Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 10 Prill 2025

Dashi

Jeta juaj ne çift, ne përgjithësi do jete e mbrojtur nga planetët. Do kaloni momente shume te këndshme edhe pse pa shume pasion. Plutoni do jete ai qe do iu mbështesë me tepër. Beqaret do pushtohen nga një vale sensualiteti. Do jete edhe një dite me shume takime te papritura. Shfrytëzojini mundësitë! Te ardhurat tuaja do fillojnë te marrin tatëpjetën. Kujdes me shpenzimet!

Demi

Mjedisi yjor do ua beje jetën ne çift edhe me te bukur sot. Secili prej jush do mundohet si ta beje sa me te lumtur tjetrin dhe përfundimi do jete ai qe prisnit. Nëse jeni vetëm, gjithçka është e mundur. Disa do ia kalojnë mire nen praninë e miqve, por disa do takojnë edhe dashurinë e shumëpritur. Merrni masa te rrepta ne planin financiar sepse me vone do iu lindin shume probleme.

Binjaket

Nuk do keni fare sens humori sot dhe do reagoni keq pas çdo kritike qe mund t’iu beje partneri. Mundohuni te flisni me shume me te qe gjerat te shkojnë mire. Dita e sotme për beqaret do jete shume e favorshme. Dëshirat qe keni pasur për një dashuri te veçante do te realizohen. Edhe pse financat do jene pak te dobëta, yjet do iu ndihmojnë ta kaloni mire ditën. Përfitoni nga këto mundësi!

Gaforrja

Nuk do jeni aq romantike dhe ëndërrimtare sa zakonisht, por Jupiteri do iu krijoje një marrëdhënie me te ngrohte dhe sensuale. Beqaret duhet te tregohen te vëmendshëm sepse do kenë shume mundësi te takojnë një person te veçante. Nuk do keni asnjë problem me financat sepse dikush do iu mbështesë mjaft. Nga ana tjetër do tregoheni edhe te matur me shpenzimet.

Luani

Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin për gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!

Virgjeresha

Keni nevoje për intensitet ne lidhjen tuaj dhe partneri do jete ne gjendje ta arrije këtë. Ambienti ne përgjithësi do jete i mire për te gjithë. Edhe demat beqaret do e ndiejnë shume peshën e te qenit vetëm. Kësaj here do takoni personin ideal ne një moment te papritur. Përgatituni! Shmangni shpenzimet e panevojshme, përndryshe do keni probleme te mëdha me financat.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete harmonike fale mbështetjes se Venusit. Ky planet do te rizgjoje sensualitetin dhe do iu ndihmoje te vendosni dialog me njeri-tjetrin. Beqaret do jene me te hapur për te njohur persona te rinj. Klima do jete pozitive dhe ju do ndiheni mire. Financat do jene te qëndrueshme. Mundohuni te mos rrezikoni shume para se te merrni një vendim te rëndësishëm.

Akrepi

Jeta ne çift do jete e tensionuar. Do mundoheni te impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ndryshoni taktike sepse do keni probleme me te mëdha. Beqaret do jene shume joshës, por përsëri nuk do kenë me shume sesa një aventure. Për sa iu përket financave, nuk duhet te merrni sot asnjë vendim te rëndësishëm. Tregohuni me vigjilente se me pare.

Shigjetari

Marsi do te sjelle për disa nga ata qe janë ne çift, një takim eksploziv. Kujdes sepse pasojat mund te jene shume te renda. Beqaret edhe pse ende nuk e dine mire nëse ekziston apo jo dashuria e vërtetë do kërkojnë te krijojnë një lidhje. Do keni fat dhe një takim interesant. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh. Mundohuni te gjeni mënyrën për t’i rritur.

Bricjapi

Te dashuruarit nuk do kenë një dite te qëndrueshme. Edhe pse do e lini veten te udhëhiqeni nga ndjenjat dhe emocionet, përsëri nuk do e dini mire se çfarë doni. Beqaret do jene sensuale. Vendosmëria për te gjetur personin ideal do iu beje te arrini atje ku doni. Ne sektorin financiar duhet te jeni stratege gjate kësaj dite ne mënyrë qe buxheti te përmirësohet.

Ujori

Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjetër xhelozia do jete me e theksuar se me pare, çka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Përfitoni nga kjo dite për te bere për vete atë qe doni! Dielli dhe Merkuri do e përmirësojnë mjaft buxhetin tuaj. Çdo gjë do jete ne ekuilibër dhe ju do jeni te qete.

