Ska ndaΙ në Greqi, PRIFTI dënohet për ρë. rdh* nimin e një υαjze të υogël prej shtatë vitesh!

U desh një dekadë për t’i dhënë fund kalvarit të një të miture, e cila u ankua se për një periudhë shtatëvjeçare, kur ishte vetëm shtatë vjeç, ishte viktimë e abuzimit seksual nga prifti i fshatit të saj.

Prifti 72-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Janinës për përdhunim dhe joshje të një të miture me nëntë vite burg.

Sipas mediave greke, çështja ka mbërritur në organet e prokurorisë pas një denoncimi të dajës së fëmijës, në vitin 2015, kur vogëlushja kishte mbushur 14 vjeç.

Më herët, kumbari i fëmijës kishte vënë re se diçka e çuditshme po ndodhte me priftin, i cili hynte e dilte shpesh në shtëpinë e familjes që jetonte në një fshat të vogël të Artës.

E mitura ka treguar se çfarë ka vuajtur gjatë gjithë këtyre viteve, nga viti 2008 deri në 2015, nga prifti i fshatit, i cili ka përfituar nga pozita e pambrojtur e familjes dhe ka sjellë ushqime në shtëpi, por me qëllim shfrytëzimin seksual të të miturës, siç thuhet në gjykatë.

Sipas asaj që u raportua në seancën në Gjykatën Penale, prifti ka izoluar dhe dhunuar të miturën, qoftë në shtëpinë e saj, qoftë në një zonë pranë lumit të fshatit, madje edhe brenda një kishe që ka qenë e hapur vetëm në periudha të caktuara.

Prifti 72-vjeçar nga ana e tij mohoi akuzat, duke folur për një komplot kundër tij dhe se ai është vënë në shënjestër.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të shpjegojë se cili mund të ketë qenë motivi i personave që e denoncuan.

Po ndiqet udhëzimet e “Google Maps”, por fluturon me gjithë makinë nga një urë (VIDEO)

Një aksident i pazakontë ndodhi në Indonezi, ku një shofer i besoi “verbërisht” udhëzimeve të Google Maps dhe përfundoi duke rënë nga një urë.

Ngjarja u regjistrua kur 61-vjeçari, i cili po udhëtonte me makinën e tij BMW, ndiqte udhëzimet në aplikacionin e GPS-së për të shmangur trafikun. Google Maps e udhëzoi atë përmes një rrugë të re, e cila nuk ishte e përfunduar.

Në vend që të ndiqte rrugën e bypass-it, ai kaloi nga një hendek dhe u përplas me një pengesë betoni, duke vazhduar përpara pa mundur ta frenonte makinën. Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur BMW-ja, pas një përplasjeje, fluturoi dhe ra nga mbikalimi i papërfunduar.

Shoferi 61-vjeçar, i cili e mbante të gjithë përgjegjësinë për aksidentin, tha se nuk ishte fajtor pasi thjesht po ndiqte udhëzimet.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë dhe i ofruan ndihmën e nevojshme për shoferin dhe pasagjerin e tij, një burrë 47-vjeçar, të cilët kishin pësuar lëndime të lehta. Të dy u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm.

Bill Gates tregon të vetmin profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

“Inteligjenca Artificiale nuk është këtu për të marrë vendet e punës të programuesve, por për t’i transformuar ato. Ata që e adoptojnë si një mjet shtesë do të gjejnë se ajo zgjeron mundësitë e tyre dhe hap dyer të reja. Megjithatë, kjo kërkon përshtatje: të mësojnë rreth AI-së, të kuptojnë kufizimet e saj dhe ta përdorin strategjikisht”.

Bill Gates, një nga vizionarët më të mëdhenj të inovacionit, beson se profesioni i programuesve është një nga ato që nuk do të ndikohen negativisht nga zhvillimi i kësaj teknologjie.

AI ka ndryshuar mënyrën se si shkruhet dhe optimizohet kodi, duke sjellë mjete si GitHub Copilot që sugjerojnë linja kodesh dhe blloqe të plota, duke kursyer kohë në detyra rutinë.

Ky zhvillim ka rritur produktivitetin, duke mundësuar që programuesit të përqendrohen në zgjidhjen e problemeve më komplekse dhe kreative, ndërsa AI merr përsipër krijimin e dokumentacionit dhe testimin automatik. Gjithashtu, inteligjenca artificiale i ndihmon ata me më pak përvojë teknike të shkruajnë kode funksionale, duke rritur konkurrencën në tregun e punës.

Megjithatë, programuesit ende mbeten të domosdoshëm për projektimin e sistemeve, kuptimin e kërkesave dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Siç thotë Gates, programimi kërkon kreativitet, gjykim dhe një kuptim të thellë të problemeve reale, aftësi që AI ende nuk i ka integruar plotësisht.

FOTO/ Futbollisti i Kombëtares nuk është më beqar, zbulohet MODERATORJA e NJOHUR sportive që ia ka rrëmbyer zemrën!

Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin.

Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.

Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar, shkruan panorama.

Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.

Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.

Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.

Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.

VIDEO/ Lionel Messi MAGJIK në SHBA, përmbys rezultatin me SUPER GOLA dhe dërgon Inter Miami në gjysmëfinale!

Inter Miami ka marrë një biletë për në gjysmëfinalet e Champions Cup në SHBA.

Skuadra nga Florida fitoi 3-1 kundër Los Angeles, duke përmbysur humbjen e parë 1-0 të pësuar në Californi.

Protagonist në këtë përballje ishte Lionel Messi me dy gola dhe një asist.

Ndeshja nisi malore për Interin, me Long që pas nëntë minutash lojë shënoi për miqtë.

Pas golit të pësuar Interi “u shkund” dhe ishte Lionel Messi që shënoi në minutën e 35-të, teksa përpara i ishte anuluar një gol nga VAR.

https://twitter.com/i/status/1910148699604333021

Pjesa e parë u mbyll 1-1, teksa në atë të dytë vijoi spektakli.

Duhej minuta e 61 që Messi të shërbente për Allen, me këtë të fundit që i dha epërsinë të tijve.

https://twitter.com/i/status/1910144224110186935

Gjashtë minuta nga fundi tifozët shpërthyen në festë pasi Lionel Messi ktheu në gol një penallti, për ta dërguar rezultatin në 3-1 dhe atë të përgjithshëm në 3-2.

Kësisoj Inter Miami merr biletën për në gjysmëfinalet e Champions Cup dhe gjen Vancouver Uhitecaps.

RRËQETHËSE/ ‘Iku e gëzuar atë mëngjes…’, rrëfimi prekës i nënës për υd. ekjen e papritur të 14-vjeçares në Ersekë

Në shtëpinë e familjes Pinderi në Taç të Ersekës dhimbja është ulur këmbëkryq. Rrjedha e jetës së kësaj familje të varfër, do të tronditej keqas në Dhjetor të vitit 2024. Vajza e familjes, Rafaela, ndërroi jetë papritur nga një atak kardiak.

Ajo ishte fëmijë i vetëm, si një rreze shprese për familjen. E lumtur, e qeshur dhe pa pretendimet tipike të moshës, Rafaela gëzonte shëndet të plotë dhe kishte një lidhje të veçantë me prindërit dhe familjen.

‘Ishte e gëzuar tërë kohën, nuk ishte ankuar asnjëher, vetëm gripë dhe bajamet’ u shpreh mamaja vogëlushes, Arjana Pinderi

‘U bë çupa 14 vjet e gjysëm nuk dinim të na intaosoej, unë e kam çupë jo mbesë, ishte shumë e përsosur’ u shpreh gjysha e 14-vjeçares

Fshati Taç, ndodhet vetëm 2.3 km larg nga qyteti i Ersekës. Dikur një ndër fshatrat më të populluar. Sot, është braktisur thuajse plotësisht. Si pasojë edhe shkolla e fshatit, ku Rafaela ka bërë filloren, tashmë është mbyllur. Ajo e ndiqte shkollën 9-vjeçare në qytet.

