Kush do jetë kandidati i PD për bashkinë Tiranë? Berisha zbulon EMRAT: Kemi zgjedhur 3 persona

Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar

reu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk e kanë një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë.

Kryedemokrati theksoi se janë 3 përfaqësues, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti që do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrat e kandidatëve.

Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar.

“Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera.

A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare qe do negocioj e të them emra, Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje.

Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare. Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve. Nuk do prononcohem, sepse ky është një proces, në të kundërt do të thosha ky është i preferuar.”- tha Berisha.

Postimi prekës i motrës së Gjestit me Eldionin, vetëm një ditë para humbjes së tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pejës. Nga një përplasje në komunikacion, jetën e ka humbur në vendngjarje Eldion Kelmendi, vëllai i ish-banorit të njohur të Big Brother VIP Kosova, Gjestit.

Lajmi ka prekur thellë familjen Kelmendi dhe të gjithë ata që e njihnin. Vetëm 20 orë para kësaj tragjedie, motra e tij, Blerina, kishte publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ndër to ishte edhe një foto e saj me vëllain Eldionin, duke dhënë mesazhe të dashurisë familjare që sot marrin një kuptim të trishtë.

Eldioni ishte pjesë e momenteve më të lumtura të Gjestit, duke u shfaqur edhe në surprizën që iu bë atij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku familja e mbështeti publikisht.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe hetuesit e komunikacionit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi.https://www.instagram.com/p/DPCQ_BsjLw_/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2F2025%2F09%2F26%2Fpostimi-prekes-i-motres-se-gjestit-me-eldionin-vetem-nje-dite-para-humbjes-se-tij%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A680.2000000029802%2C%22ls%22%3A463.1000000014901%2C%22le%22%3A660%7D

Fund i afërt i konfliktit? Trump shpall lajmin e madh: Pengjet do të kthehen, Gaza drejt paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se është afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet.

Trump i bëri këto komente për gazetarët përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, raporton Reuters.

“Mendoj se kemi një marrëveshje” për Gazën, tha sot Donald Trump, i cili këtë javë u paraqiti një plan të ri paqeje udhëheqësve myslimanë, si dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Do të jetë një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”, premtoi presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë.

Me lot në sy, G-Bani ngushëllon Gjestin për vdekjen e vëllait: Momente të vështira për të gjithë familjarët, ma bëni hallall…

Reperi shqiptar G-Bani ka reaguar pas aksidentit tragjik në Pejë të Kosovës, që i mori jetën sot vëllait të Gjestit.
MixCollage-26-Sep-2025-05-56-PM-7137Nëpërmjet Instagramit, G-Bani me lot në sy dërgon ngushëllimet e tij të përzemërta për Gjestin dhe të gjithë familjarët e tij për humbjen tragjike të Elidon Kelmendit, vëllait të këngëtarit.

G-Bani thotë ndër të tjera se do të shyjë për nesër publikimin e këngës së tij të re, për shkak të ngjarjes tragjike.

“Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.” Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, thotë G-Bani.

“Sapo mora vesh nga një njeri imi, që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.

Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”

Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, shprehet ai.

Goditje e re për emigrantët shqiptarë/ Britania vendos kartën dixhitale kundër punës së paligjshme

Qeveria britanike njoftoi sot qëllimin e saj për të krijuar një kartë identiteti dixhitale për qytetarët dhe banorët e përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht për të luftuar punën e paligjshme, diçka që do të bëhet për herë të parë në vend, ku çështja e identiteteve ka qenë prej kohësh temë debati.

Kjo kartë identiteti, e cila nuk do të jetë në formë letre, por do të ruhet në telefonat celularë, “do ta bëjë më të vështirë punën e paligjshme në vend” dhe “do të ofrojë gjithashtu përfitime të shumta për qytetarët, të tilla si mundësia për të provuar identitetin e tyre për të aksesuar shpejt shërbimet thelbësore”, tha kryeministri Keir Starmer në një deklaratë.

Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka kartë identiteti dhe krijimi i saj ka qenë temë debati në vend për vite me radhë.

Sipas parashikimeve të qeverisë, mbajtësit e këtij titulli të ri dixhital nuk do të kenë nevojë ta mbajnë atë me vete gjatë gjithë kohës dhe nuk do t’u kërkohet ta tregojnë, por deri në fund të mandatit aktual parlamentar, pra në vitin 2029, do të jetë bërë “e detyrueshme për të vërtetuar të drejtën e tyre për të punuar” në vend, ka sqaruar qeveria. Kontrollimi i këtyre kartave dixhitale do të jetë i detyrueshëm si pjesë e kontrolleve që punëdhënësit tashmë duhet të kryejnë kur punësojnë një punonjës.

Me kalimin e kohës, ato do të përdoren gjithashtu për të siguruar akses në shërbime të tjera, të tilla si kujdesi për fëmijët, mirëqenia sociale dhe aksesi në të dhënat tatimore.

Britanikët nuk kanë pasur karta identiteti që kur ato u hoqën pas Luftës së Dytë Botërore dhe, kur është e nevojshme, përdorin dokumente të tjera zyrtare, siç janë pasaportat dhe lejet e drejtimit, për të vërtetuar identitetin e tyre.

Që kur erdhi në pushtet, Keir Starmer ka shtuar masat për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke synuar veçanërisht punën e paligjshme.

Shumë prej tyre shpesh e theksojnë lehtësinë e gjetjes së punës për ata që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar si një nga nxitësit kryesorë të imigracionit të paligjshëm.

Plani “shënjestron rrjetet kriminale që premtojnë akses në tregun britanik të punës për të përfituar nga kalimet e rrezikshme dhe të paligjshme në Kanal”, tha Downing Street në një deklaratë.

Por ka pasur kritika nga kundërshtarët politikë të qeverisë, të cilët thonë se masa nuk do t’i dekurajojë emigrantët dhe mund të shkelë liritë civile.

Partia Reform UK e ka quajtur planin një “mashtrim cinik” të hartuar për të “mashtruar” votuesit duke i bërë të besojnë se diçka po bëhet në lidhje me migracionin.

Udhëheqësja konservatore Kemi Bedenoch e ka hedhur poshtë gjithashtu planin si “një dredhi që nuk bën asgjë për të ndaluar anijet” që transportojnë emigrantë që kalojnë Kanalin.

Demokratët Liberalë thanë se nuk do të mbështesin kartat e identitetit dixhitale të detyrueshme sepse njerëzit “detyrohen të heqin dorë nga të dhënat e tyre personale vetëm për të siguruar jetën e tyre të përditshme”.

Zemërthyer, Egli ka këto fjalë pasi Gjesti humbi vëllain

Egli Tako ka reaguar e prekur nga lajmi i rëndë për humbjen e vëllait të Gjestit.

Në një postim në rrjete sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj, duke thënë se zemra i dhemb dhe se do të donte të mos lexonte kurrë një lajm të tillë.

“Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, ka shkruar ajo.
Reagimi i Eglit i është bashkuar dhjetëra mesazheve të tjera ngushëlluese nga figura të njohura të showbizit, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Kelmendi dhe vetë artistit Gjesti./Prive

Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish

Një punëtor pastrimi humbi jetën mbrëmë në një aksident rrugor në Peqin, duke lënë pas familjarët e tij me vështirësi emocionale dhe financiare.

Humbja e tij do të thotë mungesë e menjëhershme e kontributit financiar në familje. Pakkush e di, por legjislacioni shqiptar, përmes Ligjit Nr. 32/2021 dhe rregullores së miratuar në të njëjtin vit, garanton të drejtën e familjarëve për dëmshpërblim financiar, pavarësisht nga kompania e sigurimit.

Familjarët mund të kërkojnë kompensim pa nevojën e avokatëve, duke njohur të drejtat e tyre ligjore të përcaktuara qartë.

Si përfitojnë dhe çfarë përfitojnë familjarët e viktimës?

Në rastin konkret, por edhe në çdo rast që familjet humbin një pjesëtar në aksident rrugor, trashëgimtarët ligjorë të punëtorit të ndjerë kanë të drejtë të paraqesin kërkesë dëmshpërblimi pranë shoqërisë së sigurimit të mjetit shkaktar brenda 2 viteve nga aksidenti.

