Dalin pamje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Indi, i mbijetuari i vetëm shihet duke ecur në rrënoja

Një video e re është publikuar nga tragjedia në Indi, ku avioni i Air India u rrëzua në Ahmedabad javën e kaluar. Në video shihet i mbijetuari i vetëm duke qëndruar në këmbë dhe i padëmtuar.

Vishwas Kumar Ramesh u nxor nga rrënojat pasi doli nga dera e thyer e daljes së emergjencës pranë tij.

Videoja tregon 40-vjeçarin duke u larguar nga vendi i ngjarjes , pa lëndime serioze. Pasi u vu re nga kalimtarët, ai u dërgua në një vend të sigurt dhe më pas në spital. Ramesh, një indian që ka jetuar dhe punuar në Britani për shumë vite, ishte ulur në sediljen 11A, pranë dyerve të daljes së emergjencës mbi krahët e përparmë.

Kjo është pjesa më e fortë strukturore e aeroplanit dhe u jep pasagjerëve shansin më të mirë për të mbijetuar përplasjen fillestare. Vëllai i tij, Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër sediljesh, vdiq kur aeroplani u rrëzua.

Në total, më shumë se 270 persona u vranë në bord dhe në tokë kur ai u përplas në një konvikt policie.

Lufta Izrael-Iran kthehet në sfidë energjitike. Tronditet tregu global i naftës. Luhatje të forta në çmime

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet në një betejë me implikime të mëdha strategjike dhe ekonomike, duke e kthyer situatën në një luftë energjitike me pasoja globale. Në fokus janë sulmet e fundit në impiantet e naftës dhe gazit të Iranit në Bandar Abbas dhe South Pars, që kanë tronditur tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve dhe kanë ngritur shqetësime për destabilizimin e furnizimeve globale.

Kërcënimet e Teheranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit – një nga nyjet më të rëndësishme detare për transportin e naftës që kalon rreth 30% e tregtisë globale të naftës – kanë alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe tregjet e energjisë. Një bllokadë e tillë do të godiste eksportuesit kryesorë në Lindjen e Mesme, përfshirë Irakun, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin, duke krijuar një krizë të rëndë në furnizimet me energji.

Në mënyrë paradoksale, një rritje e çmimit të naftës do të shërbente si një ‘frymëmarrje ekonomike’ për Rusinë, e cila varet në masë të madhe nga të ardhurat nga eksporti i hidrokarbureve. Për Moskën, një destabilizim në Lindjen e Mesme mund të përkthehet në një avantazh strategjik në tregjet globale të energjisë.

Situata komplikohet edhe nga aktivitetet e Huthëve në Jemen, një grup i mbështetur nga Irani, që ka kryer sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke rritur rrezikun për trazira më të gjera në rrugët kryesore të transportit detar.

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten në bursat aziatike, duke ndjekur rritjen prej 13% në javën e fundit. Kjo tendencë mund të nxisë një valë inflacioni globale, që do të vështirësonte politikat monetare të Rezervës Federale të SHBA-së, duke e bërë më të vështirë uljen e normave të interesit në perihten afatmesme.

Në Evropë, tregjet financiare shfaqin kujdes të shtuar, ndërsa investitorët ndjekin me vëmendje çdo zhvillim në përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt. Presidenti Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes amerikane, çka i shton më shumë tensione në rajon.

Në këtë situatë të paqëndrueshme, çdo përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë globale dhe sigurinë energjitike, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe menaxhimit të krizave në një rajon të rëndësishëm për tregjet botërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Izraeli sυΙmon godinën e televizionit shtetëror iranian gjatë një transmetimi live (Video)

Televizioni shtetëror i Iranit është sulmuar nga Izraeli gjatë një transmetimi live. Gjatë momentit kur spikerja po jepte lajmet, godina u trondit nga një shpërthim i fuqishëm.

Në një video të publikuar në platformën X, shfaqet qartë momenti kur studioja e lajmeve mbulohet nga tymi, ndërsa spikerja largohet menjëherë nga ekrani për shkak të situatës së rrezikshme.

