HARROl që ka taύoIinë xhami, gazetαrja hαρ k. ëmbët dhe bëhet gαzi i bòtës

Harron që ka tavolinë xhami, gazetarja hap këmbët dhe bëhet gazi i botës.

Gafat në transmetim live janë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as ato pas skenave dhe gjatë xhirimeve.

Videoja më virale për momentin është gazetarja italiane e lajmeve në TG5, Costanza Calabrese.

Gafat në transmetim live janë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as ato pas skenave dhe gjatë xhirimeve.

38-vjeçarja ishte ulur para një tavoline qelqi gjatë transmetimit të lajmeve, por me sa duket nuk e paska mësuar që xhami është i tejdukshëm.

Costanza kishte hapur këmbët teksa ishte e veshur me fund dhe teleshikuesit kanë mundur të shohin pjesën ndërmjet këmbëve të saj.

Horoskopi për ditën e sotme,  e Premte 23 Maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni mënyrën si blini, shpenzoni dhe fitoni. Po ta analizoni të shkuarën, mund të rizbuloni një aftësi apo pasion të vjetër që tani mund të shndërrohet në burim fitimi. Jini fleksibël dhe përdorni imagjinatën për të nisur diçka të re. Po ashtu, mund të njihni persona që ju frymëzojnë për të ndjekur rrugë të pazakonta për të shfrytëzuar talentet tuaja.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Diçka e bukur dhe e papritur mund të ndodhë ndërsa Urani kalon në shenjën tuaj. Mund të ndjeni dëshirën për të ndryshuar rrënjësisht identitetin dhe mënyrën si e shihni botën. Është koha për t’u ndjerë i lirë që të jeni vetvetja. Mund të thyeni rregullat, të shkëputeni për një kohë nga rutina, të udhëtoni ose të bëni ndryshime të mëdha në pamje. Individualiteti juaj ka nevojë të shprehë veten plotësisht – dhe këtë herë, pa ndrojtje. Jeta ka shumë forma për të qenë e bukur – dhe ju jeni gati t’i zbuloni.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Bota juaj e brendshme ndriçon sot më shumë se zakonisht. Mund të përjetoni ëndrra të çuditshme, ide të papritura ose të kuptoni menjëherë diçka që më parë ju ka dukur e paqartë. Me Uranin që ndikon në sferën tuaj të nënndërgjegjes, është momenti të përditësoni besimet dhe vlerat që mbani brenda vetes. Intuita është e jashtëzakonshme – nëse ndieni diçka për dikë apo për një situatë, ndiqeni atë ndjesi, pasi mund t’ju çojë drejt së vërtetës. Është koha për t’u çliruar nga paragjykimet e vjetra dhe për të përqafuar dritën e kuptimit të ri.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Rrethi juaj shoqëror po ndryshon. Grupi juaj, bashkëpunëtorët apo komunitetet ku bëni pjesë mund të transformohen në mënyra të papritura. Do ndiheni të tërhequr drejt njerëzve ose organizatave më origjinale dhe më afër vlerave tuaja njerëzore. Është momenti për t’u shkëputur nga lidhjet që nuk ju përfaqësojnë më dhe për të ndërtuar një rrjet të ri të bazuar në idealet që ju frymëzojnë. Bëhuni gati të njihni persona që ndajnë me ju ëndrrën për ta bërë botën një vend më të mirë.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Ndryshimi ju thërret në jetën profesionale. Ambiciet tuaja mund të pësojnë një kthesë: ndoshta një plan që e ndiqnit me këmbëngulje tani duket i vjetëruar. Urani në sektorin tuaj të karrierës ju shtyn të hiqni dorë nga ide të ngurta dhe të drejtoheni drejt një rruge më të lirë dhe emocionuese. Ndoshta dëshironi më shumë pavarësi, të filloni një biznes tuajin apo të punoni nga shtëpia për të gjetur një ndjenjë të re lirie. Është koha të rimendoni qëllimet dhe të krijoni rrugën tuaj personale drejt suksesit.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Bota po ju pret! Me Uranin që ndikon në zonën tuaj të udhëtimeve dhe aventurave, ndiheni të tërhequr nga gjithçka që është ndryshe dhe frymëzuese. Jeni gati të dilni nga zona e rehatisë për të eksploruar kultura, ide dhe filozofi të reja. Mund të shfaqen mundësi për të udhëtuar jashtë vendit apo për të mësuar përmes eksperiencave të pazakonta. Po ashtu, një mësues apo udhërrëfyes shpirtëror mund të hyjë në jetën tuaj në mënyrë të papritur, duke ju udhëzuar drejt një të ardhmeje më të gjerë dhe më të lirë.