V. rasja e 22 vjeçares/ Gjurmë ADN-jë, dyshimet se i përkasin babait të…

Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në pranga është vënë autori 23-vjeçar, Mark Samson por autoritetet kanë dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë.

Dyshimet janë rritur akoma më shumë pasi gjurmë ADN-je të një burri janë gjetur në valixhen ku u fut trupi i shqiptares i cili më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Tro. nditet Zvicra, shqiptari υr. et grυan dhe i vë flakën shtëpisë, υd es dhe vet! Katër fëmijët e çiftit mbeten jetimë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vet i vdekur.

I dyshuari, sipas mediave në Kosovë është Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës. Edhe gruaja e tij, por që identiteti nuk i bëhet i ditur, është po nga një fshat i kësaj komune të Kosovës.

Çifti Berisha kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e 10 prillit dhe autoritetet ende janë duke punuar për konfirmimin e identitetit të viktimave, ndërsa mediat në Kosovë kanë publikuar dhe foton e autorit.

Kanë qenë banorët e fshatit të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë shtetasin Ramiz Berisha duke dalë nga shtëpia. Më pas ai është rikthyer sërish brenda, ku mendohet se pasi ka vrarë bashkëshorten, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe është djegur dhe vet brenda.

Policia kantonale e Friburgut saktësoi të enjten vonë pasdite se trupi i viktimës së parë ishte gjetur në rrënoja, së bashku me një armë zjarri. Një trup i dytë u zbulua më vonë.

Autoritetet dyshojnë se burrë e gruan kanë mbetur të dy viktimë, por për shkak të dëmtimeve të mëdha identiteti i tyre nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Pronarët që kishin dhënë një pjesë të shtëpisë me qera janë shpëtuar dhe sipas mediave lokale, ata nuk kanë lëndime.

Një pjesë e vilës në fshatin e qetë Epagny ishte marrë me qira nga çifti me origjinë nga Kosova. Fatmirësisht, edhe katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve të jetë shumë e ngushtë dhe të shtrëngon këmbën. Megjithatë, nëse vazhdon t’ju ndodhë, është një shenjë se trupi juaj po ju thotë diçka. Faqja e internetit “Vríghtsíde” tregon probleme shëndetësore që mund të tregohen nga këto shenja në këmbë.

Presioni i lartë i gjakut

Nëse ndjeni se këmbët tuaja janë shumë të fryra, arsyeja mund të jetë një tepricë e lëngjeve që është grumbulluar në pjesët e poshtme të këmbëve. Zakonisht, nuk është e dhimbshme, por mund të jetë shumë e pakëndshme. Presioni i lartë i gjakut shkaktohet nga mbajtja e lëngjeve në trup, dhe për këtë arsye, qarkullimi i gjakut është më i vështirë, kështu që uji më së shpeshti grumbullohet në këmbë dhe në trung.

Venat me variçe

Kur venat në këmbët tuaja dobësohen, ato nuk mund ta kthejnë gjakun në zemrën tuaj mjaft shpejt. Gjaku më pas do të grumbullohet në venat e këmbëve, duke bërë që ato të fryhen me dhimbje. Kontribuon në shfaqjen e venave me variçe. Nëse keni rregullisht strija, atëherë trupi juaj mund të përpiqet t’ju tregojë se keni një problem me venat tuaja.

Dehidratim

Nëse trupi juaj nuk merr ujë të mjaftueshëm, atëherë mund të shfaqen probleme me enët e gjakut. Prandaj, trupi i mban rezervat e ujit që janë në minimum dhe zakonisht i grumbullon ato rreth kyçeve dhe muskujve. Shenjat e lajthisë së shtrigës rreth kyçeve tuaja mund të tregojnë se jeni të dehidratuar.

Efektet anësore të barnave

Disa ilaçe mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve. Disa lloje të barnave anti-inflamatore dhe medikamente për presionin e gjakut mund të çojnë në një ndjenjë të pakëndshme të ënjtjes së këmbëve. Disa lloje të pilulave kontraceptive mund të ndryshojnë sasinë e hormoneve në trupin e një gruaje,

Çfarë duhet të bëni nëse kjo vazhdon të ndodhë me ju? Epo, është më mirë të shkoni te mjeku, por gjithashtu do të ishte mirë që:

– Reduktoni sasinë e kripës në dietën tuaj

– Mbani një peshë të shëndetshme trupore.

Shp ërthim i fuqishëm në Athinë. Më parë u telefonua për bo. mbë

Një bombë ka shpërthyer në zyrat e “Hellenic Train”, kompanisë hekurudhore greke, në bulevardin Syngrou, pas një telefonate paralajmëruese nga një person i panjohur, i cili tha se “ky nuk është një rreng”.

Një moment më parë, në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë shpine. Sipas të njëjtave informacione nga mediat greke, çanta e shpinës ka edhe një shtizë. Në vend ka një prezencë të madhe të forcave policore.

Autoritetet kanë mbyllur vendin dhe po shqyrtojnë mundësinë e një mekanizmi të dytë shpërthyes.

Telefonata është bërë në orën 20:53 dhe personi i panjohur ka dhënë një marzh kohor prej 35-40 minutash. Në të vërtetë, rreth orës 21:30 shpërtheu bomba. Mediat raportojnë se shpërthimi ishte aq i fortë, sa u dëgjua deri në sheshin Sintagma.

Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të jetë një shenjë kërcënimi apo hakmarrjeje ndaj aksidentit fatal të Tempi dy vite më parë.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, ja kur nis shpërndarja e pensioneve të dyfishtë

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje administrative që hap rrugën për një përfitim të rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve.

Nga muaji qershor i vitit 2025, emigrantët shqiptarë dhe italianë do të mund të përfitojnë pensione të dyfishta, përmes njohjes së periudhave të kontributeve shoqërore në të dyja shtetet.

Marrëveshja është firmosur në Romë nga zëvendësministrja e Ekonomisë e Shqipërisë, Olta Manjani, dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale e Italisë, Marina Calderone.

Ky hap është i rëndësishëm për ata që kanë punuar dhe kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dyja shteteve, duke i mundësuar atyre që të përfitojnë pensione për periudhat që kanë punuar në secilin prej shteteve.

Njohja e periudhave kontributive ndërmjet dy shteteve i mundëson qytetarëve shqiptarë të përfitojnë pensione nga të dyja shtetet, për sa kohë ata kanë realizuar periudha pune në Shqipëri dhe Itali.

Kjo marrëveshje përfshin rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë, të cilët mund të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive dhe të shmangin humbjen e çdo viti pune që mund të ketë kaluar pa mundësinë për të përfituar pension. Kjo do të sjellë një mundësi të re për ata që kanë jetuar dhe punuar si emigrantë për t’u siguruar se periudhat e punës së tyre nuk do të humbasin dhe do të llogariten për pensionet.

Marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve sociale dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje për ata që janë të angazhuar në tregun e punës në të dy shtetet.

Me nisjen e zbatimit të saj nga qershori i 2025, do të përmirësohet situata e shumë emigrantëve që kanë kërkuar të drejtat e tyre pensionale në të dy vendet, duke krijuar mundësi të barabarta për ata që kanë kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë dhe Italisë.

Del sondazhi, ja kush zgjidhet kryeministër nëse zgjedhjet mbahen këtë javë

Edi Rama ka mbeshtetjen me te madhe per kryeminister ne nje mandat te ri nese zgjedhjet do te mbaheshin kete jave.

Një sondazh i “Sonketa” në bashkëpunim me emisionin “Zonë e Lirë”, u prezantua duke nxjerre shifrat se kë do të votonin shqiptarët këto ditë për Kryeministër.

Afro 6800 persona kanë votuar online del rezultati i mëposhtëm:

Edi Rama 44%

Sali Berisha 31.6%

Arlind Qori 7%

Adriatik Lapaj 6.8%

Dashamir Shehi 4%

Agron Shehaj 3.5%

Lulzim Basha 2.5%

Tom Doshi 1%

Edmond Stojku 0.3%

Elena Kocaqi 0.2%

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 11 Prill  2025

Dashi

Dashuria për çiftet do kthehet ne fiksim. Kujdes sepse ndonjëherë kjo edhe te dëmton. Beqaret do jene me fat. Kane te gjitha kushtet për te takuar personin e duhur dhe për ta bere për vete. Do jeni shume te shqetësuar për çështjet financiare. Nëse bashkëpunoni me dike bëni kujdes sepse ai po ua hedh dhe po merr me shume fitime se ju. Mos i besoni fjalëve te tij te bukura.

Demi

Do keni konflikte me partnerin dhe gjerat nuk do shkojnë ashtu si duhet ne dashuri. Tregohuni pak me te duruar dhe ruani vete kontrollin. Tensioni do jete kalimtar. Beqaret do kenë shume dëshirë për te takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjejnë atë. Yjet do ju ndihmojnë te përmirësoni situatën financiare dhe te jeni me te kujdesshëm me paratë qe do shpenzoni.

Binjaket

Pritet te vije një dite shume premtuese për çiftet. Fati do ju ndihmoje dhe mjedisi do jete mjaft harmonik. Përfitoni sa me shume. Nëse zemra juaj është ende e lire sot do keni mundësi te takoni dashurinë. Ne planin financiar nuk do keni shume fat por as surpriza te këqija. Mundohuni te menaxhoni mire buxhetin tuaj dhe mos bëni shpenzime marramendëse.

Gaforrja

Për çiftet nuk do ketë probleme ne dashuri. Josheni me shume partnerin dhe mundohuni qe ne mbrëmje te krijoni një ambient sa me romantik. Ai do ndjehet shume mire. Beqaret do tërhiqen shume nga dikush i shenjës se peshqve, te cilin kane kohe qe e njohin. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do te thotë qe te gjitha problemet qe keni pasur do mund te rregullohen sot.

Luani

Çiftet do kenë një dite me shume tension por edhe me shume pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njeri tjetrin por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për beqaret pritet një dite e veçante dhe me emocione te forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar. Me buxhetin nuk do keni probleme. Beni dhe shpenzime, por gjithmonë duke pare portofolin.

Virgjëresha

Pas një periudhe te vështirë ne dashuri me ne fund do gjendeni para një ndryshimi pozitiv dhe fitimprurës. Do ndjeheni me te lire dhe me te lumtur. Përfitoni sa me shume sot! Beqaret do te përjetojnë emocione te forta sepse dashuria do te trokasë ne zemrat e tyre. Sot duhet te punoni me shume nëse doni te realizoni objektivat profesionale.

Peshorja

Sot duhet te shpenzoni me shume kohe për dashurinë. Përfitoni nga kjo dite e bukur për te organizuar një darke romantike me partnerin. Beqaret do kenë disa takime sharmante dhe do argëtohen mjaft me personat qe do takojnë. Planetët do ju ndihmojnë te rregulloni situatën tuaj financiare. Disa para do ju vijnë si me porosi. Kujdes, mos merrni shume rreziqe mbi shpatulla.

Akrepi

Do mendoni se keni gjetur personin ideal me te cilin te ndani jetën. Kujdes! Mos u nxitoni shume sepse ai qe keni pranë nuk është ashtu si duket. Mund edhe te zhgënjeheni. Te njëjtën gjë duhet te bëjnë edhe beqaret. Bëjini sytë katër kur te takoni dike. Mos ju besoni lojërave te fatit sepse do te humbni. Financat nuk do jene aspak te mira kështu qe tregohuni te matur.

Shigjetari

Nëse jeni ne çift duhet te tregoheni me te matur me partnerin. Jeta juaj duket se do marre një kthese tjetër. Reflektoni dhe shprehini sa me qarte dëshirat tuaja. Beqaret do takojnë një person te veçante nëpërmjet një mikut te tyre. Situata juaj financiare ne përgjithësi nuk do ketë probleme te mëdha. Mos shpenzoni shume për te mos pasur surpriza te këqija me vone.

Bricjapi

Beqaret do kenë një mundësi shume te mire sot dhe nuk duhet ta lënë t’iu ike nga duart. Miqtë do ju mërzisin pak sot, mundohuni te ruani vetëkontrollin. Për çiftet nuk ka asgjë te re. Gjithçka do shkoje si normalisht. Puna do shkoje mire. Do jeni te ngarkuar por ju mund t’ia dilni mbanë. Edhe financat do jene te qëndrueshme dhe mund te bëni edhe ndonjë investim.

Ujori

Mjedisi për çiftet sot do jete i mrekullueshmen dhe plot elektricitet. Do kaloni një tjetër muaj mjalti fantastik. Beqaret do takojnë personin e ëndrrave te tyre. A nuk është ajo qe keni pritur prej kohesh? Ne pune jeni mosbesues me te gjithë dhe kjo ju mërzit gjithmonë. Mos ju kushtoni kaq rëndësi te tjerëve dhe mundohuni vetëm te arrini qëllimet qe i keni vene vetes.

Peshqit

Planetët do ju ndihmojnë sot te dashuroni sa me shume dhe te jeni te lumtur pranë atij qe doni. Edhe për beqaret do jete një dite shume e mire për dashurinë. Kujdes, qëndroni me këmbë ne toke dhe lërini gjerat te rrjedhin vete. Ne pune duhet te tregoni se çfarë jeni te afte te bëni. Do keni shume sukses dhe do merrni përgëzime nga shefat tuaj.

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Zbardhen detaje të tjera mbi raportin e ish-partnerëve!

Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Ky pretendim u bë viral pas një story që Egli publikoi dy vite më parë në Instagram, ku ajo përshkruante një moment të dhimbshëm dhe të ngarkuar emocionalisht.

Në postimin e saj, Egli shkruante: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”

Ky mesazh i ngarkuar emocionalisht ka ngritur dyshime dhe ka bërë që disa individë të spekulonin se ai mund të ishte një aludim për një humbje fëmijësh të mundshme.

“Të eliminohen me kuç e maç”, Lala trondit me dëshmi të reja: Ja çfarë fshihet pas bisedave që rëndojnë Veliajn

Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars që të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ishte arrestuar në zyrë më 10 shkurt,

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Veliaj, me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule, kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal.

Sipas gazetares Klodiana Lala, për këtë vendim gjykata ngre pretendimet se mes tyre krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal dhe këtë gjykata e ka bërë, e ka bërë edhe për drejtorët e “5D” dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“Gjykata e Apelit në 140 e ca faqe ka dhënë argumetat dhe thotë se Erion Veliaj është ende në rolin e kryetarit të bashkisë dhe mund të dëmtojë provat. Më pas prokuroria dhe gjykata e ka konfirmuar, se ai ka bërë presion ndaj drejtësisë. Janë përdorur bisedat telefonike të Veliajt me vëllain dhe bashkëshorten, sipas të cilave ai dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë duke u thënë, si në një bisedë me vëllain, që “të merren me ta me kuç e me maç”. Përdoret edhe rreziku i ikjes për shkak të pushtet që gëzon. Gjykata thotë që është i rrezikshëm sepse brenda qelisë ka orkestruar sulmet.

Gjykata në një nga pasazhet ngre pretendimet se mes tij, bashkëshortes dhe biznesmenit Elman Abule krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal. Nuk është e para herë që gjykata e ka bërë, e ka bërë për drejtorët e “5D”, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjykata e Apelit nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Më duket e paarsyeshme ky arsyetim i gjyqtarit Engert Pëllumbi, sepse i takon gjyqtarit Erion Bani.

Zoti Veliaj deri më tani nuk ka askuzë nga SPAK për grup të strukturuar kriminal”- tha Lala.

Momenti kur dh▪︎ nohet rëndë biznesmeni shqiptar, e go. dasin me g rushte dhe qytë pistolete (Video)

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dhunimit të biznesmenit Ylber Blakaj në qytetin e Istogut.

Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Prill dhe janë arrestuar dy persona, të cilët rezultojnë dhe nga pamjet se janë autor të sulmit.

Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit.

Ata shihen edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj e godasin pas kokës me qytën e pistoletës.

Sipas burimeve të mediave kosovare, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një prone, megjithatë do të jetë Prokuroria e Pejës ajo që do të zbardhë shkakun dhe rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Biznesmeni ka marrë lëndime serioze, teksa sipas Policisë, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, kë vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut në dyshemenë e lokalit dhe një xham të dëmtuar nga shkrepja e armës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGazetaSinjali%2Fvideos%2F613725538305494%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=476