Ndryshimi drastik i motit, sinoptikani zbulon çfarë pritet nga dita e martë …

Pas një fundjavë me reshje shiu dhe reshje bore, fillimi i javës sipas sinoptikanëve do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

“Pothuajse në të gjithë javën në territorin shqiptar parashikohet të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite herë pas here sjellin kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat bëhen disi më të dukshme në pjesën e dytë të javës. Gjatë pasdites vonë të ditës së enjte do të krijojë mundësira për momente të pakta me reshje të izoluara në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, reshje të cilat do të jenë disi prezente gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte”, është shprehur fillimisht Hakil Osmani.

‘Një dimër të vogël’ e kanë konsideruar sinoptikanët këtë javë të dytë Prillit, ku dita e hënë është dhe dita më e ftohtë pasi temperaturat zbritën në -4 gradë Celsius. Por sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të vinë duke u rritur gradualisht.

“Duke filluar nga dita e martë e në vijim do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që mimimunet ditën e nesërme të regjistrohen në -3 gradë Celcius, ndërsa maksimumet në vlerën 16 gradë Celcius. Do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit dhe në ditët vijuese, po më e ndjeshme do të jetë duke filluar nga dita e enjte në ditën e premte, duke bërë që maksimumet të ngjiten shumë pranë vlerave 19 apo 20 gradë Celcius”, shpjegon sinoptikani Osmani.

Sipas meteorologëve, parametri i erës përgjatë kësaj jave nuk pritet të jetë shqetësues. Ndërsa fundjava do të jetë me diell.

V rasja e Ilaria Sulës, nëna e autorit bën deklaratën SH0 KUESE: E ndihmova tim bir të …

Ka përfunduar në Komisariatin e Policisë në Romë, në zyrat e seksionit të vrasjeve, marrja në pyetje e nënës së Mark Samson, të riut të arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula-s, ish-të dashurës së tij.

Gruaja është regjistruar që të shtunën në regjistrin e të dyshuarve me akuzën e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Një marrje në pyetje që zgjati katër orë, edhe për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj.

“E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, pranon Nors Marlapz.

Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon “ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë” në goditjen e befasishme dhe “brutale të një personi që kishte besim tek ai”.

Zonja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu femicidin, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja. Në ditët në vijim, ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.

Vendimi për ekspertizën psikiatrike

“Nëna ishte në shtëpi, ndryshe nga babai i tij, i cili në atë orë nuk ndodhej aty, dhe tani po sqaron pozicionin e saj. Ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë”, konfirmon avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Mark Samson.

Për mundësinë e ekspertizës psikiatrike, Gallo shpjegon se duhet të analizohet marrja në pyetje e të riut dhe të shihet nëse ka një histori të mëparshme.

“Nuk është thelbësore, por është një nga mundësitë që mund të ndiqet, në momentin që edhe ne mbrojtësit duam të kuptojmë çfarë ka kaluar në mendjen e djalit për të kryer një akt kaq të rëndë.”

Psikologu: “Mark duhet të kuptojë çfarë ka bërë”

“Mund të tingëllojnë si fjalë të zakonshme, por nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojnë prindërit e Ilaria Sula-s. I bashkohem ngushëllimeve të familjes,” shton ai.

“Duhet të dimë me siguri çfarë ka ndodhur.”

“Mark duhet të kuptojë gabimin që ka bërë,” përfundon ai.

Emri/ Aksident tr. agjik në Itali, υ.des 46-vjeçarja shqiptare! Nënë e tre fëmijëve të mitur!

Një aksident tragjik i ka marrë jetën shqiptares Dorina Bardhi, pasi u përplas me kamion në rrugën Truccazzano, Itali.

Mësohet se 46-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital por nuk ia doli të mbijetojë nga plagët e mëdha.

Tragjedia ndodhi në orën dy të pasdites, teksa makina në të cilën udhëtonin viktima me vajzën e saj të mitur, u përplas kokë më kokë me traktorin e një kamioni.

