Parashikimet e frikshme të Baba Vangës, ja një prej tyre që u përmbush para disa ditësh!

Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur, bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.

Legjenda bullgare, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme. Ka “goditur” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet.

E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta. Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo ka thënë se do ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror.

Çuditërisht, këto parashikime janë në sinkron me ato të Nostradamus.

Ngjarje shqetësuese në Durrës, dy vajza përfshihen në përpIasje, ndërhyn policia dhe ambulanca

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja shpërtheu në një moment tensioni të papritur, duke shkaktuar shqetësim tek ata që ishin në zonë.

Për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet janë duke hetuar shkakun e këtij konflikti dhe do të ndërmarrin hapa për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Mësohet se vajza nuk ka pranuar të dalë nga makina pa praninë e policisë. Pas mbërritjes së dy furgonave të policisë dhe forcave të “Shqiponjave”, është bërë e mundur shoqërimi i vajzës në komisariatin e Durrësit për hetime të mëtejshme.

V. rasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, studentët e ‘La Sapienzas’ në protestë: Drejtësi për Ilarian

Vrasja tragjike e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, nga i dashuri i saj filipinas në Itali, ka shkaktuar hidhërim dhe solidarizim të madh, veçanërisht mes të rinjve dhe bashkëstudentëve të saj në Universitetin “La Sapienza”.

Qindra studentë të përlotur u mblodhën pasditen e së mërkurës në oborret e universitetit italian, ku zhvilluan homazhe për të ndjerën. Ata vendosën lule poshtë fotos së saj, duke shprehur dhimbjen dhe revoltën ndaj ngjarjes tragjike.

Në një akt simbolik, protestuesit tundën çelësat në ajër, një gjest që simbolizon kërkesën për drejtësi dhe siguri më të madhe për gratë.

“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”, – shkruhej në një çarçaf të madh të vendosur nga studentët, duke bërë thirrje për veprim kundër dhunës ndaj grave.

Me kokën e dushit në dorë, Alba Pollozhani dhuron spektakël teksa Iahet. Komentuesit: Si murra… (Video)

Alba Pollozhani, një nga konkurrentet e Ferma VIP, ka dhuruar një moment që ka bërë bujë, por jo për arsyet më të mira.

Gjatë një performance në dush, ajo këndoi “I See Red” nga Everybody Loves An Outlaw, por interpretimi i saj nuk u prit mirë nga publiku.

Në vend që të impresiononte, ajo shkaktoi më shumë të qeshura dhe komente negative, me disa që e krahasuan madje me murrën.

Pavarësisht përpjekjes për të tërhequr vëmendjen, duket se performanca e saj la më shumë për të dëshiruar.

VIDEO

Rrjeti i frikshëm i mafies/ SPAK godet 16 grupe kriminale në tërë Shqipërinë, 3096 përgjime

Përgjimet

Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 163 procedime penale, ku janë interceptuar 3,096 pajisje fundore (telefonat e personave të dyshuar). Krahasuar me vitin 2023. Në total, janë ekzekutuar 2,046 vendime gjykate, një rritje e dukshme krahasuar me 1,669 vendime në vitin 2023.

Hetimet pasurore

Po ashtu, hetimet pasurore dhe financiare kanë qenë një prioritet i rëndësishëm për SPAK. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë totale 65.5 milionë euro, duke përfshirë pasuri të sekuestruara prej 28.7 milionë euro dhe ato të konfiskuara prej 36.8 milionë euro.

Kjo tregon një rritje të ndjeshme prej 59.7% krahasuar me vitin 2023, duke vënë në dukje efikasitetin e SPAK në luftën kundër krimit financiar dhe pastrimit të parave.

Krimi i organizuar dhe roli i grupeve kriminale në tregjet ndërkombëtare

Grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të krimit, kryesisht në trafikun e drogës, kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe krimin kompjuterik. Sipas të dhënave statistikore për vitin 2024, SPAK ka zhvilluar një përpjekje të madhe në hetimin dhe ndjekjen penale të organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale. Nga totali i çështjeve nën hetim, vetëm 4.9% janë transferuar, 3% janë pushuar, 5.6% janë pezulluar, ndërsa 70.3% e çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025. Po ashtu, 34% e të pandehurve janë dërguar në gjykatë, duke treguar një progres të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të drejtësisë.

Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetur në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës. Këto grupe janë aktive në qytete të tilla si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani dhe Vlora. SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale, të cilët janë të përfshirë në aktivitete kriminale të organizuara në disa qytete të vendit.

Trafiku i drogës

Në vitin 2024, janë regjistruar 35 çështje për trafikun e drogës, me gjithsej 35 persona nën hetim. Numri i çështjeve nën hetim për këtë vepër penale është gjithsej 124, ndërkohë që 5 çështje janë dërguar në gjykatë për gjykim, me 33 të pandehur. Hetimet për trafikun e drogës janë një nga prioritetet më të mëdha të SPAK dhe shohin një angazhim të vazhdueshëm për të goditur organizatat kriminale që operojnë në tregjet ndërkombëtare të drogës.

Nga temperaturat e verës, direkt e në dimër! Temperaturat do të arrijnë në -3°C, ja kur do të kemi rrebesh dhe dëborë

Edhe këtë javë moti në vendin tonë do jetë i paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu.

Kjo situatë pritet të vijojë të premten dhe të shtunën. Ndërsa të dielën, temperaturat do të bien ndjeshëm dhe reshjet e dëborës do të rikthehen në zonat malore.

Temperaturat ditën e sotme do të arrijnë deri në 23°C, por nga mesdita e së enjtes do të nisë një rënie graduale. Të dielën temperaturat do të zbresin deri në -3°C në zonat malore.

Java e ardhshme do të nisë me kthjellime, por nga mesi i saj reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish.

Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

Dita e sotme, do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim, priten reshje dëbore në zonat malore.

Këtë të mërkurë, temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim, pritet një rënie graduale e temperaturave.

Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.

Olsi Bylyku: Si nuk e përmendi askush partneren time që duron komentet për Eglin!

Olsi Bylyku u përball me pyetjet e Dalina Buzit, për Egli Takon.

Ndër të tjera tha se merita i takon e gjitha partneres së tij tani që po duron opinionin publik.

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Ne u njohëm 19 vjeç ishim shumë të rijnë. Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,”-përfundoi Olsi

“Big Brother VIP” drejt fundit, kush janë dy banorët “kokë më kokë” për finalistin e parë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, sipas një mekanizme nga Vëllai i Madh, banorët kanë vendosur dy persona që meritojnë finalen.

Të ndarë në dy grupe, ata kanë zgjedhur Rozana Radin dhe Gerta Gixharin, të cilat janë në nominim “kokë më kokë” dhe televotimi është i hapur për finalisten e parë.

Duke arritur drejt fundit, lajmi për finalisten e parë do të jepet në spektaklin e të shtunës.

Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet më 19 prill dhe Vëllai i Madh ka njoftuar se gara do të jetë vetëm mes katër banorëve.

Sot hyn në fuqi urdhri që do “trondisë tregjet globale”, Trump fjalim para kombit

Pas javësh premtimesh dhe presionesh të vazhdueshme, ka ardhur dita ku lahen hesapet: 2 prilli!

Një datë e paralajmëruar shpesh nga presidenti Donald Trump si momenti vendimtar për ekonominë amerikane dhe ndërkombëtare.

E mërkura është dita kur tarifat reciproke të Shteteve të Bashkuara për mallrat e importuara nga pjesa tjetër e botës hyjnë në fuqi, një masë që do të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet tregtare dhe në ekonominë globale.

Tarifat e SHBA prekin një gamë të gjerë mallrash, duke përfshirë ato nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat do të shtyhen për një muaj. Pjesa tjetër e vendeve do të përballen me një mori çmimesh më të larta.

Ndërsa më 3 prill do të hyjnë në fuqi tarifat 25% për makinat dhe komponentët e prodhuara jashtë vendit, një tjetër hap në realizimin e politikave të Trump për të rivendosur dominimin amerikan në sektorin e prodhimit.

Kjo është një ngjarje që pritet të ketë ndikim të gjerë në Amerikë dhe në Botë, ndaj edhe Trump do të flasë përpara kombit më 2 prill, në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të reagojnë partnerët tregtarë dhe se cilat mund të jenë pasojat për tregtinë globale.