ZbuIohet “HlLJA”, si “ua FUSlN” shqiptarët bashkëkombësave të tyre në Britàninë e Madhe

Shumë shqiptarë, të detyruar nga kushtet e rë;nduara ekonomike janë larguar drejt vendeve të zhvilluara të Europës, ku destinacioni më i preferuar është Britania e Madhe.

Në pamundësi për të siguruar dokumenta të rregullta, ata futen në ishull në mënyrë iIegale dhe shumica prej tyre punojnë në të zezë.

Një emigrant shqiptar në Britani, ka rr;ëfyer, vj edhjen dhe shfry tëzimin që i bëhet atyre që punojnë në të zezë.

Sipas tij shqiptarët që punojnë nëpër firma të ndryshme, u ofrojnë punë bashkëkombësve të tyre pa letra, por duke përfituar prej tyre.

Nga 120 paund që është dita e punës, ata u mbajnë 16 paund.

Sikur të mos mjaftonte kjo den oncuesi tregon më tej se atyre u mbahet edhe 20% nga rroga e tyre, e quajtur incoming tax,ose taksa e të ardhurave.

Kjo është një taksë vjetore e barabartë me 2000-4000paund, e cila shteti anglez ua kthen taksapaguesve mbrapsh.

Pra në këtë mënyrë, shqiptarët u vj;edhin shqiptarëve një pjesë të rrogës së tyre dhe taksën e të ardhurave të përcaktuar nga shteti anglez.

Kjo skemë u intereson si kompanive për të ulur detyrimet ndaj shtetit, por edhe atyre që janë me letra, të cilët përfitojnë në kurriz të emigrantëve shqiptarë që punojnë në të zezë.

Njihυni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, bαnorët marrin dhe pension te majmë nga Greqia

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia?

Në fshatin Derviçan të Gjirokastër, të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht,pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Përveç kësaj banorët e kësaj zone, flasin edhe greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.

Gjithashtu ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.

“Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat.

Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.

“Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo.”

Një problem tjetër në fshat është se po braktiset dita ditës, pasi banorët kanë ikur nga fshati duke u shpërngulur në qytete por edhe në emigrim.

“S’ke gjë këtu, është çdo gjë e mbaruar, kanë ikur njerëzit”

Pse Berisha në Bruksel u nxiu imazhin shqiptarëve dhe jo pushtetarëve?

Problemi kryesor është që Berisha po sulmon Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se Beogradi, Pekini, Moska….

Sot në Europë kishte tre lajme për Shqipërinë:

1. Mediat britanike por edhe ZDF gjermane i bënin thirrje shtetasve britanikë apo gjermanë të dynden në parajsën shqiptare, e cila sipas tyre po “pushtohet” nga 30 milionë turistë si vendi më i lirë dhe i sigurt për të pushuar.

2.Në Bruksel, Komisionerja e BE-së, Marta Kos, tha: “Brenda mandatit tim do të kemi anëtarësime të reja në BE! Kemi rënë dakord për të realizuar më në fund ‘martesën’ e Shqipërisë me Evropën, sepse Tirana po ecën më shpejt se çdo shtet në Ballkan dhe ka plotësuar detyrat.”

3. Berisha deklaroi zyrtarisht në PPE:

-Shqipëria porta kryesore e trafikut njerëzor;

-Shqipëria autostrada e kokainës dhe heroinës;

-Kartelet shqiptare të drogës më të fortat në botë;

-Shqipëria vend i pushtuar nga droga;

Qartazi kemi dy lajme historike për Shqipërinë dhe një lajm antishqiptar.

Por cili është misioni i Sali Berishës në moshën 81-vjeçare pas 55 vitesh në politikë (20 vite si sekretar komunist dhe 35 si antikomunist)?

Pse Berisha duhet të ankohet në Bruksel për shqiptarët nga Kukësi apo Shkodra që hapin shtëpi “bari” në Londër? Sipas Berishës, ai është me mision nga Zoti.

Në këtë mision ai ka marrë përsipër të fundosë imazhin e shqiptarëve në botë.

