LaCivita: Votoni doktor Berishën, jepini vendit shpresë!

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka mbajtur një fjalë të shkurtër në hapjen e fushatës elektorale.

LaCivita i është drejtuar shqiptarëve duke i bërë thirrje të votojnë për Sali Berishën, njeriun me të cilin kompania e tij ka lidhur një kontratë për t’i organizuar fushatën elektorale.

Fjala e LaCivita:

Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.

Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë.

Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:

12 vite krim, 12 vite drogë, më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!

SHIFRAT / Demokratët në shesh, por hapja e fushatës së PD-së me shikueshmëri të dobët “online”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot gjatë çeljes së fushatës se do e shndërrojë Shqipërinë në një prej qendrave më të mëdha teknologjike në vend, por duket se audienca e liderit demokrat nuk është aq premtuese “online”.

Ndonëse demokratët janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me një prezencë të konsiderueshme, ajo që bie në sy është mungesa e interesit për ta ndjekur hapjen e fushatës së PD-së në internet.

SHIFRAT / Demokratët në shesh, por hapja e fushatës së

Në faqen e tij në Facebook, Sali Berisha ka një mesatare prej rreth 1200 ndjekës të këtij evenimenti që transmetohet drejtpërdrejt. Edhe më e vogël është prezenca në kanalin e PD-së në Youtube, mesatarisht rreth 500 shikues.

Shifra që në fakt lënë për të dëshiruar, kur edhe më herët kemi parë se si 2 apo 3 mijë shikues Berisha ka arritur t’i marrë në intervista të ndryshme televizive, por jo në një event kaq të shënuar sa ky.

SHIFRAT / Demokratët në shesh, por hapja e fushatës së

Berisha është ankuar më herët se kryeministri Edi Rama e mbylli TikTokun për shkak se ai po merrte një mbështetje të madhe nga të rinjtë atje, por mesa duket, e njëjta gjë nuk vlen të thuhet për kanalet e tjera si Facebook dhe Youtube.

Përpl asje ho. rror për portierin e Milanit, dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit, portieri francez Mike Maignan u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me shokun e skuadrës, Jimenez.

Incidenti ndodhi në minutën e 53-të, kur Maignan doli jashtë zonës së tij për të ndalur një aksion të Udineses, por u përplas aksidentalisht me Jimenezin, duke rënë të dy në tokë.

Maignan mbeti i shtrirë dhe pa lëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh mes lojtarëve dhe tifozëve.


Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, dhe pas vlerësimeve të para, portieri u largua nga fusha me barelë dhe u transportua në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Sipas raportimeve, Maignan është i vetëdijshëm, por ka pësuar traumë.

Gjendja e tij do të monitorohet nga afër në ditët në vijim.

Në vend të tij, në portë u fut Marco Sportiello.

Ndërkohë, stadiumi, i cili më parë kishte fishkëllyer Maignan në çdo prekje të topit, e përshëndeti me duartrokitje në momentin e largimit të tij nga fusha.

Ky incident ndodh më pak se një vit pas një episodi të mëparshëm në të njëjtin stadium, ku Maignan ishte viktimë e abuzimeve raciste nga tifozët e Udineses, çka çoi në pezullimin e përkohshëm të ndeshjes dhe sanksione ndaj klubit vendas.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë zotohet të gjejë shkakun e autizmit brenda shtatorit. Ekspertët e kritikojnë

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, ka njoftuar nisjen e një fushate pesëmujore kërkimore për të identifikuar shkakun e autizmit, duke premtuar një “përpjekje masive testimi dhe kërkimi” me përfshirjen e “qindra shkencëtarëve nga e gjithë bota”.

Kennedy tha se deri në shtator, administrata e tij do të zbulojë se çfarë e ka shkaktuar rritjen e rasteve të autizmit dhe se do të punojë për të “eliminuar ato ekspozime”.

Ai përmendi vaksinat, ajrin, ujin dhe sistemin ushqimor si pjesë të hetimit.

Megjithatë, ekspertët dhe shoqatat shëndetësore kanë kritikuar këtë plan, duke e cilësuar jorealist, të dëmshëm dhe jo të bazuar në prova shkencore.

Shoqata e Autizmit të Amerikës reagoi ashpër, duke theksuar se autizmi nuk është një sëmundje dhe se fokusi vetëm në faktorët mjedisorë ushqen stigmat dhe keqinformimin.

