Këngëtari i famshëm grek shtrohet në klinikë psikiatrike, por ka dyshime për ‘hakmarrje’ nga e motra dhe i ati! Plas debati

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis prej katër ditësh ndodhet i shtruar në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio”.

Mazonakis u shtrua në spital mesditën e së enjtes së kaluar pas një urdhri të prokurorisë.

Sipas mediave greke aludohet se mbyllja e tij në klinikë psikiatrike është bërë me ‘marifete’ nga motra dhe babai i tij. Motra e këngëtarit ka qenë më herët dhe menaxhere e karrierës së tij, por mes tyre ka pasur konflikte për çështje të ardhurash dhe pasurie.

Pas lajmit për shtrimin e tij në spital, reagimet nga njerëz të njohur të shoëbizit grek e figurave publike, por nga publiku i gjerë, nuk kanë të ndalur.

Ata shkruajnë se kjo që i është bërë një prej këngëtarëve ikonikë të Greqisë është e patolerueshme dhe turpëruese, duke kërkuar që të merren masa menjëherë që ai të rikthehet në shtëpi.

Ata shprehen se edhe nëse ai ka pasur nevojë për mjekim, kjo nuk bëhet në këtë mënyrë duke i ulur figurën publikisht një artisti të atij niveli.

Ndërkohë ende nuk ka pasur reagime nga familjarët e këngëtarit.

Avokati i këngëtarit ka treguar se prej më shumë se dy vitesh ai nuk ka më kontakt me familjarët dhe se ndodhen në gjyq për çështje pronësie.

“Jorgo është shumë mirë, është i trishtuar për mënyrë e tmerrshme të mbylljes në klinikë nga pjesëtarët e familjes, por është plotësisht i shëndetshëm. Në dy vitet e fundit Jorgo nuk ka asnjë kontakt me familjarët sepse janë në një gjyq për pasurinë, ne ishim bërë gati që në shtator të bënim disa denoncime për abuzime të rënda që ka bërë motra e tij, dhe tani ndodhi ajo që ndodhi.

Kushdo mund të shkojë në prokurori dhe të kërkojë që një pjesëtarë i familjes së tij të shtrohet në klinikë me pretendime se nuk është i shëndetshëm mendërisht, kjo pastaj ndodh me ose pa kontroll. Kini para sysh që ai u mor në një ditë feste kur institucionet ishin pushim.

Para një muaj familjarët e tij kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë kërkuar që të flasin, por ai nuk i ka pranuar dhe u ka kërkuar që të largohen, ndërkohë para 4 muajsh ka ndodhur një takim me motrën e tij në praninë time, ku kemi tentuar të gjejmë zgjidhje për problemet që jemi në gjyq, por nuk e kemi arritur dhe do vazhdonim seancat gjyqësore”, tha ai.

50 turistë izraelitë bllokohen në Sarajevë, pasaportat e tyre u hodhën në kosh nga një punonjës i hotelit

Një grup i madh turistësh nga Izraeli që mbërritën për të vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën mbetën të bllokuar në Sarajevë sepse dikush në recepsionin e hotelit ku po qëndronin hodhi dokumentet e tyre në plehra.

Ky informacion u konfirmua për shërbimin publik BHRT nga Drejtori i Shërbimit për Çështjet me të Huajt e BiH, Zarko Laketa, me sqarimin se stafi i hotelit është përgjegjës për gjithçka, por deklaron se është një rastësi.

Lajmi u raportua për herë të parë nga mediat izraelite, dhe portali i Sarajevës Istraga.ba, i cili është i afërt me shërbimet e sigurisë, mori konfirmimin e kësaj ngjarje, duke shpjeguar se e gjitha ndodhi në hotelin Hills në lagjen Ilidaa të Sarajevës.

Ky hotel është një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga vendet arabe që vizitojnë BiH në numër të madh gjatë verës. 47 qytetarë të Izraelit që mbërritën në BiH si turistë qëndruan gjithashtu atje.

