‘Nuk ndalem’/ Meta tregon jetën në burg: Lahem me bidona, se uji 1 orë na vjen. Këtu kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.

“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00.

Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male.

Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.

Ai ka folur edhe për vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.

“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.

I pyetur se si ia bën me të nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.

“Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë” – tha Meta.

Ylli Manjani thirrje PD: Ndaloni rinumërimin e votave, po del që demokratët kanë vjedhur njëri-tjetrin!

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një ndër zërat më të angazhuar publik pas largimit nga politika aktive, Ylli Manjani i bën thirrje Partisë Demokratike që të kërkojë ndalimin e procesit të rinumërimit të votave.

Një proces që në fakt ajo vetë e ka kërkuar për të denoncuar farsën zgjedhore.

Megjithatë, siç po rezulton nga procesi transparent që po zhvillohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, kandidatët demokratë i kanë vjedhur vota njëri-tjetrit.

Ylli Manjani e konsideron këtë proces një shpartallim total dhe thotë se ai nuk ndihmon aspak hapësirën politike e cila kërkon një mendim ndryshe nga ai i qeverisë. Sipas ish-ministrit, nuk ka më asnjë interes për atë që është “varrosur” në kutitë e votimit, për më tepër kur ajo dëmton vetë opozitën.

Shpresonin për më shumë vota, rinumërohen kutitë e Dibrës: Shifrat “groposin” kandidatët demokratë.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Besoj është e qartë se nga i ashtuquajturi rinumërim vetëm sa çimentohet pushteti.

Opozita edhe atë pak kauzë që mund të kishte mbi procesin e parregullt zgjedhor, tashmë e humbet. Me keq akoma kur del se kandidatët e saj i kanë vjedhur votëza njëri-tjetrit.

Shpartallim total me thënë të drejtën, që nuk e ndihmon aspak hapësirën politike e cila kërkon një mendim ndryshe nga ai i qeverisë. Po të isha PD do ta ndaloja këtë proçes diskretitues gjer në dhimbje.

Tani që filloi plazhi as transparenca ska më kuptim. Asnjë interes nuk duket të ketë tashmë se ç’është “varrosur” në kutitë e votimit. Se në fakt kjo që po bën KAS si proçes zhvarrimi ngjan… Por i vdekuri nuk ngjallet më… Të paktën këtej nga trojet tona nuk është ngjallur asnjë i vdekur deri më sot…

Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja, zbulon se kush ishte fajtori për fundin e martesës

Pas ndarjes që bëri bujë në media, duket se Shpat Kasapi dhe Selvija Jao po ndjekin rrugë të ndara, jo vetëm në jetën private, por edhe në vendimet personale që po marrin pas divorcit.

Në rrjetet sociale, Shpati ka zgjedhur të shpërndajë një mesazh, që është interpretuar nga ndjekësit si një reagim pas ndarjes.

“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan… se s’të fal, të len”, shkroi ai.

Nga ana tjetër, Selvija Jao ka konfirmuar se është larguar përfundimisht nga Tirana, duke ndarë një postim emocional që reflekton një kapitull të mbyllur dhe një të ri që sapo ka nisur për të dhe djalin e saj.

“Në çdo cep të Tiranës kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj,” shkruan ajo, duke nënvizuar sfidat që ka kaluar dhe forcën e rigjetur.

Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, të dy duket se janë fokusuar në ndërtimin e një jete të re, secili në mënyrën e vet.

Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja, zbulon se kush ishte

“Pa u menduar dy herë, mora frymë thellë dhe u zhyta”/ Historia e shqiptarit hero që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që do të bënte çdo prind

Një akt trimërie që ka prekur zemrat e të gjithë opinionit publik grek dhe shqiptar ka ardhur nga një emigrant shqiptar në Greqi. Levian Goga, 41-vjeçar nga Berati, shpëtoi dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arachthos, në zonën e Neokorit të Artës, duke rrezikuar jetën e tij.

“Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam qenie njerëzore,” tha ai për mediat greke, ndërsa qëndronte në radhën e urgjencës në spital, me këmbën e thyer nga përpjekja për të nxjerrë fëmijët nga uji i thellë dhe i turbullt.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë. Sipas dëshmisë së Gogës, ai ndodhej në një kafene kur dëgjoi një fëmijë që bërtiste për ndihmë, duke treguar se dy të mitur po mbyteshin në lumë. Pa hezituar asnjë çast, ai u nis me makinë drejt vendit të ngjarjes dhe, pasi nuk pa asgjë nga bregu, u fut në një varkë me banorë të tjerë dhe u zhyt në ujë.

“U zhyta rreth tetë metra thellë. E pashë fëmijën në fund të lumit, i palëvizshëm, i nxirë. E kapa me forcë dhe e nxora. Pastaj më thanë se kishte edhe një tjetër. U zhyta sërish, disa herë, derisa e gjeta. Edhe ai kishte gjak në gojë dhe hundë. U frikësova,” tregoi ai me zë të dridhur.

Levian Goga jeton prej 24 vitesh në Greqi. Ai mbërriti në moshën 17-vjeçare, fillimisht në Athinë, ku punoi çdo punë që i dilte përpara, me përkushtim dhe pa u ankuar. Prej pesë vitesh jeton në Arta me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Jeta e tij ka qenë modeste dhe larg vëmendjes publike – derisa guximi i tij e vendosi në qendër të saj.

“Njëri prej fëmijëve ishte në moshën e vajzës sime. Nuk mendoja për asgjë tjetër, vetëm për t’i shpëtuar. Bëra atë që do të bënte çdo prind,” tha ai, ndërsa kërkonte të kthehej në shtëpi për të qetësuar fëmijët e tij që, të shqetësuar, e prisnin me lot në sy.

