vjollca do të jetë ajo që do të moderojë këtë format, duke e nisur kështu këtë sezon që në prezantim me ndryshime të mëdha. Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” u shpall Dijonis Biba.

Avioni më υd*kjeprurës i ndërtuar ndonjëherë, Trump prezanton F-47

Presidenti amerikan Donald Trump i dha dje Boeing një kontratë për zhvillimin dhe ndërtimin e avionit luftarak më të sofistikuar të Forcave Ajrore të SHBA, duke i dhënë kompanisë një përparim shumë të nevojshëm. Projekti Next Generation Air Dominance (NGAD) do të zëvendësojë F-22 Raptor të Lockheed Martin me një avion të drejtuar dhe të projektuar për operacione luftarake në lidhje me mjetet ajrore pa pilot. Dizajni i avionit është një sekret i ruajtur nga afër, por ka të ngjarë të përfshijë stealth, sensorë të avancuar dhe motorë të avancuar, së bashku me aftësitë për t’i fshehur ato.

“Ne kemi porositur shumë gjëra. Nuk mund t’ju tregojmë çmimin,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Aleatët tanë vazhdojnë të thërrasin”, shtoi Trump, duke thënë se shitjet jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu një opsion. “Edhe ata duan t’i blejnë. Trump e përshkroi F-47 si “avionin më vdekjeprurës të ndërtuar ndonjëherë” dhe zbuloi se një version kishte fluturuar fshehurazi për pesë vitet e fundit, raporton “BBC”. Një interpretim artistik përkrah Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë tregoi vetëm një pjesë të vogël të avionit dhe pajisjen e përparme të uljes.

“Nuk ka pasur kurrë asgjë afër tij, nga shpejtësia tek manovrimi, tek ajo që mund të bëjë, tek ngarkesa”, tha Trump. Ai shtoi se ushtria amerikane kishte zgjedhur numrin 47 – të cilin ai e përshkroi si një “numër të bukur” – për aeroplanin. Trump ishte presidenti i 45-të dhe tani i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Gjeneralët zgjodhën atë emër,” tha ai. Aksionet e Boeing u rritën 5 për qind menjëherë pas shpalljes së lajmit, raporton France 24.

“Siga, siga palikaria”, Rama njofton tjetër takim me shqiptarët në Greqi: 29 mars në Kretë, dhe në 30 mars ‘stin Athina mu’

Endërsa u përgjigjej komentuesve demokratë të rrjeteve sociale, që sipas tij ishin fyer nga retorika dhe ironitë ndaj Lulzim Bashës, kryeministri Rama kujtoi edhe një herë takimin që do të mbajë më 29 mars në Kretë, por tha se në 30 mars do të jetë sërish në Athinë.

“Nga këto diss-et e mua me Lulin na qenkan mërzit edhe ca që e shkruajnë emrin greqisht… ‘siga siga palikaria’ (avash avash trima), shihemi atje, në 29 mars në Kretë dhe në 30 mars ‘stin Athina mu’ (në Athinë time, përdor fjalë nga kënga e një prej këngëtarëve të njohur grek)”, tha Rama.

Ndërkohë më herët ai tha: Ore ç’ar bëhet kështu, më thonë këta të stafit tim që merren me rrjetet sociale, janë fyer shumë militantët e kënetës nga tikitaka ime me Lul euroatlantikun, thonë u vika turp se nuk bën udhëheqësi kështu… po kur dëgjoni bufin që merr rrugët me libër shpie për të tjerët, ju vjen ndopak turp apo hiç? Se këneta kështu e ka? Ca të tjerë shkruakan se s’pakemi program dhe përdor Lulin për të larguar vëmendjen, e thotë bufi këtë. Ne e kemi programin jo elektoral, por qeverisës, fushë për fushë, kur të vijë dita e planifikuar do ndajmë edhe me ju demokratët piketat kryesore, duroni dhe pak ditë.

“Dhe Lulin punë pune e kam unë deri në 11 maj, pastaj ka gjumin e verës ai, kështu që mos qani hallin e programit për ato 5 minuta që harxhoj unë me Lulin, por qani hallin tuaj. Ju harxhuat 8 vjet me Lulin, e mbajtët kryetar, pastaj përfunduat te bufi prapë kur iu tha që për një muaj do ju kthej në pushtet se e ka fajin Luli. Po tani Luli e ka prapë fajin? Të paktën qeshni pak për ato 5 minuta, se ngelët duke qarë nga humbja në humbje. Ndaj hidhuni këtej, siç po bëjnë shumë, braktiseni kënetën dhe bëhuni me mua”, tha Rama më tej.

Prapaskenat brenda burgut në Durrës, Erion Veliaj i mori “borxh” telefonin ish-deputetit të PS dhe kërcënoi…

Ngjarje të tensionuara kanë ndodhur brenda mureve të burgut të Durrësit, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur një përplasje të fortë me disa individë të njohur të politikës dhe medias. Sipas burimeve të brendshme, Veliaj, i cili pas transferimit nga Tirana në Durrës, u fut në qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, ka përdorur celularin e këtij të fundit dhe një nga episodet ku evidentohet nga përgjimet është presioni ndaj gazetares së njohur, Klodiana Lala. Dyshohet se gazetarja ka informuar organet e drejtësisë, duke përfshirë SPAK-un dhe ambasadën britanike, për ndodhitë që po zhvilloheshin brenda burgut.

Kjo ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet, ku Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar sekuestrimin e telefonave dhe izolimin e Veliajt nga të tjerët. Dyshohet se për gjithë këto ndodhi, Veliaj kërcënoi edhe Manjën. Në media kur dolën sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit për familjarët përmendej një ministër. “Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët apo edhe intimidimi i dëshmitarëve të dosjes, duke shkuar deri aty sa t’i udhëzojë se si duhet të sillen në raport me hetimin penal ndaj tij. Dyshohet se Manja i ka shkuar Veliajt në qeli dhe i ka thënë se faji nuk është i tij.

Telefonata tjetër që fundosi Veliajn

Referuar të dhënave të tjera që kanë dalë nga SPAK bëhet me dije se ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga Apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë më 13 Mars. Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata. Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në fakt, edhe në sallën e gjyqit, në tri ditët e rivlerësimit të masës së sigurimit u fol për përgjime të kryera ndaj Veliajt, si shtesë në një tjetër material që dyshohet se do t‘i bashkëngjitet dosjes voluminoze me të cilën edhe u prangos. Gjatë seancës më 13 Mars, kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”.

Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë me intervistat në media. “Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore” mësohet se është shprehur Erion Veliaj. Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”. Kujtojmë se kryebashkiakut Erion Veliaj iu është shtuar një akuzë e re nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Veliajt iu është komunikuar nga prokurorët e posaçme akuza për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.