U lind dhe u rrit emigrante! 21 vjecarja kthehet ne Shqiperi per tu bere police, arsyeja do iu cudise

Kjo është Alma Rexhepi, 21 vjeç.

Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që në këto ditë të nxehta vere zgjedhin si do të vishen dhe ku do të shkojnë, Alma po jeton ëndrrën e saj, të shërbejë në uniformat blu. Prej më shumë se një viti ajo është pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit nr 1 në Tiranë.

“Që e vogël shikoja policë dhe doja të bëhesha si ata. Jam ndikuar dhe nga gjyshi që ka qenë oficer”, shprehet ajo për Top Channel.

U lind dhe u rrit në Greqi ku studio dhe ushtroi sporte marciale dhe arriti të merrte edhe rripin e zi por ëndrra për të veshur uniformën blu nuk iu zbeh. Pavarësisht se prindërit të cilët janë rezidentë në Greqi e kishin fëmijë të vetëm nuk mundën dot ta pengonin të ndiqte pasionin e saj.

“Ëndrra më solli në Shqipëri.  Mami dhe babi janë në Greqi unë erdha në tiranë ndoqa akademinë dhe tani jam police. Jam shumë e lumtur që realizova ëndrrën dhe kam ambicie edhe për më tej. Kur të hapet akademia për oficere do të konkurroj”. 

Por, të punosh në polici nuk është e thjeshtë sidomos kur je e re dhe për më tepër vajzë pasi përballesh me shumë situate të vështira, por Alma ka ditur ti kalojë më së miri.

“Kur vendosim gjoba ndodh që na shajnë na ofendojnë por unë vazhdoj punën se po zbatoj ligjin. Ndodh të kemi përballë persona të dehur apo të sëmurë që duhet të dish sit ë sillesh. Ose kur ka konflikte duhet të ndash palët”. 

Policia është një ambient që dominohet nga burrat, por Alma është ndierë mëse e respektuar nga kolegët.

“Kolegët si të rinjtë ashtu edhe të vjetrit më kanë respektuar shumë. Më kanë mësuar sit ë veproj në momentet e para kur kam nisur punë”. 

Për Almën ky është vetëm fillimi, është e ndërgjegjshme që nuk ka për të qenë e lehtë por është e sigurt se pasioni që ka për këtë profesion do ti mjaftojë.

E solli në vëmendje vetë Rezarta Shkurta, kush është ish-Missi, gruaja e parë e nipit të Enverit (FOTO LAJM)

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, është shpeshherë pjesë e medias rozë, jo vetëm për shkak të mbiemrit të njohur, por edhe për lidhjen e tij të gjatë me ish-këngëtaren dhe sipërmarrësen Rezarta Shkurta.

Prej vitesh, Rezarta dhe Ermali janë bashkë dhe ndajnë një jetë familjare të ekspozuar herë pas here në rrjetet sociale. Por së fundmi, një postim i bërë nga Rezarta ka ngjallur interes të madh publik, pasi ka rikthyer në vëmendje të shkuarën më pak të njohur të Ermalit – më saktë, martesën e tij të parë dhe marrëdhënien me ish-bashkëshorten.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Ermal Hoxha shfaqet me djalin e tij 22-vjeçar, Rein, duke treguar një marrëdhënie të afërt dhe të ngrohtë mes babait dhe të birit. Fotoja solli reagime të shumta, sidomos nga ndjekës që nuk ishin në dijeni të faktit se Ermali ka një djalë të rritur nga një martesë e mëparshme.

Por kush është nëna e Reit?

Bëhet fjalë për Sonila Caushajn, një ish-miss dhe ish-bashkëshorte e Ermal Hoxhës. Ashtu si Rezarta, edhe Sonila e ka nisur rrugëtimin e saj nga skena e bukurisë, duke marrë pjesë në konkursin e “Miss Shqipëria” në vitet ’90. Martesa e saj me Ermalin është zhvilluar në rrethana disi të fshehta për publikun, ndërsa divorci ka ndodhur prej vitesh dhe kontaktet mes Sonilës dhe familjes Hoxha thuhet se kanë qenë të pakta.

Në vitin 2015, emri i Sonilës u rikthye në titujt e mediave, kur ajo u përfshi në një konflikt të hapur me vjehrrën e saj të dikurshme, Teuta Hoxhën – bashkëshorten e Enver Hoxhës. Shkak u bë libri autobiografik i zonjës Hoxha, ku ajo e përmendte nusen e parë të djalit të saj. Sonila reagoi publikisht, duke kundërshtuar versionet që ishin dhënë në libër dhe duke i cilësuar të pasakta e fyese ndaj saj dhe djalit të saj.

Pas kësaj përplasjeje, Sonila është tërhequr nga vëmendja publike dhe është përqendruar te jeta private dhe edukimi i djalit të saj, Rein, ndërsa Ermali ka vijuar jetën me Rezarta Shkurtën dhe vajzën e tyre.

Ndërkohë, duket se marrëdhëniet mes Ermalit dhe të birit janë ruajtur dhe forcuar me kalimin e viteve, pavarësisht ndarjes nga nëna e tij. Kjo konfirmohet edhe nga fotot e fundit, që tregojnë një lidhje të fortë babë e bir, duke përçuar një imazh pozitiv dhe familjar.

