Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 17 Prill 2025

Dashi

Dite përgjithësisht e qete kjo e enjte për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar.

Demi

Sektori i dashurisë ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Përgatitni një darke romantike me qirinj dhe muzikën tuaj te preferuar nëse doni qe t’iu duket vetja si ne ëndërr. Marrëdhënia e beqareve me personat e seksit tjetër nuk do jete e mire. Edhe sot do qëndroni vetëm. Ne planin financiar do kryeni investime dhe situata do jete e qëndrueshme.

Binjakët

Dita e sotme nuk do jete e favorshme për jetën sentimentale te çifteve. Ka rrezik qe disa edhe ta tradhtojnë atë qe kane ne krah dhe me pas t’i japin fund lidhjes qe kane krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqaret edhe pse do kërkojnë shume nuk do e gjejnë personin qe iu përshtatet me shume. Financat nuk do jene te këqija. Përfitoni!

Gaforrja

Neptuni do ndikoje me se shumti sot ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni një dite mjaft delikate. Mos kërkoni te impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme te mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni te vështira ta gjeni atë qe kërkoni. Ne planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa me shume buxhetin. Do ia dilni mbanë.

Luani

Jo vetëm qe dita e sotme do jete shume e bukur për te dashuruarit, por edhe pasioni do jete i zjarrte. Pas një periudhe te qete, do riperjetoni emocione pa mbarim. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe nuk serish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme ne planin financiar nuk duhet te alarmoheni, por duhet te zgjidhni gjithçka me kujdes.

Virgjëresha

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Peshorja

Kur behet fjale për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë qe keni ne krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqaret do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për te bere njohje te reja. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa me shpejt dhe mos i besoni askujt.

Akrepi

Ata qe kane pasur zënka me partnerin kohet e fundit do pajtohen gjate kësaj dite dhe ne mbrëmje do kalojnë momente me te bukura. Yjet do jene gjate gjithë kohës ne anën tuaj. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha atyre qe do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Ne pune nuk ka ardhur ende koha te merrni vendime te rëndësishme apo te nënshkruani kontrata.

Shigjetari

Te shumte do jene yjet qe do krijojnë turbullira ne jetën ne çift gjate kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme te mëdha. Beqaret do kenë pak mundësi te takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri ne minutën e fundit. Ne planin financiar ka ardhur koha te ndiqni një strategji strikte.

Bricjapi

Fale influencës shume te madhe te Plutonit, jeta ne çift as për ju nuk do jete e qete. Do keni ide te ndryshme me partnerin dhe disa mund te shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë qe kane ne krah. Kujdes! Beqaret duhet ti marrin gjerat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi qe buxheti juaj tre filloje te përmirësohet qe sot. Përfitoni për te hequr disa lek mënjanë.

Ujori

Sektori i dashurisë do vazhdoje te jete i mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradikte. Për beqaret do ketë takime premtuese te cilat nuk duhen humbur ne asnjë mënyrë. Ne planin financiar do keni disa tronditje te vogla, por probleme te mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.

Peshqit

Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate te vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqaret do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.

Alba kaloi na tën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Të shfrytëzoi për një natë, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar kΙithmat

Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.

Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.

Big Mama i drejtohet Albës:
“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”

Alba reagoi me ironi:
“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”

Big Mama, e acaruar, vijon:
“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”

Alba mundohet të mbrojë veten:
“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”

Big Mama përmbyll me tone të larta:
“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

Shtetet e Bashkuara i heqin “non grata-n” zyrtarit të lartë hungarez! Kush është bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit, Viktor Orban

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, tha Departamenti i Shtetit, duke shtuar se masat ndëshkuese nuk ishin në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së .

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit, foli të martën me homologun e tij hungarez, ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto, dhe e informoi për vendimin, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.

“Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”, tha Bruce.

Lajmi u konfirmua edhe nga një postim i ministrit të jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i cili shkroi në një postim në X: “Pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të administratës Biden, por përpara se Donald Trump të kthehej në detyrë, demokratët u hakmorrën ndaj Hungarisë duke sanksionuar ministrin Antal Rogan”.