Kërkesa mund të dorëzohet me shkrim ose elektronikisht. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të regjistrojë kërkesën, t’u japë familjarëve numrin e regjistrimit si dëshmi, të sigurojë formularin zyrtar dhe listën e dokumenteve të nevojshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshpërblim Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshmpërblim me pasojë vdekje përfshin: kërkesa zyrtare për dëmshpërblim, polica e sigurimit të mjetit shkaktar ose konfirmimi i mbulimit, llogaria bankare e kërkuesve të përfitimit, procesverbali policor ose dokumentacioni penal që përcakton fajësinë, certifikata e vdekjes, certifikata familjare dhe vërtetimi i të ardhurave neto personale të viktimës për tre vitet e fundit.

Si përllogaritet dëmshpërblimi?

Dëmshpërblimi për vdekjen nga aksidenti rrugor llogaritet sipas një formule ligjore, e përcaktuar qartë, fikse, pa hapësira interpretimi, që merr parasysh moshën, situatën familjare, të ardhurat vjetore dhe dëmin moral/ekzistencial për të afërmit e rrethit të parë. Përveç shumës së përllogaritur, shtohet edhe një shumë fikse prej 300,000 lekësh për shpenzimet e varrimit. Në këtë përllogaritje, sa më e madhe familja e ngushtë, aq më domethënëse shuma.

Afatet për trajtimin e kërkesës

Shoqëria e sigurimit është e detyruar të shqyrtojë kërkesën për dëme ndaj personit brenda 90 ditëve kalendarike nga data e depozitimit dhe të njoftojë familjen për masën e dëmshpërblimit, në rast se kërkesa pranohet, po ashtu edhe për arsyet ligjore të refuzimit, në rast se kërkesa hidhet poshtë.

Një sistem që garanton të drejtat e të dëmtuarve

Rasti tragjik në Peqin është një kujtesë e dhimbshme për pasojat që sjell pakujdesia në rrugë, por gjithashtu nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm të mbrojtjes ligjore të qytetarëve përmes sistemit të sigurimit të detyrueshëm.

Familjarët e viktimës nuk kanë vetëm të drejtën morale për drejtësi, por edhe një të drejtë ligjore për përfitim financiar, që ndihmon në lehtësimin e barrës që sjell humbja e një të afërmi në moshë pune.

Për këtë nuk kanë nevojë as për zyrë ligjore, avokat apo palë të treta që ua ndërlikojnë procesin: ky artikull sensibilizues do të mjaftonte. Drejtojuni kompanive të sigurimit të mjetit shkaktar, ose drejtojuni Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Në çdo rast është një e drejta juaj.

Joz Marku reagon për tragjedinë e familjes Kelmendi

Tragjedia që goditi familjen Kelmendi ka prekur të gjithë opinionin publik.

Mes personazheve që kanë shprehur ngushëllimet e tyre është edhe Joz Marku, i cili ka pasur një raport aspak të mire me Gjestin.

“Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhennetit!”- shkroi ai në Instastory.

Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve prekëse nga artistë e miq të afërt të Gjestit, fituesit të Big Brother Vip Albania 4, i cili humbi të vëllanë në një aksident tragjik.

EMRI! Kush ishte personi që shkaktoi aksidentin TRAGJIK ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçikleti ka rezultuar fatale për një prej të përfshirëve në ngjarje.

Sipas gazetës Sinjali, ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00, kur Policia u njoftua për një aksident me pasojë vdekjen. Viktima është identifikuar si Eldion Kelmendi, vëllai i artistit dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të lënduar. Mjeku që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i plagosuri tjetër u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Sipas “Sinjalit” i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është shtetasi Gentonis Nikqi, i cili po hetohet nga autoritetet.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini: burrë dhe grua. Kufizon edhe adoptimin

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke sanksionuar në ligj njohjen vetëm të dy gjinive.

Ndryshimi ligjor, i cili u miratua në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë zëvendësuese.

Kritikët, përfshirë Amnesty International, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bëjë jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit më shumë me qeverinë joliberale të Hungarisë ose me Rusinë e Putinit.

Mbështetja e Parlamentit për amendamentin erdhi si një surprizë për vëzhguesit, pasi edhe kryeministri pranoi që të enjten se ai mund të mos miratohet.

Qeveria e Ficos, një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste, kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, megjithatë, në fund 12 deputetë të opozitës votuan me qeverinë.

Kryeministri Robert Fico vlerësoi votimin dhe tha se partia e tij do të pinte një gotë për të festuar suksesin. Ai më parë kishte argumentuar se ajo që ai e quante ideologji liberale po “përhapej si kanceri”.