Peshqit

Edhe pse do jeni paksa te shqetësuar për diçka ne lidhjen tuaj, gjerat do shkojnë mire. Mund te filloni edhe projekte për te ardhmen. Për beqaret, atmosfera do jete e mbushur me pasion. Për disa mund te ketë edhe një dashuri me shikim te pare. Duhet te jeni te vëmendshëm ne CD moment. Me financat do tregoheni te kujdesshëm. E dini mire gjendjen tuaj dhe do iu vini fre edhe shpenzimeve.

E rëndë në Greqi! Piloti i Forcave Ajrore shantazhonte të dashurën: Do të krγesh marr. ëdhënie tre herë në ditë me mua, ose të publikoj video in time (MESAZHET)

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Greqi, ku një pilot i Forcave Ajrore është arrestuar pas akuzave se shantazhonte ish të dashurën e tij.

Piloti, i cili shërben në një skuadrilje avionësh luftarakë, akuzohet se ka shantazhuar të dashurën e tij të kryejë tre herë në ditë marrëdhënie seksuale me të, ose ndryshe do t’i publikonte videon e tyre në momente intime.

Sipas dosjes së publikuar nga Protothema, gjithçka kulmoi më 31 mars 2025, kur piloti dyshohet se i dërgoi partneres së tij një sërë mesazhesh, duke i kërkuar që të bënin seks tri herë në të njëjtën ditë, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje.

Ndryshe, ai kërcënoi se do të shpërndante video të takimeve të tyre seksuale në vendin e saj të punës dhe brenda vetë Forcave Ajrore.
Frika e saj u intensifikua edhe më shumë kur, sipas dëshmisë së një personi në mjedisin miqësor të fëmijës, e pandehura pa jashtë një parukerie ku po merrte shërbime, të pandehurin.
Duke u ndjerë e kërcënuar, ajo thirri policinë e cila ka kryer edhe arrestimin e pilotit.
Nuk dihet ende nëse është urdhëruar një hetim disiplinor nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore, megjithatë çështja është nën hetim, nëse materiali u është dërguar tashmë palëve të treta.

Deklarata e viktimës në polici tregon me detaje rrëqethëse situatën e shantazhit psikologjik që ajo ka përjetuar muajt e fundit. Siç e përshkruan ajo, marrëdhënia e saj me pilotin kishte përfunduar në shtator 2024, por ai nuk pranonte ndarjen. Që nga mesi i vitit 2024, dhe pasi kishte marrë dijeni për një padi që kishte ngritur kundër tij për dhunë në familje, i pandehuri filloi ta ngacmonte sistematikisht.
“Më ndiqte çdo ditë, duke më ardhur nën shtëpinë time, por edhe në vendin e punës. Ndonjëherë ai më thoshte se do të më vriste mua dhe djalin tim, dhe herë të tjera se do t’i publikonte materialet tona erotike familjes sime dhe Forcave Ajrore “, tha ajo.
Gruaja pretendon se ish i dashuri i ka kërkuar që të jenë bashkë, duke i dërguar pamje të regjistruara pa lejen e saj në shtëpi, nga një kamera e fshehtë.
“Nëse nuk vjen tani në shtëpinë time tani, fotografitë do t’ia dërgoj vëllait tuaj, ish-baurrit tuaj, Forcave Ajrore greke, Ministrisë së Mbrojtjes ku punoni dhe Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Kombëtar të Athinës, ku jepni mësim”, shkruan ai në mesazhe.

Rrezikohet biodiversiteti, Mynihu tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, fondacioni gjerman në mbrojtje të natyrës, Euronatur, përçoi vendimin e Komitetit Ekonomik të qytetit të Mynihut për t’u tërhequr nga roli në projektin e Aeroportit të Vlorës, ku ishte përfshirë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut (MAI), e cila kishte një rol këshillues.

“Mynihu po i jep fund përfshirjes së tij indirekte nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut si këshillues në projektin kontrovers të Aeroportit të Vlorës”, shkruhet në deklaratën për shtyp të organizatës mjedisore gjermane Euronatur.

“Ky është një sukses për EuroNatur, BUND Naturschutz dhe organizatat lokale në mbrojtje të kauzës”, vijon deklarata e mjedisorëve.

Aeroporti i Vlorës vijon punimet fare pranë lagunës së Nartës, në zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë, pavarësisht thirrjeve të aktivistëve mjedisorë për të ndaluar projektin që rrezikon vazhdimësinë e specieve në këtë peizazh të mbrojtur, por edhe sigurinë e fluturimeve potenciale.

Fondacioni gjerman mjedisor shprehet gjithsesi se këmbëngulja e tyre u shpërblye, të paktën për sa I përket përfshirjes së gjermanëve. Ata shtuan se kjo fitore ka ardhur pas një lufte dy vjeçare që ata po bëjnë lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës.