SHBA sanksionoi Rogan në janar, vetëm disa ditë përpara se i dërguari i Joe Biden të largohej nga Budapesti. Vendimi u bë i ditur nga vetë Pressman, i cili akuzoi zyrtarin e lartë hungarez për korrupsion të rëndë. Si rezultat i sanksioneve, Roganit iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Të shtënat me ar më në Tiranë, zbardhen detajet! Në tavolinë ishin 7 persona, konflikti nisi pasi…

Mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri pranë Digës së Liqenit. Fillimisht u raportua për persona të plagosur, por më pas u sqarua se ka patur vetëm përleshje fizike, dhe se është qëlluar në ajër.

Mësohet se në një lokal pranë digës së Liqenit kanë qenë të ulur shtatë persona, dhe dy prej tyre kanë nisur të debatojnë.

Më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike, dhe njëri nga persionat e përfshirë në sherr ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. Aktualisht nuk raportohet për asnjë të plagosur, ndërkohë që as në spital nuk ka sinjale që dikush mund të ketë shkuar për ndihmë mjekësore.

Ka qenë një telefonatë në komisariat e cila ka vënë në lëvizje policinë.

Pas fatkeqësisë natyrore, Baba Vangës i del një tjetër parashikim tr onditës për 2025-ën!

Pak kohë më parë u vërtetua se një nga parashikimet e Baba Vangës u bë realitet. Bëhet fjalë për tërmetin që ndodhi në Azinë Juglindore dhe që u mori jetën të paktën 2700 personave. Por, nuk mbaron këtu. Legjendës bullgare emri i vërtetë i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova i ka dalë një tjetër parashikim, që ka habitur jo pak njerëzimin me vërtetësinë e parashikimeve të saj, të cilat çdo ditë e më tepër po marrin jetë.

E quajtur ndryshe si “Nostardamusi i Ballkanit” Baba Vanga parashikoi se në vitin 2025 do të ndodhë një katastrofë ekonomike globale. Me tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump parashikimi i saj u soll në realitet.

Tarifat e vendosura nga SHBA kanë ngjallur realisht një kauzë mes fuqive të mëdha të transportit dhe tregtisë globale. Aq më tepër sa u takon tarifave të Kinës, e cila vazhdimisht është duke u hakmarrë me kundërtarifa. E që në fakt duket se po kthehet në një luftë të ftohtë tregtare. Tarifat përfshijnë shumë vende të tjera europiane, të cilat duket se kësaj here janë edhe më të bashkuara, kundra politikave të Trump.

Tro. nditje në Gjermani: Mjeku u me. rr jetën shumë pacientëve dhe zhdυk ρrovat: Ndjeja kënaqësi!

Skandal në Gjermani: Mjeku në Berlin akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve me “epsh për vrasje” – hetohen mbi 390 raste. Johannes M. (40) vjen nga Frankfurt/Main dhe ka punuar në fushën mjekësore në Berlin për vite me radhë. Rasti të kujton vrasësin serial Niels Högel, një infermier. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për 85 vrasje

Berlin – Një mjek 40-vjeçar në kryeqytetin gjerman është në qendër të një skandali tronditës, pasi autoritetet besojnë se ai mund të ketë vrarë qëllimisht të paktën 15 pacientë me një koktej vdekjeprurës medikamentesh. Prokuroria e Berlinit thotë se mjeku, i identifikuar si Johannes M., ka vepruar i shtyrë nga një “epsh i pastër për vrasje”, pa asnjë motiv financiar apo përfitim tjetër personal, por thjeshtë për kënaqësi.

Sipas hetuesve, viktimat – 12 gra dhe 3 burra, të moshave nga 25 deri në 94 vjeç – humbën jetën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024. Mjeku dyshohet se u ka administruar atyre pa dijeni anestezikë dhe substanca që paralizojnë muskujt e frymëmarrjes, duke i shkaktuar vdekjen për pak minuta.

“Johannes M. ka administruar një koktej vdekjeprurës droge për viktimat e tij. Nuk kishte nevojë mjekësore. Më pas thuhet se ai i ka vënë zjarrin shtëpive të viktimave të tij për të mbuluar krime”, thanë autoritetet, citon noa.al të përditshmen Bild.