Duke deklaruar se shqiptarët janë të parët në botë si terroristë apo si trafikantë, Berisha nuk dëmton qeverinë por qartazi Shqipërinë.

Duke thënë që kartelet shqiptare janë më të rrezikshmet në botë, ai nuk dëmton qeveritarët por shqiptarët.

Sipas çdo statistike juridike dhe policore:

-Shqipëria s’ka kartele droge, por organizata trafikantësh dhe këto të dyja ndryshojnë 100% në konceptin ligjor.

-Shqipëria zyrtarisht dhe faktikisht nuk ka organizata terroriste sipas përkufizimeve të Kodit Penal, siç ka Afganistani, Irani, Siria etj.

Deklaratat e Berishës s’kanë asnjë lidhje me qeverinë Rama, sepse trafikantët shqiptarë në 80% të tyre veprojnë në Angli, Itali, Gjermani, Holandë, Spanjë, Ekuador etj., dhe përgjegjësi ligjore kanë shtetet e huaja ku ata shqiptarë jetojnë dhe punojnë. Fakti që janë shqiptarë nuk e bën përgjegjëse qeverinë shqiptare.

-Për trafikantët turq në Gjermani s’ka përgjegjësi Erdogani, por policia gjermane.

-Për trafikantët italianë në Amerikë s’ka përgjegjësi Meloni, por policia amerikane.

-Për trafikantët kinezë në Francë s’ka përgjegjësi Xi Jinping, por policia franceze.

Problemi kryesor është që Berisha po sulmon Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se Beogradi, Pekini, Moska. Sulmet e Berishës vijnë në të njëjtën ditë kur e gjithë Europa, Amerika dhe Britania bëjnë thirrje që shtetasit e tyre të fluturojnë në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Durrës, Shëngjin – si qytete të sigurta, të qeta, të lira, të bukura, të mira dhe historike.

Qartazi, Berisha e ka një mision.

Kush ka sy ta shohë dhe kush ka vesh ta dëgjojë misionin e tij antishqiptar.

Gjithsesi, misioni i tij është i pamundur.

Një faqezi nuk mund ta nxijë Shqipërinë kuqezi.

Ndeshja Shqipëri – Serbi/ Shakohoxha i kundërvihet FSHF së Dukës: Ja ‘skema’ me biletat

Kombëtarja shqiptare është në përgatitje për ndeshjen e shumëpritur ndaj Serbisë, që do të zhvillohet të shtunën në Arenën Kombëtare në Tiranë, por sipas ish-komentatorit dhe gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha, atmosfera që po krijohet nuk është pozitive për kuqezinjtë.

Në një intervistë televizive, Shakohoxha e konsideron lajm të keq mungesën e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” në stadium, për shkak se nuk kanë siguruar bileta, si dhe kritikon prezencën e shtuar të forcave të sigurisë, që sipas tij, nuk përputhet me kulturën sportive të tifozërisë shqiptare.

“1500 forca policie thotë njëri, 1300 thotë tjetri, por Shqipëria nuk ka histori huliganizmi, rrëmujash apo që tifozët të prishin ndeshjet e ekipeve të tyre. Siç kanë serbët. Ne në Tiranë po sillemi siç serbët organizojnë ndeshje. Futbolli për ne është festë, familje, pasion dhe dashuri,” – tha Shakohoxha.

Ai gjithashtu kritikoi çmimet e biletave, që variojnë nga 20 euro deri në 500 euro, duke akuzuar FSHF-në për komercializim të Kombëtares:

“Janë shumë shumë, shumë, shumë të shtrenjta. FSHF e sheh Kombëtaren si një mall për t’u shitur nga e cila duhet të përfitojë shumë para.”

Megjithatë, në aspektin sportiv, Shakohoxha është optimist për një fitore ndaj Serbisë, duke theksuar cilësinë e skuadrës aktuale, që sipas tij është më e mira në historinë e Shqipërisë.

“Momentalisht kemi skuadrën më të mirë që kemi patur ndonjëherë në histori. Nuk kemi pasur kurrë futbollistë që luajnë në finalen e Champions League, që ngrejnë trofeun e Europa League. Besoj dhe shpresoj që të jetë edhe skuadra që të arrijë një fitore bindëse kundër Serbisë.”