Dinamika e tragjedisë është ende duke u hetuar nga Policia Vendore e Bashkimit të Bashkive Adda Martesana nën komandën e Salvatore Guzzardo, të cilët ndodheshin në vendngjarje për orë e orë të tëra me Karabinierët dhe Brigadën e Zjarrfikësve.

Ndërkohë, lajmi i tragjedisë u përhap në Truccazzano dhe në veçanti në Albignano, ku viktima, me origjinë shqiptare dhe banuese prej vitesh në qytet, jetonte me bashkëshortin dhe tre vajzat e saj.

“Një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe gjithashtu, dhe shumë, ndaj komunitetit, për të cilin shpenzoi shumë”.

Dorina ishte e njohur, bashkëpunonte me shoqata dhe ishte gjithnjë në ballë, e qeshur dhe entuziaste në organizimin e ahengjeve dhe eventeve: kushtuar, mbi të gjitha, fëmijëve.

Çfarë ndodhi?/ Neda Balluku ‘përplaset’ keq në prapaskena me ish banorin e BBVA? Ja çfarë u zbulua

Një përplasje e fortë ka ndodhur në prapaskenat e “Top Channel”, mes opinionistes së Big Brother VIP Albania, Neda Balluku, dhe ish-banorit Elton Tozaj.

Lajmin e bëri të ditur “Prive”, ndërsa për më shumë detaje, Vip Magazine zhvilloi një intervistë ekskluzive me Eltonin.

Ai ka treguar se gjatë një momenti në ambientet e televizionit, është përballur me Nedën. Sipas tij, ajo i është drejtuar me fjalët: “Mos më komento më!”

Ngjarja ka nxitur reagime në rrjet dhe dyshime për tensione më të thella mes figurave publike që janë bërë pjesë e këtij edicioni të nxehtë të BBVA4.

‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon. Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.

“Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.

Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.

“Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.

Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.

Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.

“Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani.

Parandalohet revolta në burgun grek, mafia turke do të merrte peng gardianët

Një tentativë e rrezikshme për arratisje u parandalua nga autoritetet greke në burgun famëkeq të Koridhalos, ku dyshohet se ishin përfshirë anëtarë të mafias turke.

Informacione të besueshme mbërritën tek Seksioni për Luftën kundër Shantazheve, sipas të cilave, në Seksionin “ST” të burgut fshihej një armë zjarri që do të përdorej për arratisje të organizuar, përfshirë dhe marrjen peng të oficerëve të burgut.

Pas sigurimit të këtij informacioni është kryer operacioni për gjetjen e armës dhe parandalimin e arratisjes së planifikuar. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 5 prill 2025, nga policia greke në bashkëpunim me njësi të posaçme të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Gjatë kontrollit, në një hapësirë të përbashkët brenda qelisë, u gjetën të fshehura brenda një pajisjeje elektrike një pistoletë e tipit “Glock” dhe një karikator me 15 fishekë.

Përveç armës, autoritetet gjetën edhe një sasi të vogël qetësuesi (0.8 gramë), një pako cigaresh që e përmbante, një telefon celular me kartë SIM, karikues dhe kufje.

Në kuadër të hetimeve, u arrestuan 20 të burgosur për shkelje të ligjeve mbi armët, narkotikët dhe rendin publik. Ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme për përfshirje në planifikimin e arratisjes dhe nxitje për kryerjen e veprave penale.

Arma e sekuestruar do të dërgohet për ekspertizë kriminalistike, ndërsa dosja penale do t’i kalojë autoriteteve përkatëse për procedim të mëtejshëm. Policia greke vazhdon hetimet për të zbuluar nëse pas këtij plani qëndron një rrjet më i gjerë kriminal ndërkombëtar.

Zbulim i RRALLË arkeologjik në Itali/ Ja cfarë u gjet në një varr të lashtë romak

Arkeologët italianë kanë zbuluar kohët e fundit një varr të lashtë romak me epitafin e një gladiatori, gjatë gërmimeve në një nekropol pranë qytetit Giugliano në Campania, pak jashtë Napolit. Zbulimi, i bërë publik në mars 2025 nga Mbikëqyrja e Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit (ABAP), ndriçon një zonë të pasur me rëndësi historike dhe kulturore.

