“Zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel.

Pas përfundimit të samitit, Berisha tha se zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU, si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.

“Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë”, tha kreu i PD.

Berisha: Qendrimi në byronë ekzekutive, domethënë në forumin në të cilin ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha aprtive anëtare të IDU-së, u prit me duartrokitje dhe me shumë përzemërsi reagimet ndaj fjalës që mbajta unë dhe që mbajti Fatmir Mediu.
Realiteti shqiptar është i pakrahasueshëm. Është një nga realitet më të trishta, jo vetëm në Europë, por në Afrikë dhe në vende tjera, sepse ky është një forum ndërkombëtar.

Natyrisht, nuk ishim të vetmit ne që referonim të burgosurit politikë, proceset politike, grabitjen masive. Por, raste si Shqipëria nuk u paraqit ndonjë, kur ndodh një blerje e hapur masive e votës, ku ndodhi përdorim masiv i bandave, ku ndodhi shdnërrimi i të gjithë shtetit në një monstër elektorale dhe u bë gjithçka për të dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Pati mirëkuptim të plotë për fjalën tonë, bëmë dhe takime të veçanta me personalitete të shquara të kësaj organizate për veprime dhe mbështetje konkrete.

Mendoj se, këto hapa janë jashtëzakonisht pozitive dhe të dobishme, por janë vetëm hapat e parë të një beteje të cilën, Opozita shqiptare do ta fitojë, sepse nuk mundet kurrë që: dhuna, terrori, krimi, droga të mbizotërojnë, pavarësisht çfarëdo që duket sot Edi Rama, e garantoj që këtë mandat nuk do ta gëzojë.

Së pari, një paraqitje e situatës në të cilën, ne aleatin më kryesor kishim rezolutat e miratuara, 4 rezoluta, si për asnjë rast tjetër dhe në tërësi të kushtuara problemeve zgjedhore. Natyrisht, e vërteta është që në mbështetje të këtyre rezolutave dhe të qendrimeve tona ishte padiskutim edhe raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, i ODIHR-it, PE-së, KE-së.

Pra, në këtë rast, mendoj se, u dëgjua me shumë interes, por njohuritë nuk mungonin. Nga sa kuptova unë, zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq dhe si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.

“Në Kanunin tonë thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut”/ Rama: Dreka nuk është asnjëherë falas, por…

Në fund të sesionit të parë të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama duke bërë batuta me liderët evropianë, pjesëmarrës në tryezë, përmendi Kanunin dhe mikpritjen. Rama tha se zakonisht dreka nuk është falas, por në Shqipëri është e kundërta, pasi në çfarëdo cilësie, do të jenë të mikpritur.

“Në Kanunin tonë të shkruar kohë më parë, ka një kapitull për mikpritjen.

Fillon me një citim që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Dhe kjo fjali është vërtetë e thellë. Është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që në atë moment kishte më shumë hebrenj se në fillim. Erdhën si miq që u mbrojtën, që shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.

Këmbimi valutor, 16 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 16 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë.

Euro, blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 117 lekë

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.1 lekë, ndërsa në shitje me 63.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore në Shqipëri

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet

Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.

Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

A mendoni se Shqipëria do jetë pjesë e BE-së në 2030? Ja çfarë thotë Kaya Kallas

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë politik Evropian që mbahet në vendin tonë.

Në mbërritje Kallas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Një ndër pyetjet ishte: “A mendoni se Shqipëria do bëhet pjesë e BE deri në 2030?”

Kallas u përgjigj duke thënë se vendi ynë po bën progres për reformat dhe se duhet të vazhdojë me to deri në finalizimin e tyre.

Kaya Kallas: Po, mendoj që Shqipëria po bën progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reformat që janë të nevojshme. Nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura, ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, por ka një moment ku BE dëshiron zgjerimin.

Berisha në Bruksel: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin një farsë e vërtetë! Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në Forumin e Unionit Internacional Demokratik (IDU) në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat ka folur për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se dëshiron ëtë informojë Bordin Ekzekutiv të IDU-së se ishin një farsë e qartë.

“Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës”, tha Berisha.

Berisha ka kërkuar mbështetje duke thënë “kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë”.