Sipas The Jerusalem Post, ky sulm ishte paralajmëruar më herët nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili kishte deklaruar se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar gjithashtu se ka filluar evakuimi i banesave përreth godinës së televizionit.

E rëndë në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det (Video)

Një helikopter që transportonte katër turistë amerikanë është rrëzuar në det në portin turistik të Vuliamenit, në jug të Athinës.

Sipas autoriteteve greke, të gjithë personat në bord, përfshirë pilotin grek, janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, me vetëm lëndime të lehta.

Ngjarja ndodhi pak çaste pas ngritjes, ndërsa helikopteri ra në det mes jahteve të ankoruara në marinë.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt në motor. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin, media amerikane: Fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama

Establishmenti demokrat zbriti këtë fundjavë në Hamptons për diçka që ngjante me një “martesë mbretërore politike”, duke bashkuar botën e politikës me fonde të mëdha dhe figurat e brendshme të epokës së Clintonëve.

Të sapomartuarit ishin Alex Soros, djali i George Soros, donatori më i madh i Partisë Demokrate, dhe Huma Abedin, një ndihmëse politike që shpesh është përshkruar si thuajse vajza e Hillary Clinton, ish-Zonjën e Parë dhe Sekretare e Shtetit. E mbajtur të shtunën në rezidencën e zotit Soros në Water Mill, Nju Jork, dasma tërhoqi avionë privatë dhe shumë ndihmës të familjes Clinton, duke krijuar një përqendrim të rrallë të pasurisë dhe pushtetit.

Përveç familjarëve të çiftit, në listën e të ftuarve ishin: Hillary dhe Bill Clinton, ish-nënpresidentja Kamala Harris me bashkëshortin Doug Emhoff, senatori Chuck Schumer, deputeti Hakeem Jeffries, ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, personazhe si Nicky Hilton Rothschild, figura të botës së modës si Anna Wintour, miq të vjetër të Clintonëve si Susie Tompkins Buell, dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas katër personave që ishin të pranishëm dhe disa përfaqësuesve të të ftuarve, grupi vokal Boyz II Men performoi në dasmë, dhe fjalime mbajtën vëllai i Alex-it, Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Wintour, dhe Edi Rama. Menuja përfshinte agnolotti me trumzë, supë të ftohtë me bizele dhe mish “Wagyu amerikan me karkaleca të pjekur”.

Festimet ndodhën në të njëjtën fundjavë kur në SHBA dhe jashtë saj kishte kaos: protesta kundër Presidentit Trump, një ligjvënës i Minnesotës i vrarë në një akt dhune politike dhe tensione të rënda midis Izraelit dhe Iranit. Ndërkohë, në Hamptons gjithçka ishte e qetë, me autokolona me SUV të zinj që sillnin të ftuarit në një rrugicë të ngushtë me gjelbërim dhe lule vjollcë.

Alex Soros, 39 vjeç, është bërë një figurë gjithnjë e më e rëndësishme në botën e donatorëve progresistë. Ai ka një doktoratë në histori dhe ka marrë në dorë financimet që më parë i menaxhonte babai i tij, George Soros, tani 94 vjeç. Alex e ka quajtur veten “më politik” se babai dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Romanca e tij me Huma Abedin, 49 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë së lartë, jo vetëm për lidhjen me Clintonët, por edhe sepse martesa e saj e mëparshme me Anthony Weiner përfundoi në mënyrë skandaloze, për shkak të skandaleve të tij seksuale online.

Çifti shpalli fejesën në korrik të vitit të kaluar. Fillimisht kishin planifikuar të martoheshin fshehurazi, por pas një feste fejese të organizuar nga Hillary Clinton në dhjetor, u bindën të bënin një dasmë tradicionale. “Mendoj se e meriton,” tha Hillary për revistën “Vogue”. “E meriton të ketë një moment të tillë.”