‘Kur vinte çupa unë fluturonja, të keqen nëna të të fut nëna në shpirt’ u shpreh gjyshja e 14-vjeçares

Të premten e datës 20 dhjetor 2024 Rafaela 14-vjeçare u nis gjithë gëzim në shkollë. Ishte dita e fundit e mësimit për atë vit. Të nesërmen kishte planifikuar me gjyshen të bënin bakllavanë. Më pas do të kërkonin një dhuratë për të atin, pasi donte tia bëntë surprizë për ditëlindje. Por të gjitha këto mbeten vetëm ëndrra.

Ashtu si ditët e tjera, hipi në biçikletën modeste të të atit gjithë entuziazëm dhe udhëtoi drejt Ersekës, ku ndiqte shkollën. Ajo, nuk mund ta dinbte se kjo do të ishte dita e fundit për të.

‘Foli e gëzuar, si gjithnjë sic ikte përditë. S’ka qenë e sëmurë asnjëherë’ u shpreh Arjana Pinderi, mamaja 14-vjeçares

‘Iku e gëzuar atë mëngjes. Fluturonte, u ngrit në ora 6 të mëngjesit..më përqafoi, më puthi tha nëna iku e putha në ballë’ u shpreh gjyshja e 14-vjeçares.

U mundua të krijonte lidhje të re pasi υ rau Ilaria Sulën, rrëfehet vajza me të cilën flirtoi Mark Samson: Donte të vinte në shtëpinë time dhe…

Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashur i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë në qendër të mediave italiane, me detaje të reja që dalin çdo ditë.

Pasi vrau studenten shqiptare, 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet u duk se kërkoi të niste një jetë të re, kështu vazhdoi të njihej me vajza të tjera.

Njëra prej tyre, ka rrëfyer në “Rai 3” se Samson i dërgonte mesazhe para dhe pas vrasjes së Ilarias.

Filipinasi i kishte thënë vajzës se kërkonte të njihte njerëz të rinj, pasi po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes me studenten shqiptare.

“Ai më pyeti nëse qëndroja me dikë në shtëpi dhe më 25 mars (një ditë përpara vrasjes së Ilarias) po kërkonte me ngulm që të më takonte. Një mbrëmje, ai kërkoi që të vinte në shtëpinë time dhe të sillte alkool. Por unë refuzova duke thënë se i dashuri im ndodhej në shtëpi, vetëm e vetëm që ai mos të vinte”, u shpreh e reja.

Në datën 27 mars, kur të gjithë kërkonin Ilarinë, Marku vazhdoi t’i shkruante studentes, ndërkohë që përdorte telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe të afërmve dhe miqve të shqiptares. Më pas, e reja ka marrë një mesazh nga një mikeshë e cila i ka treguar se Marku ishte ish-i dashuri i Ilaria Sulës. “Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ‘Kjo mund të më kishte ndodhur mua’”, tha ajo, duke kujtuar momentin kur kuptoi të vërtetën.

Skaneri iu bë me vonesë, 12-vjeçarja ndërr. oi jetë! Nëna: I dhimbte koka, por…

Familja pretendon se, pavarësisht gjendjes së rënduar me kriza të forta dhe rënies së nivelit të oksigjenit, doktoresha e kaloi vajzën nga urgjenca në pavijonin normal të pediatrisë.

“Çdo 2 minuta vajza zgjohej me kriza të forta, sytë i hapte shumë. U mblodhëm të gjithë dhe këmbëngulëm, i thamë doktoreshës ta çojmë në Tiranë. ‘Jo’, – na thoshte, – ‘nuk ka gjë, do bëhet mirë’. E kanë pyetur për rrezik për jetën: ‘A ka rrezik për jetën vajza?’ ‘Jo’, – ishte përgjigja e doktoreshës, – ‘nuk ka rrezik për jetën’, me një siguri që të bindte”, u shpreh Donika Bardhi, mamaja e 12-vjeçares.

Duke parë që gjendja shëndetësore e të miturës ishte e rëndë dhe mjekja nuk kishte ende një diagnozë, ata kanë këmbëngulur që vajzës t’i bëhej një skaner.

