Shqipëria në BE në 2030? Kallas: Është e mundur, vetëm nëse bëhen ‘detyrat e shtëpisë’

Përfaqësuesja e lartë e KE në Tiranë, tha se integrimi i Shqipërisë në 2030, është i mundur nëse të gjithë ndërmarrin hapat e duhur. Në Tiranë, gjatë konferencës me kryeministrin Rama, Kallas tha se undimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi.

“2030 a është objektiv? Po është nëse ne te gjithë do ndërmarrim hapat e duhura.

Pra, Shqipëria me reformat e saj. Sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi. Kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpise.” tha ajo.

Rama: Marrëveshja e konsumatorëve debitorë nuk hiqet, pensionet do të…

Duke folur në rubrikën e tij të përditshme në rrjete sociale “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari i cili e pyeste nëse do rriten pensionet dhe nëse do hiqen marrëveshjet e konsumatorëve debitorë me OSHEE.

Rama tha se marrëveshjet do të vijojnë të jenë siç janë, pasi OSHEE nuk është kompani që përfshihet në fushata elektorale, ndërsa pensionet, tha ai, do të rriten sipas programit të tij qeverisës.

“Pensionet do të rriten ashtu siç e kemi thënë, ashtu siç e kam bërë publik dhe qëndrimin tonë në prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisës, se ne kemi program qeverisës, nuk kemi program dëshirash elektorale. Marrëveshjet e dritave janë në fuqi dhe do të qëndrojnë në fuqi ashtu siç janë për të gjithë ata që kanë bërë një marrëveshje të tillë. OSHEE nuk ka lidhje me fushatat elektorale, ajo është një ndërmarrje energjitike,” tha Rama.

Kujtojmë që skemat e aktmarrëveshjeve me konsumatorët që kanë detyrime të papaguara të faturave të energjisë elektrike përfshin klientët familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë përfshin skemat lehtësuese të pagesave me këste përmes aktmarrëveshjeve.

Këto skema ofrojnë lehtësim financiar ndërsa për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, për pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtrihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera.

Berisha “zbërthen” mesazhet e Kaja Kallas në konferencë me Ramën: Zyrtarja e lartë e BE u tha shqiptarëve se ‘s’kam punë me ato që thotë kryeministri’! Integrimi, ‘ylli polar’ i programit të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “zbërthyer” deklaratat e shefes së politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas në konferencë me kryeministrin Rama.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se ato që thotë Rama për integrimin në BE janë mashtrime, ndërsa theksoi se Kallas “u tha shqiptarëve që nuk ka punë me ato që thotë ky, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte kështu”.

Berisha: Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Edi Ramës, por kjo është një rrugë e vështirë që do reforma. Ajo nuk investoi asnjë nonagram në zotimet e Ramës. I tha edhe tjetrën që është rrugë gjithëpërfshirëse.

Rama u përpoq ta asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të BE zonjës Kallas, por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.

Ajo u tha shqiptarëve që ‘ unë nuk ka punë me ato që thotë ky’, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte mashtrime se e kishte ne krah.

Ndërsa i pyetur se çfarë synimesh ka Partia Demokratike për integrimin e Shqipërisë në BE, Berisha u shpreh: “PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar do jetë integrimi i Shqipërisë në BE, i bazuar në reforma dhe meritë. PD në pushtet do ndërmarrë çdo reformë, do miratojë çdo ligj, çdo vendim për të kapur çdo standard dhe çdo kriter që kërkohet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. PD e shpall integrimin si interesin tonë kombëtar, si yllin polar të programit”.

Gjesti flet me vete para pasqyrës: Të qëndrosh 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë!

Gjesti ka kaluar mbi 160 ditë në një izolim, nga Big Brother VIP Kosova në atë të Shqipërisë. Ai ka bërë monolog duke folur për lojën e banorëve të tjerë në shtëpi dhe për atë që ka kaluar si personazh këtë vit.

“Duke fjetur edhe dy vite mund të shkosh, po me ndejt 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, jo babë asnjëherë s’ka ndodhur, vetëm ky mbreti”, u shpreh ai.