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Prit të papriturat në fushën e financave dhe karrierës. Urani, planeti i ndryshimit dhe risive, ndikon në sektorin e të ardhurave të përbashkëta, duke sjellë mundësi të reja për bashkëpunime të frytshme apo ndryshime të papritura në drejtim. Mund të ndihesh i mërzitur nga rutina profesionale, por puna me një partner apo shkëmbimi i ideve mund të sjellë një qasje të freskët që të hap dyer të reja. Edhe pse ndoshta të tjerët nuk do të kuptojnë menjëherë vizionin tënd novator, ti e di që je në rrugë të drejtë.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Dashuria mund të të trokasë papritur në derë. Urani po ndikon fuqishëm në sferën e partneriteteve dhe kërkon nga ty të heqësh dorë nga konceptet e vjetra të lidhjeve romantike. Ti dhe partneri mund të vendosni të silleni më lirshëm, të eksperimentoni apo të çlironi marrëdhënien nga pritshmëritë tradicionale. Për beqarët, kjo është një periudhë kur dashuria mund të vijë nga vende e situata të pazakonta. Një njohje e re mund të trazojë botën tënde emocionale në mënyrën më të mirë.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Rutina jote e përditshme po ndryshon për mirë. Me Uranin në sektorin e përditshmërisë dhe shëndetit, do të ndihesh i shtyrë të eksplorosh mënyra të reja pune, mirëqenieje apo qasje alternative ndaj jetës. Mund të ndihesh i tërhequr nga profesione të pazakonta ose të përfshihesh në praktika të shëndetit alternativ. Kjo është koha ideale për të zëvendësuar zakone të padobishme me alternativa që ngrenë shpirtin. Mund të takosh dikë që të prezanton me teknika revolucionare për të ndërtuar rrugë të reja drejt suksesit mendor dhe emocional.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Ndihesh i gjallë dhe i shndritshëm ndërsa Urani ndriçon sektorin tënd të krijimtarisë. Kjo është një ditë perfekte për të ndarë një mesazh personal me botën apo për të shfaqur talentet e tua. Mund të takosh njerëz të veçantë që të ndihmojnë të shprehësh veten pa filtra dhe të ndahesh nga shabllonet e zakonshme. Nëse ke një projekt artistik në mendje, ky është momenti për ta nisur. Kreativiteti është në kulm dhe gjithçka që lind nga zemra do të gjejë rrugë për të prekur të tjerët.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Sot ke mundësinë të rishikosh kuptimin e fjalës “familje”. Urani po ndikon në sektorin tënd të shtëpisë dhe rrënjëve, duke sjellë një nevojë për të eksploruar një mënyrë jetese më të lirë dhe jo të zakonshme. Mund të kuptosh se jeta tradicionale familjare nuk është për ty dhe të tërhiqesh nga një mënyrë më unike dhe personale e të jetuarit. Një komunitet i njerëzve të veçantë mund të bëhet familja që ke kërkuar gjithmonë. Hapësira për liri, udhëtime dhe kultura të ndryshme mund të ndihmojë shpirtin tënd të ndihet më i plotësuar.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Mendja jote është një burim idesh të reja. Urani po aktivizon zonën e komunikimit, duke sjellë mendime të çuditshme, ndjesi të reja dhe kuriozitet të lartë. Mund të takosh dikë që të hap horizontin dhe të prezanton me ide që nuk i ke shqyrtuar kurrë më parë. Leximi, të mësuarit dhe shkëmbimi i mendimeve do të kenë një ndikim të fuqishëm dhe mund të ndryshojnë drejtimin e jetës tënde. Fleksibiliteti mendor është pika jote e fortë sot – shfrytëzoje për të krijuar ura të reja dijeje. /noa.al

V▪︎ kja e 54-vjeçares pas operacionit, reagon sërish mjeku: U zgjua në mesnatë, për 3-4 minuta ndërroi j etë

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në Durrës ka reaguar për Top Channel pas ngjarjes.