Kennedy, i cili prej kohësh ka lidhur pa prova vaksinat me autizmin, është vënë në qendër të kritikave për përfshirjen në ekipin e tij të David Geier, një person i diskredituar dhe i gjobitur për praktikë të paligjshme të mjekësisë dhe trajtime të rrezikshme për fëmijët autikë.

Shkencëtarët theksojnë se autizmi është një çrregullim kompleks, që nuk ka një shkak të vetëm, dhe se kërkimi shkencor ka identifikuar një kombinim faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë. Deri më tani, nuk ka asnjë provë që vaksinat shkaktojnë autizëm.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 12 Prill 2025

Dashi

Jeta sentimentale për çiftet do jete e qete dhe pa probleme. Disa festa apo darka qe do bëni ju beqare me miqtë do ju japin mundësi te njihni dike shume interesant. Mos e lini t’iu ike nga duart por jepini muhabet. Lëreni pas turpin nëse doni te gjeni dashurinë. Do shpenzoni pa limit sot dhe situata financiare do përkeqësohet mjaft. Vetëm këshillat e specialisteve do ju ndihmojnë.

Demi

Partneri do ju thotë diçka qe do ju mërzitë shume sot. Mundohuni te ruani vete kontrollin dhe ta harroni sepse nuk do mund te dilni dot nga kjo situate. Beqaret do e ndiejnë me shume se kurrë vetminë. Pranoni çdo ftese qe ju behet dhe mos qëndroni asnjë moment vetëm. Nga ana tjetër kjo dite është mjaft e mire për te përmirësuar situatën financiare. Ndiqni këshillat e miqve.

Binjaket

Edhe ju duhet te tregoheni te matur ne lidhjen tuaj. Do keni keqkuptime me partnerin dhe debate. Duhet te tregoheni shume diplomate dhe te kujdesshëm. Zgjidhni fjalët e duhura për te kërkuar diçka. Beqaret do kërkojnë me shume se kurrë një lidhje te qëndrueshme, por sot nuk do keni shume fat. Financat nuk do jene te mira. Nëse ju duhet te bëni shpenzime, tregohuni te kujdesshëm.

Gaforrja

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me partnerin dhe nuk do bini dakord për shume gjera. Beqaret duhet te mendohen mire para se ti japin një përgjigje dikujt. Mos veproni kuturu sepse do gaboheni. Ne planin financiar gëzohuni me aq para sa keni sepse po kërkuat shume mund te mbeteni edhe pa gjë.

Luani

Do ketë ndryshime ne jetën tuaj sentimentale, por këto nuk do e prishin harmoninë tuaj ne çift. Dini te dialogoni dhe te flisni me te për çdo problem qe keni. Kjo është një nga cilësitë tuaja. Bravo! Beqaret nuk do takojnë sot askënd qe do i beje për vete. Intuita do ju ndihmoje mjaft për te përmirësuar situatën e vështirë financiare. Kujdes, mos merrni shume rreziqe mbi shpatulla.

Virgjeresha

Beqaret do te kenë mundësi te reja për takime interesante. Shfrytëzojeni ato për te gjetur dike te veçante. Çiftet kane ende shume gjera për te zbuluar nga te jetuarit bashke. Sot do kalojnë momente romantike. Ne pune nuk duhet t’i thoni shefit disa te vërteta qe do i perkeqesojne marrëdhëniet tuaja. Me te duhet te flisni gjithmonë me takt dhe diplomaci.

Peshorja

Ne lidhjen tuaj doni gjithmonë te behet si thoni ju. Kujdes, ju edhe mund te gaboni. Ne çift duhet te vendosin gjithmonë te dy për gjithçka. Beqaret do kenë njohje te reja, por nuk do vendosin për asgjë. Beni shume mire, koha është aleati kryesor për ta njohur me mire dike. Ne pune duhet te jeni te matur dhe te vendosur. Financat janë te mira, por mos bëni shpenzime pa fund.

Akrepi

Morali do jete i ulet dhe do jeni me humor te keq. Te gjitha këto mund te ndikojnë për keq ne lidhjen tuaj dashurore. Beni kujdes edhe me ushqimin ne këto dite vere. Për beqaret nuk është dita e duhur për lidhje te reja. Ne pune nuk duhet te merrni me shume rreziqe sesa mund te përballoni. Beni aq sa keni mundësi, mos e mundoni shume veten.