Thekson tutje se është një gjë e vërtetë që ka ndodhur dhe se ka ardhur koha t’i japë merita vetes.

“Nuk është se unë po i jap vetes, jo more burrë, është storie e vërtetë që ka ndodhur edhe normal që duhet të vlerësosh veten, ka ardhur koha. Ka ardhur koha që t’i thuash gjërat në sy, ka ardhur koha o sniq”, shtoi ndër tjerash.

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur

Një tjetër pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare është ndarë nga jeta.

Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.

Lajmin e trishtë e ka dhënë pasditen e kësaj të martë gazetari vlonjat, Ergys Alushi i cili ka njoftuar se aktorja e cila sfidoi kohën ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë kështu në dhimbje familjarët, qytetarët e Vlorës, por dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndoqën artin e saj.

“Ndahet nga jeta Meliha Ferra.Një nga themelueset e estradës profesioniste të Vlorës. Një nga aktoret e shfaqjes së parë të estradës “Kalon turjela nëpër bucela”. Një nga vajzat e para të Vlorës që theu paragjykimet e kohës duke u aktivizuar dhe luajtur në skenën e teatrit të qytetit. Meliha Ferra ishte bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Myqerem Ferra, duke krijuar së bashku një çift simpatik për publikun vlonjat. Vlora humbi sot një figurë ikonike të historisë së saj, artistike e qytetare”, shkruan gazetari.

Meliha ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.

Mehila Ferra arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve. Përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, formuan çiftin simpatik, të cilët u dhuruan shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.

Aktorja, Mehila Ferra

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për lirim, ja pse Veliaj do qëndrojë pas hekurave

Personi nën hetim, Erjon Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.

Ky është një nga argumentet e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për kryebashkiakun Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.

Vendimi iu është shpërndarë avokatëve të kryebashkiakut gjatë kësaj të marte, dhe aty, sikurse arsyetohet në shkresat që TCH disponon, gjykata i referohet edhe sjelljes së funksionarit gjatë kohës që ishte i arrestuar, ku dhe ka kryer telefonata nga numri i brendshëm i burgut.

Dhe që, sipas këqyrjeve të mëpasshme të SPAK, konsiderohet si rrezik i helmimit të provave. Megjithatë, shtohet më tej, gjykata vëren se ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera të të njëjtit lloj me ato për të cilat po ai procedohet.

Rrezik tjetër llogaritet ai i kërcënimit të grupit të hetimit. Për rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, gjykata e apelit i referohet një vendimi të gjykatës evropiane në rastin Podeski kundër San Marinos dhe që sillet precedent i lidhjeve të forta të mbështetësve.

Pra, pozita e të hetuarit, thotë apeli në Shqipëri, çmohet “sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.

Lidhur me dyshimet e arratisjes të të dyshuarit, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet, gjykata del në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.

Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti që personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai i një fëmije të mitur, shton më tej gjyqtari. Gjyqtari tregon edhe një rrezik tjetër, atë të rrezikut për të kryer recidivizëm. Menjëherë pas zbardhjes së vendimit, avokatët do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.

Fali dy herë tra. dhtinë e ish-gruas: Të parën më erdhën mesazhet, tjetrën e zbulova kur u ktheva nga Greqia (Video)

Lefteri ndodhet në një konflikt me djalin, Nderimin pasi ka një dhimbje të madhe si gjysh. Prej thuajse 4 vitesh, Lefteri nuk sheh nipin pas divorcit të të birit nga ish-gruaja. Ai e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” për të zgjidhur problematikën mes tyre ose do ta nxjerrë nga shtëpia.

Nga ana tjetër, Nderimi tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se divorci s’ka qenë i lehtë. Ai rrëfen se arsyeja ka qenë tradhtia e ish-bashkëshortes, duke ndarë edhe detajet.

Lefter: Ky vazhdimisht më ka sjellë shqetësime.

Nderim: More zotëri! Mirë problemi që kam me djalin, të kem probleme edhe me ty tani, të më nxjerrësh nga shtëpia?