Uebsajti izraelit Ynet News raportoi se pasaportat e tyre përfunduan në një kosh plehrash pranë hollit të hotelit. Dokumentet më pas përfunduan në një grumbull mbeturinash të tjera dhe u dërguan në një depo nga shërbimi bashkiak.

“Pasi kontrolluam kamerat e sigurisë, zbuluam se pasaportat ishin hedhur gabimisht në plehra”, thanë disa turistë për Ynet.

“Nga mbeturinat në pritje, ata u çuan në kamionë mbeturinash dhe pastaj në depo përpunimi. Ne u detyruam të qëndronim në hotel edhe për 48 orë të tjera, ndoshta më shumë. Kemi frikë se mund të ngecim këtu për më shumë se një javë”, citon ky portal një person të paidentifikuar nga grupi i turistëve.

Gjithçka u zbulua kur izraelitët duhej të largoheshin të shtunën, por një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se si mund të ketë ndodhur një incident i tillë dhe ndërkohë, turistët izraelitë duhet të presin që t’u lëshohen dokumente të reja në mënyrë që të mund të largohen nga BiH. Gjithçka tani po koordinohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit.

E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore! Një metodë e neveritshme e…

Këngëtari i famshëm grek Giorgos Mazonakis, i cili u mbyll nga motra e tij dhe familjarë të tjerë në spitalin psikiatrik, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar.

Mediat greke raportojnë se përmes një deklarate të bërë publike nga avokati i tij, ai thotë se është mirë dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, duke rikonfirmuar zërat se e gjithë kjo është bërë nga motra e tij dhe familjarë që mesa duket duan t’i marrin pasurinë, me të cilët ndodhet edhe në proces gjyqësor prej disa vitesh.

“Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa më vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti“, tha George Mazonakis në mesazhin e tij.

Ndërkohë që avokati i tij tha se është i bindur se ditën e hënë ai do të kthehet në shtëpi, teksa shton se e gjithë kjo manovër është bërë të enjten, që pasonte me katër ditë pushimi të institucioneve në Greqi.

Ndërkohë, një ditë më parë, edhe familja e Giorgos Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj, duke theksuar se prioritet i tyre absolut është shëndeti dhe siguria e këngëtarit. Sipas deklaratës së shpërndarë nga zyra ligjore “Vlassis & Associates”, familja bën të qartë se nuk është e interesuar për deklaratat apo komentet e palëve të treta, derisa të kalojë rreziku për jetën e tij.

“Ndale luftën, sill pengjet në shtëpi”, qindra mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanjahut

Qindra mijëra qytetarë izraelitë u mblodhën në mbrëmje në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje urgjente për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupet terroriste në Gaza dhe përfundimin e luftës që ka tronditur rajonin prej muajsh.

Sipas organizatorëve nga Forumi i Familjeve të Pengjeve, rreth 500,000 persona morën pjesë në protestën në Tel Aviv, ndërsa 1 milion qytetarë protestuan gjatë ditës në më shumë se 50 qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.

Protesta u shoqërua me fjalime emocionuese nga prindërit e disa prej pengjeve që aktualisht mbahen në Gaza. Ofir Braslavski, babai i Rom Braslavskit, një nga pengjet izraelitë, tha se djali i tij po vuan rëndë dhe se qeveria e ka braktisur për arsye politike.

“Romi im nuk ka më kohë. I gjithë vendi e pa, por qeveria zgjodhi të zgjerojë luftën në vend që të sjellë pengjet në shtëpi”, tha ai mes lotësh.

“Ndale luftën, sill pengjet në shtëpi”, qindra

Yehuda Cohen, babai i Nimrod Cohen, e akuzoi qeverinë e kryeministrit Netanyahu se po përdor pengjet si pretekst për qëllime politike.

“Djali im po vuan për ndërtimin e vendbanimeve në Gaza. Kjo është e papranueshme”, u shpreh ai.

