“Destabilizimi do të ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë”/ Paralajmëron eskperti: Serbia në prag të luftës civile

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në Serbi, ku protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohen çdo ditë.

I ftuar në një studio televizive, Bytyçi e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe në prag të një konflikti të brendshëm.

“Mbështetësit e Vuçiçit po përleshen me studentët protestues në rrugë. Këto skena nuk janë parë as në Shqipëri në momentet më të tensionuara të historisë së saj. Në Serbi, mbrohet një diktator përmes dhunës. Mjafton një shkëndijë dhe askush nuk e di se si mund të përfundojë,” paralajmëroi ai.

Bytyçi theksoi se një destabilizim i mundshëm në Serbi do të kishte pasoja të menjëhershme për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Çdo zhvillim negativ në Serbi reflektohet automatikisht në fqinjësi. Ai ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë, duke dëmtuar procesin e integrimit evropian për të gjithë rajonin,” u shpreh ai.

Sipas tij, tensionet aktuale nuk janë vetëm çështje të brendshme, por lidhen edhe me lojërat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan.

Aksident i fortë në vend, momenti kur makina ‘fluturon’ në ajër nga përplasja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Bushatit, në qytetin e Shkodrës.

Sipas pamjeve të siguruara nga redaksia jonë, makina përfshirë në incident ka fluturuar disa metra mbi tokë nga forca e përplasjes.

Pamjet tregojnë dëmtime të konsiderueshme të automjetit dhe rrezikun e madh që përballen përdoruesit e rrugës në momentin e aksidentit.

Kjo ngjarje ka krijuar panik për të gjithë drejtuesit e tjerë.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, teksa policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 22 Gusht 2025

Dashi

E premtja sjell sfida në trafik, prandaj ngisni me kujdes dhe shmangni situatat e rrezikshme. Shëndeti kërkon që t’i kushtoni vëmendje stresit dhe të bëni një përpjekje për të pushuar. Në punë mund të lindin situata të papritura, jini gati për reagime të shpejta, ndërsa në dashuri këshilloj ndershmëri dhe durim.

Demi

Rrugët mund të jenë më pak të mbushura me njerëz këtë të premte, por është e rëndësishme të merrni kohën tuaj dhe të planifikoni kohën tuaj. Shëndeti juaj do të jetë i qëndrueshëm nëse nuk neglizhoni marrjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe ecjen e lehtë. Mundësi të mira ju presin në mjedisin e biznesit, dhe në dashuri është e rëndësishme të jeni të hapur për kompromis.

Binjakët

Përqendrohuni në trafik pasi është e mundur të shpërqendroheni më shumë, veçanërisht nëse përdorni telefonin. Nga pikëpamja shëndetësore, është mirë të merrni më shumë ajër të pastër dhe të shmangni lodhjen e tepërt. Në punë, komunikimi do të luajë një rol kyç, dhe në dashuri, bisedat e hapura do të sjellin afërsi.

Gaforrja

Shmangni bllokimet e trafikut dhe zgjidhni rrugë alternative. Kushtojini vëmendje gjendjes suaj emocionale sepse stresi mund të ndikojë në imunitet. Detyrimet e biznesit kërkojnë organizim shtesë, ndërsa në dashuri momentet e ngrohtësisë dhe mbështetjes janë të mundshme.

Luani

Jini të duruar në trafik, shmangni lëvizjet dhe konfliktet e papritura. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm nëse kujdeseni për ushqyerjen dhe pushimin e duhur. Në punë, energjia juaj do të vihet re, dhe në dashuri, është koha e duhur për t’i treguar ndjenjat dhe vëmendjen tuaj partnerit tuaj.

Virgjëresha

Planifikoni udhëtimin tuaj paraprakisht dhe kontrolloni kushtet e rrugës. Shëndeti varet nga disiplina, prandaj përpiquni të mbani një rutinë të rregullt gjumi dhe ushtrimesh. Biznesi është koha për të zgjidhur detaje të rëndësishme, ndërsa në dashuri duhet të tregoni më shumë mirëkuptim.

Peshorja

Energjia juaj mund të jetë e paqëndrueshme, prandaj kushtojini vëmendje pushimit dhe relaksimit. Në punë, përqendrohuni në punën në grup dhe në dashuri priten momente harmonike dhe të buta. Shëndeti është i shkëlqyer.

Akrepi

Rregulloni shpejtësinë dhe kini kujdes në trafik, veçanërisht nëse dukshmëria është e dobët. Është e rëndësishme të kontrolloni nivelin e stresit pasi ai mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Në biznes, do të keni mundësinë të tregoni vendosmëri, dhe në dashuri, hapet hapësira për një lidhje më të thellë.

Shigjetari

Shëndeti juaj kërkon vëmendje ndaj të ushqyerit dhe lëngje të mjaftueshme. Optimizmi dhe energjia do t’ju shoqërojnë në punë, dhe në dashuri, jini të hapur ndaj fillimeve të reja. Situata dashurore do të jetë shumë e pasigurt për shkak të xhelozisë suaj.