Lefter: Po.

Nderim: Arsyeja? Pse po më përzë ti mua nga shtëpia?

Lefter: Si mos të të përzë unë ty nga shtëpia, dëgjon ti, kur ti dhe unë kemi 4 vjet pa e takuar atë nip? Pse nuk e zgjidh problemin atje ku duhet zgjidhur?

Nderim: Ti i di shumë mirë arsyet pse nuk po i zgjidhim dot!

Lefter: Pse më shqetëson mua me problemet e tua? Për moshën që kam, unë dua qetësi familjare. Ti ma shqetëson familjen! O zgjidh problemet e tua, ose me mua…

Nderim: Problemi im është që unë vij nga dy martesa. Nga martesa e parë kam dy fëmijë, kam një djalë nga martesa e parë dhe nga e dyta. Problemin e kam me martesën e parë, me djalin. Jemi ndarë si të gjithë shqiptarët e tjerë…

Lefter: Ore! Një minutë se jam unë këtu përpara pastaj fol ti! Të flas unë njëherë pastaj fol ti! Atë djalë, kush nga këta do të rrinte të mos takonte nipin e tij? 4 vjet e gjysmë!

Nderim: Ai djalë, sa më dhemb mua, nuk i dhemb askujt për atë djalë!

Eni Çobani: Po mirë të dhemb, por pse u divorcove njëherë se babai këtë problem e ka. Qëndrove sa vite në martesë?

Nderim: 12 vite.

Eni Çobani: Nuk janë pak 12 vite, janë shumë.

Nderim: 12 vite kemi qenë bashkë, në 12 vite ka pasur tradhtia nga zonja, Merushe Korançe. Nuk ka qenë vetëm tradhtia midis nesh, ka qenë edhe fshehja e pasurisë dhe disa gjëra të tjera, vjedhje e shumë arsye të tjera. Për këtë arsye unë kam arritur në divorc.

Eni Çobani: Po mirë, babait ia ke thënë këto, i ka ditur babai këto se tradhtia, vjedhja, të gjitha këto janë shumë të rënda? Sepse babai e ka pikë këtë që je ndarë, pse je ndarë?

Nderim: Këtë e kam mësuar pasi 4 vjet që kishim martesë, ka qenë djali 4 vjeç. Mua më kanë ardhur disa foto të zonjës nga një person tjetër që zonja kishte lidhje me një person tjetër, për këtë arsye.

Eni Çobani: I ke ditur këto, Lefter? Ke jetuar me djalin?

Nderim: Në atë kohë kam qenë në kurbet, kam qenë në Greqi. Kur më kanë ardhur fotot, kam ardhur për 24 orë.

Eni Çobani: Fotografitë kur vinin, kur ishe në Greqi apo në Pogradec?

Nderim: Kur kam qenë në Greqi.

Eni Çobani: Pra zonja vazhdonte, kishte një lidhje tjetër?

Nderim: Po. Për 24 orë kam ardhur nga Greqia, kam ardhur aty.

Eni Çobani: Po e gjete?

Nderim: Kemi vajtur në polici, kemi bërë një denoncim në rajonin e policisë së Pogradecit, zonja i ka pranuar të gjitha që kam folur me këtë person, i kam dërguar edhe fotot.

Eni Çobani: Pse e çove në polici, për fotografitë e çove në polici?

Nderim: Kam bërë denoncimin sepse zonja nuk e pranonte këtë fakt. Kemi vajtur në rajon të policisë, zonja e ka pranuar atje.

Pavarësisht kësaj, për hir të fëmijës dhe familjes, Nderimi thotë se vendosi ta falte ish-gruan. Më vonë, ngjarja u përsërit dhe ai zbuloi tradhtinë e dytë në ditën e Shën Valentinit, këtë herë me dikë tjetër.

Nderim: Herën e parë e kam falur dhe herën e dytë kam shkuar në divorc. E kam marrë, e kam çuar atje, kam biseduar me prindërit, prindërit më kanë thënë e duam djalin në shtëpi. Për hatër të prindërve, e kam falur, kemi marrë djalin, kemi shkuar në shtëpi.