“Vetëm përpara një muaji Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh në panairin ITB në Berlin se Aeroporti I Mynihut do të operonte Aeroportin e Vlorës. Tani kjo deklaratë ka dështuar”, u shpreh Gabrier Schwaderer, drejtor ekzekutiv i Euronatur.

Përfaqësuesit e organizatës BUND Naturschutz deklaruan se ata e kishin parë vetë nga afër terrenin për të krijuar një ide mbi situatën, duke dëshmuar tufën e flamingove që jetonin në Lagunën e Nartës.

“Avionët do fluturonin pikërisht mes kësaj zone të mbrojtur”, u shpreh Martin Geilhufe, përfaqësues shteti i organizatës Bund Naturschutz.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare ta ndalojë këtë projekt që sipas nesh dëmton mjedisin dhe është gjithashtu I paligjshëm”, përfundoi Schwaderer nga Euronatur.

Macron rikthehet në Tiranë, ja kur zhvillohet vizita e dytë zyrtare

Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Sipas ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.

Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.

“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme.

Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.

Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025.

 Ministri Hasani u shpreh se: “Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”.

Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u pritë me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Aksident i fr. ikshëm me 7 policë të ρΙagosur në Angli, po ndiqnin një “BMW”

Shtatë oficerë policie janë dërguar në spital pas një përplasjeje të frikshme në autostradën A1(M) pranë Newcastle në Angli ku përfshiheshin pesë makina policie dhe një automjet civil.

Policia e Northumbria tha për Daily Express se “një hetim është duke u zhvilluar pasi oficerët e policisë u përfshinë në një përplasje gjatë një ndjekjeje”.

Mjekët raportuan se policët pësuan lëndime jo serioze, duke raportuar se “katër janë liruar, dy mbeten për vëzhgim dhe një po merr trajtim për një dëmtim në këmbë. Dy pasagjerë të BMW-së nuk janë lënduar”, sipas tyre.

Aksident i frikshëm me 7 policë të plagosur në Angli, po

Aksidenti në Angli

Një person rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është arrestuar me dyshimin se ka ndihmuar dhe nxitur drejtimin e rrezikshëm. Ata ndodheshin në makinën tip “BMW”. Aktualisht, autostrada A1 është e mbyllur në të dyja drejtimet.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet i ditur.

Më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor: Çfarë përmban marrëveshja e koalicionit në Gjermani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani, Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

Reformë e thellë ekonomike dhe sociale

Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan  e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.

Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje. “Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet.

Ashpërsohet politika e migracionit

Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.

Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor

Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).

Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm

Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

CDU merr Ministrinë e Jashtme

Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor. 62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtur një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisje së ish-kancelares Angela Merkel.

Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./DW

Trump pezullon tarifat me gjithë botën për 90 ditë, por ia rrit Kinës me 125%

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave që hyjnë menjëherë në fuqi.

Trump ka njoftuar se pauza do të prekë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Kinës, shtet të cilit ia rriti edhe më tepër tarifat në vlerën 125%.

“Unë kam autorizuar një PAUZË 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë.

Trump thotë gjithashtu se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, vendim që gjithashtu hyn në fuqi menjëherë, duke përmendur “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”.

Deklarata e plotë e Donald Trump në platformën e tij Truth Social, në të cilën ai ka njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave, përveç Kinës:

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, në fuqi menjëherë. Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e zhvatjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme.

Anasjelltas, dhe bazuar në faktin se më shumë se 75 vende kanë thirrur Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Departamentet e Tregtisë, Thesarit dhe USTR, për të negociuar një zgjidhje për temat që po diskutohen në lidhje me Tregtinë, Barrierat Tregtare, Tarifat, Manipulimin e Valutave, dhe Tarifat Jomonetare që sugjerojnë që këto tarifa të jenë të forta në çdo mënyrë, formë kundër Shteteve të Bashkuara, unë kam autorizuar një PAUZË 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”

Menjëherë pas deklaratës së Trump, bursa në SHBA ka reaguar pozitivisht ku S&P 500 po rritet me 5.6%, ndërsa Nasdaq ka kërcyer mbi 8%. Si përgjigje ndaj tarifave të Trump kur ishin në vlerën 104%, Kina u përgjigj me tarifa 84% ndaj mallrave amerikane, teksa më herët Pekini zyrtar deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo “luftë”.

Takimi me Olsin, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je e pacipë

Pasditen e sotme, tensionet kanë marrë hov brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku një debat i fortë është zhvilluar mes Eglit dhe Jozit. Shkak i përplasjes është bërë takimi që Egli zhvilloi me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku.

Jozi e akuzoi Eglin për përdorimin e kunjave” ndaj Olsit gjatë këtij momenti.

Megjithatë, Egli nuk e ka lënë pa reaguar këtë deklaratë, duke theksuar se fjalët e saj nuk ishin thumba, por thjesht të vërteta që ajo ka ndjerë nevojën t’i thotë hapur.

Pjesë nga debati:

Jozi: Dy kunja ia hodhe.

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.

Jozi: Kunja janë.

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e parë.

Jozi: Janë kunja.

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po shumë mirë.

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës, i quan të pajustifikueshme

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023 dhe 2024. 

Eurodeputetët kanë vënë në pah se Kosova ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, por kanë cekur se sfidat mbeten në reformën e gjyqësorit, lirinë e mediave, efikasitetin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. 

Raporti u miratua në Komisionin për Punë të Jashtme të mërkurën me 48 vota pro. 19  ishin kundër dhe gjashtë abstenuan. 

Në raport ceket se dialogu Kosovë – Serbi s’ka dhënë rezultatet e pritura. 

Thuhet se vendosmëria e Kosovës për t’iu anëtarësuar Bashkimit Evropian ka qenë konstante dhe të gjitha përpjekjet për të nxjerrë Kosovën nga “zona gri” janë si në interes të Kosovës ashtu edhe të BE-së. 

Po ashtu mbështet plotësisht aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe qëllimi strategjik për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe të NATO-s, dhe po ashtu përpjekjet për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare. 

Në raport është mirëpritur përparimi i bërë në gjykimin e rasteve të korrupsionit. Por i është bërë thirrje Kosovës që t’i përmirësojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale për t’i hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar. 

Në raport eurodeputetët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës. 

Thuhet se masat nuk janë të justifikueshme pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së.

Eurodeputetët thonë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe po e pengojnë rifillimin në mirëbesim të dialogut Kosovë – Serbi. 

Në raport është nënvizuar se dialogu s’ka sjellë rezultatet e pritura dhe i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e po ashtu Serbia t’i heqë kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. 

Të dyja vendeve u është kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë procesin e dialogut. 

“Është e qartë se procesi i integrimit të Kosovës ka nevojë për një moment të ri – ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe do të punojmë së bashku në agjendën e reformave, pasi çdo anëtarësim i ardhshëm duhet të jetë i bazuar në merita”, ka thënë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. 

Ndërkohë në raportin e miratuar për Serbinë të mërkurën eurodeputetët i kanë bërë thirrje Serbisë që të “tregojë me seriozitet” orientimin e saj strategjik drejt BE-së. 

Raporti për Serbinë është votuar me 55 vota pro, 13 kundër e 8 abstenime në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. 

Është konstatuar se s’ka përparim në fusha kritike për anëtarësim në BE. 

Janë cekur marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë. Eurodeputetët i kanë bërë thirrje BE-së ta rishqyrtojë masën e ndihmës financiare për Serbinë nëse ajo vazhdon t’i mbështesë ideologjitë antidemokratike dhe nuk arrin të përafrohet me sanksionet e BE-së dhe politikën e saj të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. 

Është theksuar se korrupsioni vazhdon të jetë pengesë e madhe. 

“Ritmi i përgjithshëm i negociatave të anëtarësimit varet edhe nga përkushtimi i Serbisë ndaj dialogut Beograd – Prishtinë, i cili duhet të zhvillohet në mirëbesim për të siguruar një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të bazuar në njohje të ndërsjellë”, thuhet në raport. 

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka thënë se një krizë e gjatë politike, e intensifikuar nga mungesa e progresit në kriteret themelore, po ka ndikim të drejtpërdrejtë në përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. 

“Për një kohë të gjatë Serbia është përpjekur të marrë më të mirën e fondeve të BE-së, duke i anashkaluar vlerat tona kryesore dhe orientimet tona gjeopolitike. Procesi i zgjerimit është i bazuar në meritokraci, dhe përparimi i Serbisë mund të ketë ndikim pozitiv në rajon”, tha Picula, raporton “Koha”.

“Këmbanat për Kosovën e Bosnjën po bien”, paralajmërimi nga Britania për rrezikun rus në Ballkan

Ndërkohë që vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar në luftën në Ukrainë, tensionet në Ballkanin Perëndimor po thellohen, dhe Kosova qëndron në epiqendër të përplasjeve të vjetra dhe të reja.

