Egli dhe Gjesti hedhin dyshime te medha: Laerti ka lidhje me Vëllanë e Madh dhe ka thene qe do ta…

Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme.

Banorja po i tregonte këngëtarit pejan se aktori ia bëri fakt të kryer si finalist i dytë.Ajo ngeli e habitur duke shtuar se nga e di ai me plot bindje se do të jetë në finale.

“Dje Laerti tha unë do të fitoj, e bëri fakt. Unë do të fitoj siç fitova këtë kokë me kokë me Valbonën, po ç’lidhje kishte ai me këtë për finalistë. Nga e di ti që do të fitosh me aq bindje”, tha ajo.

Gjesti nga ana tjetër bëri një deklaratë të fortë se ai është i lidhur me Vëllanë e Madh.

“E di ky, se ky më Vëllanë e Madh është kështu, i lidhur. Kokë me kokë. E di që është i sigurt në finale, Rozana Radi e di që është e sigurt në finale. Kanë lidhje”, tha ai.

Pritet të shihet se kush do të shpallet finalisti i dytë i këtij edicioni. /Telegrafi/

Laerti tha se është grek, reagon ashpër Stresi

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për një nga banorët aktualë – aktorin Laert Vasili.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Stresi ka ndarë një video-intervistë të realizuar disa vite më parë, ku Laerti deklaron se është me origjinë greke.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të fortë nga ana e reperit, i cili nuk ka kursyer kritikat.

“Nuk ke faj ti, por ata që të votojnë”, shkroi ndër të tjera Stresi, duke e shoqëruar postimin me tone të ashpra ndaj aktorit.

Kujtojmë se që nga hyrja e Gjestit në shtëpi – një tjetër banor i këtij edicioni – Stresi e ka përkrahur fuqishëm atë. Ai është shprehur në disa raste se Gjesti është konkurrenti i tij i preferuar dhe se beson që do të shpallet fitues i këtij sezoni të “BBVA”.

Ky nuk është rasti i parë kur Stresi përfshihet në debatet që ndodhin brenda formatit, duke ndikuar jo rrallë edhe në opinionin e ndjekësve të tij.

Reagimet e tij priten gjithmonë me interes nga publiku, sidomos për faktin se ai vetë ka qenë fitues i një edicioni të mëparshëm të një reality show të ngjashëm.

VIDEO +18/ Ndodh në Shqipëri! Luani ka fshon në kokë një burrë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë është kafshuar në kokë nga një luan.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një burrë i është afruar një luani për ta përkëdhelur, ku dyshohet se do të bënte video për rrjetet sociale, por papritur luani i ka ngulur dhëmbët në pjesën e qafës dhe kokës.

Luani ndodhej në ballkonin e një banese, teksa ka qenë i zoti i kafshës, ai i cili e ka goditur luanin, duke bërë që të largohet dhe burri të shpëtojë pa lëndime serioze fatmirësisht.

Nuk dihet se në cilin qytet ka ndodhur ngjarja, por protagonistët e videos flasin me theks jugor.

SHBA gati për luftë, bombarduesit B-2 vendosen në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim force” përballë tensioneve gjithnjë e më të ashpra me Iranin.

Gjashtë prej bombarduesve fluturuan javën e kaluar nga Missouri drejt bazës ushtarake në Diego Garcia, që është në rreze goditjeje si ndaj Iranit, ashtu edhe ndaj Jemenit.

Sipas Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë, kjo është “vendosja më e madhe ndonjëherë” e këtyre avionëve në një zonë larg SHBA-ve.

Pamjet satelitore të publikuara ditën e mërkurë tregojnë të gjashtë bombarduesit në pistën e aeroportit, në dukje të qëllimshëm për t’u parë nga sytë e botës.

Ish-gjenerali i Forcave Ajrore, Blaine Holt, tha për “Newsmax” se qëllimi i ekspozimit të bombarduesve në mënyrë të dukshme ishte për të dërguar një mesazh të qartë ndaj kundërshtarëve: “Shikoni fuqinë tonë”.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur SHBA ka shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në rajon. Një grup aeroplanmbajtës është urdhëruar të qëndrojë në zonë, ndërsa një i dytë është duke iu bashkuar. Po ashtu, një sistem shtesë mbrojtjeje raketore THAAD është zhvendosur në Izrael, në pritje të mundshme të kundërpërgjigjeve.