Eni Çobani: Herën e parë?

Nderim: Herën e parë, po. Pastaj si të gjithë emigrantët e tjerë, kam shkuar për të siguruar të ardhmen për të rritur atë fëmijë, kam shkuar në Greqi, kam qenë 3 vitet e fundit në Greqi pa ardhur fare në Shqipëri. Zonjën e kam marrë shumë herë me vete në Greqi. Zonja vinte vetëm 5-6 ditë, o djali sëmurë, o do të gjente diçka për të ardhur në Shqipëri. Për festat e Vitit të Ri, vij edhe unë në Shqipëri. Thashë do të rri një muaj e do të iki prapë në Greqi. Vij këtu, nisem për në Greqi, më kap policia me ca dokumente, kthehem për në Shqipëri. Në Shqipëri, ka qenë data 14 shkurt. Ne bëheshim gati për të dalë, për të festuar, kap tabletin e djalit dhe brenda në tablet shikoj disa mesazhe që zonja fliste me dikë tjetër.

Eni Çobani: Jo me atë të parin?

Nderim: Jo me atë të parin, ishte dikush tjetër.

Nderimi thotë se kjo shënoi pikën kur vendosi që ta ndërpriste këtë martesë. Ai e dërgoi ish-gruan te prindërit e saj, bashkë me djalin dhe janë divorcuar.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 8 prill 2025

Dashi

Dita e sotme do jete e veçante dhe sensuale për te gjithë ata qe janë ne çift. Do jeni shume entuziaste dhe impulsive. Do hiqni dore nga çdo gjë sot për t’u marre tërësisht me atë qe doni. Beqaret do fillojnë te ndiejnë diçka për një person qe kane takuar kohet e fundit. Shprehini ndjenjat! Financat do përmirësohen dalëngadalë, por ju do rrisni edhe shpenzimet. Kujdes!

Demi

Shume ndjenja do te mbizotërojnë sot ne jetën tuaj sentimentale. Nga njëra ane do keni dëshirë për siguri dhe nga ana tjetër do kërkoni me shume ngrohtësi ne lidhjen tuaj. Do kaloni momente te lumtura. Beqaret nuk do kenë një dite me shume fat. Qëndroni me shume ne praninë e miqve. Ne sektorin financiar do keni fat. Beni ato shpenzime qe iu duhen, por tregohuni edhe vigjilente.

Binjaket

Pritet qe dita e sotme te jete vendimtare për çiftet. Ata qe kane pasur probleme ne jetën e tyre, nuk duhet te bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë, por duhet te mundohen t’i rregullojnë sa me shpejt gjerat. Beqaret duhet te tregohen me te matur me aventurat qe do përjetojnë gjate kësaj dite. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse do jeni ne prag te pasigurisë dhe surprizave te këqija.

Gaforrja

Do favorizoheni sot nga Merkuri. Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me intensive dhe e bukur. Për pjesën me te madhe te beqareve do ketë dashuri me shikim te pare. Do keni vetëm një ide ne koke: te martoheni sa me pare me ta. Mos u nxitoni shume, sepse ky është një vendim qe duhet menduar me kujdes. Me financat do keni fat dhe do bëni pak me shume shpenzime.

Luani

Për pjesën me te madhe te atyre qe jetojnë ne çift, influenca e Venusit do jete mjaft pozitive. Perëndesha e dashurisë do ju beje mjaft joshës dhe do te zgjoje sensualitetin. Për beqaret yjet do te favorizojnë shume dashuritë. Do merreni shume me ndjenjat tuaja, aq sa do rrezikoni ta kaloni ne plan te dyte punën. Ne planin financiar do keni fat dhe çdo gjë do shkoje shume mire.

Virgjeresha

Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinën e jetës ne çift. Nëse mendoni gjate gjithë kohës se partneri ju do dhe s’mund te beje asgjë pa ju, rrezikoni te përballeni me një surprize te pakëndshme. Beqaret do kenë shume fat për një takim te veçante kësaj radhe. Nëse krijoni një lidhje me te, do jeni te lumtur për një kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!