Ky varr 1700-vjeçar është pjesë e një kompleksi më të madh të njohur si Liternum, një koloni romake që lulëzoi nga shekulli I para Krishtit deri në shekullin III pas Krishtit. Gjetjet përfshijnë struktura varrimi të ruajtura mirë, sende funerare dhe disa mbishkrime prej mermeri, disa prej të cilave janë gjetur në gjendje të paprekur.

Ndër zbulimet më domethënëse është një epitaf mermeri që mban emrin e një gladiatori, duke ofruar një dëshmi të rrallë për statusin shoqëror dhe njohjen pas vdekjes të këtyre luftëtarëve. Gladiatorët, shpesh skllevër apo të dënuar, gjetën nderim dhe përkujtesë në vdekje, siç tregon ky mbishkrim – një dritare në mënyrën si shoqëria romake i trajtonte ata pas jetës.

Varri u zbulua brenda një nekropoli me sipërfaqe mbi 1600 metra katrorë, shumë pranë amfiteatrit dhe forumit antik të Liternum. Dy rrethime varrimi të zbuluara tregojnë ndërtim të ndërlikuar dhe dëshmi të praktikave të ndryshme varrimi, duke përfshirë elementë tradicionalë romakë dhe ndikime greke e lindore nga perandoria.

Në varre janë gjetur gjithashtu monedha, llamba dhe vazo të vogla, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e periudhës së përdorimit të tyre dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi jetën e përditshme, ritualet dhe kulturën e kohës. Historianët zbuluan gjithashtu dy rrethime funerare me kamare të suvatuara për urna cinerare, si dhe një pus me tulla që mund të ketë pasur funksion ritual apo fetar.

Superintendenca ABAP thekson se ky zbulim do të ofrojë njohuri të reja mbi zhvillimin urban të Liternum dhe peizazhin kulturor të Italisë së lashtë. Vendi mund të ndihmojë gjithashtu në formulimin e hipotezave të reja për Via Domitiana-n antike, një rrugë romake që ndoshta kalonte pranë këtij nekropoli.

Arkeologët janë të entuziazmuar për mundësinë që ky zbulim të ndihmojë në rindërtimin e historive të jetës dhe vdekjes në kolonitë romake, duke pasuruar kuptimin tonë për strukturën shoqërore dhe kulturore të kohës.

Po luante me a rmën e vëllait kur q. ëΙΙoi υeten në kokë, V DES 13-vjeçari

Një 13-vjeçar në Romë, i cili u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa po luante me armën e vëllait të tij, ka ndërruar jetë.

Vdekja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, të hënën, më 7 prill, në spitalin San Camillo në Romë, ku ndodhej i shtruar që prej të shtunës.

Kur mbërriti në urgjencë, mjekët ndërhynë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë. Me të dëgjuar lajmin tragjik të vdekjes së tij të papritur, të afërmit dhe miqtë e 13-vjeçarit u mblodhën rreth familjes, prindërve dhe vëllait të tij.

I mituri ndodhej në shtëpi së bashku me babain dhe vëllain e tij. Ky i fundit dyshohet se ka lënë armën e çmontuar në një tavolinë dhe ka shkuar të bëjë dush. Ndërkohë, në mungesë të vëllait, 13-vjeçari ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, e cila më pas rezultoi në tragjedi.

“Skandali zë skandalin, kush mban përgjegjësi?” Ekspertja: Produktet me pesticide më të rrezikshme se salmonela

Nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelës në mishin e pulës nga Brazili dhe se fundmi ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia ngrihen shumë pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Në një lidhje me “Dita Jonë” ekspertja e sigurisë Ana Vuksani ia faturon përgjegjësinë mungesës së transparencës, mungesës së ekspertëve dhe korrupsionit.

