DOKUMENTI/ Greqia miraton strategjinë që zgjeron hapsirën detare në ujërat shqiptare, Profesori Metalla: Ja ku preket pjesa jonë!

Dokumenti përcakton objektiva që variojnë nga mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore nënujore, te zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, energjisë dhe transportit detar, e deri te nxitja e bashkëpunimeve ndërkufitare.

Një ditë më parë Greqia ka miratuar zyrtarisht Strategjinë Kombëtare Hapësinore për Hapësirën Detare (NSSMS), një akt i rëndësishëm që përcakton Planifikimin Hapësinor Detar të vendit (MSP).

Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Jashtme Greke theksohet se ky plan paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e një ekonomie blu dhe qarkulluese, duke respektuar mjedisin dhe duke rregulluar përdorimet e zonave detare në përputhje me direktivën evropiane 2014/89/BE dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, profesor doktor Osman Metalla sqaron hartën e bashkëngjitur këtij dokumentit zyrtar, e cila përshkruan kufijtë detarë të Greqisë duke përfshirë edhe zona të pandara, për të cilat ekzistojnë pretendime të ndërsjella me Republikën e Shqipërisë.

DOKUMENTI/ Greqia miraton strategjinë që zgjeron hapsirën detare

Ramform Hyperion

Sipas profesorit, këto zona, të vendosura pranë ishujve Othonoi dhe Erikousa, janë subjekt i negociatave apo i një procesi të mundshëm gjyqësor ndërkombëtar dhe nuk mund të trajtohen si hapësira të mirëfillta sovrane greke.

Rasti ngjason me atë të vitit 2022, kur anija kërkimore “Ramform Hyperion” zhvilloi kërkime për naftë në një zonë të diskutueshme pranë kufirit detar me Shqipërinë, pa ndonjë reagim të dukshëm nga autoritetet shqiptare, pavarësisht detyrimeve që rrjedhin nga Konventa për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Si nënvizon se paraqitja e kufijve të tillë në dokumente zyrtare pa një marrëveshje dypalëshe ose vendim gjykate përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe dëmton drejtpërdrejt pozitat e Shqipërisë në çdo proces të ardhshëm ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, kërkohet një reagim i qartë nga institucionet shqiptare përfshirë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe informimi i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Mungesa e një qëndrimi zyrtar jo vetëm që mund të interpretohet si pranim i heshtur, por edhe të përkeqësojë ndjeshëm pozitat e Shqipërisë në çdo përballje ligjore të mundshme në të ardhmen./Keeptalkinggreece

FOTO/ Ish-oficerja rrëfen SFIDAT me të burgosurit për shkak të bukurisë së saj: Gratë e tyre më urrenin por unë…

Një ish-oficere burgu ka treguar se iu desh të hiqte dorë nga puna e saj për shkak të bukurisë.

Tashmë ajo është bërë një modele e OnlyFans me kohë të plotë duke hequr dorë përfundimisht nga të qenit oficere.

Ndër të tjera Alicia tregoi që edhe pse mbante gjithmonë veshur uniformën e saj të punës, pamja e saj i joshte të burgosurit, duke zemëruar kështu gratë dhe të dashurat e tyre gjatë vizitave familjare.

Modelja OnlyFans, e cila mburret me 119,000 ndjekës në Instagram, fitonte 46,000 £ në vit, por tani fiton 280,000 £.

Sipas DailyMail Alicia e preferon shumë jetën e saj të re sesa të vjetrën, ku ndihej vazhdimisht e synuar për të qenë e bukur.

Të burgosurit kujdeseshin të më përshëndesnin çdo ditë. Ata nuk e bënë këtë me asnjë personel tjetër femër. Ata më pyesnin se si po shkonte dita ime ose në cilën orë mbaroja, qindra herë gjatë çdo turni.

Ose do të komentonin për pamjen time, si për shembull: Ti dukesh shumë mirë sot” ose duke vënë re detajet më të imta në pamjen time. Nëse do t’i kisha lidhur flokët ndryshe, ata do t’i dallonin menjëherë.

