Cilët janë shqiptarët që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Greqi, zbardhen identitetet e tyre (EMRAT)

Janë identifikuar emrat e shqiptarëve që humbën jetën në Greqi në një aksident të rëndë në autostradën Egnatia, ku një kamion përplasi dy makina, në njërën prej të cilave ndodheshin edhe 4 shqiptare.

Viktimat janë:

Viktor Bushi 59 vjeç

Klarenc Kacaj 61 vjeç

Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe

E plagosura:

Mardalena Kaçaj 49 vjeçe

Në automjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, gjithashtu banues në Athinë, shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan me plagë të lehta në spitalin e Komotinës.

Ndërkohë, shoferi bullgar i kamionit raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri pas përplasjes u përhap edhe në një sipërfaqe bujqësore pranë autostradës.

E rëndë/ Pronari shqiptar i një kafeneje, υ▪︎itet nga qiramarrësi i tij, ja detajet e para rreth ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek në Anderlecht të Belgjikës. Mediat vendase raportojnë se një 61-vjeçar shqiptar i identifikuar me iniciale N.M, pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30 së të dielës.

Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy: “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot.”

Zonja shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia vendore ka izoluar zonën për hetime dhe ka përjashtuar për momentin lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës. Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij.

‘Bërtisnin për ndihmë mes flakëve, por …’ Detaje rrënqethëse nga aksidenti në Greqi, shqiptarët po ktheheshin nga një dasmë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të hënën pasdite në autostradën Egnatia, midis Ksanthit dhe Komotinit, pranë pikës së pagesës së Iasmos.Viktima mbetën tre shqiptarë, kurse një i katërt mbijetoi, por i plagosur rëndë.

Siç raportoi televizioni grek ERT, njëra nga dy makinat u ndal për arsye të panjohura, duke rezultuar në përplasjen e një kamioni me të dhe shpërthimin e një zjarri të menjëhershëm.

“Sipas informacioneve të fundit, viktimat kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë dhe po ktheheshin kur ndodhi tragjedia. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit”.Ata bërtisnin për “ndihmë”, por askush nuk ishte në gjendje t’i çlironte nga makina që po digjej.Dëshmitarët okularë raportojnë se përplasja ishte aq e fortë sa një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët.

Thirrjet për ndihmë nga pasagjerët e bllokuar i ngrinë shoferët që kalonin aty pranë, të cilët e gjetën veten të pafuqishëm përballë zjarrit vdekjeprurës.Në makinë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve u dogjën për vdekje, ndërsa personi i katërt u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

Në të njëjtën kohë, edhe shoferi i kamionit u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Të dy po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm Sismanoglio të Komotinit dhe mund të jetë e nevojshme transferimi i tyre në Spitalin Universitar të Aleksandropolis.

Makina e dytë, në të cilën udhëtonin tre persona, u rrëmbye nga makina në të cilën ra kamioni, për fat të mirë pa asnjë të lënduar, ndërsa pasagjerët e braktisën mjetin në kohë.

U arratis nga burgu i spitalit grek, ja kush është 28-vjeçari shqiptar që ka alarmuar Selanikun

Policia greke ka publikuar fotografinë e 28-vjeçarit i cili që u arratis nga spitali i burgut sot.

Sipas informacioneve ai ishte arrestuar së fundmi për vepra penale sipas ligjit, posedim të drogës dhe mosbindje, ndërsa hetimi paraprak që është në vazhdim zbuloi se ndaj tij pritej një vendim nga Gjykata e Apelit të Selanikut.

Ai ishte dënuar me 12 vjet burg dhe një gjobë prej -50,000- eurosh, për shkelje të ligjit për drogën, si dhe një vendim të Këshillit të Apelit të Selanikut, që urdhëronte arrestimin e tij për shkelje të ligjit për drogën.

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi.

Emrat e viktimave dhe i të plagosurit:

Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona, Athinë.

Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe.

Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, ndodhet e plagosur në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ajo ishte ulur në sediljen pas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtarët që iu erdhën në ndihmë.

Rrethanat e aksidentit

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, rreth orës 12:00, kur një kamion u përplas me dy automjete të ndalura në radhë, që ishin pjesë e një kolone prej rreth 600 metrash pranë pikës së pagesës së Iasmos. Përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili përfshiu automjetet dhe për pasojë humbën jetën tre persona.

Një nga automjetet mbante katër persona: tre humbën jetën dhe i katërti u plagos rëndë, ndërsa automjeti i tretë, gjithashtu me katër pasagjerë, pësoi dëmtime të lehta. Shoferi i kamionit u plagos rëndë dhe u transportua në spital.

VIDEO

Emri/ Ky është shqiptari i υ▪︎ arë më Belgjikë, ja çfarë dyshohet rreth atentatit

Ndue Mylyshi i njohur ndryshe si Noel është 61-vjeçari shqiptar i vrarë mbrëmjen e kaluar në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë.

Shqiptari pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30.

Ka dyshime se vrasja ka ardhur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij pasi policia ka përjashtuar pistën e trafikut të drogës.

