FOTO / Thomas Strakosha zyrtarizon lidhjen e re, pushimet me partneren greke

Ditë të arta për ‘gardianin’ e portës sonë, Thomas Strakosha. Pasi ka përmbyllur një sezon të suksesshëm si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën ku angazhohet, tashmë është radha për të pushuar.

E kjo verë për të ka qenë edhe më e nxehtë. Ashtu si më herët kemi zbuluar, portieri ynë ka gjetur dashurinë. Vetëm pak javë më parë, në rrjetet sociale, ishte vetëm Thomas, ai që publikoi foto krah vajzës misterioze, teksa shijonte pushimet në një jaht

Për disa javë me radhë, postimet romantike në rrjetet sociale nuk janë ndalur, duke na zbuluar kështu një raport të ri që ai ka nisur.

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon ‘veprim të shpejtë global’

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një telefonatë kanë diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon.

Sipas Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdogan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.

“Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet”, theksoi Erdogan, duke theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime drejt një zgjidhje të menjëhershme”.

Erdogan gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje afatgjate të konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se “konflikti midis Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund” dhe se “një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.

Presidenti turk e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar vendimin e fundit të Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet.

Ai e përgëzoi Macronin për veprimin e Francës, i cili është mirëpritur edhe nga zërat pro-palestinezë në të gjithë botën. 

Detajet e reja/ Vajza e go.diti të atin në ρjesët in time, i dashuri e mbante teksa ajo e mbγste me tel

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabër në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

‘Gjak për gjak’/ Vrasja e shqiptarit gjatë grabitjes në Itali, mesazhet e forta në rrjetet sociale

Hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania po thellohen. Nën hetim janë vetë Aurelio Valiante, që dyshohet se qëlloi me armë ndaj grabitësve; vëllai i tij, M. Valiante, i cili dyshohet se ndihmoi për fshehjen e trupit të pajetë në një fuçi vere të mbuluar me degë dhe barishte; dhe Xhuijan Curti, 27-vjeçari shqiptar, shok i Rusi-t, aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli.

Një bashkëpunëtor i tretë i dyshuar është ende në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.

Të martën do të kryhet autopsia nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Ekspertiza do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse Rusi është qëlluar nga përpara apo nga pas – një element kyç për të vlerësuar nëse kemi të bëjmë me mbrojtje të ligjshme apo vrasje të qëllimshme.

Përveç hetimeve balistike dhe atyre penale, autoritetet italiane tashmë janë përqendruar edhe në monitorimin e thirrjeve për hakmarrje që qarkullojnë në rrjete sociale. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm komunitetin lokal, por edhe opinionin publik në të dyja vendet, duke rritur frikën se tensionet mund të përshkallëzohen përtej një rasti të izoluar.

Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës. Vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.

Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.

Vendi goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në pesë centimetra madhësi

Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje, dhe në disa vende me breshër deri në pesë centimetra në madhësi.

Breshër ra në afërsi të Karlovacit dhe Lošinjit, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediat kroate.

Re të mëdha të zeza u shfaqën mbi Rijekë, ku binte shi, bubullima, vetëtima dhe frynte një erë e fortë.

Petra Mikuš Jurković nga Instituti Hidrometeorologjik tha se ndryshimi i motit vjen në dy valë, e para prej të cilave fillon sonte, dhe e dyta të hënën, më 28 korrik, dhe paralajmëroi për mundësinë e përmbytjeve.

Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik ka lëshuar një paralajmërim të kuq për rajonet e Zagrebit dhe Karlovacit për sot, dhe për Rijekën në mbrëmje.

Një paralajmërim portokalli është lëshuar për pjesën tjetër të vendit.

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”, avokati Beqiri: ’21 janari’ është kopsitur, s’ka dosje të hetuar më bukur

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Në një intervistë televizive ai u ndal te ngjarjet e “21 janarit”, ku katër qytetarë të pafajshëm, protestues në bulevard, u ekzekutuan para godinës së kryeministrisë.

Sipas Beqirit, kjo dosje është e kopsitur me prova dhe fakte, ndërsa shtoi se urdhëruesi i vrasjeve të qytetarëve në bulevard është ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Shteti i së drejtës nuk po funksion siç duhet dhe organet e drejtësisë, duket sikur kanë kaluar në ekstrem, që është e rrezikshme për shtetin e së drejtës. Goditjet po i bëjnë selektive, po marrin dosjen “Partizani” dhe po lënë çështje të tjera, që janë të rënda dhe më pasoja dhe për korrupsion shtetëror me miliarda euro.

Po përdoren metodat e frikësimit. Berisha ka lumë akuzash. Ai ka afera të rënda korruptive. SHBA dhe BE duhet të ndërhyjnë. 21 janari është dosja e kopsitura me prova. Nuk ka dosja të hetuar më bukur, me prova kaq të shumta që e implikojnë si urdhërues dhe vrasës Sali Berishën, por nga ana tjetër është një dosje nga më të pastra”, tha avokati.

Ai foli dhe për lidhjet e Sali Berishës me Damir Fazlliç, ndërsa shtoi se kjo dosje fakton rrethanat se si agjentura serbe arriti të korruptonte ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe personat e tjerë të lidhur me familjen e Sali Berishës.

“Dosja e Fazlliç, ajo mund të quhet dosja e pastër serbe në Shqipëri, pra se si Serbia me agjenturën saj korruptoi jo vetëm kryeministrin e vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me familjen e Berishës, dhe i përdori ata në disa plane: si grup i strukturuar kriminal për të ndërtuar dosjet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK dhe ashtu i bën provat siç i donin serbët. Sali Berishën e pret burgu i përjetshëm”, pohoi ai.