Ishte e ëmbël prej tyre, por ishte kaq e rëndësishme për mua t’u thosha se këto lloj komentesh nuk janë të përshtatshme.

Kush nuk do të gëzonte vëmendjen dhe komplimentet, por unë duhej t’i refuzoja vazhdimisht.

Disa nga bashkëshortet vinin gjatë orarit të vizitave dhe thjesht më shikonin keq.

Të burgosurit nuk lejoheshin të putheshin gjatë vizitave, por shumë u përpoqën gjithsesi. Shpesh më duhej të ndërhyja për të ndarë çifte, gjë që i bezdiste gratë ose të dashurat që mërziteshin dhe e merrnin personale.

Unë kurrë nuk kam kontrolluar të burgosurit meshkuj, por kam kontrolluar vizitorët femra, që ndoshta është një arsye tjetër që ato u indinjuan aq shumë.

Greqia zgjeroi kufijtë detar, vjen paralajmërimi i fortë nga Turqia: Gati të mbrojmë të drejtat tona

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka deklaruar se është e vendosur të mbrojë me çdo kusht të drejtat dhe interesat e Ankarasë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, pas prezantimit të një harte të re nga pala greke që përshkruan hapësirën detare të pretenduar nga Athina në këto rajone të diskutueshme.

“Forcat e Armatosura të Turqisë janë të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Egje dhe në Mesdheun Lindor,” thanë burime nga ministria, duke e cilësuar hartën greke si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Harta e paraqitur së fundmi nga Athina ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga çështjet më të ndjeshme mes dy vendeve: përcaktimin e kufijve detarë në Egje dhe Mesdhe. Greqia pretendon një zgjerim të kufirit të saj detar bazuar në ishujt e vegjël dhe të pabanuar, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes detare që Turqia e konsideron si zonë të saj të interesit ekonomik ekskluziv.

Ankaraja e sheh këtë si një përpjekje për të kufizuar hapësirën e saj detare dhe për të bllokuar qasjen e saj në burimet natyrore të Mesdheut Lindor, ku në vitet e fundit janë zbuluar rezerva të mëdha gazi natyror.

Tensionet detare mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, shpesh të shoqëruara me manovra ushtarake dhe ndërhyrje diplomatike nga NATO dhe BE.

Zyrtarët turq kanë theksuar se janë të hapur për dialog, por nuk do të pranojnë vendime të njëanshme që cenojnë sovranitetin dhe interesat strategjike të vendit.

Kjo situatë pritet të ndikojë edhe më tej në marrëdhëniet jo gjithmonë të qëndrueshme midis dy anëtarëve të NATO-s, në një periudhë kur stabiliteti në Mesdhe është më i rëndësishëm se kurrë.

Finalja e “BBVA4”/ Familjarët e Gjestit me njoftim të rëndësishëm

Me rastin e finales së madhe të “BBVA4” të afërmit e Gjestit që menaxhojnë llogarinë e tij në Instagram, kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fansat.

Para dy ditësh u lajmërua se në mbështetje të Gjestit për finalen e formatit në fjalë,

ditën e shtunë në orën 16:30 do të organizohet grumbullimi i fansave dhe të afërmëve të tij.

Mirëpo para pak çaste ata kanë njoftuar që organizimi në fjalë të bëhet që në orën 15:00 në mënyrë që të anashkalojnë vonesat.

V.rasje mafioze në Lezhë. A është gjallë Ervis Martinaj apo grupi tij po riaktivizohet me drejtues tjetër?!

Sonte ka ndodhur një vrasje mafioze në Pllanë të Lezhës, dhe pikërisht babai i Roan Brahimit. Ai u vra në derën e lokalit të tij në Pllanë.

