‘Dil njëherë o moj …’! Nuk ndalet Joz Marku. Shfaqet me shoqërinë pasi go diti Gjestin dhe thumbon sërish. Video

Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.

Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.

“Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë. Noa

https://streamable.com/e/3kjr1d?quality=highest

Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita. Sipas Ramës, ai nuk ka blerë asnjëherë vota, edhe pse vlen për t’u theksuar fakti se denoncimet dhe akuzat nga opozita kundrejt tij, kanë qenë të shumta.

Këto deklrata, Rama i bëri gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa komentoi rastin e Lushnjës, ku u arrestua 38-vjeçari Marin Leka, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, dhe i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.

“Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm!? E keni parë Latifin? Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare.”, tha Rama.

Ai tha më tej se opozita në zgjedhjet e 11 Majit do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë.

“Ky portieri këtë radhë do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë duke nxjerrë topin na 10 një javë rrjesht dhe do vërë kujën ma çanë rrjetën, ma çanë rrjetën.”, tha ai.

“Çiftet që marrin guximin, fëmijën e tretë do t’ua rrisë shteti”- Premtimi i Berishës: Do të kenë 30 mijë euro depozitë bankare për blerjen e shtëpisë me 0 interes

Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në tregun industrial, ka premtuar se shteti do të ofrojë kredi të butë për çdo çift të ri.

Kreu i PD-së, theksoi se “kush është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti”.

Gjithashtu theksoi Berisha, çiftet që do marrin guximin të bëjnë fëmijë të tretë, do ua rrisë shteti.

“Ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro”, deklaroi kryedemokrati.

Sali Berisha: Kredi e butë për çdo çift të ri, që është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti.

E sigurt 100% me zero interes. Por kjo për të blerë banesën, por çifti që merr guximin për t’u bërë me 3 fëmijë, fëmijën e tretë do ia rrisë shtetit, nga lindja.

Në jetën e kurrkujt nuk ndërhyj, ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro, përveç të tretit që do të rritet i tëri nga shteti

E rëndë në Itali, 36-vjeçari nga Kosova del nga burgu, rrëmben shqiptaren dhe e ρ*rdh* non për orë të tëra

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra, raporton ANSA.

Tmerrin e ka treguar vetë gruaja, e cila pas dy ditësh ka mundur të arratiset nga banesa e pabanuar ku e kishin mbyllur.

Sipas raportimeve, 37-vjeçarja ishte kontaktuar me telefon nga i panjohuri, i cili me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik, e bëri atë të dilte në rrugë.

Në atë moment ai e kërcënoi me armë dhe e detyroi ta ndiqte në banesën e parë, ku u rrëmbye për orë të tëra dhe më pas e transferoi në një shtëpi të dytë.

Gruaja u detyrua të kryente marrëdhënie të përsëritura seksuale për orë të tëra, gjithmonë nën kërcënimin e armës dhe vetëm kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në rrezik, arriti të çlirohej nga përdhunuesi dhe të arratisej në rrugë, duke thirrur policinë.

36-vjeçari u arrestua pas dy ditësh kërkime intensive në Padova. Ai banonte ilegalisht në Itali dhe ka precedentë të shumtë penalë.

SPAK kontrollon shtëpinë e Gaz Pajës, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët e BKH-së kanë kryer një kontroll në një banesë që, sipas burimeve, i përket aktorit të njohur Gaz Pajës. Ajo që e bën edhe më të bujshëm rastin është fakti se banesa rezulton të jetë blerë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Lajmi u bë i ditur nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Ai theksoi se, megjithëse SPAK e ka zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor, kontrollet për çështjet që janë ende nën hetim vijojnë me intensitet.

“Para dy orësh është kontrolluar një banesë një kat më lart me banesën e Erion Veliaj. Hetimet janë në vazhdim dhe ndonëse zgjedhjet janë afër, për raste të veçanta SPAK nuk po ndalet,” deklaroi Karamuço.

Burime të pa konfirmuara zyrtarisht flasin për një lidhje midis përdorimit të kësaj banese nga ana e aktorit dhe marrëdhënieve të tij me figura të njohura të politikës.

Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e kontrollit, ndërsa reagime nga Veliaj apo Paja nuk ka pasur deri tani.