Në fund të muajit të kaluar, SHBA dërgoi edhe disa avionë A-10 Ëarthog dhe rreth 300 ushtarë në Lindjen e Mesme, për të forcuar operacionet kundër ISIS-it dhe rebelëve Houthi në Siri dhe Jemen. Por ndryshe nga A-10, bombarduesit B-2 kanë kapacitet për të goditur objektiva bërthamore të nëndheshme me bombat e fuqishme GBU-57.

Megjithëse raportet e inteligjencës amerikane thonë se Irani ende nuk ka vendosur të ndërtojë armë bërthamore, presidenti Trump ka paralajmëruar me tone të ashpra se dështimi i bisedimeve me Iranin “do të sjellë bombardime si kurrë më parë”.

Megjithatë, një rreze shprese ka lindur. Presidenti amerikan konfirmoi dje se bisedimet e drejtpërdrejta me Iranin kanë filluar, përpara një samiti vendimtar këtë fundjavë. Ai deklaroi se një marrëveshje është ende e preferueshme, por situata është “tepër e rrezikshme”.

MREKULLI! Aks* dent i fr. ikshëm në autostradën Egnatia, shpëton 19-vjeçari shqiptar (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës, 7 prill 2025, në autostradën Egnatia, me pasojë plagosjen e një djali shqiptar.

Konkretisht, një makinë që udhëtonte në autostradën Egnatia, në rrethana ende të panjohura, është përplasur me një kamion që po afrohej, mes kryqëzimit të Niselit dhe kryqëzimit të Koulourës.

Drejtuesi i makinës ka pësuar një dëmtim në kokë dhe është transportuar me autoambulancën e EKAB në Spitalin e Verisë, ku po trajtohet dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore, e cila po heton për shkaqet e sakta të aksidentit.

Pamjet nga aksidenti janë “tronditëse”, pasi ashpërsia e përplasjes e ka kthyer mjetin në një masë metalike të deformuar dhe është e arsyeshme të flitet për një mrekulli që drejtuesi i tij arriti të dalë i gjallë edhe në këtë situatë.

“Ç’të vjen nga bγ**a e nxjerr”/ Nusja rr. eh υjehrrën e i thγen dorën, inskenon videon

Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve.

I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen. Rabushja tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka vuajtur shumë duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.

E moshuara banon në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon se nusja e shtëpisë sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë. Në një video të siguruar, shfaqet nusja që i bën presion vjehrrës që të flasë mirë se do të shohë djali.

Nusja: Mami, thuaj Artit ( djalit) “natën e mirë”, që të iki unë të fle gjumë rehat, se më keni shqetësuar tmerrësisht!

Rabushe Kërçuku: Ik fli gjumë.

Nusja: Të vete të fle gjumë?

Rabushe Kërçuku: Ik!

Nusja: Kë more ti sot, kur ka marrë vesh Arti në Greqi, nuk e di çfarë i ke thënë, çfarë të vjen, mos të them nga këmbët, por nga by…, i nxjerr nga goja?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asnjë.

Nusja: Nuk ke marrë asnjë?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asgjë se më ka humbur bateria.

Nusja: Çfarë i kanë thënë ato gocat e tua të bukura, që nuk e duan nënën? Unë s’kam detyrime te ti, kam te fëmijët e mi.

Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit pasi ka frikë se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime që tregojnë thyerje serioze të gishtave.

Pas ndërhyrjes së “Stop”, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i së moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim për akuzën e dhunës në familje. Ky rast u referua në prokurori./tvklan.al

FOTO/ Me bikini të kuqe, Mimoza Shkodra eksp ozon format perfekte nga pushimet!

Mimoza Shkodra, një prej emrave më të njohur të showbiz-it shqiptar, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me disa fotografi të reja nga pushimet.

Ajo ka postuar disa imazhe që e paraqesin në një pamje tërheqëse dhe natyrale, duke shfaqur bukurinë e saj në një plazh të mrekullueshëm.

Në fotografitë e publikuara, Mimoza shfaqet e veshur me një bikini të kuqe me detaje trendafili, një zgjedhje që i jep një prekje të veçantë dhe romantike pamjes së saj.

Bikini është i thurur me një dizajn elegant që i shkon perfekt trupit të saj të hijshëm.

E veshur në këtë stil, Mimoza ka ekspozuar trupin e saj të bukur dhe të formësuar, duke nxjerrë në pah linjat e saj të mrekullueshme.

Duke ruajtur një stil shumë natyral, ajo ka lënë flokët e saj të leshuara në valë, të cilat janë frymëzuar nga freskia e detit dhe e klimës së ngrohtë, duke i dhënë një pamje të freskët dhe të relaksuar.