Ngjarja hedh dritë mbi një faqe më pak të njohur të jetës së Ermal Hoxhës dhe rikthen në vëmendje një histori të vjetër dashurie, që dikur ka qenë në qendër të familjes më të diskutuar në Shqipëri, por që sot është veç një kujtim në sfondin e një jete të re.

Jeta priνate e Enver dhe Nexhmije Hoxhës – marrëdhëniet, s ▪︎ k si dhe leximet

Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës ka publikuar librin e tij ku ka rrëfyer sekretet e “Bllokut”. Kalo ka sjell kujtimet e tij personale në një libër, ku rrëfen raportet me personazhet e kohës, nga diktatori Hoxha tek bashkëshortja e tij Nexhmija Hoxhën, Ramiz Alinë dhe shumë të tjerë që jetonin në zonën e Bllokut, njofton Klan Kosova.

Pjesë nga libri

Nuk ishte e lehtë ta njihje Nexhmijen në të gjitha dimensionet dhe veçoritë e saj origjinale, as së jashtmi dhe as së brendshmi, madje kjo e dyta, njohja e mendimeve dhe ndjenjave të saj, qe edhe më e vështirë.

Edhe pse pata rastin të kisha kontakte si mjek me të për më shumë se 15 vjet, nuk mund të pretendoj se e njoha dot atë në tërësi dhe hollësi. Aq më pak e patën njohur shqiptarët sa kohë ishte gjallë Enveri. Ata, me sytë të mbërthyera gjatë 40 viteve tek lideri i madh, pak vëmendje dhe interes treguan për të shoqen, si person. Për shumicën e tyre ajo ishte thjesht Gruaja e Enverit. Dhe vetëm kaq.

Edhe ajo vetë rrinte disi e tërhequr, duke qëndruar kryesisht në zyrë e në shtëpi. Kishte zgjedhur vullnetarisht të rrinte në hije. Ajo as arriti, por as u përpoq që të fitonte zemrat e shqiptarëve. Ndoshta, sepse i mjaftonte simpatia dhe adhurimi që një numër i madh i njerëzve shprehnin për të shoqin. Por, kur së bashku me të vdiq edhe regjimi i tij, Nexhmijes iu desh që të dilte nga guaska, të bëhej e dukshme dhe aktive, duke u përpjekur t’i bënte njerëzit të besonin se gjithçka e Enverit ruhej e gjallë tek ajo. Mirëpo ishte e vonuar. Pa autoritetin, famën, zërin dhe karizmën e të shoqit ajo vetë nuk ishte as tërheqëse, as e besueshme dhe as bindëse për ta.

Përkundrazi, siç nuk e priste, ajo u bë për pjesën e pakënaqur të popullsisë “tabelë qitjeje”, pasi iu faturuan asaj gabimet dhe padrejtësitë e pushtetit që u përmbys. A e meritonte? A i takonte asaj të paguante të gjithë, ose pjesën kryesore, të haraçit të të këqijave që bëri regjimi i kaluar? Në ç’masë, pa qenë personalisht anëtare e organeve të larta partiake e shtetërore, pati realisht gisht ajo në vendimet e marra prej tyre?

Askush tjetër përveç asaj vetë nuk ka mundësi të dijë të vërtetën. Ajo mund të hamendësohet ose të vlerësohet bazuar në fakte, perceptime ose sipas intuitës së gjithsecilit.

Fajësitë e saj janë bazuar kryesisht mbi faktin e statusit si gruaja e Enverit dhe sidomos në vitet e fundit të jetës, kur ai ishte më i sëmurë.

Me hamendësimin se ajo, edhe pa qenë anëtare e forumeve e strukturave të larta vendimmarrëse, mund të ketë influencuar ose edhe drejtuar vetë në emër të tij. Askush, as unë, nuk e vë dorën në zjarr se kjo absolutisht apo në një masë të caktuar nuk ka ndodhur.

Nexhmija vetë në deklaratat publike dhe në librat me kujtime që ka botuar i ka mohuar të tilla akuza apo hamendësime, ndërsa fakte ose konfirmime të dokumentuara për to nuk di të jenë dhënë.

Ndërkohë, ish anëtarë të Byrosë Politike, Sekretarë të Parë të partisë në rrethe, ministrat të qeverisë, kryetarë dhe shefa të sigurimit, hetuesisë dhe prokurorisë, fajtorë të sigurt dhe të njohur me emër dhe mbiemër, si iniciatorë dhe firmëtarë dokumentesh dhe aktesh mizore, çuditërisht përmenden nga media, madje dhe nga vetë viktimat, përciptazi ose shkarazi.

Ata, meqenëse i shoqi nuk është më gjallë, e derdhin thuajse të gjithë urrejtjen, mllefin dhe fajet për bëmat e mbrapshta të atij regjimi kryesisht e personalisht tek ajo.

Historia di me fakte, me emër dhe mbiemër, se cili person i udhëheqjes së lartë urdhëroi me kokën e tij pushkatimin mizor të 67 ballistëve që u zunë rob në Lushnjë.

