Kryemadhi: S’kam komunikuar me Ilir Metën, nuk më intereson fare. Në 11 maj, mbaron detyra ime

Edhe pse në kushte të izolimit në burg, Ilir Meta vazhdon të jetë vigjilent për atë që është duke ndodhur në skenën politike shqiptare. Megjithatë, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, tha se nuk ka komunikuar me të.

“Nuk kam komunikuar dhe nuk komunikojmë bashkë, nuk më intereson fare. Unë bëj detyrën time. Sa i përket marrëdhënies time personale me opinionin publik, por edhe me atë strukturë që e kam themeluar vetë dhe e kemi themeluar të gjithë së bashku”.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se pas 11 majit, për të nis një jetë tjetër, larg politikës.

“Kam kontribuar mbi 21 vite dhe ky është kontributi maksimal i jetës sime, i cili më bën komplet të pavarur në qëndrimin tim me atë. Nuk më intereson fare se çfarë mendon. Pas 11 majit, unë mbaroj detyrën time dhe pastaj është komplet një jetë tjetër për mua”, tha Kryemadhi në Debat.

“S’ka Romeo e Zhuljeta 50-vjeç”- Kryemadhi: Dikur e jepja jetën për Metën, por sot s’jam 20-vjeç

Kryemadhi tha se në deklaratë tha se gjatë asaj fjale kishte thënë se do të kërkonte votën për babain e fëmijëve të saj, për të cilët jepte edhe jetën (pra për fëmijët).

Kryemadhi shtoi se dikur ishte e gatshme të jepte jetën për Ilir Metën, por sipas saj, në moshën 50 vjeçare në të cilën ajo ndodhet, nuk mund të ketë histori si të Romeos dhe Zhuljetës.

Ajo foli edhe për votat e diasporës, për të cilat tha se pavarësisht metodave për të bërë sa më të sigurt, sërish kjo votë është e cenueshme.

“Unë mendoj që ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku shitblerja e votës ka qenë masive zgjedhjet e kaluara në Shqipëri, këtë radhë unë mendoj se blerja e votës mund të luhet në mënyrë të hapur në diasporë. Pavarësisht se nga ana teknike procesi i marrjes së fletës së votimit, i votimit, i mbylljes në zarfin A dhe B është shumë korrekt, por sa e mbrojtur është vota e diasporës që nuk është familjare dhe nuk është e fshehtë… Dhe nga ana tjetër në kushtet në të cilat janë sot, ku pjesa më e madhe e votuesve janë në Greqi dhe Itali, ku pagat e shumicës së emigrantëve në këto 2 shtete janë shumë të ulëta dhe duke pasur parasysh turn overin ekonomik të grupeve të caktuara të interesit, përsa i përket shitblerjes së votës. Megjithatë nuk është aq e përhapur sa ka qenë më parë në Shqipëri.

Unë kam thënë se do të kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi për të cilët jap jetën. Para disa vitesh jepja jetën për Ilir Metën, por prioritetet e një gruaje 50-vjeç janë krejt ndryshe në raport me një vajzë të re, sepse në të gjitha historitë e Romeo dhe Zhuljetës i kemi parë me 18 vjeçarët dhe 20 vjeçarët. Nuk ka Romeo dhe Zhuljeta 50 vjeç”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

Po bënin fluturime provë për stërvitje me parashutë! Rrëzohet avioni i policisë, humbin jetën 6 persona

Këtë të premte në Tajlandë ndodhi një aksident ajror pranë qytetit turistik Hua Hin, ku një avion i vogël i policisë u rrëzua në det, duke shkaktuar një tragjedi me gjashtë viktima.

Sipas agjencisë Xinhua, avioni, i cili i përkiste departamentit të aviacionit të policisë, kishte nisur një fluturim testues për ushtrime me parashutë, kur pësoi një defekt në motor menjëherë pas ngritjes.

Raportimet nga Thenationthailand bëjnë me dije se nga rrëzimi humbën jetën pesë persona në vendngjarje, ndërsa një tjetër u dërgua me urgjencë në spitalin Hua Hin në gjendje të rëndë, por më vonë ndërroi jetë. Në bordin e avionit ndodheshin gjashtë oficerë – përfshirë pilotë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se shkaku i aksidentit ishte një defekt i menjëhershëm në motorin e avionit. Autoritetet dhe Forcat Ajrore tajlandeze vijojnë punën për të përcaktuar saktësisht shkaqet e rrëzimit.

Rrëfimi i Andreas në ‘FermaVIP’: Kur mora vesh që ishte vajzë, i thash gruas të ikte

Andrea, një prej banorëve të Ferma VIP, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tregoi për reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.

“Po punoja në serë kur më lajmëruan… më thanë që ishte vajzë. M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë. I thash gruas: ‘Bëj gati valixhen dhe ik te nëna jote’”, rrëfeu ai, duke shtuar se ishte rritur me mentalitetin se djemtë ishin më të dëshiruar.

Por ky qëndrim i tij ndryshoi me kalimin e kohës, sidomos kur u bë baba për herë të dytë.

“Kur më lindi vajza e dytë, mezi e prita. Tani e di çfarë do të thotë të kesh vajzë. Është ndryshe, shumë ndryshe”, tha Andrea.

Rrëfimi i tij ka ndezur diskutime për stereotipet gjinore dhe për ndryshimin që mund të sjellë përvoja personale në perceptimin e prindërimit.

‘Do t’i jap fund luftës Rusi-Ukrainë brenda një dite’! Trump justifikohet: Ishte një ekzagjerim në fushatë! E thash me shaka!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sqaroi deklaratën e tij të famshme të fushatës se ai mund t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë “brenda një dite” në një intervistë ekskluzive për revistën Time duke shënuar përfundimin e 100 ditëve të para të mandatit të tij të dytë presidencial. Trump tha se kjo frazë e veçantë ishte një ekzagjerim për të theksuar një pikë.

“Natyrisht, njerëzit e kuptojnë se kur e thashë, e thashë me shaka, por çështja ishte se kjo luftë do të përfundojë,” theksoi ai.

I pyetur se pse ende nuk ka arritur t’i japë fund konfliktit, ai është përgjigjur se ka vetëm tre muaj në mandatin e tij të dytë, ndërsa lufta ka tre vjet që është ndezur.

“Ky është konflikti i Bidenit, jo i imi. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë. Kjo luftë nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha president,” tha Trump, duke fajësuar drejtpërdrejt paraardhësin e tij për situatën në Ukrainë.

I pyetur nëse ai besonte se Vladimir Putin ishte i aftë të përfundonte një marrëveshje paqeje, Trump u përgjigj pozitivisht.

“Po, unë besoj se Putini do ta bëjë këtë. Unë besoj se Putini do të preferonte t’i merrte të gjitha, por besoj se jam i vetmi që mund të negociojë këtë marrëveshje,” vuri në dukje ai.

Presidenti amerikan pohoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij negociatat kanë ecur dhe po i afrohen një marrëveshjeje, duke theksuar se “askush tjetër nuk mund ta kishte arritur një marrëveshje të tillë”.

Tiranë/ 22-vjeçarja e dehur u thyen pajisjet, babë e bir e rr. ahin me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy persona, babë e bir, kanë dhunuar një 22-vjeçare.

Autoritetet policore raportojnë se fillimisht ka qenë e reja, e cila në gjendje të dehur ka thyer disa pajisje në një subjekt, dhe më pas babë e bir, e kanë dhunuar me grushte. Të tre ata janë proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Q., 33 vjeç, P. Q., 62 vjeç (babë e bir) dhe A. Q., 22 vjeçe, pasi shtetasja A. Q. dyshohet se në gjëndje të dehur, ka thyer disa pajisje në subjektin e 62-vjeçarit, i cili bashkë me djalin e tij, ka goditur me grushte 22-vjeçaren.” – njofton Policia e Tiranës.

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e…

Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër të vëmendjes. Kurioziteti i fansave është i madh se ku ndodhet këngëtari.

Së fundmi producenti i Piranjave, Vojo Bregu ka publikuar një foto me Jozin, ku duket se ndodhen në zyrat e Piranjave.