Informacionet tregojnë se grupi i famshëm i Ervis Martinajt është riaktivizuar dhe po godet. E kjo jo vetëm se po godasin por edhe se grupi rival i Ervis Martinajt ka filluar të ruhet fort.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Roan Brahimi ishte një personazh i njohur me lidhje në botën e krimit, i vrarë në Greqi. Por kush është Roan Brahimi. Emisioni në Shënjestëri i Klodiana Lala ka bërë një profil të tij.

Pjesë nga dokumentari:

Por kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit. Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij dhe se nuk do t’ia falte kurrë atë që kishte bërë. Por jo vetëm atij, por të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në dhunimin e tij.

Paralajmërim që nuk duket se vonoi. Pasi me të marrë veten, Roan Brahimi nisi punën jo vetëm për vënien në jetë të skenarit të tij për të eleminuar kundërshtarët, por edhe të vepronte konkretisht. Ku i pari në listën e zezë të vdekatarëve të tij thuhet se u bë Brilant Martinaj. I cili u ekzekutua më 17 Korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, bashkë me dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Edhe pse Roan Brahimi u kërkua të merrej në pyetje lidhur mbi atentatin ndaj Brilant Martinaj, ai thuhet se nuk u gjet në banesë nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar. Por fill pas këtij atentati të trefishtë, në mes të ditës, që tronditi seriozisht qetësinë, një tjetër atentat brenda jo më pak se një muaji, risolli edhe njëherë në vëmendje, luftën tashmë të shpallur ndaj bandës së Ervis Martinaj. E cila gjatë kësaj kohe kishte humbur mjaftueshëm ushtarë të saj, të cilët kishin mbetur të ekzekutuar pjesa më e madhe në kryeqytet. I tillë duket se ishte edhe atentati më 22 Korrik 2022, në qendër të Milotit, me 108 plumba të derdhur, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Që atë mbrëmje po ktheheshin me makinën e blinduar tip Xhip në banesë. Ku edhe këtë herë grupi hetues besoi se shpaguesi ishte Roan Brahimi. I cili pas dhunimit në bazën sekrete të Ervis Martinaj dhe pabesisë së Ylli Brahjas, ishte kthyer në setin e xhirimit të krimit si një fantazmë dhe po godiste pa mëshirë bandën e mbretit të kumarit. “Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë në Lezhë. Brahimi që ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më datë 17 Korrik 2022”, thuhet në dosje.

Por ashtu sikurse pritej Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Brilant Martinaj dhe as në atë ndaj Ylli Brahjas. Ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili mohoi të kishte dijeni se ku ishte djali i tij. Gjatë intervistimit babai i Roan Brahimit, tha se nuk kishte informacion mbi të birin që prej një viti, se ku mund të ishte. Ndërkohë që ai tregoi se ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan. Kjo, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt. Në dëshminë e tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi informoi oficerët e policisë djalit i tij ndodhet prej kohësh jashtë shtetit. Dhe se kishte humbur çdo kontakt me të birin.

“Unë nuk di të them se në cilin shtet qëndron djali im. Kjo pasi unë nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh. Po ju them prej më tepër se një vit. Po kështu nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale”, thotë Gjovalin Prendi.

Por ndërsa mohoi të kishte dijeni se ku ndodhej i biri, Gjovalin Prendi, ngriti supet edhe bëri të habiturin edhe për problemet që djali i tij mund të kishte me Ylli Brahjan. Madje u çudit së tepërmi kur oficerët e policisë i treguan se djali i tij, ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.

Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.

Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.

Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit kunat i Roan Brahimit. Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.

Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë.

Rrjeta e hakmarrjes po shtrihet? Kush fshihet pas υ. rasjes së babait të Rohan Brahimit, Lala zbulon detajet t. ronditëse

Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar një 65 vjeçar në Pllan të Lezhës. Viktima është Gjovalin Prendi, babai i Rohan Brahimit (Sidorel Prendi), i ekzekutuar një vit më parë në Greqi,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, dha detaje nga ngjarja dhe përplasja e të birit të viktimës me Ervis Martinajn.

“Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Pllan të Lezhës. Viktima është 65 vjeçar, i cili është Gjovalin Prendi. Ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Janë të dhënat e fundit që vijnë nga Policia e Shtetit.

Duket si vrasje e paralajmëruar. Është babai i Rohan Brahimit, i njohur më parë si Sidorel Prendi, i cili është vrarë vitin e kaluar në Athinë. Ka qenë ndër atentatet më të rënda në shtetin fqinj.

Rohan Brahimi konsiderohej si ndër kundërshtarët më të përbetuar të Ervis Martinajt. Përplasja mes tyre ka nisur për lojërat e fatit dhe në atë kohë, rezulton se Rohan Brahimi kishte shkuar në besën e një miku të tij në një nga hotelet e Vis Martinajt. Në atë kohë, është dhunuar në mënyrë barbare nga Martinaj dhe kështu ka nisur konflikti. Është ndarë në dy linja, Martinaj dhe grupi i Rohan Brahimit, që u mbështet me Durim Bamin. Rohan Brahimi dyshohet për ngjarje kriminale.

Pasi u ekzekutua Gentian Bejtja, një muaj më vonë u vra Rohan Brahimi dhe sonte u vra babai i tij, që jetonte pa mbrojtje dhe problametikë, sepse ishte njeri me reputacion në zonë.

Ai merrej me punët e shtëpisë, interesohej për drejtësi. Ai ka bërë çmos që saga të ndalej, por tashmë mbeti i vrarë”, tha Lala.

“Do ρr es krahun e të fus në burg ty dhe atë rrusρien”, skandal në Fier, vjehrra inskenon dh. υnën nga nusja

Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka zbuluar një rast tronditës në Fier, të një konflikti brenda familjes.

Nusja e familjes Kapllani në Fier ka treguar se si pas vdekjes së vjehrrit, ka filluar konflikti me vjehrrën dhe kunatat, të cilat nuk kanë dashur më që në shtëpinë e bashkëshortit të Afërditës nusja të zbresë në katin e parë.

“Unë jam Afërdita Kapllani në këtë moment kam prej 25 vitesh që jetoj në Irlandë, këtu kemi ndërtuar një shtëpi prej 28 vitesh bashkë me bashkëshortin tim Kundret, por na ka lindur një konflikt pre Dhjetorit të vitit 2023 me vjehrrën dhe kunatat e mia.

Shtëpia është në emër të burrit, e ka financuar burri, por aty kemi marrë dhe prindërit nga shtëpitë e tyre që kishin ndërtuar vetë dhe jetonin të 2 prindërit. Vjehrri ka 3 vjet që është ndarë nga jeta dhe atje jeton vjehrra ime. Për gjithë kohën që kemi jashtë Shqipërisë, kontributin e kemi derdhur tek vjehrri dhe vjehrra, siç është zakoni.

Ky është djalë i vetëm dhe ia derdhim të gjithë kontributin vjehrrit. Në këtë kohë paratë i tërhiqte vajza e tyre, kunata jonë. Në momentin që ne e kuptuam që prindërit nuk kishin asnjë lloj të ardhurash dhe jetesa nuk ishte ashtu siç ne e financonim, në ketë moment burri im e ndërpreu financimin.

Këtu ka filluar debati. Mua para një viti m’u aksidentua një vëlla, m’u nda nga jeta dhe kur vij këtu, këto më sjellin policinë që unë të mos shkoj në katin e parë, që të mos i jap asnjë lloj shërbimi apo ndihme nënës së tyre. E kam lënë siç e kanë dashur ato për të mos bërë konflikt”, tregon Afërdita Kapllani.

Kunata e vjehrra kanë bërë disa kallëzime ndaj Afërditës, pasi pretendojnë se kjo e fundit ka dhunuar vjehrrën. Afërdita e mohon ta ketë bërë ndonjëherë një gjë të tillë.

