PD çel fushatën/ Batuta e Berishës: Të gjitha surprizat janë nesër, ‘çifti’ do paraqitet me kostum e fustan

Ditën e sotme, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës më gazetarët u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me faktin se çfarë surprizash ka PD nesër, kur edhe do të çelë fushatën elektorale.

Berisha u përgjigj me batutë, duke u shprehur se PD të gjitha surprizat për çeljen e fushatës i ka lënë nesër.

Berisha, duke hequr paralelizëm, tha se edhe çifti, pavarësisht se njerëzit pranë tyre i ka parë me mijëra herë, në ditën e dasmës paraqitet krejt ndryshe, veshur me kostum e fustan.

Sali Berisha: Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve.

Fushata nesër mbetet surprizë, s’mund të jepen detaje se është surprizë. Çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj, të gjitha surprizat janë nesër.

“E Trishtueshme! Babai Shqiptar i 3 Fëmijëve Gjenet i Pajetë në Serën e Tij”

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Volosit, ku një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë, por për fat të keq, ishte tepër vonë mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

55-vjeçari kishte jetuar dhe punuar prej vitesh në atë zonë dhe ishte i njohur e i dashur në komunitetin lokal. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës.

Policia ka nisur hetimet, duke mos përjashtuar asnjë pistë, megjithëse dyshimet e para flasin për një vetëvrasje. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, që pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i ngrirë 27-vjeçari në Malin e Pashtrikut

Është gjetur i pajetë ditën e sotme 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill në zonën malore të Pashtrikut në Has.

Ajeti kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por në orët e pasdites familja nuk ka mundur më ta kontaktojë.

Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët u hodhën menjëherë në kërkim, duke u ndarë në drejtime të ndryshme për të rritur mundësitë e gjetjes.

Fatkeqësisht, përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Gjithashtu Policia dështoi në përpjekjet e saj për ta gjetur të gjallë të riun.

Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.

“Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën”, Berisha: Dje u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës!

Gjatë një konference për mediat, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se dje në Parlamentin Europian u “denoncua me të madhe frika e narkomazhorancës për komisionet hetimore parlamentare”, duke e quajtur një habi të madhe se si mundet të bllokohen komisionet hetimore parlamentare.

“Vetëkuptohet që ata e dinë mirë se komisionet hetimore parlamentare, Edi Rama i bllokon i tmerruar nga ajo që pa me komisionin hetimor parlamentar të djegësave, në të cilat ai doli më blozë se bloza. Kjo është e vërteta.

Pra, në seancë dolën në shesh, në pah, doli e gjithë shëmtia e narkoshtetit shqiptar që nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë nen të Kushtetutës së vendit.

Nuk mund të kem asgjë tjetër veçse mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata që organizuan në radhë të parë këtë ngjarje madhore në mbështetje të demokracisë në Shqipëri, të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, në denoncim të hapur të dhunuesve të kësaj vote, të Edi Ramës dhe shpellave të tij të krimit që i josh në zgjedhje”, tha ai.

Më tej Berisha u shpreh se: Dje ata kanë marrë një paralajmërim më të fuqishmin që kanë marrë ndonjëherë se ata po vëzhgohen, se ata po mbikëqyren, se ata do ndëshkohen.

Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën, të respektojë rregullat. Shqipëria ishte dje vendi i vetëm në Europë që ka në procese politike tre liderë të opozitës, me qëllimin e vetëm që Edi Rama të mund të marrë një mandat të katërt mbi krimin.

Unë mendoj se kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për çdo qytetar shqiptar. Dje, pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris. Mashtrimin e tij me pasaportën evropiane mori fund.

Maskat ranë të dashur qytetarë, pavarësisht se Edi Rama me zyrat e tij e fshehu, nuk transmetoi seancën dëgjimore të zhvilluar në Parlamentin Europian, në komisionin ku ishte i pranishëm i gjithë spektri politik.

Dhe përpiqet që me censurë t’i injorojë, garantoj çdo shqiptrar se ato do jehojnë fuqishëm gjersa shqiptari i fundit të votojë qytetar i lirë në këtë vend. Faleminderit shumë atyre që zhvilluan këto seanca të një rëndësie historike për Shqipërinë.

Top Channel

Mjekja në Shqipëri i dha fëmijës ilaç për epilepsi, kur shkoi të vizitohej në Itali, ia hedhin në kosh (Video)

Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi djali i tij ka pasur dy kriza dhe dyshohej për epilepsi.

Ai thotë se e çoi tek një doktoreshë në Shqipëri dhe ajo i dha për mjekim medikamentin e quajtur “Kepra”.

Qytetari tregon se që të ishte plotësisht i sigurtë, e çoi djalin në Itali ku ilaçin që merrte në Shqipëri, ia hodhën në koshin e plehrave.

Pas kthimit nga Italia prindi takoi doktoreshën, e cila i tha se është në të drejtën e tij të zgjedhë mjekun që do.

Misteri/ Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Banorë, ushtri e polici rinisin kërkimet për të riun nga Hasi

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.

Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill për gjah në bjeshkët afër Malit të Pashtrikut.

Në mesditën e 6 prillit, 27-vjeçari telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej katër ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter nga ushtria e dron nga skuadra e Shërbimit Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

“Duroni 30 ditë, do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera”/ Rama-komentuesit: Më 11 maj do të dilni të…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, i cili i tha se më 11 maj do marrë noc rrokun. Kreu i qeverisë i tha se duhet të presin edhe 30 ditë për të parë rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se më 11 maj do të dalin të trishtuar.

“Mos e cysni nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’iu dhëmbë më 11 maj. Mos e cysni se do të dilni shumë të trishtuar nga 11 maji. Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, keni të drejtën të ëndërroni se më 11 maj do keni popullin me vete. Ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje me mënyrën si i shihni gjërat. Populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa. Prisni, duroni 30 ditë dhe pastaj do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera. Kujt do ti shfaqet”, tha Rama.

“Ka pasur shumë bu. dallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/ Aldo: Laerti më inteligjenti

Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij pa dorashka për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai me tone të ashpra.

Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:

“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”

Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr:

“Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme.”

“Sherifi do të zbresë në qytet”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Zgjedhjet e 11 majit erdhën, do e shohësh kush do bjerë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjeteve sociale, ku njëri prej tyre i është referuar ardhjes së Chris LaCivita në çeljen e fushatës së PD ditën e nesërme.

“Ajo Francë e Londër na kanë lënë si kodra pas diellit. Janë kundër kombit shqiptar por ti vazhdo derisa sherifi të zbresë në qytet”, shkruan komentuesi.

“Të marrsha të keqen. Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.

Këmbimi valutor, 10 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89.5 lekë dhe do shitet me 91 lekë

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.5 lekë dhe do shitet me 116 lekë.