Deklarata e plotë e Berishës:

Faleminderit shumë, z. President.

Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare.

Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.

Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale.

Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.

Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion.

Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.

Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej.

Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.

President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian.
Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar.

Faleminderit shumë!

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë! Kryeministrja italiane: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.

Meloni e ka komentuar me batutë gjestin e kreut të qeverisë shqiptare.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha ajo me shaka.

(BalkanWeb)

“Si e fitova lotarinë amerikane dhe çfarë më ndodhi në Amerikë”, Ana rrëfen historine qe duhet ta Iexόje cdo shqiptar

Ajo ka një histori ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve. Nuk ishte ëndrra e saj të largohej. Pasi mbaroi studimet, u punësua në një institucion shtetëror. Jeta e saj ishte këtu, në Tiranë, mes familjes, miqve pafund dhe jetës së pasur sociale. Vajza e bukur e kryeqytetit, kishte bërë shumë punë për të arritur aty ku ishte, e tashmë e ndjente veten të realizuar.

Dashuria e madhe për familjen, as që e kishte lejuar t’i lindte në mendje dëshira e largimit.

Lotarinë e hodha më shumë e shtyrë nga miqtë. Madje kur dolën fituesit, ishin sërish shoqet që më pyesnin vazhdimisht, nëse e kisha parë. E kontrollova pas 5 ditësh dhe pashë që isha fituese. Familja nuk po më besonte, menduan se po bëja shaka edhe e them me bindje, që e kanë marrë me shaka, deri sa kam hipur në avion. Nuk më penguan, sepse e dinin që mundësi të reja po më krijoheshin. Por, shkëputja prej tyre, ishte një nga gjërat më të vështira që kam përjetuar. Ishte hera e parë, që largohesha nga njerëzit e mi.”

Ana tregon hapat që ndoqi, deri në largimin nga Shqipëria.

Faza e parë është përzgjedhja, ku ti ke numrin tënd identifikues. Pastaj vazhdon me fazën e dytë, plotësimin e formularit online, ku kërkohen informacione rreth teje dhe edukimit tënd. Më pas lajmërohesh për intervistën, në varësi të numrit identifikues. Para se të intervistohesh, duhet të kesh mbledhur të gjitha dokumentet dhe t’i kesh dërguar në ambasadë”.

Për të shkuar në Amerikë, duhet patjetër ndihma e një njeriu, që të të sigurojë garancinë. Fatmirësisht, Ana kishte shoqen e saj. Ajo i siguroi garancinë dhe më pas e ndihmoi me akomodimin dhe gjetjen e punës. Ana tregon se u dashurua me Bostonin, sapo zbriti në aeroport. Një jetë e re po niste, por ajo as që e kishte idenë e asaj, që e priste më tej. Thjesht nuk i tha jo, një mundësie.

Në fillim nuk isha e përgatitur, mendoja se jeta do të ishte e lehtë. Mendoja se e dija mirë anglishten, por nuk ishte ashtu. Ritmi i amerikanëve ishte shumë i shpejtë dhe mezi i kapja fjalët e tyre. Probleme hasa sidomos gjatë punës sime të parë, në ‘fast food’. Dilte ndonjë andrallë çdo ditë, qoftë te menuja e gjatë, apo tek njerëzit, pasi ke të bësh me të gjitha kombet dhe racat. Iu futa anglishtes, duke e mësuar më shumë nga ‘YouTube’. Me kalimin e kohës fillova të përshtatesha. Fitova sigurinë e gjuhës dhe nisa të kërkoj një mundësi më të mirë për veten. Puna aktuale është në kompaninë e njohur ‘Benchmark’.”

Ana tregon, se në Boston gjithçka është ndryshe. Krejt ndryshe funksionon puna, shkolla, shoqëria. Njerëzit janë të fokusuar më shumë te puna dhe pak hapësirë kanë për jetën sociale. Madje, ajo me shaka thotë se mendimi i parë që kanë amerikanët për shqiptarët, është si njerëz të punës.