“Kunata bashkë me vjehrrën herë pas herë shkojnë në polici dhe bëjnë akuza të rreme. Më kanë sjellë policinë 5 herë, 2 herë kanë shkuar dhe më kanë bërë padi mua, që unë gjoja dhunoj vjehrrën. Sa herë ka ardhur policia e ka verifikuar që vjehrra nuk është e dhunuar. Për arsye se unë kam kamerat atje për 13 vjet që burri kishte çuar edhe për siguri shtëpie, por edhe që të shikonte prindërit.

Nga viti 2023 e deri në vitin 2024 ato i kanë thyer kamerat 4 herë. Marrëdhënia ime me vjehrrën më parë ka qenë shumë mirë pa asnjë lloj problemi. Unë kur vija 2-3 javë, 4-5 ditë i shpenzoja duke i bërë punët vjehrrës që t’i çoja shtëpinë në terezi sepse ishte në pleqëri. Unë kam nënë vetë 90 vjeçe dhe nuk ndjehem mirë që kjo të mos e marrë shërbimin për këto. Pse të jem përpara ligjit për një vepër që nuk është në karakterin, moralin dhe edukatën time. Jam 57 vjeçe, kam 3 djem e 3 nuse”, shton më tej Afërdita Kapllani.

Vetë e moshuara, Drita pohon se nuk është dhunuar nga nusja e saj, por ka pakënaqësi.

Gazetarja: Nusja a ju ka dhunuar ndonjëherë?

Vjehrra: Ne me nusen jemi sqaruar atje, me gjyqe edhe me polici. Nuk kam se çfarë të sqaroj më unë, më lini rehat! I kemi bërë akuzat, policia ka ardhur, i kemi sqaruar edhe në Tiranë vajtëm. Ka ardhur policia 100 herë. Nuset janë nuse, nuk e do vjehrrën.

Gazetarja: Të ka dhunuar?

Vjehrra: Për të më rrahur nuk më ka rrahur, por më ka kërkuar që të iki. Më lini rehat se i di vetë unë hallet e mia.

Gazetarja: Po kamerat këtu pse i keni thyer?

Vjehrra: Po për çfarë t’i mbaj, që të më dëgjojë se çfarë them unë! Për çfarë më duhen mua kamerat në shtëpi?!

Përmes kamerave të sigurisë, dëgjohet vjehrra duke sharë e kërcënuar nusen dhe djalin, e duke thënë se edhe dorën do e presë, për të akuzuar ata.

“Babai kishte grua. Ku e la gruan? Në sytë e tu, që të dalin? O maskara i m…! Që të bën ajo rruspia ububu…. Sjell policat te çupa. Çfarë faji të ka çupa, o maskara! O maskara! Po unë të kam ruajtur, ore qen! Po unë do pres dorën dhe do të fus brenda! Brenda aty qen! Të vdesësh atje në burg! Gjen para ti, mos i hëngshi paratë”, dëgjohet të thotë e moshuara.

Akti më flagrant është kur vjehrra e kunata thyejnë kamerat, për të zhdukur provat e dhunës dhe inskenimit.

Në Ιuftë për jetën djali 11 vjeç, u qëΙΙua në Tiranë

Një djalë vetëm 11 vjeç është në gjendje kritike në spitalin e Traumës (Ish-Ushtaraku) në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri në një atentat mafioz që ndodhi në kryeqytet, mbrëmjen e sotme.

Në këtë ngjarje të shëmtuar është plagosur dhe një fëmijë tjetër, si dhe dy të rritur, raporton noa.al.

Atentati i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë me pasojë plagosjen e katër personave, mes tyre 2 fëmijë, një prej të cilëve po lufton me vdekjen në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi sonte, rreth orës 21:50, raporton noa.al.

Pak minuta më pas, në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit Arenc Stafa, 34 vjeç, Kean Mullaj, 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç, Dior D. dhe 17 vjeç, Marko D.