Zjarre për të fshehur gjurmët

Në të paktën pesë raste, Johannes M. dyshohet se i ka vënë zjarr banesave të pacientëve për të fshehur provat e krimit. Në një rast, ai nuk arriti të ndezte zjarrin e planifikuar dhe më pas u përpoq të paraqitej si i shqetësuar, duke thirrur një të afërm të viktimës me pretendimin se ajo nuk po i përgjigjej në derë.

Prokuroria njoftoi se më 8 korrik 2024, ai dyshohet se vrau dy pacientë brenda të njëjtës ditë: një burrë 75-vjeçar në mëngjes në Kreuzberg dhe një grua 76-vjeçare pasdite në lagjen Neukölln.

Mjeku i kujdesit paliativ Johannes M. kujdesej për disa dhjetëra pacientë në kryeqytetin gjerman Berlin, raporton noa.al. Kohët e fundit, mjeku i lindur në Frankfurt/Main punoi për një qendër onkologjike në Berlin-Tempelhof, Shoqatën Kombëtare të Mjekëve Statutore të Sigurimeve Shëndetësore, një shërbim bujtinë në Neukölln dhe një strukturë e kujdesit paliativ në Kreuzberg. Më parë, ai ka punuar në Hesse dhe North Rhine-Westphalia, ndër të tjera.

Hetimet dhe zhvarrimet

40-vjeçari fillimisht dyshohej për vrasjen e katër pacientëve të moshës 72-94 vjeç në shtëpitë e tyre në qershor dhe korrik. Më pas numri i rasteve konkrete të dyshuara u rrit në tetë.

Fillimisht, mjeku u arrestua në gusht 2024 me akuzën për vrasje nga pakujdesia në katër raste, por hetimet zbuluan një pamje shumë më të errët. Një njësi speciale ka identifikuar 395 raste të dyshimta të pacientëve që kanë ndërruar jetë nën kujdesin e tij. Deri tani, në 95 raste është konfirmuar dyshimi për ndërhyrje kriminale, ndërsa 75 raste të tjera janë ende në shqyrtim.

Janë kryer 12 zhvarrime për të analizuar më tej shkakun e vdekjes dhe pesë të tjera janë planifikuar në javët në vijim.

Rasti ngre shqetësime për sigurinë spitalore në Gjermani

Rasti i Johannes M. ka tronditur opinionin publik dhe sistemin shëndetësor gjerman. Ai vjen në një kohë kur një tjetër rast i ngjashëm po gjykohet në Aachen, ku një infermiere akuzohet për vrasjen e nëntë pacientëve duke u injektuar doza të tepërta qetësuesish. Ajo kishte deklaruar se ndjehej si “mjeshtre e jetës dhe vdekjes”.

Rasti në Berlin, për nga përmasat dhe qëllimi i dyshuar, po cilësohet si një nga më të rëndët në historinë moderne të mjekësisë gjermane. Nëse akuzat vërtetohen, Johannes M. do të përballet me dënimin maksimal për vrasje të shumëfishtë me paramendim. Autoritetet kanë premtuar hetim të thelluar dhe transparencë të plotë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

“Të zgjodha para vetes”/ Egli dhe Gjesti hoqën unazën e dasmës, por banorja sot bëri një veprim tjetër!

Një ditë më parë, Egli vendosi që të hiqte unazën e dasmës. Shkak u bë një debat që ajo pati me Gjestin, pasi ky i fundit e kishte hequr unazën e tij menjëherë.

Finalistes nuk i ka pëlqyer aspak ky detaj dhe si pasojë e hoqi dhe ajo. Por ditën e sotme ajo bëri një veprim tjetër me unazën. Egli e mori atë dhe e vendosi te varësja që e mban thuajse gjithmonë në qafë.

Teksa po i këndonte Rozanës një këngë që e ka shkruar vetë, ajo shihet duke vendosur unazën në varëse.

“Të zgjodha ty para vetes sime. E di nuk dua të bëj më gabime, por kur nata të bëhet e vështirë, praprë zemra ime do të lutet të jesh mirë. E pashpirtë me ty a me veten, koha do të tregojë të vërtetën”, thuhet në tekstin që Egli ka shkruar.

Rozana e pëlqeu shumë këngën dhe i tha që t’a këndonte edhe njëherë pasi do e marrin që t’a nxjerrin para se t’a bëjë ajo.

Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë rreth orës 19:30 me orën tonë.

Sipas mediave ndërkombëtare, që i referohen Spaceweather.com, gjatë natës ka qenë me intensitet të ulët G1 dhe G2, ndërsa pritet të jetë më e fortë se parashikimi dhe do të vazhdojë deri më 17 prill.

‘Në realitet, sipas Qendrës gjermane të Helmholtz për Gjeoshkencat (GFZ), klasa G3 tashmë është arritur.

Sipas vlerave të tyre, ka pasur dy kulme të dukshme në intensitet midis orës 19:00 dhe 19:30 dhe midis orës 22:00 dhe 23:00 të 15 prillit.

Foto/ Dafina Zeqiri i bën dhuratën më të shtrenjtë në botë bebit të saj! Ja për çfarë bëhet fjalë!

Artistja e njohur Dafina Zeqiri, e cila njihet për stilin e saj dhe zgjedhjet e veçanta, ka treguar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj detajeve, këtë herë në pritjen e ëmbël të djalit të saj.

Në Instagram, ajo ndau me ndjekësit se ka blerë një karrocë të veçantë për të birin, Lamborghini Revuelto Arancio, një edicion i limituar me vetëm 500 ekzemplarë në të gjithë botën.

Karroca ekskluzive erdhi e shoqëruar me një letër të personalizuar nga CEO i Lamborghinit, Nick Paxton, i cili i uroi familjes së re shëndet dhe gëzim në këtë kapitull të ri.

Ndërkohë, Dafina festoi edhe ditëlindjen e saj javën e kaluar, duke ndarë një moment të ëmbël në rrjetet sociale përkrah bashkëshortit të saj.

‘Veliaj u bë kurban sapo doli në skenë LaCivita’, gazetari: Rama e di që konsulenti amerikan ka informacion për…

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe marrëdhëniet e ndërlikuara të kryeministrit Edi Rama, konsulentit amerikan të PD-së Chris LaCivita dhe implikimet ndërkombëtare që vijnë me praninë e tij në Shqipëri.

Bushkolaj tha se momentin që LaCivita u shfaq në konferencë për shtyp përkrah Sali Berishës, kryebashkiaku Erion Veliaj “u bë kurban i Ramës”, duke nënkuptuar se Rama po përdor Veliajn si mburojë politike.

Sipas gazetarit, LaCivita ka një panoramë të plotë të qëndrimeve dhe veprimeve të kryeministrit Rama në SHBA, përfshirë marrëdhëniet e tij me Presidentin Donald Trump dhe me rrjetin e George Sorosit.

Bushkolaj theksoi gjithashtu se kryeministri është i shqetësuar për informacionet që mund të ketë LaCivita, sidomos për grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri.

“Ditën që erdhi ChrisLaCivita në Tiranë dhe mbajti konferencën e parë për shtyp krah z.Berisha, Erion Veliaj u bë kurban i Edi Ramës. Në intervistën që dha për z.Fevziu ChrisLaCivita ishte një moment që tha Edi Rama bëri thirrje në SHBA që mos të dilnin e të votonin. Do të thotë që e ka komplet panoramën e deklaratave dhe të qëndrimeve e të veprimeve të Ramës në SHBA, qoftë në raport me z.Trump apo edhe zhvillimet me Sorosin.

Problemi është se Edi Rama e di shumë mirë që LaCivita ka informacion të plotë për mënyrë sesi ka funksionuar shteti shqiptar duke nisur nga veprimtaria e grupeve kriminale në Ekuador për të cilat vetë kandidati për president i Ekuadorit është shprehur qartazi, që një misionet e mia do të jetë lufta kundër grupeve kriminale shqiptare. Duke parë se çfarë ndodh me pastrimin e parave në ndërtim unë besoj se kjo e shqetëson z.Rama.

Kjo pjesa e luftës së videove është diçka krejt dytësore në raport me atë që pritet të ndodh deri në 11 maj dhe pas 11 majit, që lidhet me zhvillimet konkrete. Do të kemi edhe një zyrë të DEA-së në Shqipëri që lidhet me dy gjëra kryesore trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. “ – tha Bushkolaj.