SPAK arreston ‘dhëndrin’ e Majlinda Bregut! Kush është ish-polici, pjesë e trafikut të drogës, pronar i disa bizneseve në Angli

Klevis Hoxhosmani, vajzës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, Kejda Abazi është arrestuar nga SPAK, si pjesë e organizatës kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Por kush është Klevis Hoxhosmani, ish-polici vlonjat, pjesë e trafikut të drogës, pronar i disa bizneseve në Angli?

Hoxhaosmani është dyshuar për jetën luksoze të të dashurit të vajzës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, Kejda Ajazi. Çifti u filmua nga paparacit në Monaco, aty ku shkojnë milionerët e botës. Ajazi është parë shpesh në rrjete sociale me automjete luksoze dhe veshje të markave të njohura ndërkombëtare. Ndërkohë që ditën e djeshme, SPAK njoftoi arrestime të rëndësishme të botës së krimit, ku një prej të arrestuarve është edhe Klevis Hoxhosmoni.

Bizneset në Angli

Klevis Hoxhosmani rezulton të ketë qenë më herët i përfshirë në disa biznese në Angli. Vlonjati, ka pasur në pronësi një lavazh me emrin “Crystal Hand Carwash Of Bournemouth Limited”. Top Channel shkruan se ky biznes ka qenë aktiv prej 2013 deri në 2015. Hoxhosmani rezulton të ketë qenë drejtor i kompanisë “Barrack Road Tyres Limited”, me qendër në qytetin bregdetar Bournemouth në jug të Anglisë nga Marsi 2014 deri në Mars 2015. Tashmë kjo kompani drejtohet nga një shtetas lituanez.

Një tjetër biznes është, ‘Opa Coffee Limited’ e themeluar në 22 Maj 2023 nga Klevis Hoxhosmani, por prej Marsit 2025. ndërroi adresën. Në Britani nuk figuron me precedentë penalë të rëndë, por në vitin 2014 është dënuar për një incident dhune dhe dëmtim prone. Në Britani Hoxhosmani nuk figuron me precedentë penalë të rëndë, por në vitin 2014 është dënuar për një incident dhune dhe dëmtim prone.

Bisedat në Sky ECC

SPAK, në njoftimin zyrtar, nuk ka dhënë detaje të plota për rolin konkret të Hoxhosmanit brenda organizatës kriminale, por nga bisedat e përgjuara në aplikacionet e komunikimit të enkriptuar si Sky/ECC, dyshohet se ai ka qenë pjesë aktive e asaj që njihet si “Banda e Durrësit”, e drejtuar fillimisht nga Lulzim Berisha dhe më pas nga Plarent Dervishi. Një sasi prej 250 kg kokainë u sekuestrua në prill 2023, e destinuar për në Britaninë e Madhe, përmes Francës.

PAK urdhëroi Policinë e Shtetit për një aksion blic, për arrestimin e 6 prej të dyshuarve të dosjes së bujshme të trafikut të 6 tonëve kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine për tregun e Europës. Në pranga janë vendosur dy vëllezërit biznesmenë, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ilir Lloshaj, si edhe ish-pronari i klubit të natës ‘Cinco Cavalli’, Ermir Ndreaj.

Ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg, ndërsa në GJKKO do të njihen me masën e dytë të sigurisë edhe dy ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy aktualisht në burg edhe për dosjen Plumbi i Artë. Në kërkim është shpallur edhe biznesmeni Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai dyshohet se fshihet në Duabi.

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, pasagjerët evakuohen përmes ‘rrëshqitëseve emergjente’

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u detyruan të evakuoheshin me urgjencë për shkak të një defekti gjatë nisjes.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në bordin e fluturimit AA3023 me destinacion aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ndërsa avioni ndodhej ende në pistë. Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit konfirmoi se defekti ndodhi në avionin Boeing 737 MAX 8 rreth orës 14:45 me orën lokale.

Në bord ndodheshin 173 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan të gjithë me sukses. Një person u transportua në spital me lëndime të lehta, njoftoi kompania ajrore.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e evakuimit përmes rrëshqitëseve emergjente, ndërsa tymi dhe flakët dukeshin të dilnin nga pjesa e pasme e avionit.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi përmes një deklarate se ekuipazhi kishte raportuar një problem të mundshëm me pajisjen e uljes gjatë nisjes, duke detyruar ndërhyrjen emergjente.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e incidentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për pasoja të rënda, por situata ka shkaktuar panik në bord dhe vonesa të tjera në operacionet e aeroportit.

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

Epidemia e kullave shumëkatëshe tashmë është shtrirë edhe në periferinë e Tiranës, duke prekur edhe ato pak zona që i kishin shpëtuar ndërtimeve të larta.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks rezidencial të quajtur Albora’s Lake, i cili parashikon ndërtimin e 17 kullave të larta në afërsi të Liqenin e Farkës.

Kompania ndërtuese është Lion Construction në pronësi të Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.

Kapitali ka mundur të sigurojë maketin e kompleksit. Siç duket qartë nga fotot bëhet fjalë për një batërdi mjedisore në shkallë industriale, e cila betonizon masivisht zonën e Liqenit të Farkës.

Ky është ndoshta një nga projektet më të mëdha të ndërtimit që është miratuar ndonjëherë në Tiranë, përmasat e të cilit do të ishin të jashtëzakonshme edhe për qytete me miliona banorë, disa herë më të mëdhenj se Tirana.

Sipas lejes së ndërtimit, kompleksi do të ketë funksion të përzier me rezidencë banimi, hoteleri dhe shërbime. Lion Construction është kompania, e cila ka ndërtuar godinën e famshme Lion Residence, në hyrje të parkut të Liqenit Artificial. Ndërkohë që kompania ka marrë leje ndërtimi për disa kulla të larta në Tiranë./Kapitali.al