“Nuk arriti të fikte 12 qirinjtë e tortës”, nëna rrëfen humbjen e papritur të vogëlushes

“Pse s’i bëni një skaner? Me çfarë e kuroni? Çfarë ka? Jam mes epilepsisë dhe encefalitit, por do presim. Si mund të prisje në atë rast kaq urgjent? Fëmija nuk po përmirësohej. Doktoresha është shprehur që ‘më gënjyen parametrat e saj, që i kishte në rregull’. Si mund të shkojë një doktoreshë me hamendësime? Ku e gjeti ajo gjithë atë siguri, që e mbajti fëmijën tim deri në momentin e fundit?”, u shpreh Donika Bardhi.

Familjarët pretendojnë se vajza e tyre nuk u trajtua siç duhet. Ata thonë se doktoresha u largua në orën 14:30, duke e lënë pacienten me oksigjen shumë të ulët dhe parametra jonormalë. Pas këmbënguljes së familjes, në orën 17:00, e mitura iu nënshtrua skanerit.

“Në momentin që bënë skanerin, tha: ‘Gjak në tru’. Ndoshta Zoti vajzën edhe mund të ma kishte marrë, por kush ma mbush mendjen mua se, nëse do të ishte bërë një skaner më herët, do t’i ishte dhënë ndihma dhe vajza ime mund të ishte gjallë sot? Dhe unë këtë e kam peng”, u shpreh Donika Bardhi.

Ata kanë kërkuar disa herë takim me doktoreshën pas vdekjes së vajzës, por familja Bardhi thotë se ajo i ka shmangur. Kjo i ka bërë edhe më dyshues lidhur me trajtimin e dhënë në spital në orët kritike.

“Një ballafaqim, një takim, të pranojë paaftësinë e saj. Mënyra arrogante është shenjë e një paaftësie të madhe. Të paktën të mos marrë në qafë jetë të tjera”, shtoi Donika Bardhi.

Çifti Bardhi pretendon se vajza është neglizhuar në spital. Ata janë në pritje të rezultateve të autopsisë për ta ndjekur rastin edhe në rrugë ligjore.

“Për mua ajo (mjekja) ishte si Zoti, por në momentin që s’e përcakton dot (sëmundjen), të kishte kërkuar ndihmë. Ke të bësh me një jetë njeriu. Fëmija im nuk ishte e tepërt, ishte drita e syve të mi”, u shpreh me lot në sy Donika Bardhi.

Inside Story u interesua pranë Prokurorisë së Durrësit për këtë çështje, e cila bëri me dije se që në datë 19 shkurt ka regjistruar një procedim penal për rastin dhe ka nisur një hetim nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Nga ana tjetër, Spitali i Durrësit nuk iu përgjigj interesimit të Inside Story në lidhje me mënyrën se si u trajtua e mitura dhe pretendimet e familjarëve për neglizhencë.

Sali Berisha fton shqiptarët në çeljen e fushatës: Të mbidhemi për Shqipërinë Madhështore, për të nesërmen e sigurt të atdheut

Ditën e sotme, Kryedemokrati Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, më 11 Prill në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Me moton: “Mblidhemi në shehsin Nënë Tereza për një Shqipëri Madhështore”, lideri demokrat fton të gjithë shqiptarët të mbushin sheshin, për të nisur një rrugëtim të ri, nën qeverisjen e demokratëve.

“Për të nesërmen e sigurt të atdheut”, Berisha fton bashkëkombasit, që të premten e 11 prillit, ora 19:00, të mblidhemi të gjithë bashkë në sheshin “Nënë Tereza” për Shqipërinë Madhështore!”.

Ushtroi forcë dhe e quajti tradhtar, skandal i paprecedentë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, suI mohet Chermen Valiev, reagon KOKSH

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.

Ky është një rast i paprecedent dhe një skandal i vërtetë për botën e sportit, që bie ndesh me parimet olimpike, të respektit, përsosmërisë dhe miqësisë. KOKSH dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive.

Shqipëria ka humbur plot 37 medalje Olimpike, Botërore dhe Europiane, për sportistë që për arsye të ndryshme kanë garuar për shtete të tjera, por asnjëherë, as Federatat dhe as Komiteti Olimpik, nuk janë prononcuar për të quajtur sportistët ‘tradhtarë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=341&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fneoalb1%2Fvideos%2F628536850009860%2F&show_text=false&width=560&t=0