Në një moment kulmor të protestës, një video u transmetua për turmën, ku ish-pengje të liruara falë marrëveshjes së fundit të armëpushimit i drejtuan një apel të fuqishëm presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar ndërhyrje për të përfunduar luftën dhe për të ndihmuar në lirimin e pengjeve të mbetur.

“Çdo sulm i ri i rrezikon jetët e atyre që ende janë atje”, tha Sasha Trufonov.

“Ju mund të bëni histori, të sillni paqe dhe të ktheni vëllain tim të vogël në shtëpi”, shtoi Yair Horn, vëllai i një pengu që ende mbahet në Gaza.

Protestuesit kërkuan që qeveria izraelite të ndalojë përshkallëzimin e luftës dhe të angazhohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për rikthimin e pengjeve. Disa prej familjeve paralajmëruan se nuk do të ndalen derisa pengu i fundit të kthehet në shtëpi.

“Nëse qeveria nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë duhet të largohet dhe t’ia lërë vendin dikujt më të përgjegjshëm”, tha Cohen.

E rëndë në Gjermani/ U fut për të grabitur banesën, 29-vjeçari tenton të ρër ▪︎υnojë gruan që gjeti në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Griesheim, Hesse, Gjermani. Një burrë 29-vjeçar hyri në një apartament për të vjedhur sende me vlerë dhe tentoi të sulmonte seksualisht banoren, e cila po flinte.

Gruaja shpëtoi duke u hodhur dhe duke bërtitur, gjë që largoi sulmuesin. Policia u njoftua menjëherë dhe nisi kërkimin për të dyshuarin, i cili u gjet disa qindra metra larg, në një apartament në Schaafgasse.Gjatë përballjes me oficerët, ai hodhi sende dhe thika, por forcat speciale, të pajisura rëndë, ndërhynë dhe e arrestuan. Sulmuesi pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital.

Ai tani përballet me akuzat për vjedhje, tentativë përdhunimi, rezistencë ndaj autoriteteve dhe akuza të tjera. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe riafirmon angazhimin e policisë për sigurinë e banorëve.

Tmerr në ajër, shpërthen zjarr në motorin e avionit që sapo u ngrit nga Korfuzi

Një incident i frikshëm ndodhi sot në ajër, kur motori i një avioni që sapo u ngrit nga Aeroporti i Korfuzit me destinacion Dyseldorf, Gjermani, mori flakë.

Në bord ndodheshin 250 pasagjerë, ndërsa dëshmitarë okularë raportuan se flakët ishin të fuqishme dhe zhurma shumë intensive.

Pilotët arritën të shuajnë zjarrin në lartësinë 500 metra dhe vendosën të vazhdonin fluturimin me një motor. Avioni arriti në 3,300 metra, bëri një rrotullim mbi Korfuz, ulët në 2,400 metra dhe zgjodhi të mos kthehej në aeroportin e origjinës, duke kaluar Adriatikun dhe u ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Brindisit, Itali.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit, ndërsa pasagjerët janë nxjerrë të sigurt.

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli” (Video)

Nga Arben Llangozi

Në Shqipëri, nuk shpëton askush nga duart e oligarkëve, as qytetari i thjeshtë, as biznesmeni, madje as ylli botëror që ngre flamurin kuqezi në çdo skenë ndërkombëtare.

Rasti i fundit është aq absurd, sa duket si humor i zi, Dua Lipa, këngëtarja me famë globale, përballet me të njëjtën histori mashtrimesh dhe grabitjesh që kanë përjetuar mijëra shqiptarë në bregdet.

Burime kofidenciale tregojnë se këngëtarja kishte shprehur interes për të blerë një vilë luksoze në Kep Merli, Ksamil, një prej zonave më të lakmuara turistike të Sarandës.

Një oligark i lidhur me qeverinë i ofroi një “pasuri me dokumenta të rregullta”, ku investimi do të ishte i sigurt. Dua Lipa pagoi shumën përkatëse por në vend të një vile legale, i ofruan një një projekt 3- D dhe më pas ndërtuan një objekt të ndërtuar pa leje.