Shqiptarët, por në përgjithësi të gjithë njerëzit këtu, vetëm punojnë. Jeta sociale është pothuajse zero. Nuk ke mundësi të krijosh shumë miqësi, pasi njerëzit nuk kanë kohë. Unë në fillim punoja 72 orë në javë dhe kisha vetëm një ditë pushim. Fiton shumë, çfarëdolloj pune që të bësh, qoftë edhe më të parëndësishmen. Sa fiton këtu për një javë, nuk e merr dot as në një muaj në Shqipëri. Normalisht që lodhesh. Çdo ditë duhet të udhëtosh nga periferia drejt qendrës së qytetit, pasi aty ndodhen gjithë bizneset dhe kompanitë. Njerëzit jetojnë larg vendit tyre të punës dhe çdo gjë bëhet me planifikim. Unë duhet të flas më përpara me miqtë për t’u takuar me ta dhe për të gjetur një orar takimi, pasi për shkak të punës, është e vështirë të koordinohemi”.

Amerika njihet si vendi i punës, por edhe si vendi i mundësive. Nëse kërkon të bësh diçka të mirë dhe të investosh për rritje profesionale, ti mundesh. Ana ka aplikuar në një Northeaster University, është pranuar dhe në janar fillon studimet. Ajo këshillon gjithë të rinjtë, që para largimit nga Shqipëria, të kujdesen për diplomat e marra aty.

Shkolla të njihet, çfarëdolloj dege që të kesh mbaruar në Shqipëri. E vetmja gjë që duhet të bësh, është noterizimi, përkthimi dhe njësimi i diplomës në Ministrinë e Arsimit. Të rinjtë shqiptarë nuk duhet ta neglizhojnë këtë mundësi. Unë në fillim nuk e dija, por pasi u informova, pashë që kisha mundësi të kualifikohesha më tej. Tani po vazhdoj të specializohem në degën, që kam studiuar në Shqipëri”.

Jeta e Anës u bë më e bukur, jo sepse tashmë kishte më shumë para, apo sepse ishte në tokën e ëndrrave, por sepse gjeti dashurinë e jetës. Aty njohu Andin, djalin simpatik, inteligjent dhe shakator, me të cilin po përjeton momentet më të lumtura të jetës. Djali i larguar herët nga Tirana, i dha kuptim tjetër jetës së saj.

Amerika e ndryshoi. Vajza e vogël, e përkëdhelura e prindërve, u bë më e rritur dhe më e pjekur. Iu desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por jo nga njeriu që kishte brenda vetes. Mbeti po aq e qeshur, e ëmbël, e thjeshtë dhe e dashur. Amerika i hoqi takat, make up-in, fiksimin pas pamjes, po jo mirësinë dhe buzëqeshjen.

Ana thotë se i mungon familja, miqtë, Shqipëria. Por, Amerika e ka magjepsur.

Më pëlqen se sa thjeshtë mund t’i bësh gjërat që do. Nëse punon fort, ti mund të arrish ku të duash. Nuk ka parti, nuk ka lidhje me pushtetet, nuk ka miq, ka lidhje vetëm me ty. Nëse do, mund të arrish dhe të bësh çfarë të duash. Nuk ka limit për ëndrrat e tua.”

I KENl parë ναjzat e bukura në Shqipëri që pa punuar fαre NGASlN makina nga 300 mijë Euro?

Nga Mentor Kikia

Ope;racioni forca e Iigjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, poIicja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dy;shues ndaj çdo gje që bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij op;eracioni kësaj radhe. Pa pjesën e showt, patjetër.

Unë nuk i kam in;at të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele, resorte, apo saraje Iuksi, duke shitur dr.ogë, duke shf;rytëzuar va;jzat si pro.stituta, duke vr.arë e gra.bitur, duhet bërë edhe “drejtësi financiare” veç asaj pe.nale(nëse është bërë).

Unë nuk i kam i;nat ata që kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga paratë e dro.gës, pro.stitucionit apo kr.meve të tjera, duhet ti nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më luksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave të dr.ogës dhe kr.imit.

Unë se kam in;atin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta pIasin kokën pas librave për të marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e kr.imit ka shka;tërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e kr.imit shk;atërron konkurencën, pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në ar parmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e kr;imit në këtë deformim të shoqërisë, është edhe bota e ko.rruptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjykohej menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat politikanëve.