Bricjapi

Emocionet janë në rritje sot për shkak të marrëdhënieve të caktuara brenda familjes. Shëndeti juaj do të përfitojë nga ushtrimet e relaksimit dhe frymëmarrja e duhur. Në frontin e biznesit, duhet të jeni të duruar, ndërsa në dashuri është koha për ndershmëri dhe stabilitet.

Ujori

Ndiqni rregullat e trafikut dhe kini kujdes në çdo kohë. Shëndeti mund të jetë më i ndjeshëm, prandaj angazhohuni për masa parandaluese dhe relaksim. Puna sjell ide dhe mundësi të reja për të fituar, dhe në dashuri, tregoni mirëkuptim dhe durim.

Peshqit

Shmangni vendimet e papritura në biznes dhe qëndroni të përqendruar. Gjendja juaj emocionale mund të ndikojë në energjinë tuaj të përgjithshme, prandaj kujdesuni për veten dhe pushoni. Jini fleksibël në biznes, ndërsa në dashuri është e rëndësishme të shprehni nevojat tuaja.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 21 Gusht 2025

Dashi

Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme.

Demi

Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift.

Binjakët

Nëse jeni më të qetë në dashuri, kjo ndodh për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj impulsivitetit. Shmangni largimin ndaj një personi që tashmë bën pjesë në jetën tuaj. Një punë e re ose një transferim është shumë i mundshëm.

Gaforrja

Dita parashikohet mjaft premtuese dhe gjatë fundjavës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Kjo gjë do të çojë në ngjalljen e interesave të reja. Gjithashtu jeni me shumë fat në dashuri. Në familje, vështirësitë do të zvogëlohen.

Luani

Mund të ndodhë diçka e papritur gjatë kësaj dite. Brenda fundit të muajit parashikohet që të kthehet në një dashuri të madhe. Janë ditë pasionante në maksimum, ku mundësia e takimeve dhe krijimit të çifteve të reja nuk do të mungojë. Në punë situata do të përmirësohet, por ndoshta do të jetë e nevojshme që të ndryshohet rrugë.

Virgjëresha

Tregohuni të kujdesshëm ndaj një situate të pasigurtë, sidomos lidhur me ndjenjat. Kjo e enjte parashikon rikuperim terreni. Në dashuri do të përballeni me dyshime, ndaj bëni mirë që të mos i mbani brenda vetes gjërat që nuk shkojnë.

Peshorja

Disa tensione që keni përjetuar së fundmi, mund të kenë shkaktuar tensione dhe pasiguri. Jeni duke dalë nga një periudhë kaotike, por dashuria do ju dhurojë emocione të reja. Në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, përmirësimi do të jetë i ndjeshëm, sa i takon punës.

Akrepi

Ju pret një situatë shumë e rëndësishme sa i takon dashurisë. Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv. Ndonjëherë i shihni gjërat gri, ndërsa realisht do të ndiheni më të stimuluar. Edhe sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Intensiteti do të jetë më i mirë me të lindurit e shenjës së peshqve, bricjapit dhe demit.

Shigjetari

Do ju duhet ti bëni llogarinë me ndikimin e kundërt të Hënës. Ju presin orë me luhatje lidhur me raportet ndërpresonale. Një mik ose partner, mund t’iu dalë nga fjala që iu ka dhënë. Gjatë pasdites, do të keni një shpërqendrim i cili mund t’iu acarojë.

Bricjapi

Do të jeni të karikuar me energji dhe kjo periudhë do ua shpërblejë. Dashuria mbetet pozitive, por vetëm pas datës 26, situata do të marrë një kthesë të ndjeshme pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një histori të turbullt, duhet të tregoheni më të qartë. Në punë, do të keni mundësi që të bëni hapa përpara.

Ujori

Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv në shenjën tuaj. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm, pas një lodhje të madhe që keni kaluar. Situatat që do të lindin në këtë moment, do të sjellin një sërë përfitimesh. Mos reagoni gjithmonë me nervozizëm dhe mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual, shkruan noa.al. Kërkoni brenda vetes, dimensionin që keni ende pa zbuluar.

Peshqit

Do të merrni jo pak kënaqësi gjatë kësaj periudhe. Dashuria do të sjellë harmoni, por mbani parasysh se ditët më të mira do të jenë mes të shtunës dhe të dielës. Bëni mirë që ta programoni fundjavën në mënyrë sa më pozitive. Ndikimi i Hënës do të sjellë jo pak probleme, ndaj bëni kujdes me paratë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 19 Gusht 2025

Dashi

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Demi

Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.

Binjaket

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja

Ka shume mundësi qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën te vështirë për t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Luani

Qetësia do mbizotëroje gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift kështu qe shfrytëzojeni ditën për te folur për tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do jeni me te lirshëm te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për te folur për to dhe për t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje një ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

Peshorja

Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Akrepi

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate. Investimet nuk duhen bere sot.

Krim i rëndë në Greqi! 28-vjeçari υret me th. ikë partneren e tij 47-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  më 18 gusht në zonën Halandri të Greqisë, ku një 28-vjeçar vrau partneren e tij 47-vjeçare në hyrjen e pallatit ku ai banonte.

maketa-xalandri

Sipas raportimeve nga mediat greke, autorit iu gjetën dy thika, ndërsa mësohet se viktima jetonte në të njëjtin pallat dhe po fliste me autorin në holl para se ai ta godiste me thikë.

Burime për Protothema bëjnë me dije se rreth orës 11:00, një banore e pallatit doli jashtë dhe dëgjoi gruan 47-vjeçare duke thirrur: “Ndihmë, ndihmë, ka thikë!”.

Të trembur, ajo u largua dhe telefonoi policinë, por gjatë kohës që po përfundonte thirrjen, 28-vjeçari kishte qëlluar viktimën disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas informacioneve, autori, i veshur me rroba të zeza, qëndroi në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë, e cila më pas e arrestoi.

Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në Nën-Drejtoriatin për Krimet dhe Hetimin e Krimeve të Veri-Lindjes së Atikës, i cili ka marrë përsipër hetimet.

Tejkaloi shpejtësinë në rrugë/ Shoferi përballet me gjobë rekord prej 110 mijë eurosh, ja arsyeja

Një shofer në Lozanë të Zvicrës, i kapur duke levizur me 27 km/h mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë, po përballet me një gjobë marramendëse prej 110,000 eurosh– por për të, kjo shumë nuk është problem.

Arsyeja e penalitetit kaq të lartë lidhet me faktin që ai është një nga njerëzit më të pasur të kantonit Vaud dhe një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit. Në këtë rajon, dënimet përcaktohen duke marrë parasysh jo vetëm shkeljen, por edhe të ardhurat, pasurinë dhe gjendjen financiare të familjes. Ky sistem nuk është unik për Zvicrën; edhe Gjermania, Franca, Austria dhe disa vende nordike vendosin gjoba të bazuara në pasurinë e shkelësit.

Shuma rekord nuk është kjo. Në vitin 2010, një pronar milioner i një Ferrari-je u gjobit me rreth 290,000 dollarë për tejkalim shpejtësie në kantonin lindor St. Gallen. Pikërisht raste të tilla nxitën rishikimin e ligjit penal tre vjet më parë, duke i dhënë gjyqtarëve mundësinë të llogarisin gjobat sipas pasurisë dhe të ardhurave për shkelje si tejkalimi i shpejtësisë ose drejtimi në gjendje të dehur.

Sipas rregullave aktuale, një person me të ardhura të ulëta mund të kalojë një natë në burg në vend të gjobës, ndërsa një milioner mund të detyrohet të paguajë dhjetëra mijëra franga. Zëdhënësi i prokurorisë së Vaudit, Vincent Derouand, tha se shoferi nuk e kundërshtoi vendimin. Ai kishte një precedent të ngjashëm tetë vite më parë, kur pagoi 10,000 franga gjobë. Në Zvicër, as policia nuk përjashtohet nga ky rregull. Në vitin 2016, një oficer në Gjenevë u gjobit për tejkalim shpejtësie ndërsa ishte në ndjekje të hajdutëve të një banke.

Sara Gjordeni humb në aksident shokun e fëmijrisë, prek me postimin për të

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura.

Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë.

Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një vajze, që sot është vetëm dy vjeçe. “Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar sesi qysh fëmijë e kishte parë admirimin dhe forcën e lidhjes së tyre.

Me fjalë prekëse, ajo rrëfen tronditjen:

“Vetëm pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! Do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, por kurrë në vendin e tij…” – shprehet Sara, duke treguar se humbja e mikut të saj është e pabesueshme dhe e papranueshme.

Në postimin e saj, Gjordeni u ndal edhe te kritikat për ata që paragjykojnë ngjarje të tilla si pasojë e shpejtësisë së shoferëve. Ajo theksoi se Orneli dhe Sindi nuk ishin njerëz të papërgjegjshëm, por përkundrazi, ishin prindër të kujdesshëm që jetonin për vajzën e tyre të vogël. Sara shtoi se kjo tragjedi është një thirrje për të vlerësuar më shumë çdo moment pranë të dashurve tanë.

Tragjike në Greqi! Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.

Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.

Aksident tragjik në Greqi, υ▪︎esin tre shqiρtarë, dy të ρΙagosυr rëndë

Një aksident trafiku me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të plagosur rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, pak para pikës së pagesës së Iasmos.

Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr.

Tre pasagjerë në njërën prej makinave pësuan djegie të rënda, ndërsa shoferi u transportua në Spitalin e Xanthit me lëndime të rënda.

Nga ana tjetër, shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital po ashtu me lëndime të rënda.