Veprimi befasues i Jozit në rrjete sociale

Që nga e shtuna, padyshim që kryefjala e mediave ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi me pëllëmbë banorin tjetër të shtëpisë, Gjestin.

Jozi ka zgjedhur të qëndroj në heshtje, duke mos ‘u bërë i gjallë’ në rrjete sociale.

Por, sot llogaria e tij figuron si e mbyllur, nuk dihet nëse ai vetë e ka bërë këtë veprim apo i është bllokuar për arsye të tjera.

Pas kësaj ngjarje, Jozi u shoqërua në Komisariat ku pasi dha dëshminë e tij u procedua në gjendje të lirë.

Kujtojmë se veprimi i tij ndaj Gjestit, ia kishte shtuar numrin e ndjekësve në llogari. Ka pasur shumë nga ndjekësit e BBVA-së që i kanë dal në mbrojtje.

Kaq e patën? As 24 orë nga dasma, çifti Egli-Gjesti i japin fund marrëdhënies së tyre?

Dita nisi e qetë për çiftin e sapomartuar Egli dhe Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, por nuk vonoi shumë që tensionet të ndizeshin.

Teksa bisedonin për gjumin dhe punët e shtëpisë, Egli vuri re se Gjesti kishte hequr unazën e martesës – një detaj që nuk i pëlqeu aspak.

“Nuk mbaj unazë kurrë, as i martuar, as me grua. Unaza plastike po, po martese jo. Duhet të ma njohësh tipin”, u shpreh Gjesti.

Por Egli nuk e mori me sportivitet:

“Dakord se ta kam njohur surratin, po mos me e mbajt as 24 orë më duket çudi. Je i pafytyrë,” ia ktheu ajo, e mërzitur nga veprimi i tij.

Në shenjë proteste, Egli vendosi ta heqë edhe ajo unazën.

Foto/ Ky është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që u nda nga jeta sot!

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës.

Akademia e futbollit “Fc Djelmnia Shkodrane 2017” ka postuar një mesazh.

“Lamtumirë Fabian… Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare. Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve”.

Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi dhe nga klubi i Vllaznisë: Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike pas aksidentit të djeshëm e Fabian Shpatit ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Fabiani 13 vjeçar ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.

KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Shpati, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Fabian!

Për këtë ngjarje të trishtë ka reaguar dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.

Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.

V.rau të riun nga Kukësi, dëshmitarja për “Kobrën”: Sherri nuk nisi për faturën, e që lloi pasi…

Zbardhen detaje te reja nga vrasja në lokalin “Cobra City” në Kosovë. Autori Dritan Hoxha vra një 31-vjeçar nga Kukësi dhe plagosi një 27-vjeçar. U deklarua se motiv i vrasjes dhe plagosjes ishte mospagimi i faturës prej 400 euro.

Dëshmitarja me inicialet A.S., e cila ka qenë e punësuar në atë lokal, deklaroi se i pandehuri Roland Susuri kishte hequr CD-në e kamerave të sigurisë dhe e kishte parë atë me armë. Sipas saj, motivi i vrasjes nuk kishte lidhje me një faturë prej 400 eurosh.

“E kam parë Rolandin duke e tërhequr nga rryma një pajisje dhe duke nxjerrë CD-në, madje më tha “çka po i çel sytë”… Ai kishte me vete armë”, dëshmoi A.S.

Dëshmitarja tha gjithashtu se ishte kërcënuar nga Susuri përmes të dashurës së tij, pasi ajo e kishte përmendur emrin e tij gjatë një deklarate në Prokurori.

Ajo shtoi se ditën e ngjarjes kishte parë armë në të dy grupet e përfshira në incident, si tek pala e të ndjerit nga Kukësi, ashtu edhe tek grupi i Susurit. Sipas A.S., disa minuta pasi Dibran Hoxhaj kishte hyrë në lokal dhe kishte ngritur zërin ndaj stafit për dëmet që i ishin shkaktuar lokalit, mbërriti Policia.

Ajo theksoi se konflikti nuk kishte të bënte me mosshlyerjen e një fature, por kishte shpërthyer për shkak të një konflikti mes të ndjerit V.C. dhe të akuzuarit Susuri, pasi i ndjeri kishte ngacmuar ish-të dashurën e këtij të fundit. Sipas dëshmitares, Susuri i kishte kërkuar V.C.-së që të mos e prekte vajzën dhe të mos e filmonte, por kjo nuk ishte respektuar. Madje, V.C. e kishte shtyrë Susurin dhe i kishte thënë se donte të takohej me dajën e tij, Dibran Hoxhajn.