Tentuan të futeshin në Britaninë e Madhe me jaht luksoz, arrestohen 20 emigrantë shqiptar në Kanalin anglez! Në pranga trafikantët

Autoritetet britanike kanë arrestuar disa shtetas shqiptarë, të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore, pasi një jaht luksoz u ndalua në Kanalin Anglez me 20 emigrantë të fshehur në bord.

Jahti dyshohet se kishte nisur udhëtimin nga Bresti, Francë, dhe ishte nisur drejt bregut jugor të Anglisë, me destinacion Newquay.

Ai u ndalua të dielën nga Forcat Kufitare britanike, të cilat gjatë kontrollit zbuluan 20 persona të fshehur nën kuvertë, 19 burra dhe një grua, të gjithë shtetas shqiptarë.

Të gjithë personat janë ndaluar dhe janë në pritje të dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike.

Ndër të arrestuarit është edhe Bleda Bega, 44 vjeç, i cili akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në territorin britanik. Ai është vendosur në paraburgim dhe do të dalë përpara Gjykatës në Bodmin.

Dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar për të njëjtën vepër penale, njëri prej tyre është liruar nga hetimi penal, por mbetet i ndaluar për shkak të qëndrimit të paligjshëm në vend.

FOTO/ Ρamjet e nx. ehta të Miss Shqipërisë duke u larë në dush, eksρozon g. j○ksin dhe te ρasmet para kamerave!

Ish-miss Shqipëria, Keisi Meshau, ka dhuruar pamje të nxehta për shikuesit në një spektakël televiziv, pasi është shfaqur në super formë teksa ka bërë dush.

E veshur me një trupore ngjyrë blu dhe me trupin e lagur modelja nuk i ka lënë vend imagjinatës teksa ekspozon të pasmet e bëshme.

Duke shijuar ujin e ngrohtë që i rrjedh ndër trup, Keisi e ka shijuar momentin duke kënduar këngë të ndryshme dhe duke kërcyer pa e vrarë mendjen për kamerat nga të cilat rrethohej./Panorama

keisi1

“Mos ma qaj hallin fare”/ Kryeministri u përgjigjet komentuesve: Oqeanin e kaloj sa herë të dua…

Kryesocialisiti Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh se e kalon oqeanin sa herë të dojë, si për të zhvilluar takime me të gjithë në Amerikë, apo edhe për të parë ndeshje basketbolli.

“Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për tu takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët”, u përgjigj Rama.

Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur Jozef Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit, shkruan Insajderi.

Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbështetje Gjestit, duke e cilësuar goditjen si një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit.

Megjithatë, nuk kanë munguar as reagimet e ashpra kundër Gjestit, përfshirë edhe ofendime të rënda.

E deri tani Jozi nuk ishte shfaqur në publik. Nuk dihet pse, por ndoshta edhe nga frika, kjo pasi mori kërcënime nga fansat e Gjestit.

Së fundmi, është publikuar një video e tij, në rrjetet sociale teksa shfaqet në një “nejë”, i rrethuar me shokë. Nuk dihet saktë nëse video është bërë tani, apo është e vjetër.

V. αjza shqiptare qe jeton ne Gjeneve: “Dua nje b. υrre me tradita shqiptàre ..”

Imagjinoni pak: të përfundosh universitetin, të shkosh me pushime në Europë dhe me dëshirën për të njohur familjen e të dashurit dhe më pas pa e kuptuar të gjesh

veten të tradhtuar nga personi që dashuron, të bllokuar në një bordello rreth 1500 milje larg shtëpisë dhe të detyrohesh të ushtrosh pro/stitu/cionin.

Kjo është ajo që ndodhi me Natashën, e cila ka treguar për Independent historinë e saj duke përcjellë mesazhin

se vajzat duhet të tregojnë shumë kujdes që mos të mas/htrohen e mos të bien pre e tra/kantëve që mani/pulojnë e shtiren sikur dashurojnë.

Dy vjet më parë, në moshën 21 vjeç, ishte në fund të shkollimit në Shqipëri.

Ajo ishte takuar me një student tjetër “Pjetri”, me të cilin pati një lidhje prej disa muajsh.