Festimet përfshinë edhe një ceremoni më të vogël të premten, që nderonte besimin islam të Abedin dhe trashëgiminë hebraike të Soros. Një rabin dhe një imam e udhëhoqën ceremoninë, sipas të pranishmëve.

Në dallim nga Soros, “Abedin është më e rezervuar” dhe ka preferuar të jetë larg vëmendjes. Ajo nisi punën me Hillary Clinton si praktikante në moshën 19-vjeçare dhe më pas mori role më të dukshme. Ka shkruar një kujtim në vitin 2021 dhe tani është kontribuuese në MSNBC.
Martesa e tyre i pozicionon si një “çift politik me ndikim”, që pritet të mbetet në qendër të vëmendjes publike.

Këtë fundjavë, “Hamptons dukej si një ribashkim i epokës Clinton”, me të ftuarit që u mblodhën në hotele luksoze dhe darka për të shijuar kohën bashkë. “Trafiku ka qenë kaos këto ditët e fundit,” tha Zach Erdem, një pronar restoranti në Southampton.

Pjesëmarrja e figurave të pasura dhe me influencë bie në kontrast me “debatin e brendshëm në Partinë Demokrate” për mënyrën se si të rifitohet mbështetja e klasës punëtore amerikane — një shtresë me të cilën partia duket se ka humbur kontaktin. Ndërsa Maserati, Porsche dhe makina të tjera luksoze lëviznin para vendit të dasmës, disa kalimtarë ndaleshin nga kurioziteti. Një grua doli nga dritarja e makinës dhe bërtiti:

“Përshëndetje, Bill!” — edhe pse nuk dihet nëse ish-presidenti Clinton e dëgjoi.

Kjo dasmë mund të jetë “ngjarja më e rëndësishme shoqërore e verës”, por vetëm për disa javë: më vonë këtë muaj, shumë nga të njëjtët të ftuar do të udhëtojnë në “Venezia për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez”.

Xhaka i thotë “PO” Milanit, Tare në negociata me Leverkusen

Përvojë dhe personalitet në mesfushë, kjo është ajo që kërkon Maximiliano Allegri për të nisur aventurën e tij të dytë si trajner i Milanit.

Për këtë arsye, java që sapo ka nisur mund të shënojë një moment të rëndësishëm, sidomos sa i përket Granit Xhakës. Xhaka i ka dhënë tashmë miratimin e tij kuqezinjve dhe tani misioni i Tares do të jetë të bindë Bayer Leverkusen që ta lëshojë. Drejtori i ri sportiv i Milanit pritet të kontaktojë së shpejti me gjermanët për të tentuar të bëjë një ofensivë për të siguruar kartonin e lojtarit.

Një operacion që Milani nuk dëshiron të rëndojë shumë financiarisht, duke qenë se Xhaka është 32 vjeç dhe ka një vlerësim rreth 12 milionë euro. Një shumë që “Rossoneri” e konsideron të arsyeshme, por shpreson ta ulë falë dëshirës së vetë lojtarit, i cili kërkon një aventurë të re jashtë Gjermanisë.

Megjithatë, Leverkusen ka një kontratë të nënshkruar me të deri në vitin 2028 dhe nuk do të shesë një tjetër titullar, ndaj Tare do të duhet të tregojë aftësi për t’i bindur.

Siç dihet, Bayerit i pëlqen Malick Thiaw i Milan dhe për këtë arsye mund të gjendet një marrëveshje shkëmbimi që i leverdis të dyja palëve. Me pak fjalë, priten ditë vendimtare për të sjellë Xhakën në Milano.

Ndërkohë, Modric tashmë mund të konsiderohet lojtar i Milanit. Vizitat mjekësore janë shtyrë për pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në SHBA, pasi ylli kroat dëshiron të përqendrohet vetëm në dhënien e një triumfi tjetër Real Madridit përpara se të largohet përgjithmonë.

Megjithatë, nuk ka asnjë rrezik që operacioni të dështojë, pasi edhe pse mungon firma, Modric dhe Milani i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të jenë bashkë sezonin e ardhshëm.