Cili propozoi pushkatimin e 22 intelektualëve të pafajshëm në Tiranë për bombën në Ambasadën Ruse, cili propozoi dhe nguli këmbë për kolektivizimin e detyruar të bujqësisë dhe heqjen e tre-dynymshit fshatarëve, cili propozoi tufëzimin e bagëtive, cili ndërmori hapin e parë për ndalimin e fesë dhe prishjen e kishave dhe xhamive, cili urdhëroi ndërtimin e 173 mijë bunkerëve, anembanë vendit, cili si kryetar i Komisionit të Internimeve sygjyrnosi me firmën e tij 12.500 qytetarë shqiptarë dhe shumë akte të tjera si këto të dënueshme? Disa nga këta autorë thuajse janë ricikluar dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të emërohen në poste qeveritare. Ramizi, i cili pati firmosur ato vendime dhe që i indoktrinoi me propagandën që drejtoi mendjet dhe shpirtin e disa brezave radhazi me utopinë e “njeriut të ri”, ishte njëri prej tyre.

Ai, fillimisht, nuk u përmend si fajtor për ato, përkundrazi u promovua për disa kohë në postin më të lartë dhe mandej u konsiderua si shpëtimtar dhe misionar i frymës së re. Ndërkohë, në sa apo në cilën nga ato keqbërje ka qenë personalisht Nexhmija iniciatore, propozuese ose autore e faktuar?

Pa dyshim, ajo i ka pasë ditur në mos të gjitha shumë nga ato padrejtësi që ndodhnin, por nuk u kundërvu direkt as indirekt për të ndikuar t’i parandalonte a zbuste ato tek i shoqi. Përkundrazi, i pat miratuar me zell prej militanteje, mjafton që ato i pat miratuar më parë Byroja Politike dhe Enveri. Ajo, pa dyshim, ka personalisht pjesën e saj të përgjegjësisë, por jo të gjithë përgjegjësinë, as pjesën më të madhe të saj. Ramizi e dinte mirë këtë, por nuk e tha. Përkundrazi, thuhej se fshehtas pati dhe ai vetë gisht në to, fajësime dhe demonizime që u gjeneruan dhe u përhapën për Nexhmijen.

Në periudhën e ndërrimit të sistemit, mbase atij iu desh që në opinionin e njerëzve të bëhej Nexhmija kurban në vend të tij, si kryefajtore, pavarësisht se ishte ai që pati pozitë më të lartë dhe përgjegjësi më të mëdha sesa ajo në hierarkinë vendimmarrëse të regjimit që u shemb.

U desh që fajet e regjimit dhe ish-titullarëve të tij të shkriheshin si skrap në zjarrin e urrejtjes popullore për të krijuar me to “Kuçedrën Nexhmije”, si simboli i të gjitha të këqijave të diktaturës dhe fajtorja kryesore, në mos e vetme e saj.

Në mungesë të Enverit, përqendrimi dhe personalizimi i gabimeve dhe fajeve të regjimit komunist tek e veja e tij, sikur ajo qenkej njësoj përgjegjëse sa ai, apo dhe më shumë se sa ai, ndoshta u desh për t’i ruajtur dhe shpëtuar përkohësisht imazhin e Ramizit si “e keqe e nevojshme dhe shpresuese” në atë periudhë ndryshimesh të vështira.

Në fakt, Enveri nuk e pat njësuar ndonjëherë të shoqen me veten. Ai ishte autoritar. Hijerëndë. Por, nuk ishte “burrë grash” as “lolo” lehtësisht i influencueshëm. Ai imponohej me një shikim. Me një mbledhje të vetullave dhe rrudhave në ballë. Ndonjëherë me buzëqeshje, pa fjalë. Me heshtje. “Burrëria tradicionale” e meshkujve shqiptarë me nuanca mazohizmi ishin të shfaqura krenarisht dukshëm në mënyrën e tij të sjelljes.

Gjatë viteve në kontakt direkt, as unë, si mjek personal i tij, nuk u çlirova dot nga ndjenja e ndrojtjes dhe e përgjegjësisë që më pushtonte në çdo takim me të. Ai rrezatonte autoritet, prandaj as guxova me iniciativën time ta ndaja me të ndonjë mendim, shqetësim apo ta ndikoja në ndonjë drejtim, jashtë kuadrit të detyrës sime profesionale.

Nexhmija dhe të gjithë vartësit e tjerë e kishin pranuar me përulje supremacinë e tij të plotfuqishme. Mendimet, sugjerimet, dëshirat dhe vendimet e Enverit ishin për të gjithë ata, përfshi edhe Nexhmijen ose, më saktë, në radhë të parë për Nexhmijen, tabu.

Diferenca e moshës prej 13 vjetësh me Enverin, brishtësia fizike e karakteriale e saj, pati vulosur që në ditën e parë të njohjes së tyre kompleksin e adhurimit dhe nënshtrimit të përhershëm të saj ndaj burrërisë, vendosmërisë dhe guximit të Enverit si vendimmarrës i pakundërshtueshëm që imponohej me bindjen se kishte gjithmonë të drejtë. Kjo nuk përjashton të ketë pasur sukses edhe ajo, si të gjitha gratë, në rolin e “zogut të natës”, për t’i vënë në vesh dhe marrë prej të shoqit miratime për nevoja, çështje apo plane të jetës familjare apo personale të saj. Por, me shumë pak mundësi për çështje shtetërore.

Sipas Zhaklinë Kenedit, “gratë e pushtetshme” ndahen në dy kategori: ato “me pushtet në shtet” dhe ato “me pushtet në shtrat”.

Gjykuar nga aparenca e jashtme, nga gjestet, mënyra e shikimit, timbri i zërit apo “gjuha e trupit”, Nexhmija nuk ishte lozonjare apo tip gruaje shtrati. Përkundrazi, dukej e “akullt”, serioze si e superblinduar me parime. Në marrëdhëniet me të shoqin, jo nazet e feminiteti, por devotshmëria ishte pika e fortë e saj. Madje, në vitet pasi Enveri pati pësuar infarktin në zemër, ata flinin të ndarë.

Nexhmija ia pat “dhuruar” Enverit edhe pjesën e saj të shtratit bashkëshortor. Ai flinte i vetëm në shtratin e gjerë dopio. Vendin e saj herë pas here mund ta zinte një “femër” tjetër. Ajo ishte Guxi. Kështu quhej macja më “mendjemadhe” që kam parë e njohur unë. Ajo ishte e bukur, i shkëlqenin qimet nga shëndeti dhe gjezdiste krenare nëpër dhomat e korridoret e brendshme, me hap të sigurt dhe shpërfillëse ndaj njerëzve të shtëpisë. Në takt, ishte macja e dashur e Pranverës, por Guxit sa herë që i mbushej koka shkonte pa pyetur askënd te dhoma e Enverit. Nëse e gjente të mbyllur portën e dhomës së gjumit të tij, Guxi ishte e zonja që ta hapte vetë atë. Ajo kërcente deri te doreza dhe e hapte pa problem. Pasi hynte, shtrihej në të njëjtin shtrat me Enverin dhe përgjumej plot kënaqësi pranë tij. Ai nuk bezdisej, e pranonte dhe e përkëdhelte. Dukej që mes tyre ishin miq.

Ndërkohë Nexhmija “vigjilonte” gjatë natës gjysmë e zgjuar, përballë, mbi një divan të ngushtë brenda së njëjtës dhomë, për ta ndihmuar të shoqin në rast të ndonjë shqetësimi eventual.

Marrëdhëniet e shtratit, nëse patën të tilla në ato vite, ata i ruajtën rreptësisht si intime dhe private. As njëri as tjetri nuk më pyetën, as morën këshilla mjekësore, në konfidencialitet, për rreziqet dhe implikimet e mundshme në marrëdhëniet seksuale në kuadrin e infarktit të zemrës dhe sëmundjes së diabetit, prej së cilës Enveri vuante prej vitesh. Por në literaturën mjekësore, si edhe nga përvoja jetësore njiheshin raste atakësh, aksidentesh, deri edhe vdekje të befta te meshkujt me sëmundje të tilla të zemrës, gjatë marrëdhënieve në shtrat.

Kështu i pat ndodhur në vitet e monarkisë një ish-ministri shqiptar, i cili vdiq papritur gjatë aktit në një prej hoteleve të Romës. E njëjta tragjedi ndodhi jashtë Tiranës në vitet kur kujdesesha për Enverin, me vëllanë e njërit prej ish-udhëheqësve të shquar të Byrosë Politike. Edhe ai, fatkeqi, vuante njësoj nga zemra e diabeti dhe ishte më i ri se vëllai i tij dhe Enveri. Vdekja e tij e beftë, e njëjtë me atë të dikurshme të ish-ministrit monarkist, pat ndodhur jashtë shtëpisë, në rrethana që, për arsye të kuptueshme, nuk u bë publike.

Ngjarja e tronditi së tepërmi emocionalisht vëllanë e tij byroist, por ndoshta dhe e vuri në vështirësi e para dilemës nëse duhet ta nderonte, duke marrë pjesë në ceremoninë e tij mortore, apo ta dënonte, duke mos shkuar në të. Besoj që për këtë ai e kish pyetur dhe kish marrë miratimin e Enverit, sepse ky më thirri dhe më dha porosi të shkoja të qëndroja edhe unë pranë kolegut dhe mikut të tij, ndonëse atë e shoqëronin edhe mjekë të Klinikës Speciale. Kjo mbase si qokë a shenjë solidariteti me të.

Kur shkova nuk e dija pse dhe si kishte ndodhur ngjarja. Enveri nuk më tha asgjë. Mbase priti që pasi të kthehesha kjo temë të hapej nga unë. Ndërkohë unë prisja ta hapte ai, por më kot. Sidoqoftë, atëherë, për herë të parë, u kujtova që këtë faktor rreziku eventual ne si ekip mjekësor e patëm harruar dhe neglizhuar.

Po sikur t’i ndodhte diçka e ngjashme edhe Enverit? Ne mjekët do të gjendeshim krejt të zbuluar dhe do të viheshim me siguri para përgjegjësisë. Asnjë këshillë, shqetësim, as diskutim, as shënim për një eventualitet të tillë nuk ishte përmendur në kontaktet tona me të, as shënuar si dokument në kartelën e tij klinike dhe as në protokollet e ekipit tonë mjekësor. E kishim quajtur thjesht çështje intime, private të tij. E keqja ishte se, për arsye që kuptohen, ky problem nuk mund të diskutohej me Nexhmijen. As me djemtë. Kush do të guxonte t’ia cenonte Enverit privatësinë pa kërkesën dhe lejen e atij vetë?

Atëherë me droje dhe në konfidencialitet e diskutova  me mësuesin tim Fejzi Hoxha. Ai ishte gjirokastrit, kishte thuajse të njëjtën moshë të Enverit dhe kish qenë shokë shkolle dhe fëmijërie me të. “Mos e nga këtë temë”, më tha ai. – “Asnjë mashkull, as ai, nuk do që të flasë e tregojë për këto gjëra. Dhe as nuk do i ndjekë këshillat që do japim ne. Përkundrazi, i zemëruar që futemi pa na ftuar në gjërat intime të tij, mund të na sikterisë. Lëre si të jetë shkruar”, më këshilloi ai. Dhe kështu u bë.

Nga droja, por edhe në respekt të privatësisë dhe intimitetit të tyre, nuk e zura asnjëherë në gojë këtë subjekt delikat, edhe pse me interes mjekësor. Iu luta qiellit dhe Zotit që e keqja të mos ndodhte dhe ndoshta ai më dëgjoi. Kështu, mbeti enigmë edhe masa e supozuar e “pushtetit” të Nexhmijes ndaj të shoqit me ndikimin e saj në shtrat.

Sa për “pushtetin në shtet”, në rastin e Nexhmijes do të tingëllonte si teprim. Ajo, nën hijen e të shoqit, nuk krijoi dot “klorofilin”e një personaliteti individual. Nuk pati dhe as tentoi të krijonte ndonjë rrymë “Nexhmijëzimi” me platformë origjinale ideore, pushtetare e politike si alternativë e dizajnuar dhe e imponuar personalisht prej saj. Ajo ishte dhe mbeti deri në fund “krijesë” e Enverit, shtojcë e tij.

Dalin pamjet! Hati ne lidhje me biznesmenin e njohur shqiptar? Kush eshte i riu qe…(Foto)

Hati Brika festoi ditëlindjen e saj dy ditë më parë me një festë që tërhoqi vëmendjen jo vetëm për shkëlqimin dhe luksin, por edhe për disa detaje intriguese që tashmë po bëhen objekt diskutimi në rrjetet sociale dhe në media.

Festa, e organizuar në një ambient të zgjedhur, ishte një kombinim perfekt mes klasit, elegancës dhe gruas moderne. Të ftuarat ishin kryesisht femra – vajza të njohura të ekranit, blogere, mike të ngushta të Hatis dhe figura të njohura të jetës sociale. Atmosfera u dominua nga muzika e përzgjedhur, dekori luksoz dhe pijet e rafinuara, ku çdo detaj dukej i menduar me kujdes për të reflektuar personalitetin e Hatis.

Por ajo që ngriti më shumë vetulla ishte prania e një emri që deri tani nuk ishte lidhur publikisht me Hatin – biznesmeni shqiptar, Enea Marku. Sipas burimeve të “Kosovarja”, ai ishte mashkulli i vetëm mes dhjetëra të ftuarve, duke u dalluar menjëherë jo vetëm për elegancën e tij, por edhe për afërsinë që tregoi ndaj Hatis gjatë gjithë mbrëmjes.

Ai qëndroi në krah të saj gjatë gjithë festës, duke e shoqëruar në mënyrë të kujdesshme dhe diskrete, por mjaftueshëm sa për të ndezur spekulime. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për një lidhje të afërt, ndoshta më shumë se miqësore. Pavarësisht kësaj, as Hati dhe as Enea nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë publike për natyrën e marrëdhënies së tyre.

A ishte kjo thjesht një pranisë miqësore apo sinjal për një histori të re dashurie në horizont? Misteri vazhdon, por një gjë është e sigurt – Hati Brika di si të tërheqë vëmendjen, edhe kur nuk flet.

Ndërkohë, fansat e saj po presin me padurim një konfirmim ose mohim, ndërsa rrjetet po vlojnë me komente, dyshime dhe përgëzime. Në këtë skenë ku çdo gjest lexohet dhe çdo foto analizohet, duket se Hati dhe Enea kanë për momentin gjithë vëmendjen. 

Horoskopi mujor nga Jorgo Pulla/ Gushti muaji i dashurisë e ndryshimeve, por, ja ç’ndodh në 11 gusht

I ftuar në një studio televizive, astrologu i njohur Jorgo Pulla solli parashikimin mujor për gushtin 2025, një muaj të zjarrtë me surpriza të mëdha. Dielli mbetet në Luan për tre javët e para të muajit duke sjellë energji, gëzim dhe dëshirë për të shijuar jetën.

Mërkuri, planeti i komunikimit dhe udhëtimeve, gjithashtu qëndron në Luan gjatë gjithë muajit duke favorizuar bisedat e hapura, romancat dhe mendimet pozitive. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht ndikon fuqishëm në miqësitë, jetën shoqërore dhe mënyrën se si e shohim botën. Venusi qëndron në Gaforre gjatë pjesës së parë të muajit dhe takohet me Jupiterin më 11 gusht, një moment i rrallë që sjell fat, dashuri dhe mundësi të veçanta.

Nga 6 gushti, Marsi largohet nga Virgjëresha dhe kalon në Peshore, duke sjellë qetësi dhe ekuilibër në marrëdhënie dhe ekonomi. Në fund të muajit, Venusi hyn në Luan më 26 gusht, duke sjellë një shpërthim pasioni dhe romance përpara ardhjes së vjeshtës.

Dashi

Ky muaj përjeton një rritje të madhe energjie dhe një dëshirë të shtuar për të marrë iniciativa të reja. Marsi që kalon në Peshore pas datës 6 gusht ndihmon të balanconi më mirë jetën financiare dhe të përmirësoni marrëdhëniet e punës. Do të keni mundësi të rëndësishme për të bashkëpunuar me persona të rinj dhe për të krijuar projekte të reja. Hëna e plotë në Ujor më 9 gusht do të sjellë takime të reja në jetën tuaj shoqërore dhe mund të hapë një derë të rëndësishme për të ardhmen. Në dashuri, Afërdita në Luan sjell qartësi dhe siguri në zgjedhjet tuaja emocionale. Çiftet do të kalojnë momente të bukura bashkë, madje edhe një udhëtim i shkurtër mund të rikthejë pasionin. Beqarët do të kenë shumë mundësi flirtimi dhe romanca të papritura që mund të kthehen në diçka më serioze.

Demi

Këtë muaj do të përjetojë një rikthim të fuqishëm të energjisë pozitive në punë dhe në ekonomi. Afërdita, guvernatorja juaj, kalon në Luan më 26 gusht dhe sjell mundësi të reja profesionale, rritje të të ardhurave dhe përmirësim të imazhit tuaj. Mund të merrni një propozim për bashkëpunim që do të ndryshojë ritmin e karrierës suaj. Hëna e plotë në Ujor ndikon tek marrëdhëniet afatgjata dhe mund të sillte vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e një lidhjeje. Takimi i Jupiterit me Afërditën më 11 gusht është një moment i veçantë që sjell fat në dashuri dhe lidhje të reja të qëndrueshme. Në planin emocional, do të ndiheni më të sigurt dhe më të vendosur për të kërkuar atë që dëshironi.

Binjakët

Do të kenë një muaj plot lëvizje dhe dinamizëm. Komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë. Plutoni në kënd pozitiv me Diellin më 15 gusht hap rrugë për projekte të reja, negociata të suksesshme dhe përmirësim të ndjeshëm në të ardhura. Mërkuri në Luan do t’ju ndihmojë të udhëtoni për punë dhe të njihni persona të rinj me rëndësi për të ardhmen profesionale. Në dashuri, Venusi do të zbusë tensionet e së kaluarës dhe do të sjellë qartësi të reja në marrëdhënie. Beqarët do të kenë takime të rëndësishme pas datës 12 gusht dhe një njohje që fillon si flirt mund të kthehet në lidhje të thellë.

Gaforrja

Është ndër shenjat më të favorizuara të gushtit. Jupiteri në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit sjell fat dhe mbështetje në çdo fushë të jetës. Marsi që kalon në Peshore më 6 gusht do të ndikojë në financa dhe marrëdhënie familjare, duke sjellë një ekuilibër më të madh. Venusi në shenjën tuaj gjatë tre javëve të para të gushtit, në kombinim me takimin me Jupiterin më 11 gusht, krijon një atmosferë të rrallë romantike. Do të ndiheni të mbushur me dashuri dhe gati për të bërë hapa të mëdhenj në jetën tuaj sentimentale. Pas datave 13 dhe 22 gusht, njohjet e papritura do të kthehen në lidhje serioze, ndërsa çiftet do të kalojnë momente të paharrueshme.

Luani

Protagonisti i këtij muaji do të ndriçojë më shumë se kurrë. Ky është momenti për të marrë atë që dëshironi. Saturni në Dash krijon një gjashtëkëndësh me Uranin në Binjakë më 12 gusht, duke sjellë mundësi të sigurta profesionale dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Në dashuri, gushti favorizon flirtin, romancat dhe njohjet e reja përmes miqve, rrethit shoqëror dhe mediave sociale. Ata që janë në një lidhje do të shijojnë një jetë shoqërore më intensive dhe emocionuese me partnerin. Do të ndiheni më të lirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe do të merrni përgjigje pozitive nga të tjerët.

Virgjëresha

Përjeton një muaj me ritme intensive dhe vendime të rëndësishme. Gushti sjell shkëlqim profesional dhe rritje financiare. Mund të shfaqen mundësi për ndryshim karriere ose për të marrë më shumë përgjegjësi në punë. Megjithatë, duhet të shmangni investimet e rrezikshme dhe të fokusoheni në projekte afatgjata që sjellin stabilitet. Në dashuri, përforconi komunikimin me partnerin, sepse Mërkuri retrograd mund të sjellë keqkuptime të vogla. Beqarët do të kenë mundësi të dalin nga vetmia dhe të përjetojnë momente intensive, ndërsa një miqësi e vjetër mund të rikthehet në mënyrë të papritur.