Kjo foto ka ngjallur shumë kuriozitet dhe ka ngritur shumë pyetje se përse ndodhet Jozi tek zyra e Piranjave.

Mos Jozi do bëjë një denoncim, apo rrëfejë prapaskena që shumë njerëz nuk i dinë? Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten disa rrugë të Mamurrasit

Reshjet intensive të shiut që ranë pasditen e së premtes në zonën e Kurbinit shkaktuan përmbytje në disa pjesë të qytetit, duke krijuar probleme serioze në qarkullimin rrugor dhe infrastrukturë.

Situata më e rëndë u regjistrua në lagjen “Demokracia” të Mamurrasit, ku rrugët u mbuluan nga uji, duke e bërë të vështirë lëvizjen për këmbësorët dhe automjetet.

Sipas banorëve të zonës, përmbytjet janë pasojë e vërshimit të ujërave nga zonat malore përreth, të cilat nuk janë përballuar nga sistemet ekzistuese të kanalizimeve. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për zhbllokimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në të ardhmen.

“Një drejtësi që s’po fsheh më anësinë”, Gjokutaj për çështjen “Partizani”: Gjyqtarja është kthyer në “lavatriçe” të…

I ftuar në një emision televiziv, avokati Genci Gjokutaj foli rreth procesit të dosjes ‘Partizani’, ku nën akuzë është kreu i PD, Sali Berisha dhe Jamambër Malltezi.

Sipas Gjokutajt, prej më shumë se gjashtë muajsh procesi është zvarritur në një fazë paraprake, e cila duhet të përmbyllet me një vendimmarrje mbi pushimin e çështjes, kalimin për gjykim apo kthimin për hetime të mëtejshme.

Avokati theksoi se mbrojtja ka denoncuar shkelje të rënda procedurale nga SPAK, ndërsa kritikoi ashpër edhe rolin e gjyqtares, e cila sipas tij, ka vepruar me njëanshmëri dhe tashmë “është shndërruar në lavatriçen e SPAK”, duke tentuar të legjitimojë një proces.

Genci Gjokutaj: Prej gjashtë muajsh ne vazhdojmë në GJKKO, seancën paraprake, është seanca midis hetimit paraprak dhe vendimit të kësaj gjykate, në pushimin e çështjes, dërgimin në gjyq apo kthimin për plotësim aktesh.

Dje ne kemi përfunduar të gjitha prapësimet tona në lidhje me fazën e hetimeve paraprake, që në krye të herës ne nëpërmjet shumë kërkimeve që kemi bërë pranë asaj gjykate të cilat kanë dërguar në përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që ka qenë gjatë hetimeve paraprake. Ne kemi konstatuar njëanshmëri të theksuar dhe pikërisht ne kemi thënë që gjatë hetimit paraprak, gjatë kërkimeve tona, ne kemi dokumentuar shkeljet flagrante që organi i akuzës SPAK, ka bërë në lidhje me këtë çështje.

Përveç tje vjetëve të mbajtur në hije të kësaj dosje, edhe viti i hetimit pas regjistrimit të këtij procedimi penal, ky hetim është përvijuar me veprime procedurale të pavlefshme e për pasojë edhe me akte të pavlefshme.

Ne nuk i kemi mëshuar pjesës së kolegjialitetit të vendimmarrjes sepse nuk ka qenë e nevojshme për ta vënë në një nga ‘atutet’ e çështjes sonë. E gjithë dosja, të gjitha aktet nuk kanë lidhje me veprimet apo mosveprimet e zotit Berisha, në lidhje me objektin e këtij procedimi.

Për më tepër që kjo vendimmarrje, pjesë e programit të PD të asaj kohe, sipas akuzës është bërë enkas për dhëndrrin e zotit Berisha, zotin Malltezi. Nga ky akt ligjor, kanë përfituar 500 mijë shqiptarë. Për më tepër që dhëndrri i zotit Berisha, i përfshirë në këtë çështje, është një pronar real me akte pronësie që përpara luftës së parë botërore. Janë akte që janë në dosjen hetimore. Disa herë janë paraqitur të shtrembëruara e disa herë të tjera janë paraqitur të zhvendosura. Në fillim janë mohuar këto akte. Çështja është që, në lidhje me procedimin në fjalë, gjykata paraprake, kjo gjyqtare që do të derivojë në vendimmarrjen e dërgimit në gjyq apo kthimit të çështjes për rihetim apo kthimin e çështjes, kjo gjyqtare ka marrë përsipër të bëjë ‘lavatriçen’ e SPAK, të pastrojë fytyrën e SPAK karshi një procesi tërësisht të parregullt.