Mimoza është një nga personazhet që gjithmonë ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe e ka përdorur këtë mundësi për të mbajtur lidhjen me fansat e saj.

Postimet e saj shpesh shoqërohen me komente të shumta, ku ndjekësit e lavdërojnë për bukurinë dhe stilin e saj.

Tinka Kurti jeton në shtëpi për të moshuar, zbulohet arsyeja që fshihet pas këtij vendimi!

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti, po jeton aktualisht në një shtëpi për të moshuar në periferi të Tiranës.

Lajmi ka ngjallur reagime dhe emocione të forta në opinionin publik, për shkak të statusit ikonik të artistes në historinë e kinematografisë shqiptare.

Euronews shkruan se vendimi për të qëndruar në këtë ambient ka qenë vullneti i vetë aktores dhe është vetë ajo që paguan azilin.

Tinka Kurti nuk është e panjohur me këtë ambient, pasi në të njëjtën vilë ka jetuar dhe xhiruar për gjashtë muaj filmin “Boldero në Vilën e Pleqve”.

Gjatë atyre xhirimeve, ajo ka ndarë përditshmërinë me aktorë të tjerë dhe të moshuarit që banonin aty.

Në moshën 92-vjeçare, artistja gëzon përkujdesje të vazhdueshme nga personeli mjekësor dhe stafi i shtëpisë për të moshuar, ndërkohë që familjarët dhe miqtë e saj vijojnë të jenë të pranishëm me vizita dhe mbështetje morale.

Shteti i siguron pension të posaçëm, por shpenzimet për qëndrimin e saj mbulohen nga vetë aktorja dhe familjarët e saj, të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në kujdesin ndaj saj.

Tinka Kurti është një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar, me një karrierë që shtrihet në mbi 60 vite.

Ajo ka interpretuar në më shumë se 50 filma artistikë dhe mbi 150 shfaqje teatrale, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, ajo është e dekoruar me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artistja e Popullit’ dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës.

Zbulohet një çarje masive nën Tokë, shkencëtarët: Do sjellë tërmete shumë të forta

Shkencëtarët kanë zbuluar me saktësi një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë – Oqeani Neotetis – që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia.

Për miliona vite, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës. Por të dhënat sizmike të reja dhe modelet e avancuara gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh. Zona e dëmtimit fillon në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros.

“Kjo është si një plagë e vjetër që po hapet sërish,” thotë Koshnaw. Pjesa oqeanike e pllakës po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione anësore që mund të ndryshojnë balancën tektonike në rajon.

Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të ndikojë ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e tërmeteve, shkruan A2 CNN. Rajonet përreth – Turqia, Iraku dhe Irani – ndodhen në një zonë sizmike aktive. Nëse çarja vazhdon të zgjerohet, mund të aktivizojë të çara të reja dhe të redistribuojë energjinë e akumuluar në brendësi të Tokës.

Profesor Jean-Philippe Avouac nga Caltech paralajmëron se “në shekujt që vijnë, mund të përjetojmë tërmete më të forta në këtë zonë.”

Me përhapjen e mëtejshme të kësaj çarje, mund të formohet një mikropllakë e re mes Arabisë dhe Azisë së Vogël, duke ndryshuar hartën tektonike të Tokës në të ardhmen e largët.

DETAJE TR0NDITËSE nga υ rasja e Ilaria Sulës/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e υ. rau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptaro-italianes Ilaria Sula, gjyqtarja hetuese e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes tragjike.

Ajo ka pohuar se, edhe pse Samsoni kishte thënë disa herë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e saj, ai arriti të kthehej në normalitet menjëherë pas krimit.

Sipas dëshmisë së gjyqtares, pas kryerjes së krimit më 25 mars, Samson e fshehu trupin e 22-vjeçares shqiptare dhe, më pas, doli për drekë me një nga shoqet e viktimës.

Ata biseduan për problemet që ai kishte pasur me Ilarian, të cilën ai e kishte vrarë, dhe për mënyrat se si mund t’i rregullonte ato.

Pasi realizoi këtë, Samson filloi të dërgonte mesazhe babait të Ilarian nga telefoni i saj, në një përpjekje për të fshirë dyshimet që mund të lindnin për fatin e vajzës. Po ashtu, ai bëri të njëjtën gjë edhe me shoqet e Ilarian, duke u munduar të mbulonte krimin e tij, siç raporton La Repubblica.