Vrasja e 61-vjeçarit shqiptar ka tronditur komunitetin ku ai jetonte dhe punonte. Michèle, një mikeshë e tij shprehet e pikëlluar për vrasjen e Noelit, siç e quanin shqiptarin, dhe shpreson që autori do marrë dënimin e merituar.

“Noël sapo kishte ardhur nga pushimet. Shpresoj që krimineli që bëri këtë gjë të paguajë për veprat e tij. Ai Ishte një njeri i mrekullueshëm, i mirë, me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Sa herë që kërkonim ndihmë, ai pranonte gjithmonë,” tregon ajo.

‘Tërmet në Partinë Demokratike’, Murrizi zbulon detaje: Deputetët e Tiranës do shkunden nga SPAK

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se do të jetë në Parlament edhe pse nuk fitoi mandatin e deputetit, Myslim Murrizi paralajmëron zhvillime te forta në vjeshtë, që do shkaktojnë tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën.

Në prag të legjislaturës se re, kandidati i listës së hapur provokoi kolegët e zgjedhur deputet ne kryeqytet, të cilët kanë llogari te hapura me drejtësinë.

“Nuk ua heq unë mandatin, E dinë vetë ata. Ata që janë në proces gjyqësor dhe ata qe janë në proces hetimor. Nuk uroj askënd që të jenë në burg por zullumet qe kanë bërë do i paguajnë vetë. Kam thënë ne shtator qe do jem në Parlament, por nuk kam dhëne vit mund të jetë dhe shtatori i 2026. Por e sigurte do jem atje.”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë televizive nuk i kurseu kritikat për aksionin opozitar pas humbjes se zgjedhjeve, duke akuzuar të vetët për opozitë selektive.

“Jam i indinjuar shpirtërisht për opozitën selektive dhe për heshtjen prej vitesh ndaj aferës me te madhe te shekullit që është Bankers, u ka vjedhur shqiptarëve në 21 vite, 15 miliard euro pasuri nëntokësore. Je opozitar ti por, merr ca tendera këtej, merr dhe ca lek për dorovitje dhe bën avokatinë e tyre. Siç kam reaguar për Komisionin Hetimor të Albana Vokshit për koncesionet e shëndetësisë. Ka harruar Janis Karathano të koncesionit të laboratorëve 130 milion euro dhe Klod Allajbeun e dializës me 100 milion euro.”

Jo vetëm demokratët, Myslim Murrizi akuzon edhe të majtët se kanë mbyllur sytë për aktivitetin e Bankers në Shqipëri duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj të dyja kahëve të politikës.

“Mua më ka bërë përshtypje lidhja e politikës me aferën Bankers Ajo që më ka tërhequr vëmendjen është dorovitja ashiqare e tre studiove ligjore të cilat kanë marre 13. 5 milion euro, nga 2019 deri me sot. Reagimi im është pse këtë cështje dhe vjedhje te shekullit, pasi asnjë afere ska 15 miliard euro, nuk e merr SPAK. Dhe për faktin se janë dy apo tre subjekte te SPAK te trazuar me këtë aferë tre ish deputet dhe dy ish ministra. “

Në pritje të suprizave të shtatorit, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD paralajmëron një pranverë akoma me interesante për demokratët. Nëse Berisha vendos të hapë garën për kryetar, Murrizi pritet të jetë sfidanti i parë, ndonëse do preferonte që doktori të qëndronte larg zgjedhjeve.

“Nëse Berisha nuk do jete kandidat dhe nuk do trazoje me absolutisht do jem në gare për kryetar partie. Si ish student dhjetori, si njeri që nuk vi nga komunizmi në PD, si njeri që skam asnjë lek nga paratë publike ne xhepin tim dhe që nuk jam opozitar selektiv. Pse jo edhe me Berishën, pse jo po ua them. Unë nuk e di që kjo është parti private e një njeriu“.

Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, arrestohet dentisti 36-vjeçar! Zbardhen detaje

Policia ka dalë me një komunikatë paraprake ku ka sqaruar ngjarjen në Devoll, ku humbi jetën një 59-vjeçar sapo doli nga klinika dentare. Siç u bë me dije më parë 59-vjeçari kishte shkuar për mbushje dhëmbi dhe sapo dol inga klinika ra në tokë pa shenja jete.

Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Devoll / Informacion paraprak. Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.

Ek zekυtohet me ar më zjarri në mes të Athinës 30-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës këtë të hënë (18 gusht), në zonën e Agios Panteleimonas, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200.

Ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë nga armë zjarri.

Policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.

Trump harroi mikrofonin hapur, zbardhet biseda private me Macronin për PUTININ

Përpara fillimit të samitit të zgjeruar në East Room të Shtëpisë së Bardhë, ka ndodhur një shkëmbim i paparashikuar dhe që duhej të mbetej konfidencial mes Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Besoj se ai (Putin) dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua. E kupton? Është çmenduri”, i ka pëshpëritur Trump në vesh Macron-it.

Megjithatë, kjo fjali u regjistrua nga një mikrofon që ishte ndezur para kohe, duke zbuluar pa dashje bisedën që duhej të mbetej private.