Shigjetari

E keni lënduar pak partnerin kohet e fundit dhe sot do mundoheni te rregulloni gjithçka. Gjerat do përmirësohen ne lidhjen tuaj dhe do ndjeheni mire. Sharmi dhe sensualiteti i beqareve do tërheqë shume vëmendjen. Përfitoni nga kjo! Plani financiar nuk do te paraqesë asnjë problem për ju. Do keni fat ne këtë fushe. Pse te mos bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër?

Bricjapi

Ne jetën sentimentale çdo gjë do shkoje mire për çiftet. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën qe duhet te ndiqni sot. Beqaret do kenë disa takime. Studiojeni deri ne detaj personin qe do njihni dhe me pas vendosni çfarë do bëni. Po u nxituat mund edhe te zhgënjeheni. Mos harxhoni shume para gjate kësaj dite sepse nuk keni shume dhe do ju duhen.

Ujori

Çiftet do kalojnë një dite te mrekullueshme. Romanca do trokasë ne portën tuaj. Jeni shume kureshtare dhe do eksploroni gjera te reja. Beqaret do kenë surpriza ne jetën e tyre sentimentale. Lëreni veten te lire dhe tregohuni me te hapur. Financat do fillojnë te rriten, por ju nuk duhet ta bëni shume publike këtë gjë sepse ata qe ju rrethojnë mund te përfitojnë.

Peshqit

Partneri do ju mungoje shume sot. Do e keni te vështirë te qëndroni larg tij. Mos hezitoni, telefonojini dhe flisni me te. Ah, dashuria, dashuria! Për beqaret pritet një takim, por historia qe do filloni nuk do jete shume jetëgjatë. Mos i shpenzoni paratë pa kufi, mendoni qe mund te vijnë edhe dite shume te vështira. Edhe nëse nuk mbani dot ekonomi, mundohuni te hiqni pak mënjanë.

Familjarët e Eglit bëjnë reagimin e papritur, ja cfarë kërkojnë ato nga produksioni i ‘BBVA’

Këngëtarja e njohur, Egli Tako, ka qenë njëra ndër banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse ende po vazhdon lojën, ende nuk ka arritur të sigurojë finalen, shkruan IndeksOnline. Nga ana tjetër, janë familja e saj, ata që konsiderojnë se e meriton finalen.

“Nëse mendoni që këto shifra vijnë prej Gjestit, Rozit, Gertës atëherë jeni gabim.

Këto shifra vijnë vetëm prej Eglit dhe Egli Tako meriton finalen”, thuhet mes tjerash në këtë reagim.

Skandal në burg, drejtori kapet duke k rγer marr ëdh. ënie me infermieren gjatë orarit të punës

Një drejtues i lartë në burgun HMP Low Moss në Bishopbriggs, të Skocisë, është pezulluar pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit, ndërkohë që të dy ishin në detyrë.

Burime nga brenda burgut thanë për TheSun se shefi i martuar dhe infermierja kishin një lidhje sekrete, por “nuk i kontrollonin dot më ndjenjat ndaj njëri-tjetrit” dhe përfundimisht u zbuluan duke kryer aktin në një nga dhomat e institucionit.

Një zëdhënës i Shërbimit Skocez të Burgjeve deklaroi: “Kërkojmë standardet më të larta të sjelljes nga stafi. Nuk do të ishte e përshtatshme të komentojmë më tej.”

Edhe NHS Greater Glasgow and Clyde, që punëson infermieren, konfirmoi se “çdo pretendim për sjellje të pahijshme do të hetohet plotësisht dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masat e duhura.”

Shefi i burgut, i cili nuk është bërë publikisht i njohur, besohet se ka mbajtur një post të rëndësishëm për disa vite dhe është shoqëruar jashtë ambienteve të burgut menjëherë pas incidentit.

“Të gjithë po flasin për këtë – edhe vetë të burgosurit e kanë marrë vesh. Është turp që një figurë e lartë në institucion të sillet kështu. Infermierja është pjesë e stafit mjekësor, por punësohet nga NHS, kështu që edhe ata po hetojnë”, tha një burim i medias britanike.