Peshorja

Çiftet qe kane kohe se bashku nuk do kenë asnjë problem. Lidhja e tyre do vazhdoje te jete e forte. Te tjerët mund te kenë edhe disa konflikte te vogla qe do rregullohen duke folur me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë dëshirë ta ndryshojnë jetën e tyre. Kjo do te ndodhe por nuk duhet te tejkaloni kufijtë. Për sa iu përket financave, do keni probleme. Ulni sa me shpejt shpenzimet.

Akrepi

Gjithçka do shkoje mire sot ne planin sentimental. Kujdes, mos u tregoni me posesive sesa duhet sepse partneri mund te mërzitet. Yjet do te favorizojnë dashurinë e beqareve. Mos humbni asnjë mundësi për takim dhe pranoni ftesat qe do iu bëhen. Është dita juaj! Te ardhurat do marrin tatëpjetën. Gjeni mënyrën e duhur për t’i rregulluar, pa qene ende shume vone.

Shigjetari

Fale mbështetjes se Uranit ju do keni fat ne jetën sentimentale. Mos hezitoni t’ia shprehni partnerit tuaj ato qe ndieni. Mund te përdorni edhe gjestet ne disa momente. Beqaret do marrin një propozim shume serioz. Flisni me te dhe merrini gjerat pak shtruar. Influenca e shume planetëve edhe ne planin financiar do e përmirësoje buxhetin tuaj, por do iu shtyjnë edhe te shpenzoni shume.

Bricjapi

Fale ndihmës qe do iu japë Jupiteri iu do bëni projekte se bashku me te dashurin e zemrës suaj. Edhe nëse mund te linde ndonjë debat i vogël ai do te kaloje shume shpejt. Ju beqare qe jeni ne kërkim te shpirtit binjak duhet te dilni me sa me shume persona dhe te pranoni ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme. Kërkoni ndihme nëse keni nevoje.

Ujori

Venusi dhe Marsi do ua bëjnë edhe me te bukur ditën sot. Përgatituni për momente romantike te cilat do iu bëjnë te ndiheni si ne parajse. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te ndërlikuar. Do iu pëlqejë shume dikush, por lidhja me te do jete shume e vështirë për t’u realizuar. Financat do jene te paqëndrueshme. Mundohuni te mos bëni asnjë investim sepse situata mund te rendohet.

Peshqit

Ju qe jeni ne një lidhje do kuptoheni edhe vetëm me një shikim me njeri-tjetrin. Do tregoheni tolerante dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Beqaret janë ne kërkim te një dashurie te qete dhe te ngrohte, por nuk duan te sakrifikojnë lirinë e tyre. Beni një përjashtim sepse do fitoni shume. Merkuri do i mbroje financat dhe ju do mund te realizoni edhe disa nga dëshirat tuaja. Përfitoni!

Grida Duma tregon SMS-në misterioz që mori, Karamuço tregon se çfarë do të ndodhte nëse do ta klikonte

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për përgjimet përmes aparaturave teknologjike apo mesazheve hakëruese.

Autorja e emisionit, Grida Duma tregoi një SMS të çuditshëm që ka marrë më parë nga hakerat.

Karamuço shpjegoi se që nga formulimi i mesazhit, ai që e ka shkuar nuk është shqiptar, teksa shtoi se nëse hapet linku, të vidhen të dhënat.

“Që nga formulimi do e shohësh që ai që e ka shkruar nuk është shqiptar. Nëse janë emra të njohur na ka ndodhur me President Republike. Po ta çosh emër të ndonjë ministri, do hapeshin se do besoheshin. Po të klikosh në link merr nën kontrollin e plotë celularin e dikujt.

A ka sisteme të tjera sot? Ka. Atë me telefonin zero besoj se e mbani mend. Edhe tani që flasim ka ende tendera sekret për përgjime, të ligjshme.