Sakaq autorët janë zhdukur. Ata kanë djegur një makinë dhe janë larguar duke shmangur prova të mundshme inkriminuese.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Shkozës kur nga një makinë u qëllua me armë zjarri në drejtim të disa burrave duke plagosur katër. Breshëria e plumbave ka vazhduar në ecje e sipër.

Sulmi ishte nga makina në makinë dhe dyshimet janë se makina me targa AB 002 MD u dogj në Lundër.

Pak minuta më vonë, në Londër, makina e krimit u gjet nën flakë.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Raportohet se personat e plagosur ishin në mjetin e kompanisë së sigurisë, Pelikani Security.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Tre prej të plagosurve, noa.al mëson se janë jashtë rrezikut ndërsa i mituri 11 vjeçar është rëndë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Çfarë po ndodh me Egli Takon? Gjendja e banores po shqetëson ndjekësit (Video)

Bene buje me dasmen e organizuar brenda shtepise se Big Brother Vip Albania, por kjo dashuri e qetesi nuk u zgjati shume.

Nga mbrëmja e djeshme ka pasur debate mes Gjestit dhe Eglit

Madje, dyshja nuk kursyen as fjalët më të rënda t’i thonë njëri-tjetrit. Teksa rrinte në pishinë, në sfond dëgjohej një baladë, e cila ia ka trazuar ndjenjat.

Ajo nisi të qante dhe nuk mundi t’i ndalë lotët. Ndersa ne anej tjeter Gjesti rrinte dhe shikonte.

Shiko

VIDEO

E rëndë në shtetin fqinj/ Shkëputen kabllot e teleferikut në Monte Faito, humbin jetën 3 persona

Një aksident i rëndë ka tronditur Italinë pasditen e së enjtes, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, si pasojë e shkëputjes së kabllove që mbanin një nga kabinat e teleferikut Monte Faito, në rajonin e Campanias.

Shoferi i kabinës ende rezulton i zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në kushte të vështira.

Ngjarja ndodhi pak para se kabina të mbërrinte në stacionin përfundimtar në majën e malit, duke u rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

Teleferiku lidh qytetin bregdetar Castellammare di Stabia me malin Faito, një destinacion shumë i vizituar nga turistët për pamjet spektakolare që ofron mbi Gjirin e Napolit.

Fatmirësisht, kabina tjetër, që ndodhej më poshtë, mbeti pezull pranë stacionit të nisjes, me 16 persona në bord, shumica turistë të huaj. Të gjithë janë shpëtuar në mënyrë të sigurt nga ekipet e emergjencës, përmes një operacioni të kujdesshëm.

Sipas të dhënave paraprake, kablloja tërheqëse është këputur, duke rënë mbi linjën hekurudhore Circumvesuviana që kalon poshtë teleferikut. Si pasojë, qarkullimi i trenave është pezulluar, ndërsa janë vënë në përdorim autobusë zëvendësues për transportin e udhëtarëve.

Ndërkohë, një kabinë tjetër, në pjesën e sipërme të linjës, është ende e bllokuar në ajër. Brenda saj mendohet se ndodhen katër pasagjerë dhe një operator, por nuk ka kontakt radio me ta për shkak të mjegullës së dendur, e cila pengon edhe shikueshmërinë nga ekipet e shpëtimit.

Të gjitha strukturat shtetërore janë angazhuar në vendin e ngjarjes, përfshirë policinë, zjarrfikësit, emergjencat mjekësore dhe vullnetarët e mbrojtjes civile. Ngjarjen po e ndjek nga afër edhe Prefekti i Napolit si dhe Presidenti i Rajonit Campania, Vincenzo De Luca.

Teleferiku i Monte Faitos kishte rifilluar funksionimin më 10 prill, pas një periudhe mbylljeje sezonale. Vetëm gjatë këtij viti, linja ishte përdorur nga mbi 113 mijë vizitorë.

Pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit, Prokuroria e Torre Annunziata do të hapë një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me neglizhencë njerëzore apo gabim teknik.