Rezart Veleshnja: Kapa dy aktorë të Portokallisë dυke b. ërë s▪︎ ks…Do prishja familje po të tregoja

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës në emisionin “Andale”, ku rrëfeu pa doreza një ngjarje të ndodhur vite më parë pas skene. Ai tregoi se ka qenë dëshmitar i një momenti intim mes dy aktorëve të spektaklit të njohur të humorit “Portokalli”

“Kam kapur nja dy duke bërë seks bashkë. Ishim brenda Portokallisë. Ishte i përhershëm ky muhabet. Nuk jau them emrat se i prishim punë, ndahen nga familja”, u shpreh Veleshnja.

Deklarata e Veleshnjes ka ngjallur menjëherë reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth prapaskenave të jetës së personazheve publikë.

Pamje të reja tregojnë momentin kur i mbijetuari i vetëm del nga flakët e avionit në Indi

Pamje tronditëse të publikuara së fundmi në rrjetet sociale shfaqin Vishwas Kumar, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore të ndodhur në Ahmedabad, teksa del nga flakët masive që përfshinë zonën pas përplasjes së avionit Air India AI171.

Në videon, e cila është verifikuar nga burime të afërta me autoritetet hetimore, Kumar shihet duke dalë mes zjarrit disa sekonda pas shpërthimit të avionit që kishte në bord 242 persona — përfshirë ekuipazhin dhe pasagjerët.

Të gjithë, përveç Kumarit, humbën jetën në aksidentin që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel më 12 qershor.

Video Player

Ish banori nxjerr zbuluar produksionin e BBVK: “Ende nuk ja kanë dhënë Stresit çmimin e plotë!”

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar së fundmi në një intevistë për “Andale”.

Teksa ka folur për jetën dhe karrierën e tij është ndalur edhe tek eksperienca e tij në Big Brother VIP 3.

Rezarti ka zbuluar se fituesi i Big Brother VIP 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ende nuk ka marrë 60 mijë euro nga çmimi i madh që fitoi dy vite më parë.

“Mbeti Saliu t’u shku te Klani se si kanë dhënë ende 60 mijë euro.”– tha Rezarti.

VIDEO

Dγvjeçari υ▪︎ et aksi dentaΙisht nënën duke luajtur me ar mën e babait

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e vogël Rio Verde de Mato Grosso, në shtetin Mato Grosso do Sul të Brazilit, ku një djalë dyvjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij, pasi mori armën e babait dhe filloi të luante me të para syve të prindërve të tij.

Pamjet filmike të incidentit tragjik tregojnë momentin kur fëmija merr një armë zjarri tip Glock 9mm nga një tavolinë në verandën e shtëpisë dhe fillon të luajë me të për disa sekonda. Në ato çaste, prindërit duket se janë të zhytur në bisedë dhe nuk e vënë re rrezikun, derisa fëmija tërheq këmbëzën dhe qëllon nënën e tij, e cila sapo ishte kthyer për ta parë.

Gruaja, e identifikuar si Deborah Rodrigues Monteiro, 27 vjeç, u qëllua në gjoks dhe krah. Fillimisht ajo dukej se kishte mbijetuar dhe u ngrit për të parë plagët, ndërsa djali i vogël hodhi armën dhe vrapoi drejt saj. Bashkëshorti i saj u përpoq ta ndihmonte dhe në të njëjtën kohë mori armën nga toka. Por kur nëna ndoqi djalin e saj të vogël që po largohej, ajo humbi ndjenjat dhe ra përtokë, ku ndërroi jetë.

Sipas policisë, arma dhe municionet janë sekuestruar nga hetuesit. Trupi i viktimës është dërguar në spital, ku u konstatua vdekja. Autopsia raportohet se është kryer të dielën në mëngjes, por rezultatet ende nuk janë publikuar.

Ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë së familjes që ishte e vendosur në verandën ku po qëndronin. Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për familjarët e viktimës.