Për komunitetin, Levian Goga është një hero i heshtur. Por për veten e tij, ai është vetëm një baba që rastësisht ndodhej aty dhe bëri atë që e ndjeu në shpirt.

“Shpresoj vetëm që ata të jetojnë. Të zgjohen. Të kenë jetën që u takon,” tha ai, pak para se të mbyllte telefonatën me gazetarin, ende duke pritur në urgjencë.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të rrezikshme të lumit Arachthos, ku uji krijon vorbulla të thella dhe rryma të forta. Banorët e zonës kanë denoncuar më herët mungesën e masave mbrojtëse, barrierave apo tabelave paralajmëruese – një neglizhencë që, sipas tyre, mund të kishte sjellë një tragjedi të madhe.

“Është bërë legjendë kjo historia”, Arjola Demiri flet perseri për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga figurat më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.

Pas shumë diskutimesh në rrjet për fatin e asaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda”, tha Arjola.

Ajo shtoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila është bërë si një legjendë në vetvete: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë”.

Aktorja konfirmoi se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë”.

Sqaroi gjithashtu se kur iu dhurua, shtëpia ndodhej ende në fazën e themeleve, ndaj procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja”.

Arjola theksoi se ndonëse pritja ka qenë e gjatë, ajo është e vetëdijshme për procesin dhe po punon që së shpejti të vendoset në shtëpinë e saj të re.

Fansat dhe ndjekësit mbeten në pritje të momentit kur ajo do të shpërngulet dhe më në fund do të hyjë në shtëpinë që u bë simbol gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP.

SPAK plas “B0MBEN”: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim

Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim!

Deklarimi vjen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se “një ministër është aktualisht nën hetim”.

Pyetja dërguar SPAK ishte sesa ministra të qeverisë janë aktualisht nën hetim.

Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim.

Dëbora zbardh Afrikën, shikoni pamjet e rralla në stinën e verës

Një valë e ftohtë ka përfshirë Afrikën e Jugut që nga fundjava, duke sjellë reshje të dendura dëbore, ulje të temperaturave dhe ndërprerje të shërbimeve.

Screenshot_1

Provincat si Eastern Cape, KwaZulu-Natal dhe Free State kanë raportuar reshje dëbore të konsiderueshme, duke çuar në mbylljen e disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës N2.

Këto kushte të rrezikshme shkaktuan një aksident rrugor fatal përgjatë autostradës N2, ku pesë persona humbën jetën, sipas departamentit të transportit të Eastern Cape, raporton Reuters.

Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut kishte lëshuar paralajmërime për një rënie të madhe të temperaturave, shoqëruar me shi të dendur, erëra të forta dhe reshje dëbore në zonat lindore.

Trajneri i Serbisë jep dorëheqjen, do të shkojë të stërvisë Kristjan Asllanin

Ish-futbollisti i Interit, Aleksandar Kolarov i cili aktualisht drejton Serbinë U21 prej nëntorit të 2024-ës do të japë dorëheqjen për të bërë një rikthim sensacional në “San Siro”, ku do të marrë rolin e ndihmësit të trajnerit Kristian Kivu.Inter Defender Aleksandar Kolarov To Start For Serbia Vs Scotland This Evening Italian Media ReportKolarov, i cili e përfundoi karrierën e tij si lojtar me Interin, tani do t’i sjellë ekspertizën e tij stafit të trajnerëve së bashku me Kivu, i cili u emërua si pasardhësi i Simone Inzagit me një kontratë dyvjeçare.

Duke luajtur më parë për klube si Lacio, Mançester Siti dhe Roma, Kolarov ka ndjekur një rrugë unike karriere, duke marrë kualifikimet e tij si drejtor sportiv dhe madje duke shërbyer shkurtimisht si drejtor sportiv i Pizës përpara se të kalonte në trajner. Kjo do të shënojë hyrjen e parë të Kolarov në një pozicion trajneri të lartë në nivel klubi ose ndërkombëtar, duke shtuar një dinamikë emocionuese në strukturën e trajnerëve të Interit.

Largimi i Simone Inzaghit si trajner kryesor erdhi si një tronditje për shumë njerëz, veçanërisht pas periudhës së tij të suksesshme që pa Interin të siguronte një Scudetto, dy tituj të Kupës së Italisë dhe tre tituj të Superkupës së Italisë. Megjithatë, një fund zhgënjyes i sezonit 2024-25, ku ata humbën mundësinë për të fituar tripletën, çoi në vendimin e Inzagit për t’u larguar nga klubi.

Pas largimit të tij, ai pranoi shpejt një ofertë për të trajnuar Al-Hilal në Ligën Profesionale Saudite, duke lënë pas një vit të mbetur në kontratën e tij me Interin.

‘PërvëΙohet’ Shqipëria/ Nυk do ta b esoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell.

Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 36 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

EKSKLUZIVE/ Edi Rama niset për në SHBA, do marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të George Soros

Ky 12 qershor shënon dhe 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. 

Por, ndryshe nga vitet e tjera, në këtë datë të shënuar për këtë forcë politike nuk është programuar asnjë aktivitetin festiv, kjo dhe për shkak të mungesës së liderit të socialistëve.

Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vox News mëson se arsyeja e vizitës së kryeministrit në SHBA është pjesëmarrja në dasmën e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, i cili do të martohet më 14 qershor me Huma Abedin.

Ndërkohë, sa i përket festës së socialistëve, pritet të mbahet kur Rama të kthehet në Shqipëri./ VoxNews