“Më kujtohet që i tha: “’Mos më prek’ dhe pastaj shtoi që donte të takohej me Dibranin”, rrëfeu A.S.

Në momentin kur nisi krahasimi i dëshmisë së saj në gjykatë me atë të dhënë në Prokurori, A.S. mohoi disa nga deklaratat e shkruara atje, duke thënë se ato nuk ishin fjalët e saj dhe se as firma nuk ishte e saj. Në fund, dëshmitarja kërkoi ndërprerjen e seancës për arsye familjare, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues.

Harta, PS prezanton 7 linja hekurudhore, 530 km do lidhin Veriun me Jugun!

Shqipëria shumë shpejt mund të shkojë drejt modernizimit të transportit publik.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku teksa prezantoi planin për transformimin e vendit deklaroi se vendi pritet të ketë një infrastrukturë hekurudhore moderne prej 530 km që do të lidhë veriun me jugun,

Shatë projektet për hekurudhën shqiptare:

1- Vorë–Han i Hotit: Nisja e punimeve është planifikuar për tremujorin e fundit të vitit 2025

2- Durrës–Rrogozhinë: Hapen punimet në fillim të vitit 2026

3- Rrogozhinë–Pogradec: Rehabilitimi planifikohet të nisë në vitin 2028

4- Linja e re Sukth–Porto Romano: Do të lidhë portin e ri me rrjetin ekzistues hekurudhor

5- Segmenti hekurudhor për Aeroportin e Vlorës: Do të mundësojë lidhjen e aeroportit me qytetin përmes një linje moderne treni

6- Segmenti Rrogozhinë–Vlorë: Do të kryhet rehabilitimi i linjës ekzistuese

7- Hekurudha Kuqezi: Do të lidhë Shqipërinë me korridorin e 10-të europian përmes Nishit.

Pas skandalit në BBVIP4, Joz Marku merr vendimin drastik! Zhduket nga…

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

I njëjti të shtunën goditi me shuplakë Gjestin, derisa po largohej nga shtëpia e famshme, si i eliminuari i radhës, ndonëse kjo situatë u komentua me të madhe në rrjet.

Ai më pas u shoqërua nga Policia dhe u lirua të nesërmen, ku deklaroi se ‘po e provokonte tërë kohën’.

Sidoqoftë, tani bëhet e ditur se llogaria e tij në Instagram nuk figuron më. Kjo mbase mund të jetë bërë nga vet ai për shkak të presionit dhe komenteve negative në rrjet.

Mbetet për t’u parë ditëve në vijim dhe nëse do të ketë një sqarim nga ana e Jozit.

Foto/ Bëhen virale veprimet e Laert Vasilit në dasmën e Gjestit me Eglin!

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 u organizua një dasmë.

Gjesti dhe Egli Tako kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe celebrimi u bë nga Ledion Liço. Të ftuar kanë qenë opinonistët, Arbëri dhe Neda si dhe disa ish-banorë të këtij formati.

Laert Vasili dukej se kishte pirë pak më shumë dhe mori gjithë vëmendjen në dasmë. Ai po bënte disa veprime të pakuptueshme që u bënë virale edhe në rrjete sociale.

Në një moment, ai kishte marrë petale trëndafili dhe po ia hidhte në kokë këngëtareve: Remzie Osmanit dhe Nexhatit.

Sidoqoftë, po e shijonte më shumë se ç’duhet këtë aheng të realizuar nga Vëllai i Madh.

Aksident i rëndë në Greqi/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, raρortohet për disa υik tima

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi në aksin rrugor Egnatia në zonën mes Verias dhe Kazancës, ku dy persona kanë humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se në vendin e quajtur Polimero një kamion i cili vinte nga Veria dhe po udhëtonte drejt Igumenicës nuk mundi të shikojë vendin e pagimit të taksës për shkak të mjegullës ku u përplas, dhe më pas përplasi dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes një nga makinat shpërtheu në flakë, dhe për pasojë dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet me dije se kamioni drejtohej nga një shtetas ukrainas, ndrësa identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarffikëse.