“V. diq i vetëm në acar – fjalët e fundit që i nisi babait do t’ju copëtojnë zemrën”

Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi.

Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. Mësohet se 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Kurora e Mujës”, në bjeshkët e Domajve të Hasit.

Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor, gjë që përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin.

Pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku i kishte thënë: “Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë.”

“Aksident fatal! Dy makina përplasen frontal – bilanci tragjik: një humbje je.te, pesë të plagosur”

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.

Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek

Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.

“Trishtim pa fund: Vogëlushi ndërron jetë nga mbytja me rrush – prindërit në shok”

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush.

Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator ndërsa u mbyt me rrushin në Suresnes.

Prindërit thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmijë i tyre kishte gëlltitur rrushin, por kur mburriten, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator.

Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, përpara se ai të vdiste  në shtëpinë e prindërve të tij.

“Gjesti dhe Egli bashkë sërish? Video që po ‘çmend’ rrjetin!”

Teksa finalja e madhe po afrohet, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.

Dyshja janë parë tepër të afërt gjatë ditëve të fundit, duke lënë përshtypjen se lidhja e tyre po bëhet më e fortë nga dita në ditë. Sot, ata kanë shkëmbyer përqafime të përzemërta, një moment që ka ngjallur reagime pozitive dhe emocione të shumta tek publiku.

Gjestet e ndërsjella të afërsisë po interpretohen si shenjë e një afrimi emocional, ndërsa spekulimet për një lidhje më shumë se miqësore mes tyre po shtohen gjithnjë e më tepër.

Me gjithë ndryshimet që mund të ketë sjellë dinamika e lojës, ajo që bie në sy është një kimi e natyrshme dhe e ndjerë mes tyre, që po vërehet qartë.

E pazakontë në Durrës: Ja çfarë solli kroçera me 200 gjermanë në qytet!

Ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Greqia dhe është ankoruar në portin e Vlorës anija kroçere M/V HAMBURG . Në bordin e saj kanë zbarkuar në Vlorë 271 turistë, shumica e të cilëve janë francezë, anglezë, gjermanë.

M/V HAMBURG do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 22:00 dhe më pas do të niset drejt portit të Durrësit.

Sipas Autoritetit Portual të Vlorës kjo rezulton të jetë kroçera më e madhe që është ankoruar ndonjëherë në vendin tonë dhe shihet si një ogur i mirë për sezonin e ri turistik.

“Nuk mendoja se do qëndroja as 16 orë”/ Gjesti flet për lojën në BBVIP4: Kur të dal do të jem një Besart tjerët!

Teksa edicioni i katërt i “Big Brother VIP” po i afrohet finales së madhe më 19 prill, banorët kanë filluar të reflektojnë mbi rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër ta, Gjesti, ndau me publikun disa nga mësimet më të rëndësishme që ka marrë gjatë këtij formati.

“Kam mësuar që në sfidën që e kam pasur me qëndruar 16 orë, nuk e kam menduar se do ta bëja. E kam pasur gjithmonë durimin si armën time më të fortë, por nuk e dija se e kisha kaq shumë”, tha banori.

Gjesti shtoi se gjatë këtij udhëtimi ka përmirësuar edhe mënyrën e tij të të sjellurit me të tjerët:

“Kam mësuar si të dua, si të sillem me njerëzit. Kam mësuar të jem i fortë. Do të dal nga kjo shtëpi një Besart më i përmirësuar”.

Trump akuzohet se pasuroi veten dhe bëri që shokët e tij të fitojnë miliarda me luhatjet që shkaktoi në tregun e aksioneve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me kritika pasi u bëri thirrje njerëzve të “blejnë” mes rënies së fundit të tregut të aksioneve, disa orë para se të njoftonte një ndërprerje të tarifave reciproke me mbarë botën (përveç Kinës).

Demokratët, së fundmi, kanë bërë thirrje për një hetim mbi “tregtimin e brendshëm”, teksa shumë kanë vënë re se një nga dy postimet e tij kishte përfshirë edhe simbolin e kompanisë së tij kur ai bënte thirrje për blerje aksionesh.

Një video e Donald Trump ku shfaqet duke bërë shaka se si bashkëpunëtorët e tij kishin fituar qindra miliona dollarë është bërë gjithashtu ‘virale’ në rrjetet sociale.

“Ai fitoi 2.5 miliard sot dhe ky fitoi 900 milion dollarë! Kjo nuk është keq”, dëgjohet të thotë Trump mes të qeshurave në klipin e shpërndarë gjerësisht.

Aksionet e tij prej 53% në Trump Media – tani në një fondacion i kontrolluar nga djali i tij më i madh Donald Trump Jr – u rritën me 415 milionë dollarë gjatë ditës. Trump Media u tejkalua, megjithëse vetëm me dyqind pikë përqindjeje, nga një tjetër partner i Trump – Tesla e Elon Musk.

Trump kishte këmbëngulur nëpërmjet një postimi në mediat sociale të mërkurën në mëngjes se kjo ishte një “kohë e shkëlqyer për të blerë”, ndërsa tregjet e aksioneve ranë dhe një luftë globale tregtare dukej se po afrohej. Postimi përfundoi me inicialet e tij “DGT” – që ndodh të jetë gjithashtu simboli i aksioneve për Trump Media (kompania që zotëron Truth Social). Ndërsa Trump e përdor shpesh në mediat sociale këtë akrionim, shumë në internet kanë sugjeruar se kjo ishte një thirrje mjaft personale nga Trump për blerjen e aksioneve të kompanisë së tij.

Pavarësisht qëllimit, kompania e tij shënoi një rritje mahnitëse ndërsa investitorët nxituan të blinin aksione të Trump Media. Kompania – ku Presidenti zotëron 53% të aksioneve pa një rritje të aksioneve. 22.67% — dyfishi i fitimit të tregut më të madh të mërkurën. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjeve nëse Presidenti i SHBA-së po i inkurajonte njerëzit të blinin aksione në përgjithësi apo konkretisht te Trump Media.

Gjithashtu mbetet e paqartë se kur vendimi për heqjen e tarifave u mor në të vërtetë nga Shtëpia e Bardhë. Ndihmësit e lartë kanë zgjedhur gjithashtu t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke këmbëngulur se ishte detyra e Presidentit të “siguronte tregjet dhe amerikanët për sigurinë e tyre ekonomike”.

“Tregtimi i brendshëm” apo “Insider Trading” është tregtimi i aksioneve të një kompanie publike ose i letrave me vlerë të tjera (siç janë obligacionet ose opsionet e aksioneve) bazuar në informacione materiale dhe jopublike në lidhje me kompaninë. Në vende të ndryshme, disa lloje tregtimi të bazuara në informacionin e brendshëm janë të paligjshme.

Macron: Franca mund ta njohë shtetin palestinez në muajt e ardhshëm

Presidenti Emmanuel Macron thotë se Franca mund të njohë shtetin palestinez në muajt e ardhshëm.

Macron i tha televizionit France 5 të mërkurën se ai synon ta finalizojë veprimin në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi konfliktin Izrael-Palestinë, të cilën vendi i tij do ta bashkëdrejtojë me Arabinë Saudite në qershor.

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm”, tha Macron. “Unë nuk po e bëj për të kënaqur askënd. Do ta bëj sepse do të jetë e drejtë,” tha ai.

Ministri i Shtetit i Palestinës për Punët e Jashtme, Varsen Shahin, i tha agjencisë së lajmeve AFP se njohja e Francës do të ishte “një hap në drejtimin e duhur në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete”.

E rëndë në Gjermani! Shqiptari ρΙagos me t.hikë g ruan në sy të djalit 7 vjeç

Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

Sipas mediave gjermane, 31-vjeçarjqa ka marrë pesë goditje me thikë. Raportohet se rasti ka ndodhur në praninë e djalit të tyre 7-vjeçar.

Gazeta gjermane Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin.

I dyshuari, pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar këtë moment.

Sipas Bild, Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, ndërsa raporti mes tyre ka qenë i tensionuar për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Sipas informacioneve, Samson K. ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë. Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë. Samsoni nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra.

Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024. Ndërsa këtë të martë ndodhi sulmi brutal.

Si ndodhi sulmi?

Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.

Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.

E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.

Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.

Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.

“Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt”/ Ambasadori britanik ultimatum: Serbia të japë llogari për sulmin…

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tha se si përkrahës i shtetësisë së Kosovës, mirëpresin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, teksa i inkurajoi të gjitha shtetet që s’e kanë bërë, ta bëjnë sa më parë.

“Si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresim njohjen së voni të Kenias. Inkurajojmë të gjithë ata që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejt. Derisa raporti i Sekretarit të Përgjithshëm thekson shumë faktin që ka presion tek serbët në Kosovë, janë përpjekjet e suksesshme të Kosovës për të rekrutuar policë nga komuniteti serb. Shprehim keqardhje që gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet joshumicë nuk kanë kërkuar që të rikthehen në institucionet e Kosovës”, tha përfaqësuesi britanik.

Më tej, ai tha se inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese.

“Mirëpresim pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës në zgjedhjet paqësore komunale në periudhën e ardhshme dhe inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me Sorensenin për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese duke zbatuar plotësisht edhe marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”, tha ai.

Më tej, përfaqësuesi i Britanisë i kërkoi Serbisë që të dërgojë para drejtësisë autorët e sulmeve të KFOR-it, atij në Banjskë dhe të bashkëpunojë me Kosovën për t’i identifikuar autorët sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
“I kërkojmë Serbisë që të sjell para drejtësisë gjithë ata që janë përgjegjës për sulmet e KFOR-it dhe sulmin në Banjskë dhe të bashkëpunoj për të hetuar dhe identifikuar ata që e kanë kryer sulmin në Ibër-Lepenc”.

“Duke marrë parasysh kushtet në terren që s’janë aspak të afërta me vitin 1999, kërkojmë rishikimin e rolit të UNMIK-ut për të siguruar që të vazhdojë përkrahja për stabilitet dhe siguri në Kosovë, por që reflekton botën e vitit 2025”, tha ai.

Përfaqësuesi i Rusisë e akuzoi Kosovën për “vazhdimin e politikës së saj drejt dëbimit të banorëve serbë” pasi Kosova, ndër të tjera, ndaloi përdorimin e dinarit serb. Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë mbi Prishtinën, duke theksuar se ndërmjetësimi i BE-së ka dështuar plotësisht në dialog. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian u bëri përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes se vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“BE-ja e mirëpret faktin që Kosova dhe Serbia ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zotimin e tyre për angazhim konstruktiv në proces për të ecur përpara shpejt”, shtoi ai.

Ai shtoi se nga Kosova pritet themeli i Asociacionit, ndërsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës