Biznesmeni bie nga kati i kαtërt për t’i shpëtuar b. υrrit të dαs.hυrës së tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malajzi, ku një person ka vdekur.

Një 46-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i katërt i një pallati, në përpjekje për t’i shpëtuar bashkëshortit të të dashurës së tij.

Ngjarja ndodhi në Bemban, një qytet i vogël i Jasin, Malacca, Malajzi .

Zëdhënësja e policisë lokale, Mispani Hamdan, tha se në incidentin e sotëm, biznesmeni po përpiqej të zbriste nga ndërtesa me një litar, të cilin e kishte lidhur në grilën e dritares, por rrëshqiti dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Biznesmeni mbërriti në shtëpinë e të dashurës së tij rreth mesnatës së djeshme.

Gruaja ndodhej në shtëpi me tre fëmijët e saj, por mëngjesin e sotëm në orën 10:30 (për çudi dhe papritur) është kthyer edhe i shoqi i saj.

Pamje të reja nga konflikti i djeshëm, çfarë ndodhi mes dy pronarëve të hoteleve në Ksamil

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit.
Dalin pamje të tjera nga konflikti, ku duket se shtetasi Albert Pashaj është pritur nga tre persona të cilët më pas e kanë dhunuar.

Pasi bëjnë një debat të shkurtër, njëri prej tyre e godet Pashjan me grusht në nofull, ndërsa një tjetër e godet me sende të forta.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të pushuesve, të cilët kanë parë skenën e rëndë të rrahjes brutale me grushte e shkelma.

Pas ngjarjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi i autorit shtetasit Agim Taraj dhe dy personave të tjerë, ndërkohë që është proceduar edhe një person I katër, për shkak të moshës së tij, 17 vjeç.

Burime policore konfirmojnë se i lënduari Albert Pashaj është pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dyshuar i dhunës Agim Taraj është pronar i “Sunset Restorant Ksamil”. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku kryesor i mosmarrëveshjes lidhet me kontrollin e hapësirës së plazhit përpara hotelit të Pashajt, ku edhe ndodhi incidenti.

Përplasja fizike e ndodhur në Ksamil duket se nuk ka qenë një rast i veçuar, pasi ka pasur një tjetër përplasje mes të njëjtave palë, e cila ka ndodhur rreth një muaj më parë. Mësohet se përplasja ka pasur motive pronësie dhe menaxhimi të territorit të vijës bregdetare, një problematikë që kohët e fundit është përshkallëzuar në zonat turistike të Jugut.

Ky është Skifter Tagani, pronar i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

VOX News ka siguruar foton e Skifter Taganit, pronarit të fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila ditën e sotme u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara.

Skifteri grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Pikërisht këtu, këtyre produketeve u falsifikohej skadenca dhe më pas hidheshin përsëri në treg.

Sipas hetimeve të autoriteteve, gjatë kontrollit të sotëm, në magazinë u sekuestruan me dhjetra kilogram mallra të përpunuara të cilave u ishte shtyrë skadenca, por që në realitet kishin skaduar që në janar të këtij viti.

Pavarësisht këtij skandali dhe raportimeve të shumta të qytetarëve për produkte jocilësore të blera në markete të ndryshme, Skifteri vetëm është proceduar penalisht.

Ata që e pësuan më keq për këtë rast janë Florenc Domi dhe Agim Domi, me detyrë administrator i magazinës dhe magazinier. Ndërsa përveç Skifterit, është proceduar penalisht dhe një shofer i magazinës, 58-vjeçari me inicialet A. D.

Ky është Skifter Tagani, pronar i biskotave "Tagani" që

Olta Gixhari publikon fotot  nga pushimet në Barcelonë!

Aktorja Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit një përmbledhje pamjesh të kuruara gjatë qëndrimit të saj në Barcelonë.

Në një nga paraqitjet, Olta shihet me një fustan të kuq elegant dhe të guximshëm, në një ambient modern e me ndriçim artistik, duke reflektuar një energji glamuroze dhe vetëbesim të plotë.

Galeria fotografike (

1 / 8

)

“Skifteri” nga Lezha mburret me makinën me targa të personalizuara në Angli/ Daily Telegraph: Mercedezi tij kushton 80 MIJË

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

28-vjeçari Dorian Puka, i cili ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin britanik, ka postuar së fundmi një video në TikTok ku zbulon targat e personalizuara “DO24 AMG”, që pasqyrojnë emrin e tij dhe modelin e makinës që kap vlerën e mbi 80.000 paundëve.

Telegraph raporton se Puka është dënuar për herë të parë në vitin 2016 për përpjekje për të hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe u deportua një vit më vonë.

Por ai arriti të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale dhe kreu një sërë grabitjesh të tjera në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjysmë burg në vitin 2018.

U dëbua sërish në mars 2020, por u rikthye për herë të tretë në fund të po atij viti, përmes rrugëve të paligjshme nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

Aktualisht, ai është në pritje të një vendimi nga një gjykatë imigracioni, pasi ka paraqitur kërkesë për azil.