“Mungon kontrolli, mungon transparenca, mungojnë ekspertët e profesionistët, sepse në AKU përgjegjësi i sektorit për kontrollin e pesticideve në të gjithë Shqipërinë është teknolog ushqimor. Edhe në rastin e Tiranës nuk janë agronomë kemi mungesë transparence dhe korrupsion”.

Sipas saj pesticidet janë shumë të rrezikshme se salmonela, e cila mund të kushtëzohet me marrjen e masave, ndërsa pesticidet, thekson Vuksani shkaktojnë dëme serioze afatgjata në organizëm nga deformimi i fetusit te sëmundjet kancerogjene.

“Skandali zë skandalin, njëherë mandarinat parazitët në peshk, salmonelën. Ne mund ta kushtëzojmë disi prekjen nga salmonela me marrjen e disa masave, kurse mbetjet e pesticideve në organizëm nuk kanë asnjë lloj kushtëzimi. Janë shumë më të rrezikshme nëse nga salmonela kemi një hëlmim ushqimor, këtu jemi të gjithë njëlloj se nuk ka shenja klinike të menjëhershme por shkakton dëme shumë seriozë në afat të gjatë që nga deformimi i fetusit, mutacione gjenetike, rënie të riprodhimit e sëmundje kancerogjene. Ne jemi kthyer në një magazinë ku çdo gjë që nuk të bën mirë futet në organizmin tonë”.

Duke folur për ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, Vuksani theksoi se shqetësues është fakti që nuk ka informacion nga institucionet.

“Kemi të bëjmë më 4 ngarkesa ne kemi informacion si gjithmonë mbas 2 muajve. Vetëm për ngarkesën e parë që ka qenë në 17 shkurt ne njoftohemi në 4 prill. Më shqetësues është fakti që nuk kemi asnjë informacion për sasinë e 3 ngarkesave. Unë dyshoj që ngarkesat e tjera kanë një sasi shumë më të madhe h bërë trendi që institucionet nuk japin asnjë lloj informacioni duke ekspozuar konsumatorët me riskun ndaj ushqimit. Sa i përket pesticideve kjo po bëhet si telenovelë. Ne e dimë për mandarinat në muajin dhjetor që ministria në tha që është asgjësuar, por ne sot e kësaj nuk kemi asnjë informacion për asgjësimin e tyre. AKU dhe nëse deri tani nëse nuk e dinte si të vepronte kishte rastin e mandarinave për të marrë masa që të mos ndodhte edhe te luleshtrydhet”.

Ekspertja thekson se është e pamundur që të dallosh një produkt me pesticid nga një tjetër, por theksoi se ai mbetet edhe gjatë përpunimit

“Pesticidet që janë gjetur në luleshtrydhe janë hequr nga lista e BE se janë shumë të rrezikshme. Ka kaluar normën e lejuar. Ne kemi totalisht produkte që nuk lejon të tregtohen në BE. Pesticidi nuk ka lidhje me sezonin është si antibiotikët tanë, kur një bimë është e infektuar trajtohet me pesticid”.

Gjoksani e drejton gishtin ndaj institucioneve përgjegjëse për këtë skandal i cili dëmton shëndetin e konsumatorit dhe sugjeron ngritjen e një Task Force.

“Duhen bërë një Task Forcë e përgjithshme. Thotë që janë kontrabandë por shteti i ka mekanizmat për ta luftuar nëse është pjesë e kontrabandës apo janë të mbetura në magazinat bujqësore. Rasti i fundit tregoi që janë pjesë e importit. Shteti ynë, sipas AKU-së se ato njoftimet nuk di as kush i bën se nuk qëndrojnë as si strukturë as si fjali. Kemi zero informacion se çfarë sasie kanë këto të treja sa është hedhur në treg?

Analizat sa dalin me vonesë dhe gjendemi para faktit që është konsumuar. Kush mban përgjegjësi për gjithë këto probleme që i shkaktohen shëndetit tim si konsumator? Institucionet të kryejnë detyrën sa më transparent të jenë aq më të besueshëm do të jenë nga publiku tani po kuptojmë që ka shumë për të fshehur”.