Si për ironi, vila sot është në procedurë legalizimi, një proces që në Shqipëri zgjat me vite dhe shpesh përdoret si alibi për pastrim parash dhe ndarje të pronave të grabitura.

Ky skandal është më shumë se një çështje prone. Ai simbolizon arrogancën e një sistemi ku oligarkët ndihen mbi ligjin. Ata grabisin bregdetin, marrin miliona nga tenderat, shesin prona të paligjshme dhe tani, pa asnjë drojë, mashtrojnë edhe një këngëtare me famë botërore.

Në vend që Shqipëria të ishte krenare se një yll si Dua Lipa po investon në atdheun e saj, oligarkët e Edi Ramës e shohin si “klientin e radhës” për t’u zhveshur nga paratë. Ky është realiteti ynë i hidhur: turizmi dhe imazhi i vendit përdoren jo për zhvillim, por për vjedhje.

Në çdo vend normal, një rast i tillë do të trondiste qeverinë. Media do të shpërthente, drejtësia do të vepronte menjëherë, ndërsa oligarku mashtrues do të ishte nën hetim penal. Por në Shqipëri? Heshtje. Shteti bën sikur s’ka ndodhur gjë, SPAK ende nuk është zgjuar, dhe oligarku i qesh i qetë, duke vazhduar ndërtimet pa leje.

Nëse një emër si Dua Lipa, me avokatë ndërkombëtarë dhe reputacion global, bie viktimë e grabitjes së oligarkëve shqiptarë, çfarë shprese mund të kenë qytetarët e thjeshtë? Mesazhi është i qartë: ky sistem nuk kursen askënd, as më të fuqishmit, as më të varfrit.

Ajo që ndodhi me Dua Lipën nuk është një histori e izoluar, por fotografia e një vendi ku korrupsioni është bërë kulturë dhe ku ligji është një dokument që vlen vetëm për të mashtruar.

Dhe ndërsa Shqipëria krenohet me yllin e saj botëror, oligarkët e Ramës i kanë dhënë asaj dhuratën e zakonshme të tranzicionit shqiptar, një vilë të grabitur, me legalizim në pritje dhe me një turp që bie mbi gjithë vendin.

VIDEO

E rëndë/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

Një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.

Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërgar në spital por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.

Tym, zjarr dhe shpërthim i fortë/ Momente tmerri, motorri i avionit merr flakë gjatë fluturimit (Video)

Pasagjerët në një aeroplan Condor përjetuan momente të tmerrshme të shtunën në mbrëmje, pasi motori i tij u përfshi nga flakët menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

Videot e postuara në TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale kapin shkëndijat e shpërthimeve nga motori i djathtë i Boeing 757-300 , i cili po operonte në linjën Korfuz-Dusseldorf, tymin e shkaktuar nga zjarri dhe shpërthimet e forta.

Defekti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes, në një lartësi prej rreth 1500 metrash , ndërsa avioni ishte në fazën e ngritjes pas nisjes. 250 pasagjerët dhe banorët e zonës dëgjuan një zhurmë shurdhuese që shkaktoi panik.

Pilotët ndoqën protokollin e sigurisë dhe e fikën motorin. Avioni më pas bëri një kthesë rrethore, pra u kthye djathtas dhe u zhvendos paralel me pistën.

Pamje tronditëse nga Pediatria e QSUT, denoncon gazetari: Tallje me jetën e fëmijëve!

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Stafa e krahason gjendjen e QSUT-së me atë të një sporteli banke, pasi edhe në spital pacientët po presin me bileta në rradhë.

Gazetari shkrun se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore.

Stafa theksin se ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike.

Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla. Ndër të tjera gazetari shton se Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, nuk mund të funksionojë me kaq pak staf dhe hapësira të kufizuara.

Postimi i plotë:

URGJENCA PEDIATRIKE SI BANKË.
Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.
Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!
Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh(kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.
Por absurdi nuk mbaron këtu:
Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.
Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.
Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.
S’mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!
Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapsira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së.
Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.
Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë.