Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e aferës Partizani, ku si të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë.

Shorti për përzgjedhjen e trupës u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).

Anëtarë të tjerë të trupës pritet të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

Kreu demokrat Sali Berisha dhe dhëndri tij Malltezi akuzohen nga GJKKO për korrupsion dhe pastrim parash.

Vajzat, festë në mes të Astirit në 3 të mëngjesit, prishin qetësinë publike

Banorët e Astirit, një prej zonave më të populluara në kryeqytet, kanë denoncuar një situatë shqetësuese që ka ndodhur pas mesnatën me disa vajza, sipas tyre të dehura.

Në videon e mëposhtme shihen vajzat teksa dalin nga makina dhe kërcejnë e këndojnë ndërsa muzika gjëmon. duke u proshur gjumin kështu qytetarëve.

Banorët shprehen të indinjuar nga kjo sjellje dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me prishje të qetësisë publike gjatë natës, sidomos në fundjavë.

Ish-fermerja e “Ferma VIP” përfundon në spital gjatë pushimeve në Dubai

Një udhëtim relaksues në Dubai për Nur Al Khazal, banoren e “Ferma VIP 2”, është kthyer në një përvojë të pakëndshme. Ajo u fotografua kohët e fundit duke shijuar pushimet me shoqen e saj të ngushtë, por një incident i papritur ka ndryshuar rrjedhën e gjithçkaje.

Sipas burimeve për “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, i cili ka sjellë komplikime serioze. Për shkak të këtij problemi, asaj i është dashur të shtrohet në spital dhe t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në hundë, një zonë ku më herët kishte kryer operacion estetik.

Aktualisht, ajo po qëndron nën kujdesin e mjekëve në Dubai dhe pritet të qëndrojë për disa ditë në spital, derisa të rikuperohet plotësisht.

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin, letra që e “fundosi”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër SPAK që të hetojë rastin e një punonjësi në burgun e Durrësit.

Top Channel raporton se ndaj efektivit me ininciale G.Kushi, prokuroria qytetit të Durrësit kishte ngritur akuzën e korrupsionit pas denoncimit të një të burgosuri se ai e kishte shantazhuar dhe kërcënuar nëse nuk do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas të njëjtave burime të bëra me dije nga gazetarja Anila Hoxha, i burgosuri i quajtur Marius, njoftoi prokurorinë e qytetit të Durrësit se gardiani e kishte kërcënuar duke i thënë se nëse nuk i jepte shumën prej 3 mijë euro ai do “t’ia nxinte jetën në burg”.

“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosur.

Ndërkohë, që pasi e ka paralajmëruar mësohet që i ka lënë një letër të verdhe me shkrim dore numrin e llogarisë, në të cilën familja e të burgosurit duhet të depozitonte shumën.

Menjëherë pas denoncimit të të burgosurit, Prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.

Rezulton se paratë nuk janë paguar, ndërkohë që çështja me komunikimin e akuzës dhe marrjen si të pandehur të policit u dorëzua tek një gjyqtar paraprak i këtij qyteti, i cili ka shpallur moskompetencën me konstatimin se ky hetim dhe gjykimi duhet shqyrtuar nga gjykata antikorrupsion në Tiranë.

Gjyqtari Erjon Çela sipas Anila Hoxhës pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur që aktet hetimore të rikonsiderohen edhe njëherë nga SPAK, që duhet të bëjë të njëjtat veprime dhe t’ja dorëzojë të pandehur policin.

Temperatura ‘ekstreme’, paralajmëron meteorologia: E premtja e 6 qershorit, dita më e nxehtë e muajit

Meterologia Anira Gjoni thotë se muaji qershor do të karakterizohet nga temperatura të larta. Në NJë emsion, Gjoni u shpreh se e premtja e 6 qershorit, është dita më e nxehtë e muajit.

“Nis me temperatura shumë të larta. Temperaturat do shkojnë deri në 34 gradë të premten. 3 javët e mbetura do jenë me temperatura 2-3 gradë më të ulëta. Në përgjithësi do jetë muaj i thatë me temperatura të larta.

Nuk do kemi rrebeshe, të paktën sa i takon kësaj jave, nuk do të kemi reshje. Presim që kjo verë të jetë e nxehtë, e treta në radhë më e nxehtë në 5 vitet e fundit. Por do të jetë me temperatura 1 ose 2 gradë më ulët se ajo e vitit 2024.”, theksoi ajo.

Trajneri i Serbisë shpërthen në konferencë, sulmon lojtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë nëse…

Situata te Serbia nuk shfaqet aspak e qetë, para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Në qendër të kritikave është vendosur trajneri Dragan Stojkoviç, për listën e përzgjedhur.

Stojkoviç nuk është kursyer aspak në konferencë për shtyp. Këtë herë ka folur me emra të përveçëm, pas kritikave që ka dëgjuar. Gjithçka nisi me portierin e Romës dhe ftesën e munguar ndaj tij.

“Është në dorën e Svilarit, jo në timen. Mos prisni që të shkoj në Romë, mund të dal për ndonjë drekë, për një kafe, të shikoj një ndeshje, por të shkoj të lus dikë, kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm për Svilarin, por askënd.

Keni bërë gabime. Shumë mirë, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse ka dëshirë. Atëherë tha se donte t’i përkushtohej klubit të vet sepse kishte mundësi të futej si portier titullar, deshi të përqendrohej aty. E shfrytëzoi mundësinë dhe më vjen shumë mirë për këtë.

A jam unë problemi? Menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqjen. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por mendoj që nuk është e vërtetë. Këta janë lojtarë që panë që nuk ka vend për ta dhe pastaj thonë “Unë po tërhiqem”.

Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk kam. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më është simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.

Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Shtutgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.

Gjithçka është sipas meritës, le të zemërohen me mua sa të duan, kjo është puna e tyre, gjithmonë do të zemërohen ata që nuk luajnë. Për aq kohë sa jam unë këtu, unë do të vendos kush do të luajë. Është detyra e lojtarëve të tregojnë dhe të vërtetojnë se kam pasur të drejtë që i kam thirrur. Përgjegjësia është e madhe dhe duhet ta kuptojnë këtë”, u shpreh Stojkoviç ndër të tjera.

Në një romancë të re? Dea Michele ndez thashethemet, pamjet e influenceres që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Dea Michele, një nga figurat më aktive në rrjetet sociale shqiptare, ka intriguar fansat e saj pas një postimi të fundit ku shfaqet me një djalë të panjohur, duke krijuar spekulime për një lidhje të mundshme.

Teksa ka marrë pjesë në një nga koncertet e mbajtura së fundmi në Tiranë, Dea ka ndarë pamje pikante duke kërcyer, por ajo tek e cila fansave u mbeti mendja ishte video me djalin në fjalë, me të cilin Dea shihet duke u përqafuar dhe duke shijuar në maksimum momentin.

Por ajo çfarë vlen për t’u përmendur është se mes tyre kishte një afrimitet që në pamje të parë dukej intim.

Ende nuk dihet nëse mes tyre ka një romancë apo miqësi, pasi vetë Michele nuk ka dhënë detaje, madje ajo ka ruajtur privatësinë e tij duke mos e etiketuar në postimin e publikuar.

Çfarë po ndodh?/ Drejtuesja e SHISH shkon në CIA, takime me përfaqësues të lartë të inteligjencës amerikane

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025, ku u takua me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane të sigurisë dhe inteligjencës. Vizita u përqendrua në zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas një komunikate zyrtare të SHISH, gjatë qëndrimit në SHBA, Hyseni zhvilloi takime me përfaqësues të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare (ODNI), Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Ndër takimet më të rëndësishme ishte ai me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, me të cilën u diskutuan sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për garantimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.

Në takimin me Drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, u nënvizua bashkëpunimi i frytshëm mes dy agjencive, si dhe u dakordësua zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e inteligjencës dhe forcimi i kapaciteteve të SHISH.

Po ashtu, gjatë takimeve u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. SHISH theksoi se kontributi i Shqipërisë në garantimin e stabilitetit në Ballkan u vlerësua maksimalisht nga partnerët amerikanë, ndërsa agjencia shqiptare u cilësua si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Vizita u cilësua si dëshmi e angazhimit të ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit strategjik përmes shkëmbimit të informacionit cilësor dhe të saktë, duke kontribuar në forcimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna (Video)

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Etna, vullkanin më të lartë aktiv të Evropës, i cili ndodhet në ishullin italian të Siçilisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), një re shpërthyese ka arritur një lartësi prej të paktën 5 kilometrash, e shkaktuar nga një rrjedhë piroklastike, që mund të ketë rezultuar në shembjen e materialeve nga krahu verior i kraterit juglindor.

Observatori Etnean ka raportuar se materiali i nxehtë nga shpërthimi nuk ka kaluar përtej Valle del Leone, duke mbajtur ndikimet kryesore brenda një zone të kufizuar. Gjatë të njëjtës periudhë, aktiviteti shpërthyes i kraterit juglindor u konvertua në një burim të fuqishëm lave, ndërkohë që dridhjet sizmike arritën nivele të larta, me një tendencë të dukshme në rritje.

Për shkak të këtyre aktiviteteve vullkanike, është lëshuar një alarm i kuq për aviacionin, që është niveli më i lartë i mundshëm i alarmit. Në Piano Vetore, një vend i njohur turistik pranë malit Etna, është raportuar shpërndarje e pabarabartë e hirit të imët, duke përfshirë zonat përreth.

Sipas të dhënave të fundit sizmike, vlerat e amplitudës së dridhjeve kanë arritur nivele të larta, dhe qendra e vatrave sizmike ndodhet në kraterin juglindor, në një lartësi prej rreth 2800 metrash mbi nivelin e detit.

Pavarësisht shpërthimit të fuqishëm, Aeroporti Ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Catania, i cili shërben si aeroporti kryesor për Siçili, nuk është prekur dhe operacionet e tij vijojnë pa probleme.

Etna, një nga vullkanët më të njohur dhe më të studiuar në botë, është i njohur për shpërthimet e tij të shpeshta dhe të fuqishme.

Emrat/ Ja kush janë policët e Rrugores që merrin ryshfet për mos vendosur gjoba!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë punonjës policie, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.

Bëhet fjalë për shtetasit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, si të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Ndërsa Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë aktualisht të pezulluar nga detyra, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë, efektivët e Policisë Rrugore të Elbasanit kanë bashkëpunuar për të toleruar drejtues mjetesh që kryenin kundërvajtje administrative, duke mos vendosur masat ndëshkuese përkatëse dhe duke dëmtuar kështu interesat financiare të shtetit dhe besimin e publikut tek institucionet ligjzbatuese.