Me emra janë kërkuar para. I kanë bërë në Shqipëri, por nuk i bëjnë më. S’po flasim se na kanë ardhur kinezët, koreano-veriorët, izraelitet, jo. Në Itali për shembull është kapur një grup rumun. Rfdi, përmes bombardimeve me frekuenca merr të dhënat e kartave që mund të kesh. Në atë grup është kapur edhe një shqiptar. Ajo aparaturë zëre se ka ardhur në Shqipëri, shqiptarët duhet të tregojnë kujdes. Ka dhe goca që i mbajnë çantat e hapura”, shprehet ai.

Horoskopi javor: Do të jetë java më e rëndësishme e vitit për këto shenja

Dashi

Energjia e javës të shtyn të përqendrohesh te marrëdhëniet e rëndësishme në jetën tënde – qofshin ato romantike, familjare apo profesionale. Nëse je në një lidhje, mund të bisedoni për të ardhmen, për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme ose për të sjellë më shumë pasion dhe hare në lidhje.

Është një kohë e mirë për të bërë plane të përbashkëta, qoftë edhe një udhëtim i shkurtër që mund të ringjallë emocione të këndshme.

Nga ana tjetër, mund të marrësh një lajm të mirë që vjen nga një mik i ngushtë, ose mund të bësh një marrëveshje apo kontratë që do të të sjellë përfitime të menjëhershme.

Demi

Do ta ndjesh fort këtë javë që gjithçka po ecën ngadalë, por kjo nuk do të thotë që s’ka lëvizje. Ka gjasa të ndodhin zhvillime që lidhen me përditshmërinë tënde – zakonet, rutina, puna.

Mund të përmbyllësh një projekt të rëndësishëm, të ndahesh nga një punë apo klient për të nisur diçka të re. Po ashtu, do të ketë lëvizje pozitive në aspektin financiar. Ndoshta do të shpërblehesh për një punë të mirë që ke bërë, ose do të shohësh një shtim të të ardhurave të tua.

Gjithashtu, mund të tërheqësh një send me vlerë ose të vendosësh të bësh një blerje që të kënaq shpirtin.

Binjakët

Energjia e javës do të të mbushë me pasion dhe ndjenjën e nevojës për t’u shprehur lirisht. Zemra jote do të jetë në qendër të vëmendjes, dhe kështu do të jetë edhe dashuria. Nëse je beqar/e, është një periudhë shumë e mirë për të dalë dhe për të njohur dikë – dikush mund të të magjepsë.

Nëse je në një lidhje, mund të merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e dashurisë suaj. Gjithashtu, projektet krijuese, aktivitetet artistike, marrëdhënia me fëmijët apo pasionet personale do të të sjellin shumë gëzim dhe përmbushje shpirtërore. Do të ndjesh sikur universi po të hap një derë që të çon drejt një rruge më të gëzueshme.

Gaforrja

Kjo javë dhe ajo që vjen do të të rikthejnë vëmendjen te jeta jote familjare dhe shtëpia. Ka shumë mundësi që të marrësh lajme të mira në lidhje me një çështje që lidhet me vendbanimin ose me anëtarët e familjes.

Në mënyrë të heshtur, dikush po ndihmon nga prapaskena që gjërat të ecin në drejtimin e duhur. Ky mund të jetë dikush që ka ndikim ose që ka lidhje me çështjet personale që po përpiqesh të zgjidhësh. Kjo periudhë është e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të bërë paqe me kujtime ose përvoja të kaluarës.

Luani

Kureshtja dhe dëshira për të eksploruar janë më të theksuara këtë javë. Mund të ndjesh një shtysë për të udhëtuar, për të marrë pjesë në ndonjë event kulturor apo për të nisur një libër që të ka intriguar prej kohësh. Po ashtu, mund të të lindë dëshira për të ndarë idetë e tua me të tjerët, përmes një projekti, një propozimi apo edhe një platforme të re.

Kjo është një javë ku duhen kërkuar ndihmat – nëse ke nevojë për mbështetje, shprehja e saj do të të sjellë ndihmën e duhur.