Vizita e fundit e Sekretarit të Jashtëm britanik David Lammy në rajon e ka vënë në pah qartë se ndërhyrja ruse, interesat strategjike perëndimore dhe marrëdhëniet e brishta ndëretnike po e bëjnë Kosovën dhe rreth saj një vatër të nxehtë me potencial për destabilizim të gjerë.

Në intervistat për POLITICO gjatë vizitës në rajon, Lammy theksoi se “dora e gjatë e ndërhyrjes ruse” është evidente edhe në Ballkanin Perëndimor, ku Moska synon të mbajë rajonin në krizë të përhershme për të penguar integrimin në strukturat euroatlantike.

Kosova, me historinë e saj të pavarësisë nga Serbia dhe mbështetjen e fortë perëndimore, është një pengesë e drejtpërdrejtë për interesat e Kremlinit.

Sipas burimeve britanike dhe kosovare, Rusia është përfshirë aktivisht në mbështetjen e strukturave serbe në veri të Kosovës, përfshirë përmes operacioneve të inteligjencës dhe fushatave dezinformuese.

Qendra e ashtuquajtur “humanitare serbo-ruse” pranë kufirit me Kosovën, që Prishtina e quan “qendër spiune”, është një ndër pikat ku ky ndikim shihet si i institucionalizuar.

Rritje e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk janë vetëm të ftohta diplomatike – ato janë kthyer në përplasje të rrezikshme në terren. Ngjarja e vitit 2023 në fshatin Banjska, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre agresorë të armatosur serbë, përfaqësonte një nga incidentet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë.

Autoritetet në Kosovë e quajtën këtë një akt të drejtuar nga Serbia, ndërkohë që Beogradi mohoi përfshirjen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë një zë i qartë dhe i prerë në dënimin e politikave të Serbisë, duke e quajtur shtetin fqinj “një hegjemon të çmendur”.

Ajo shpreh shqetësim se presidenti Vuçiq po bashkëpunon ngushtë me “trekëndëshin e së keqes”: Rusinë, Kinën dhe Iranin – duke i dhënë Serbisë një pozicion të dyfishtë: nga njëra anë mban hapur derën për BE, ndërsa nga ana tjetër thellon lidhjet me fuqitë autokratike.

Në takimin me Lammy-n, Osmani kërkoi përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak me Britaninë, përfshirë një marrëveshje të përbashkët të sigurisë dhe blerje armësh.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për t’u bashkuar me forcat paqeruajtëse që Britania dhe Franca po organizojnë për Ukrainën – një lëvizje që tregon qartë pozicionimin pro-perëndimor të Kosovës dhe përpjekjen për të konsoliduar rolin e saj si aleate e besueshme në arkitekturën e sigurisë evropiane.

Megjithatë, frustrimi ndaj BE-së është i prekshëm në Prishtinë. Pavarësisht aplikimit zyrtar për anëtarësim në vitin 2022, Kosova ende nuk njihet nga pesë vende anëtare të BE-së.

Osmani ka kritikuar ashpër ato që i quan “përpjekje për qetësim të Serbisë”, duke paralajmëruar se durimi është duke u venitur nëse Brukseli vazhdon të anashkalojë përparimin e Kosovës në favor të ruajtjes së status quo-së.

Siguria në Kosovë mbetet e mbështetur fuqishëm në praninë e KFOR-it, me trupa nga 29 vende – përfshirë Britaninë – të vendosura për të ruajtur paqen. Pas shpërthimeve të dyshimta në infrastrukturë në dhjetor, NATO ka intensifikuar vëzhgimin e pikave kyçe, ndërsa zyrtarë ushtarakë i kanë konfirmuar Lammy-t se aktivitetet serbe në veri të Kosovës kanë gjasa të mbështeten nga Rusia.

“Vuçiq ka kërcyer me melodinë e Putinit për një kohë të gjatë. Është koha që ai të vendosë se ku dëshiron ta çojë vendin e tij”, tha Osmani, duke theksuar se përçarja dhe agresioni nuk janë thjesht çështje të brendshme të Serbisë, por kërcënime për gjithë rajonin.

Kosova e sheh qartë – pa një ndryshim strategjik të qasjes së Perëndimit, rreziku që rajoni të kthehet në arenë të konfrontimeve të mëdha është real dhe i afërt.

Në këtë klimë të tensionuar, Kosova qëndron si një nga të paktat histori të qarta të pro-perëndimizmit në rajon. Por pa mbështetje konkrete – si njohje e plotë, integrim më të shpejtë dhe garanci sigurie – ajo mbetet e ekspozuar ndaj një loje më të madhe, ku Rusia, përmes Serbisë, luan për destabilizim, e Perëndimi shpesh heziton të përballet me realitetin me vendosmëri.