Sipas ligjeve britanike, nuk lejohet dëbimi i individëve që kanë një kërkesë për azil në shqyrtim, ç’ka e ka bërë të pamundur dëbimin e menjëhershëm të tij, thotë Telegraph.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, Puka vazhdon të provokojë autoritetet, duke postuar foto me makina luksoze si Ferrari 300.000 paundësh, orë Rolex dhe pamje nga klube nate në Londër.

E zuri korrenti teksa po montonte skenën, ky është 32-vjeçari që humbi jetën dje në Shëngjin (FOTO)

Ky është 32-vjeçari Zef Lorenci nga fshati Merqi i Lezhës, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ra në kontakt ne energjinë elektrike teksa po montonte një skenë për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e Shëngjinit.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.

Sipas të dhënave paraprake, Zef Lorenci humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Në lidhje me ngjarjen, hetimet janë ende në vijim.

DETAJE të REJA/ Agim Taraj gjakosi Albert Pashajn në sy të familjarëve, zbardhet shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve!

Detaje të reja dalin lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy biznesmenëve, Agim Taraj pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’ dhe Albert Pashaj i dhunuari, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin e të dhunuarit, në sy të fëmijëve të tij.

Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve për vendosjen e plazhit para hotelit.

Mësohet se dy biznesmenët kanë pasur konflikt për plazhin se kush do ta kishte në zotërim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.

Siç duket në videon më lartë pronari i hotelit është gjakosur në kokë si pasojë e goditjeve nga Agim Taraj.

Priten temperatura 44 gradë, flet sinoptikania: Ky qark pritet të thyej rekordin historik, shpresoj që …(Video)

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti pritet te vijoj i nxehtë edhe per 10 ditëshin e fundit të korrikut.

Sipas saj nga mesi i javës qe vjen ne qrkun e Beratit, temperaturat pritet te kapin nivele rekord deri ne 44 gradë celcius..

Termometri pritet te jete i larte jo vetem gjatë ditës por edhe gjatë nates gje qe e ben mjaft te veshtire kete periudhe sidomos per te moshuarit apo te semuret kronik..

Ndiqni videon me poshte…

Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët (Video)

Ajo që nisi si një miqësore verore mes Elbasanit dhe Pogradecit, në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në skena të turpshme dhune dhe tensioni.

Pas përfundimit të ndeshjes, një përplasje verbale mes futbollistëve të të dy skuadrave degjeneroi në kacafytje fizike në mes të fushës. Situata u përshkallëzua edhe më tej kur në sherr u përfshinë edhe anëtarë të stafit dhe tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit.

Futbollistët e Pogradecit u sulmuan fizikisht dhe me objekte nga tifozët vendës, ndërsa stafet përkatëse nuk arritën të shmangnin përshkallëzimin e përplasjes.

Pas disa minutash kaosi, në mes të ofendimeve dhe tensionit, lojtarët e ekipit pogradecar arritën të largohen drejt dhomave të zhveshjes, duke i dhënë fund një episodi që nuk i shërben aspak imazhit të futbollit shqiptar – aq më tepër në një sfidë që duhej të ishte vetëm përgatitore.

Kliko këtu për videon!

Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen mbi skandalin e mikrokredive, në ngarkim të të pandehurve ku bën pjesë edhe aksioneri Arben Meskuti, të cilët zhvatën mijëra qytetarë.

SPAK jua ka dërguar letrën që do të shkojë në gjykatë, 30 viktimave të kësaj skeme mashtruese, të cilët kanë faktuar veprat penale.

Bëhet me dije se për Arben Meskutin parashikohet të paktën 20 vjet burg, dhe mbi 10 vjet për të akuzuarit e tjerë, sipas neneve të Kodit Penal.

Ndërkohë, Olsi Ibro, përjashtohet nga ky varg dënimesh, pasi në korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë duke kryer vetëvraje.

Në bazë të hetimeve tashmë të përfunduara, rezulton se të akuzuarit kishin funksionuar si një grup i strukturuar kriminal për 9 vite, duke mashtruar shqiptarët përmes skemave korruptive të mikrokredive.

Pas përfundimit të hetimeve, gjyqi pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

Sipas dosjes së SPAK: Në përfundim të hetimeve janë siguruar të dhëna të sakta se të pandehurit Elda Ibro, Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Albert Gega, Olsi Ibro, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Yliana Sejfo, Indrit Çuberi, Rigels Bejko, Altin Vako, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Roland Deda, Endri Myftari, Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., Personi juridik “ADCA” sh.p.k., Personi juridik “Final” sh.p.k., “Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group” kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Falsifikimit të dokumentave”, kryer nga personi që ka per detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/3; 186/1; 186/3; 333/a dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Kujtojmë se Arben Meskuti, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndodhet në qeli me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë.

Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.