Futbolli shqiptar në zi! Ky është lojtari që humbi jetën pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes në fushë

Ky është futbollisti, Bledar Hajdari, i cili humbi jetën pasi pësoi atak kardiak në fushën e lojës.

28-vjeçari u dërgua në spital pasi pësoi atak në gjysmëfinale e kampionatit 9×9, por nuk arriti që të mbijetojë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, mbrëmjen e së martës, është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.

Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.

Reagimi i FSHF:

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.

Vjen LAJMI I BUJSHËM nga Shtëpia e Bardhë, “The Guardian”: SHBA nis nga Hungaria heqjen e “non-gratave”

SHBA heq sanksionet ndaj Antal Rogán, ndihmës i Viktor Orbán në Hungari! Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, foli gjithashtu me ministrin e Jashtëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Vjen LAJMI I BUJSHËM nga Shtëpia e Bardhë, “The

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ngushtë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, njoftoi Departamenti i Shtetit, duke shtuar se “masat ndëshkuese kishin qenë në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme amerikane”.

Sekretari i shtetit, Marco Rubio, foli të martën me homologun e tij hungarez, ministrin e jashtëm Péter Szijjártó, dhe e informoi atë për këtë veprim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, në një deklaratë.

“Sekretari informoi ministrin e jashtëm Szijjártó për heqjen e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Personave të Përcaktuar Specialë dhe të Bllokuar të Departamentit të Thesarit të SHBA, duke theksuar se vazhdimi i përfshirjes së tij në listë ishte në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të SHBA-ve,” tha Bruce.

Të dy diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit SHBA-Hungari në çështje kritike dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik, shtoi ajo.

Orbán dhe partia e tij Fidesz kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Donald Trump në Europë.

Administrata e Joe Biden vendosi sanksione ndaj Rogán më 7 janar për korrupsion të pretenduar, në një lëvizje që Budapesti premtoi se do ta sfidonte sapo Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Rogán është një ndihmës i ngushtë i Orbán dhe ka drejtuar zyrën e kabinetit të tij që nga viti 2015.

“Gjatë mandatit të tij si zyrtar qeveritar, Rogán ka orkestruar sistemin e Hungarisë për shpërndarjen e kontratave publike dhe burimeve për klientë besnikë ndaj vetes dhe partisë politike Fidesz,” tha në atë kohë Departamenti Amerikan i Thesarit.

Akuza për korrupsion dhe klientelizëm kanë ndjekur Orbán që kur erdhi në pushtet në vitin 2010, ndërsa marrëdhëniet e Budapestit me Uashingtonin u përkeqësuan gjatë presidencës së Biden, pjesërisht për shkak të lidhjeve të ngrohta të Budapestit me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Orbán ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për korrupsion.

Rogán ka qenë i afërt me Orbán për dekada, duke drejtuar makinerinë mediatike të qeverisë së tij dhe duke ndihmuar në organizimin e fushatave të tij zgjedhore./ The Guardian

Qeni për pak sa nuk e kafshoi, Valbona Mhilli: Ky qenka më i fortë si Laerti, më puthi

Derisa ishte në terren një gjë e papritur i ka ndodhur ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillit.

Gazetarja ishte pranë një qeni, i cili në një moment iu afrua asaj dhe për pak sa nuk e kafshoi.

Reagimi i ish-konkurrentes ishte i menjëhershëm, ku shihet duke u larguar nga ai.

“Ky qenka më i fortë si Laerti, ky më puthi mua”, tha ajo pas kësaj që i ndodhi.

Duket se Valbona ka akoma një inat të madh me aktorin Laert Vasili, nga i cili u eliminua nga gara.

Ata shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin, i cili mbeti brenda mureve të shtëpisë së famshme.

Sidoqoftë, finalja e madhe e Big Brother do të mbahet më 19 prill (e shtunë).

“Sapo u divorcove me Metën, tani pse kërkon vota për të?”/ Ja si përgjigjet Kryemadhi

Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision televiziv kërkoi votën për Ilir Metën i cili vijon të jetë i burgosur. Kryemadhi u pyet se përse po e mbështet Metën në fushatë, ndërkohë që sapo kanë finalizuar divorcin. Ajo tha se mbështet fëmijët e saj dhe do që babai i tyre të jetë mirë, ndërkohë pati kritika për drejtimin e Partisë së Lirisë, veçanërisht ndaj Tedi Blushit.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Monika Kryemadhi sapo ka bërë divorcin me Metën, por kërkon me insistim të madh dhe punë të palodhur votat për Metën. Një pjesë thonë mos bëjnë vetë dhe nuk janë ndarë vërtëtë…?

Monika Kryemadhi: Divorci me Metën, është gjë personale, marrëdhënie që merr fund dhe ikën mbaron. Vota ime do ti shkojë Metës. Po të mos ishte në listë të hapur, do të votoja vetëm koalicionin e opozitës dhe asnjë nga kandidatët e listës.

Enton Abilekaj: Zoti Meta e di që ju po bëni fushatë për Metën?

Monika Kryemadhi: Ka 45 mijë gra të ndara…

Ylli Rakipi: Edhe vazhdojnë votojnë për burrin?

Monika Kryemadhi: Them mos ta bastardojmë këtë histori. Ju e dini shumë mirë të gjithë historikun që ka ndodhur që në Konventën Kombëtare. Pavarësisht marrëdhënies time nuk kam ndërmend ta komentoj. Ne ligjërisht jemi të divorcuar, nuk kam marrë pjesë në asnjë nga seancat. Nuk kam pse flas në fushatë elektorale për këtë.