Mjeku: Pacientja është ekzaminuar, ka bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë, ngushtimi i stomakut është operacioni më i përhapur në Europë dhe Amerikë, por si çdo operacion nuk është i përjashtuar nga komplikacionet, shkon deri në 2, ka edhe raste në 7%.

Pacientja u operua, operacioni shkoi normalisht, doli në pavion, komunikonte, lëvizte, nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, zgjohet në mes të natës së ditës së dytë, nuk arrin të flasë dhe për tre, katër minuta ndërroi jetë, me të gjitha manovrat. Sipas raportit paraprak të dhënat tregojnë një infarkt masiv miokardi.

Ndihma është dhënë menjëherë, çdo gjë ka ndodh për 4-5-6 minuta, gjendja ishte e pakthyeshme, aludime akuza bëhen, por le ta vërtetojnë organet komp0etente. Nuk ishte paciente kardiake, kishte bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë.

“Vota e diasporës u manipulua”, Papa kërkon hetim të thelluar: Nëse DASH s’i njeh zgjedhjet, do përsëritet skenari i…

Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus” tha se DASH deri më tani i ka njohur parregullsitë në zgjedhjet në Shqipëri dhe s’e ka uruar Ramën për fitoren. Megjithatë Papa thekson se ende s’e dimë nëse DASH nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit Ramës. Nëse kjo ndodh, sipas tij, do të duhej të ndiqej e njëjta qasje me vitin 96-të. Papa shton se opozita duhet të paraqesë provat e duhura dhe të evidentohet marzhi i manipulimeve.

“Në opozitë është në të drejtën e vet të kërkojë të drejtën e saj, nëse mendon se ia kanë vjedhur zgjedhjet. Pashë ato pamjet. Raporti i parë është i ODIHR, që ka vënë rë edhe shkeljet e mëdha. SHBA ka pasur vëzhguesit e vet, raporti ka shkuar në DASH. Deri më tani DASH s’e ka uruar Ramën, sic ka ndodhur me Macorn, Melonin, etj.

Ka pasur një deklaratë për mua si i atashuar, që jemi në dijeni për parregullsitë e zgjedhjeve, shqiptarët duhet të kishin votuar të paintimiduar. Off record kam informacione të tjera. Ajo që më jep optimizëm është që ky departament, s’është si i Yuri Kim. S’është vetëm rasti ynë, është ai i Rumanisë. Dje ka pasur hiring në Senat, më pas në Kongres, sekretari Rubio.

Përmes donacioneve përmes një kongresmen mund t’i bëhej pyetje direkte Rubios. Shqiptaro-amerikanët s’kanë lobing të fortë si Greqia dhe Serbia. Mbetet shumë për t’u bërë. Votimi i diasporës u pa qartë që ka manipulime. Nëse DASH s’do t’ia njihte zgjedhjet Ramës, rrjedhoja logjike do të shkonte si në 96-ën, por a do jetë kjo administratë me atë qasje, s’e di. BE duket se mbështet Ramën.

A do donte BE të kishte një autokrat?! Sipas burimeve të DIA-s janë 8 miliardë dollarë që vijnë nga droga. Opozita duhet të afrojë prova. Por duhet të kemi prova të bindim një të huaj. Është vështirë mentaliteti ynë, mentaliteti i tyre. E ke të vështirë t’ia shpjegosh një amerikani administratën.