Peshorja

Ka një gusht të mbushur me pasion dhe transformim të marrëdhënieve. Nën ndikimin e Plutonit dhe Uranit, do të hapeni ndaj mundësive të reja dhe do të rishikoni marrëdhëniet personale dhe profesionale. Në dashuri, pasionet do të intensifikohen dhe do të përjetoni momente të forta ku dëshira dhe romanca do të jenë në qendër të vëmendjes. Ky intensitet do t’ju bëjë të ndiheni më pozitivë dhe më të vendosur për të marrë vendime të guximshme. Është koha për të jetuar eksperienca të reja dhe për të pasuruar jetën me kënaqësi të papritura.

Akrepi

Përjetoni një muaj dinamik, plot sfida financiare dhe profesionale, por me shpërblime të mëdha në fund. E filloni gushtin me një shpirt luftarak, gati për të kapërcyer pengesat, por prisni disa periudha tensioni, sidomos në 15-ditëshin e parë, kur do të përballeni me të vërteta të rëndësishme në karrierë dhe ekonomi. Në dashuri, priten momente të pasura dhe intensive. Përvojat e reja do të forcojnë lidhjet ekzistuese dhe do të sjellin freski në marrëdhënie. Është koha për dialog të hapur dhe për të ndërtuar besim të ndërsjellë. Beqarët kanë mundësi të kthejnë njohje të reja në lidhje serioze.

Shigjetari

Do të ketë një gusht elektrizues, plot surpriza dhe aventura. Në dashuri dhe në profesion, yjet sjellin mundësi që nuk duhet t’i humbisni. Plutoni rrit sharmin tuaj dhe Jupiteri mban humorin lart, duke sjellë transformim dhe rritje. Nuk do të jetë gjithçka e qetë, por do të jetë emocionuese dhe plot dinamizëm. Nëse jeni në një lidhje, është periudha ideale për ta rigjallëruar. Angazhohuni në aktivitete të përbashkëta si udhëtime, zhvillim personal apo projekte të reja. Beqarët do të përjetojnë njohje të reja që mund të kthehen në diçka më të thellë dhe afatgjatë.

Bricjapi

Duhet të përgatitet për një gusht ku karriera merr një kthesë të madhe pozitive. Me Uranin që favorizon lëvizjet e guximshme, ky është muaji i duhur për të kapur mundësi të reja, për të përballuar sfida dhe për të avancuar në punë. Çdo hap që do të ndërmerrni do të shpërblehet me sukses dhe vlerësim. Në dashuri, Neptuni dhe Afërdita ju mbështesin, duke ringjallur anën tuaj romantike. Mund të përjetoni skena që duken si në filma romantikë, plot pasion dhe emocion. Beqarët do të kenë shanse të shumta për njohje që mund të kthehen në lidhje të qëndrueshme dhe të forta.

Ujori

Këtë muaj do të shkëlqejë në punë dhe në aktivitetet personale. Jupiteri nxit kreativitetin dhe energjinë, duke sjellë ide brilante që do të vlerësohen nga kolegët dhe eprorët. Pengesat nuk do t’ju trembin dhe do t’i kapërceni me lehtësi. Me Uranin dhe Saturnin që krijojnë një kombinim të fuqishëm, është momenti ideal për të rinovuar në profesion dhe për të sugjeruar ide të reja. Në dashuri, gushti sjell kthesa të këndshme dhe momente pasioni. Beqarët do të përmirësojnë mënyrën e joshjes dhe do të kenë mundësi të qarta për lidhje të reja, sidomos në 15-ditëshin e dytë të muajit.

Peshqit

Përjetojnë një muaj transformues dhe plot kontraste mes qetësisë dhe stuhisë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, do ta gjeni rrugën tuaj, sepse universi ka plane për t’ju çuar drejt suksesit. Ky gusht do të jetë i shkëlqyer për anën tuaj krijuese, intuitive dhe emocionale, por duhet të jeni më të kujdesshëm në menaxhimin financiar. Në dashuri, priten njohje të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj sentimentale. Dashuria është gati të godasë me shigjetën e saj dhe beqarët do të përjetojnë surpriza verore që mund të ndryshojnë gjithçka. Dhjetëditëshi i parë i gushtit sjell shpresë dhe mundësi të reja që do t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt dhe më optimist.

Foshnja lindi 6 javë para kohe dhe mbahej në jetë nga aparaturat, por gjen υ▪︎ekjen pasi një 6-vjeçar e hodhi në dysheme

Është zbuluar shkaku i vdekjes së të porsalindurit që humbi jetën në spital në Francë, teksa sipas mediave vendase shkak është bërë hedhja në dysheme e bebit nga një fëmijë 6 vjeç.