Për rezultatin, ai parashikon një fitore 1-0 me gol të Mirlind Daku, i cili, sipas tij, do të festojë duke treguar tatuazhin që mban.

Në fund, Shakohoxha vlerëson se kjo ndeshje është vendimtare për ëndrrën e Botërorit, duke theksuar:

“Unë besoj shumë që po fituam të shtunën, jemi me një hap në vendin e dytë që do të thotë ‘play-off’.”

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme u takuan sot me komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjendja aktuale e negociatave të zgjerimit, lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës dhe politika e fqinjësisë së BE-së ishin ndër temat prioritare të programit aktual të punës së Komisionit që eurodeputetët diskutuan me komisioneren Kos.

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, komisionerja për Zgjerimin, deklaroi se Shqipëria po ecën më shpejt se më parë me reformat e integrimit.

Ajo shprehu besimin se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE deri në vitin 2030.

“Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Në Shqipëri, ne kemi hapur tashmë 24 kapituj negociatash”, tha Kos.

“Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar vrullin e ri për zgjerim duke ndërmarrë reforma më të shpejta se më parë”, shtoi ajo.

“Ne duam që vendet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti i së drejtës është i panegociueshëm”, theksoi Kos.

Në Konferencën për Qendrën për Studime Evropiane të mbajtur më 30 maj në Bruksel, Kos theksoi hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociatave brenda qershorit.

“Brenda mandatit tim si komisionere për Zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Me kryeministrin Edi Rama kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë kam këmbëngulur që ky proces të bazohet në meritë, ne kemi rënë dakord për të realizuar më në fund atë “martesë” të Shqipërisë me Evropën”, tha Kos.

Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta (VIDEO)

Ky është momenti tragjik kur 19-vjeçarja serbe Tijana Radonjiç hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi.

Pamjet janë kapur nga kamera e sigurisë ndërsa shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, e cila fillimisht hoqi jelekun që e mbante të lidhur me parashutën dhe më pas doli nga rripat e sigurimit të vendosur rreth këmbëve të saj, duke bërë që të binte nga lartësia.

Pushuesit e tmerruar të plazhit treguan se dëgjuan Tijanën të bërtiste pak sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”

Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.

Incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale.

Në video, 19-vjeçarja shihet me bikini në parashutë mbi Rivierën e Budvës.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa po e lidhnin me rripin e sigurimit dhe po e udhëzonin se si të ulej.

Megjithatë, Republika raportoi se ajo mund të ketë pësuar një “sulm paniku”.

Kujtojmë që Tijana Radonjiç, një 19-vjeçare nga Serbia, vdiq pasi ra nga një lartësi mbi 50 metra gjatë një xhirimi të një reklame pranë Budvës në Mal të Zi, më 28 maj 2025.

Raportohet se ajo e hoqi rripin e sigurimit, ndoshta për shkak të një sulmi paniku, por familja e saj e mohon këtë.

https://t.co/iiiI857bY4

Bill Gates bën gati ‘testamentin’: Nuk dua të vdes i pasur, do ia dhuroj Afrikës 200 miliardë dollarët e mi

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të shpenzohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme. 69-vjeçari tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ai gjithashtu u bëri thirrje inovatorëve të rinj të Afrikës të mendojnë se si të ndërtojnë Inteligjencën Artificiale (IA) për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent. Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij të madhe, të cilën ai pret të arrijë në 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij planifikonte të përfundonte operacionet e tij.

“Kohët e fundit kam marrë një angazhim se pasuria ime do të dhurohet gjatë 20 viteve të ardhshme. Pjesa më e madhe e këtij financimi do të shpenzohet për t’ju ndihmuar të adresoni sfidat këtu në Afrikë”, – tha ai në një fjalim në selinë e Bashkimit Afrikan (AU).

Ish-Zonja e Parë e Mozambikut, Graça Machel, e përshëndeti njoftimin e tij, duke thënë se erdhi në një “moment krize”. “Ne mbështetemi në angazhimin e palëkundur të z. Gates për të vazhduar të ecë në këtë rrugë transformimi përkrah nesh”, tha ajo.

Qeveria amerikane ka shkurtuar ndihmën për Afrikën, duke përfshirë programet për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS, si pjesë e politikës “Amerika e Para” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke ngritur shqetësime në lidhje me të ardhmen e kujdesit shëndetësor në kontinent.

Gates tha se fondacioni i tij, i cili ka një histori të gjatë veprimi në Afrikë, do të përqendrohet në përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor. “Ajo që kemi mësuar është se ndihma ndaj nënave për të qenë të shëndetshme dhe për t’u ushqyer mirë para se të mbetet shtatzënë, ndërsa është shtatzënë, jep rezultatet më të forta”, tha ai.

“Sigurimi që fëmija të marrë ushqim të mirë edhe në 4 vitet e para bën gjithë ndryshimin”. Në një mesazh drejtuar inovatorëve të rinj, miliarderi i teknologjisë vuri në dukje se telefonat celularë kishin revolucionarizuar bankat në Afrikë dhe argumentoi se IA tani duhet të përdoret për të mirën e kontinentit.

“Afrika kryesisht e anashkaloi bankën tradicionale dhe tani ju keni një shans, ndërsa ndërtoni sistemet tuaja të kujdesit shëndetësor të gjeneratës së ardhshme, të mendoni se si IA është e integruar në të”, tha ai.

Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se tashmë po përmirësonte shërbimet duke përdorur ultratinguj të mundësuar nga inteligjenca artificiale për të identifikuar shtatzënitë me rrezik të lartë.

Fondacioni Gates tha se kishte tre përparësi: t’u jepte fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të siguronte që brezi i ardhshëm të rritet pa pasur nevojë të vuajë nga sëmundje infektive vdekjeprurëse dhe të nxirrte miliona njerëz nga varfëria.

“Në fund të 20 viteve, fondacioni do të ndërpresë operacionet e tij”, tha ai në një deklaratë. Muajin e kaluar, Gates tha se do të përshpejtonte dhurimet e tij përmes fondacionit të tij. “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që “ai vdiq i pasur” nuk do të jetë një prej tyre”, – shkroi ai në një postim në blog.

Dhënia e 99% të pasurisë së tij mund ta linte ende personin e pestë më të pasur në botë një miliarder, sipas Bloomberg. Së bashku me Paul Allen, Gates themeloi Microsoft në vitin 1975 dhe kompania shpejt u bë një forcë dominuese në industrinë e softuerëve dhe të teknologjisë së tjera.

Gates është tërhequr gradualisht nga kompania në dekadat e fundit, duke dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv në vitin 2000 dhe si kryetar në vitin 2014. Ai tha se ishte frymëzuar të dhuronte para nga investitori Warren Buffett dhe filantropë të tjerë. Megjithatë, kritikët e fondacionit të tij thonë se Gates përdor statusin e tij bamirës për të shmangur taksat dhe se ai ka ndikim të tepruar mbi sistemin global të shëndetësisë.

Ministri i Jashtëm grek pret Hasanin në Athinë: Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona duhet të zhduken

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë në Athinë ku u takua sot me homologun e tij, Giorgos Gerapetritis.

Pas takimit mes dy delegacioneve, ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Gerapetritis bëri me dije se diskutuan të gjithë spektrin e marrëdhënieve bilaterale.

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.

Kryediplomati grek e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Sa i përket Shqipërisë, ai theksoi se Athina zyrtare ka dhënë pëlqimin për nisjen e negociatave dhe ka “vlerësuar përparimin” që është bërë në kapituj të veçantë.

Po ashtu një çështje që preku dhe që theksoi se është i rëndësishëm për Greqinë, është çështja e minoritetit grek në Shqipëri. Ministri grek nënvizoi para gazetarëve grekë se ndjehet i lumtur përkrah Hasanit jo vetëm se diplomati shqiptar nuk ka nevojë për përkthim nga greqishtja pasi e flet atë, “falë origjinës së tij greke, të cilën ai e nderon sot”.

“Pakica kombëtare greke është një nga hallkat më të forta në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ajo ka qenë, prej shekujsh, një urë komunikimi dhe mirëkuptimi mes dy popujve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët janë dalluar për integrimin e tyre jashtëzakonisht të suksesshëm në shoqërinë greke”, u shpreh ministri grek.

Ministri Igli Hasani nga ana e tij e nisi deklaratën në greqisht.

Ai tha se është koha e duhur për të patur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura si dhe për të forcuar një dialogun me Greqinë dhe një marrëdhënie afatgjatë.

Ministri i Jashtëm grek pret Hasanin në Athinë: Hijet që

Kujtojmë se një ditë më parë në një intervistë për gazetën “Ta Nea”, Hasani tha se qeveria shqiptare “mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe pezull” me Greqinë.

Ai nuk përjashtoi perspektivën e Hagës për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) midis Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa u shpreh i sigurt se të gjitha çështjet dypalëshe të pazgjidhura mund të adresohen.

“Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare”, tha ai.

Zyrtari i Trump që “shkriu” zyrën kundër propagandës së Kremlinit, i martuar me mbesën e oligarkut rus të lidhur me Putin

Një zyrtar i lartë që çmontoi njësinë të dezinformimit rus të qeverisë amerikane është i martuar me një grua ruse me lidhje me Kremlinin, zbulon gazeta The Telegraph.

Darren Beattie ka shkaktuar alarm brenda Departamentit të Shtetit që kur u emërua në shkurt për pikëpamjet e tij të zjarrta pro-ruse.

Ai është njohur për përqendrimin e tij në shkatërrimin e agjencisë së ngarkuar me përballjen me propagandën e Kremlinit.

Beattie, nënsekretari në detyrë për diplomacinë publike dhe çështjet publike, është i martuar me një grua, xhaxhai i së cilës ka marrë disa role në politikën ruse dhe dikur ka marrë një mesazh personal “falënderimi” nga Vladimir Putin.

Në vitet para se t’i bashkohej qeverisë, Beattie bënte postime në mediat sociale duke sugjeruar që institucionet perëndimore duhet të “infiltrohen” nga Putini, ndërsa sulmonte atë që e përshkruante si “perandoria globale amerikane”.

Donald Trump është nën presion nga shumë në partinë e tij, veçanërisht senatorët, për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj udhëheqësit rus, ndërsa ai vazhdon të refuzojë të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, raporton Telegraph.

Shumë nga postimet e Beattie në mediat sociale kanë të bëjnë edhe me Kinën, duke i bërë thirrje vazhdimisht SHBA-së t’ia dorëzojë Tajvanin- Pekinit dhe duke e etiketuar Britaninë si një “mbretëri të varfër dhe patetike” që do të ishte “shumë më mirë nën dominimin kinez”.

Beattie ishte anëtar i administratës së parë Trump, por pasi u shkarkua në vitin 2018 për pjesëmarrje të dyshuar në një konferencë të nacionalistëve të bardhë, ai e rishpiku veten si një figurë mediatike e “të djathtës alternative”. Burime të Departamentit të Shtetit shprehën skepticizëm nëse ai i ishte nënshtruar verifikimit të sigurisë, një proces që është zbutur nën drejtimin e zotit Trump.

Në maj të vitit 2021, të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua ruse të quajtur Yulia Kirillova në një ceremoni në Qarkun Broëard, Florida.

Zonja Kirillova, e cila sipas faqes së saj në Facebook është arsimuar në Moskë përpara se të studionte jashtë vendit në Kanada dhe Uashington DC, është mbesa e Sergei Chernikov, një manjati rus i pijeve i cili zotëron një apartament bashkë me nënën e saj, Natalia.

Chernikov, pasuria neto e të cilit vlerësohej të ishte 150 milionë dollarë në vitin 2005, thuhet se mori një letër falënderimi nga Putin për ndihmën e tij në fushatën zgjedhore që e solli për herë të parë udhëheqësin rus në pushtet.

Po atë vit, Chernikov bëri hapin e tij të parë në politikë, duke marrë një rol në ministrinë e burimeve natyrore, përpara se të bëhej zëvendësguvernator i rajonit Nenets në Siberi.

Nga viti 2008 deri në vitin 2010, ai ishte anëtar i dhomës qytetare të Rusisë, e cila u themelua pas një propozimi nga Putini dhe që supozohet të ketë për qëllim të shqyrtojë aktivitetet e qeverisë ruse.

Kur u krijua dhoma, kritikët pretenduan se ajo do të kishte staf nga aleatë të Kremlinit dhe do të përdorej për të zvogëluar një bazë pushteti rivale në Dumën Shtetërore Ruse.

Si para ashtu edhe pas martesës së tij me mbesën e Chernikov, Beattie ka sulmuar vazhdimisht atë që e quajti “perandoria globale amerikane”, ndërsa vlerësoi si Rusinë ashtu edhe Kinën si kundërpesha ndaj ideologjisë së tij “woke”.

“Ngritja e konkurrentëve gjeopolitikë jo-woke (Kina) dhe anti-të woke (Rusia) ndaj Perandorisë Globaliste Amerikane nuk është një gjë e keqe”, shkroi ai në tetor të vitit 2021.

Ai tha gjithashtu se mezi priste që “prestigji dhe fuqia” e saj të shembet në skenën botërore dhe pretendoi se “pozicioni i saj (SHBA-së) në rendin global [po] përkeqësohet me shpejtësi”.

Beattie dhe “Revolver”, media që ai themeloi pasi u largua nga administrata e parë Trump, argumentojnë se SHBA-të janë përpjekur të organizojnë “revolucione me ngjyra” në të gjithë botën, një klishe e zakonshme në Rusi dhe Kinë për të shpërfillur lëvizjet pro-demokraci si përpjekje për grusht shteti të mbështetura nga Perëndimi.

Ai ka pretenduar se SHBA-të po kryejnë “operacione revolucionare me ngjyra” në Ukrainë, Hong Kong, Xinjiang dhe Myanmar, dhe se një “brigadë amerikane e revolucionit me ngjyra” po shtyn për një “luftë të përjetshme në Ukrainë”.

Dy muaj para pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, ai tha: “Imagjinoni ankesat e Perandorisë Globaliste Amerikane nëse Putini ‘pushton’ Ukrainën… Më pëlqen kur burokratët tanë të sigurisë kombëtare dështojnë!”

Ai e ka lavdëruar gjithashtu Putinin si “të guximshëm dhe të fortë” dhe ka pretenduar se udhëheqësi rus kishte “bërë më shumë për të avancuar pozicionet konservatore në SHBA sesa çdo republikan”. Ai gjithashtu deklaroi: “NATO është një kërcënim shumë më i madh për lirinë amerikane sesa ka qenë ndonjëherë Putini”.

“Gjëja qesharake është se pothuajse çdo institucion perëndimor do të përmirësohej në cilësi nëse do të infiltrohej dhe kontrollohej drejtpërdrejt nga Putini”, shkroi ai në shtator të vitit 2021.

Artikulli i The Telegraph

Armando Broja gati të largohet përfundimisht nga Chelsea, ja KATËR klubet me të cilat po kryen bisedime

Sipas gazetës britanike “The Sun”, Armando Broja është në bisedime me katër klube, ndërsa synon të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë.

Sulmuesi shqiptar ka qenë i huazuar te Southampton, Fulham dhe Everton në sezonet e fundit, por progresi i tij është penguar nga lëndimet. Jo vetëm që ai është përballur me një dëmtim të tendinit të Akilit, por pas kthimit të tij, ai pësoi një problem serioz në kyçin e këmbës. Në sezonin 2024/25, ai arriti të bënte vetëm katër ndeshje titullar në Premier League.

AC Milan dhe Ajax janë të interesuar për Brojën, ashtu si PSV Eindhoven dhe RB Leipzig, teksa bisedimet janë duke vijuar. Broja ka bërë vetëm 38 paraqitje për ekipin e parë të Chelsea, duke shënuar tre gola.

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, do të kushtonte rreth 20 milionë paund (27 milionë dollarë) në verë, dhe Chelsea është gati të nxjerrë fitim të pastër nga produkti i akademisë së tyre.