DASH ndërhyn, siç ndërhyri në 96-ën, por s’dua të ngre shpresa te demokratët që do ketë mosnjohje nga DASH. Deri tani njeh parregullsitë dhe s’e ka uruar Ramën për fitoren. E kemi forcën për hiring në Kongres apo Senat? Nuk bëhet thjesht me pagesa lobistësh. Marzhi i vjedhjes sa është? Duhen prova të mëdha, duhen reagime të mëdha”.

Mbërrijnë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore, ja ku do të qëndrojnë

Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri ndau ndër të tjera dëshminë e Kapiten Ertion Kodra, shef i Mirëmbajtjes së Black Haëk, i cili vlerësoi këtë investim që ofron kushte më të mira pune.

“Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij angari është për të akomoduar deri në 4 helikopterë Black Hawk, por jo vetëm për akomodimin. Këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore si dhe të gjitha proceset. Do jetë i pajisur edhe me vinç që do të shërbejë për heqjen e pjesëve më të rënda”, tha Kapiten Kodra.

Incident në ajër! Kriset xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.

Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky ishte incidenti i dytë brenda ditës për të njëjtin avion, i cili më herët gjatë mëngjesit kishte devijuar edhe gjatë fluturimit DY1934 Oslo–Tiranë, duke u ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë brenda pak orësh.

“Truri i krimit në Shqipëri është në Fier”, Karamuço: Shqiptarët ndonjëherë i ngrenë kurth vetes, ja kur nis rreziku

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.

Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.

Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.

“Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.

Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.

Sipas Karamuços, grupet kriminale shqiptare bien në kurth në momentin kur ekspozohen apo dhe kur krijojnë lidhje me eksponentë të politikës si në nivel lokal ashtu dhe qendror.

“Truri tradicional i krimit të organizuar në Shqipëri është Fieri. Problemi është që këto janë celula, që hidhen në punë kur gjejnë marrëveshje, negociata me grupe e mëdha. Në momentin kur ti ekspozohesh dhe gabimi që ti bën që atashohesh në biznes dhe kërkon nxitjen dhe mbështetjen e eksponentëve të caktuar politikë lokalë dhe qendrorë, aty pastaj është një kurth i madh”, shtoi ai.

Foto/ Pas ndarjes nga Jashari, Hati shfaqet ne unazë në gishtin e fejeses!

Pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj Jashari, Hati duket se ka zgjedhur të mos e kthejë kokën pas.

Duket që ajo po jeton një jetë luksi, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen me disa lëvizje që kanë ngjallur shumë kuriozitet në rrjete sociale.

Një veturë e re e shtrenjtë është dhe një unazë me gurë të çmuar në gishtin e saj. A ka diçka të re tek Hati? Kjo pritet për tu parë në vijim.

“Nuk është i mirë në s.htrat por e dua”, Miki deklarohet për Xhonin

Në këtë episod të Për’puthen do të ndiqni pjesën tjetër të takimit Miki Xhoni. Çfarë ndodhi mes tyre? A mundën të sqarohen çifti?
Një deklarim i papritur nga Miki për dashurinë që ndjen për Xhonin. Po ky i fundit si ju përgjigj këtij deklarimi?

Për’puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri.
Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta.

Temperaturat në këtë shtet arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të nxehti të jashtëzakonshme, me temperaturat që janë pranë kufirit prej 50°C.

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar sot ishte 49.3°C në zonën Bada Dafas, rajoni Al Dhafrah i Abu Dhabit, rreth orës 14:00, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo nxehtësi ekstreme është përhapur në mbarë vendin, ku shumë zona kanë regjistruar temperatura nga 45°C deri në 48°C.

Kushtet mbeten të vështira për banorët, të cilët po përballen jo vetëm me vapën përvëluese, por edhe me lagështi të lartë dhe erëra me pluhur.

Shpejtësia e erës varion nga 10 deri në 25 km/h deri në 35 km/h.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, pasi stuhitë e pluhurit mund të shfaqen papritur.

Gjithashtu, niveli i lagështisë pritet të arrijë deri në 90 për qind në disa zona, duke krijuar një atmosferë mbytëse dhe të pakëndshme.