Foshnja pesë-ditëshe Zayneb-Cassandra u gjet e shtrirë pa ndjenja në dysheme pranë krevatit të saj me një dëmtim traumatik në tru në Spitalin e Fëmijëve Jeanne-de-Flandre në qytetin verior të Lille, Francë , të premten, më 11 korrik dhe ndërroi jetë nga plagët e marra të martën.

Zyra e prokurorit të Lille konfirmoi të premten se foshnja vdiq nga trauma ‘që konsiston në një rënie në dysheme’. Një djalë që u gjet duke qëndruar në një karrige pranë saj besohet se e ka nxjerrë foshnjën e vogël nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme.

“Një fëmijë gjashtëvjeçar, anëtar i një familjeje tjetër, u pa pranë krevatit teksa foshnja ishte në dysheme”, konfirmuan gjithashtu prokurorët.

Policia nisi një hetim penal për tmerrin që ndodhi në repartin e Rainbow javën e kaluar, ndërsa dëshmitarët kanë pohuar se djali gjashtëvjeçar ishte lënë të lëvizte nëpër reparte pa mbikëqyrje.

Foshnja Zayneb, e cila lindi gjashtë javë para kohë, u arrit që të mbahej në jetë nga aparaturat, por gjeti vdekjen tragjikisht nga vogëlushi tjetër.

“Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin”, profesor Pilinçi “shkallmon” kufirin Shqipëri-Kosovë (VIDEO)

Profesor Pëllumb Pilinçi, ishte një ndër politikanët e parë të lartë që mbërritën në Theth pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga qeveria, duke mbështetur banorët dhe duke paralajmëruar fundin e pushtetit të Edi Ramës.

Pas bujës që bëri vizita dhe fjalët e tij në Theth dhe zona të tjera të Shqipërisë, profesor Pilinçi u ftua që të shpërndajë mesazhet e tij të larta patriotike edhe në Kosovë.

Profesor Pilinçi mbërriti atje shoqëruar me një eskortë sigurie të denjë për udheqës të rangut botëror si presidenti Trump, apo Erdogan. Në një mision që ai vetë e quan “Ribashkimi i trojeve shqiptare”, Pilinçi u shfaq në zemër të Kosovës me bashkëpunëtorët e tij dhe u prit nga dhjetra banorë si dhe ish-luftëtarë të UÇk-së të veshur me uniforma.

“Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin” deklaroi Profesor Pilinçi gjatë fjalës së tij në takimin entuziast në Kosovë.

Këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi kritikon performancën e Eglit: “Bastardim”

Këngëtarja Albina Kelmendi ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos.

Kjo e fundit, në një nga koncertet e saj, interpretoi “Mora fjalë”, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që shumë komentues e cilësuan si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike.

Së fundmi, Albina Kelmendi ka shpërndarë në Instastory performancën e Eglit, duke shkruar:

“Më falni edhe mua që po e shpërndaj!

Uroj të jetë ndonjë montazh i keq,” shkruan ajo.

Këndoi "Mora Fjalë", Albina Kelmendi kritikon

Ndërkohë, nga ana e Eglit nuk ka ende një reagim mbi komentet e shumta që kjo performancë ka shkaktuar.

VIDEO

“Të Enjten dhe të Premten…”/ Javë ‘përvëluese’, paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave.

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live”, paralajmëroi se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta dhe kthjellimeve të gjata.

“Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave do të vijojnë të jenë të qëndrueshme, me temperatura të larta, sidomos në orët e mesditës. Sot pritet që termometri të shënojë deri në 39°C, ndërsa të enjten dhe të premten do të arrijë kulmin me vlera maksimale deri në 41°C, veçanërisht në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe zonat më të izoluara të këtyre qarqeve,” deklaroi Osmani.

Qeni ρret dy javë jashtë shtëρisë së ρronarit pa e ditur se e kishin braktisur

Një qen besnik priti jashtë shtëpisë së pronarit të tij për dy javë pa e kuptuar se e kishin braktisur.

Por për fat të mirë, fqinjët vunë re gjendjen e vështirë të qenit dhe e dërguan në një strehë për kafshët duke i siguruar ushqim, ujë dhe një ekzaminim të plotë mjekësor. Ata vendosën ta quajnë qenin e vetmuar Salvatore.

Një zëdhënës i strehës së qenve tha për mediat:

Salvatore mbeti vetëm pas kur familja e tij u largua. Ai priti pranë shtëpisë së tij, duke besuar se ata do të ktheheshin për të. Fqinjët na thanë se ai ishte një kafshë shtëpiake e mirë familjare, veçanërisht me dy fëmijët e tyre. Përveç trishtimit në sytë e tij, Salvatore është një qen i pashëm. Sytë e një kafshe kanë fuqinë të flasin një gjuhë të shkëlqyer. Salvatore ishte shumë nervoz por jo agresiv kur erdhi tek ne. U desh shumë durim, dashuri dhe përkushtim që ky qen të kuptonte se ne ishim aty për ta ndihmuar.

Pasi kaloi rreth dy muaj në strehë, qeni i pashëm u mor nga një familje e re, e cila humbi qenin e tyre vitin e kaluar. Pra tani jo vetëm që Salvatore ka një familje të re, por një familje ka gjithashtu një qen të ri të bukur dhe tepër besnik.