Enton Abilekaj: Edhe ju të mos e bënit në përiudhë fushate divorcin.

Monika Kryemadhi: Kjo ka axhendat e veta, edhe ndikime të ndryshme, njerëzit ecin para. Si deputete dhe si babai i fëmijëve të mij, unë e kërkoj votën për Ilir Metën.

Andi Tela: Pra ju bëni status në facebook dhe thoni votoni Metën apo bëni fushatë?

Monika Kryemadhi: Patjetër që bëj fushatë. Dal me njerëzit e mi dhe ata që më bashkohen mua. Nuk janë strukturat e PL. Të LSI, të larguar dhe përjashtuar nga mënyra të ndryshme. Edhe vetë drejtuesit e PL sot, njerëzit më të pavotuar, një nga detyrat kryesore që kanë, të kontaktojnë çdo ish anëtar të LSI dhe ata tani, për të çuar votën në kutitë e votimit. Edhe mungesa e eksperiencës së hartimit të fushatave, lë për të dëshiruar. Pavarësisht mënyrës si përjashtuan Monika Kryemadhin, por ne qejfmbeturit, duhet të kthehemi në mekanizëm për të strukturuar votën. Ti kur dëgjove atë karafilin (Bashën), duhet të më dëgjosh edhe mua…

Ylli Rakipi: Tani mos e fyej kot se ke punuar me të.

Monika Kryemadhi: Karafil, lule është. Sot është i rëndësishëm unifikimi i votës.

E rëndë/ Ishte shok skuadre me Florent Hasanin, ndërron jetë futbollisti pasi u hodh nga kati i 11-të

Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Kinë.

28-vjeçari luajti në një skuadër me Florent Hasanin te Rapidi i Bukureshtit në fillimin e këtij sezoni. Pasi spikati me klubin rumun, ishte Zhejiang që i bleu kartonin në Kinë.

Ish-futbollisti, që ishte po ashtu pjesë e përfaqësueses së Gabonit, ka lënë disa hije në vdekjen e tij. Akoma nuk dihet nëse Boupendza ka rrëshqitur, është vrarë apo ka kryer vetëvrasje.

Boupendza kishte munguar në seancën e fundit stërvitore ndërkohë, pa paraqitur justifikim. Tashmë investigimi është hapur.

“Nuk është shumë i shkolluar, por…”/ Zhaklin Lekatari habit me deklaratën e saj për Gjestin

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari, ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club”, ku ndau mendimet e saj për edicionin aktual të reality show-t dhe finalistët: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

E pyetur për Gjestin, Zhaklina e përshkroi me një fjalë të vetme: “i paharrueshëm”. Ajo theksoi se kontributi dhe dinamika që ai ka sjellë këtë sezon do të mbesin gjatë në kujtesën e publikut.

“Mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen edicione të reja të Big Brother-it, por dinamikat që ai ka sjellë do ta bëjnë të paharrueshëm”, tha Lekatari.

Ajo gjithashtu u ndal te mënyra si Gjesti ka ndikuar në rrjedhën e lojës:

“Në ndryshim nga fituesit e tjerë, ka një moshë të re, nuk është shumë i shkolluar, ka kufizimet e veta, por ka krijuar debat, ka ngacmuar pothuajse të gjithë dhe ka nxjerrë jashtë tre apo katër banorë me zarfin e zi”.

Zhaklina, e cila ishte opinioniste në sezonin e dytë ku triumfoi Luiz Ejlli, këtë vit është shprehur hapur si një përkrahëse e fortë e Gjestit.

Ajo ka vlerësuar qasjen e tij në lojë dhe rolin që ka pasur në eliminimin e “grupit të bullizuesve” nga shtëpia.

“Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë! Unazën do …

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave që vazhdon të ketë për të.

E ftuar në një emisionin televiziv, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.

“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.

Loredana: Ata janë shumë krenarë, nuk ishte gabim, ndodhi lidhja me Jozin. Unë mësova plot, prap më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’ por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër e mbajta.

Vera “përzihet” me dimrin/ Çfarë paralajmëron meteorologia: Duke nisur nga e premtja…

Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.

“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit. Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.

Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.

Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.

Zemra nuk pyet për moshë/ Mjekët paralajmërojnë për infarkte te të rinjtë: Tensioni i lartë nuk jep shenja, janë…

Sëmundjet kardiake jo vetëm janë shtuar shumë dhe mbajnë vendin e parë për vdekshmërinë në popullatë, por po hasen shpesh edhe te moshat e reja.

Mjekët thonë se më parë një i ri 20 apo 30 vjeç nuk ndodhte të kishte probleme të zemrës, ndërkohë që në kohët e sotme po hasen shpesh.

Por ndër faktorët e riskut që ndikojnë direkt në sëmundjet kardiovaskularë është përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë dhë duke si duke mos mjaftuar kjo kombinimet apo përzierjes qe i bëjnë akoolit dhe drogës.

Por a shfaqin shenja problemet kardiake, të cilat nisin herët te të rinjtë ?

“Nuk japin shenja sepse lipodemitë nuk japin shenja, tensioni i lartë nuk jep shenja”, shpjegon kardiologia Engjëllushe Hasani.

Një ditë më parë, futbollisti i ekipit Dajti, 28-vjecari Bledar Hajdari humbi jetën gjatë ndeshjes për gjysmëfinalet e kampionatit amator të futbollit . Shkaku i humbjes së jetës pritet të dalë nga Mjekësia Ligjore.