Në burgun Low Moss vuajnë dënimin rreth 900 të burgosur, përfshirë edhe figura të rrezikshme të krimit, si Martyn Fitzsimmons, i dënuar për përfshirje në banda droge, trafik armësh dhe tortura. (A2 Televizion)

E shoqja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar bëhet i “gjallë” dhe zbulon se iku nga shtëpia sepse s’duronte dot gruan: Qëndrova në motele

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk u kthye në banesë për disa ditë.

Vllaznim Krasniqi më 6 prill kishte shkuar në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar.

Pasi nuk është kthyer më në shtëpi, gruaja e ka denoncuar të zhdukur më 9 prill, duke deklaruar në Polici se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.

Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.

Por, vetëm pak orë pas raportimit, këngëtari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.

Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

“VlDEO tro. nditëse nga Lezha: Tre djem rr. ahin me shqeIma dhe shkop bejsbolli bashkëmoshatarin”

Në pamjet rënda të sherrit që ndodhi këtë paradite në Lezhë. Pamjet i përkasin zonës pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, kur duken tre djem që godasin me shkopa bejsbolli dhe me shqelma bashkëmoshatarin e tyre.

Përplasja vijoi më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.

I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Disa dëmtime dyshohet se ka marrë dhe një nga autorët, i cili është i shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet.

“Shpirti mamit ti”, del mesazhi me zë i Ilaria Sulës. Prindërit flasin mes lotësh (Video)

Për Flamur dhe Gëzime Sulën dhimbja nuk do të shuhet kurrë. Vajza e tyre, vetëm 22 vjeç, u shua padrejtësisht.

Ilaria kishte shkuar për të studiuar në Romë për statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta iu ndërpre në mes nga dora e ish të dashurit të saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, Mark Antony Samson.

Prindërit e saj kanë folur për televizionin italian RAI. Dhimbja është e paimagjinueshme.

“Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka Ilaria për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra”, shprehet mamaja e saj.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frevistashqiptareee%2Fvideos%2F1065870385566708%2F&show_text=false&width=560&t=0

Gëzime Sula fletë për RAI-n

Flamuri kërkon drejtësi për vajzën e tij. Ai thotë se Ilaria nuk ishte një objekt që e trajtuan në atë mënyrë çnjerëzore.

“E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, nuk ishte një triko, as një palë këpucë, por njeri”, thotë mes dhimbjes që i dallohet në sy i ati.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frevistashqiptareee%2Fvideos%2F1732314328166930%2F&show_text=false&width=560&t=0

Flamur Sula flet për RAI-n

Pavarësisht qindra telefonatave, asnjë mesazh nuk vinte nga Ilaria. Gëzime Sula thotë se menjëherë ka menduar më të keqen. Por ajo që ia shton dozën kësaj tragjedie është mamaja e autorit.

“Mamaja duhet të telefononte menjëherë ambulancën e urgjencën dhe jo ta ndihmonte që ta hidhnin”, tha Flamur Sula.

Së shpejti, Ilaria do të diplomohej, një ditë që mezi e priste.

“Fliste edhe për fustanin që donte të vishte për diplomimin”, tha mamaja.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frevistashqiptareee%2Fvideos%2F1732314328166930%2F&show_text=false&width=560&t=0

Tashmë familjes Sula i kanë mbetur vetëm kujtimet dhe ky audiomesazh.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frevistashqiptareee%2Fvideos%2F1296714774736535%2F&show_text=false&width=560&t=0
Mesazhi zanor i publikuar nga RAI

Familja Sula falenderoi të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore të vajzës së tyre.

“Gjithë ata njerëz që morën pjesë në hidhërimin tonë më dhanë forcë mua dhe familjes. I falenderoj forcat e policisë në Romë dhe Terni për punën e tyre. Falenderoj të gjithë studentët, shokët e klasës dhe miqtë e Ilarias. Falenderoj komunitetin italian dhe shqiptar që ishin pranë familjes sime. Faleminderit të gjithëve”, tha Flamuri.

Në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës janë arrestuar Mark Antony Samson dhe mamaja e tij. Kjo e fundit e ndihmoi që të fshihte trupin e pajetë.

Sipas hetimeve, pas vrasjes Samson ka shkuar për të ngrënë me një shoqen e Ilarias. Madje ai ka përdorur telefonin e saj për të devijuar hetimet duke dërguar mesazhe sikur ishte ajo dhe se do të kthehej.

Këto veprime tregojnë shumë për natyrën e vrasësit filipinas që i mori jetën një vajze në lule të rinisë.