Virgjëresha

Mund të përballesh me përfundimin e një burimi të ardhurash por, duket se fatit nuk i ka mbaruar loja me ty. Një mundësi e re për të fituar para ose për të avancuar në karrierë është në horizont. Mund të marrësh një ofertë pune ose të nisesh drejt një drejtimi që të jep më shumë siguri ekonomike dhe pozicion shoqëror.

Nëse je në kërkim të punës, tani është koha të lëvizësh – mos e shtyj më.

Peshorja

Kjo dhe java që vjen janë ndër më të rëndësishmet për ty këtë vit. Do të ndihesh më në qendër të vëmendjes dhe më energjike për të marrë përsipër sfida të reja. Do të jesh më e gatshme për të dalë nga zona jote e rehatisë dhe për të përqafuar mënyra të reja të të menduarit dhe vepruarit – si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Një partner i rëndësishëm (qoftë romantik apo profesional) mund të luajë një rol vendimtar në rrugëtimin tënd aktual. Fatkeqësisht, ky është një moment i mbushur me fat – prandaj beso në vete dhe mos i shmang sfidat!

Akrepi

Nuk ka nevojë të ndihesh fajtor që nuk je plotësisht produktiv këtë javë. Në fakt, është koha për t’u tërhequr, për të pushuar dhe për të mbledhur forca. Sa më shumë të lejojë veten të çlodhesh, aq më shumë do të rritet energjia dhe qartësia jote mendore.

Disa prej jush mund të jenë duke punuar në heshtje për një projekt të rëndësishëm ose mund të kenë takime me specialistë për çështje shëndetësore. Gjithashtu, mund të vijnë lajme të mira që lidhen me pasuri – si një marrëveshje, një trashëgimi ose një ndryshim pozitiv në asetet e tua.

Shigjetari

Edhe pse ritmi i ngadaltë i javës mund të të duket si pengesë, në fakt do të të japë më shumë kohë për të shijuar jetën dhe njerëzit përreth teje. Do të ndihesh më i lidhur me miqtë dhe rrethin shoqëror dhe mund të marrësh lajme të mira nga dikush që e ke për zemër.

Një marrëdhënie romantike apo një bashkëpunim i rëndësishëm mund të sjellë gëzim dhe surpriza të këndshme.

Gjithashtu, sytë e tu mund të kthehen nga një projekt profesional që lidhet me rrjetin tënd, duke të sjellë mundësi të reja për rritje dhe bashkëpunim.

Bricjapi

Kjo dhe java e ardhshme janë vendimtare për karrierën tënde. Mund të të ofrohet një promovim, një punë e re apo një mundësi për të dalë në pah. Gjithçka që ke ndërtuar muajt e fundit po vjen në pikën e vet kulmore. Puno me përkushtim, sepse rezultatet nuk do të mungojnë.

Një ndryshim në përgjegjësi ose në organizimin e punës është i mundshëm, por do të të çojë në një drejtim më të sigurt profesionalisht.

Ujori

Ka një energji të artë përreth teje këtë javë. Do të ndjesh një shtysë për të hapur krahët drejt horizonteve të reja, qoftë në planin personal, qoftë profesional. Universi po të jep sinjale për të ndërmarrë një rrugë të re – prano ndryshimet dhe mos ki frikë të dalësh nga rutina.

Po ashtu, në planin personal, mund të marrësh lajme të ëmbla që lidhen me dashurinë, argëtimin, krijimtarinë, fëmijët apo një projekt që të frymëzon.

Peshqit

Dy javët në vijim do të sjellin theks të veçantë te marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimet.

Nëse je përfshirë në një negociatë, një ndarje apo një çështje financiare të rëndësishme, duket se do të ketë përparime pozitive. Financat do të jenë në qendër të vëmendjes – mund të përfitosh para nga një pasuri, një kredi apo një marrëveshje që lidhet me familjen ose shtëpinë.

Kjo është një periudhë për të mbyllur kapituj të vjetër dhe për të ndërtuar siguri afatgjatë.

Në përfundim, jemi në prag të një riorganizimi të madh astrologjik.