Horoskopi për ditën e sotme,  e Shtunë 26 Prill 2025

Dashi

Keni mbajtur shumë gjëra brenda vetes. Është koha që t’i hapeni partnerit/es. Duhet që të përballeni me sekretet dhe frikërat që keni. Personi i zemrës beson se këto gjëra duhen shprehur.

Demi

Doni të dashuroheni si asnjëherë më parë. Mirëpo kjo e bën natyrën tuaj më të pasigurtë. Duhet të kuptoni faktin që po fusni në një pozitë të vështirë partnerin/en.

Binjakët

Keni për të zbuluar një dimension të ri në marrëdhënie. Sjellja e partnerit/es ka qenë e çuditshme kohët e fundit. Megjithatë do të merrni përgjigje rreth kësaj çështje shumë shpejt

Gaforrja

Do të prishen të gjitha planet që pate menduar me të afërmit. Nuk duhet që të ushtroni presion ndaj partnerit/es. Në vend të debateve, këshillohet që ta kaloni kohën sëbashku në shtëpi.

Luani

Tashmë jeni gati që të gjeni një person sikurse jeni vetë. Mos lejoni që lidhjet familjare të prishin rehatinë. Trajtojeni veten me kujdes. Dashuria është një çështjeqë do të marrë përgjigje me kohën.

Virgjëresha

Keni qenë shumë të zënë ditët e fundit. Sot duhet të kaloni kohë të mjaftueshme me partnerin/en. Bëni një gjest të madh romantik. Beqarët mund të gjejnë një person që do i inspirojë.

Peshorja

Njerëzit që ju rrethojnë kënaqen nga aftësitë tuaja humoristike dhe satira që përdorini. Megjithatë duhet të adoptoni disa karakteristika të tjera, kjo nuk po ndikon shumë tek personi i zemrës.

Akrepi

Nuk duhet që të luani me durimin e partnerit/es. Ai/ajo ka bërë maksimumin që t’ju kënaqë, por tashmë është koha që ju të bëni të njëjtën gjë për të. Shtroni një darkë romatike këtë fundjavë.

Shigjetari

Do të ndodhë një ndryshim i madh në marrëdhënie. Duhet të bëni kujdes për çdo hap që hidhni. Nëse jeni beqarë, atëherë ky nuk është momenti për t’u angazhuar.

Bricjapi

Vjen një moment ku duhet që të shprehni të gjitha ndjenjat. Nëse ju ka shqetësuar sjellja e partnerit/es atëherë duhet që ta shprehni këtë gjë. Gjërat do të lëvizin për mirë.

Ujori

Do të formoni aleanca të reja. Dikush special do të dashurohet me ju. Megjithatë disa rrethana do të krijojnë probleme në këtë marrëdhënie, bëni kujdes me emocionet.

Peshqit

Sot do të përqendroheni më së shumti në marrëdhëniet familjare. Nëse përfshini partnerin/en në këto situata do të jeni në gjendje të gjeni romancë edhe në vende që nuk e mendonit.

Gjesti dhe Egli udhëtojnë bashkë, dalin detajet e para

Gjesti dhe Egli vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’ andaj veprimi i fundit nga këngëtarja ka ngjallë reagime nga ndjekësit.

Një foto e publikuar nga Egli ku shihet në veturë nga ulësja e pasagjerit, fansat kanë aluduar se shofer ndoshta mund të jetë Gjesti.

Por Tako është shfaqur mjaftë e rezervuar duke mos ndarë detaje më tepër.

Pas kësaj përvoje, çifti mori pjesë në festën e ‘Top Channel’, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë.