Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media dhe në rrjetet social se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollces ka marrë fund, duke ngjallur kureshtje të madhe tek publiku. Arsyeja kryesore që ndezi dyshimet ishin mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjete sociale dhe fakti që çifti nuk është parë shpesh në publik kohët e fundit.

Megjithatë, fotot e fundit tregojnë krejt të kundërtën. Çifti është parë krah njëri-tjetrit në kryeqytet, të buzëqeshur e të qetë, duke ecur dorë për dore si gjithmonë. Pamjet e tyre flasin vetë: mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe lidhja e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.

Geti dhe Marina shfaqen të natyrshëm, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë gjithmonë të ekspozohet në rrjete sociale për të qenë e vërtetë. Përkundrazi, ata e ruajnë privatësinë dhe e jetojnë marrëdhënien aty ku ka më shumë rëndësi, në jetën e përditshme, në Tiranë, por edhe në Prishtinë, aty ku dhe u fotografuan.

Ky nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje mes tyre, por duket se të gjitha zërat mbeten thjesht spekulime të kota. Realiteti është se Geti dhe Marina vazhdojnë bashkë, duke ecur përpara si çift i konsoliduar dhe i dashuruar.

Autoblindat ushtarake ruse shfaqen në Bjellorusi pranë kufirit me Poloninë, të shenjuara me tre vija

Kanali opozitar bjellorus në aplikacionin Telegram, ndau disa që tregonin pajisje ushtarake ruse në Grodno, në pjesën perëndimore të vendit.

“Në qendër të Grodnos, u vu re një transportues modern i blinduar rus Boomerang me një shenjë taktike (tre vija vertikale të bardha). Më parë, pajisje të tilla nuk ishin parë në Grodno ose pranë poligonit të stërvitjes Hozhsky,” vuri në dukje opozita bjelloruse.

Ata janë veçanërisht të shqetësuar për praninë e shenjës së re taktike në pajisje. “Aplikimi masiv i shenjave të tilla në pajisje u krye nga forcat ruse para pushtimit të Ukrainës,” thuhet në raport.

Nga 12 deri më 16 shtator, aty zhvillohet stërvitja ushtarake ruso-bjelloruse Zapad-2025, duke praktikuar depërtimin e të ashtuquajturit Hendeku Suwa?ki nga Bjellorusia në rajonin e Kaliningradit të Rusisë përmes territorit sovran të Polonisë dhe Lituanisë.

Para se të fillonte stërvitja, dronët ushtarakë rusë fluturuan në Poloni për herë të parë. Më herët u raportua se Rusia kishte ngritur disa sisteme raketore “Iskander” po në këtë zonë.

Plagosi oficerët e policisë ndërkohë që po shoqërohej, arrestohet djali i këngëtarit të njohur grek

Djali i këngëtarit Sokrates Malamas, muzikanti Giannis Malamas është arrestuar në agim nga oficerët e policisë të ekipit DIAS.

Sipas policisë, në orën 05:25 ndodhi një incident midis një shoferi taksie dhe dy personave, të cilët goditën derën e makinës dhe e ofenduan shoferin. Gjatë kontrollit, njëri prej të dyve reagoi dhe ofendoi oficerët e policisë .

Në momentin e arrestimit, muzikanti dyshohet se ka rezistuar. Ndërsa po hynte në automjetin zyrtar, ai e goditi dy herë me kokë një oficer policie, duke e plagosur në mollëzën e majtë dhe në kokë.

Në Stacionin e Policisë së Akropolit, ku u shoqërua për formimin e dosjes së çështjes, i arrestuari vazhdoi të shante dhe kërcënonte oficerët e policisë.

Ndaj tij u ngrit një dosje për dhunë ndaj punonjësve, fyerje, kërcënime dhe dëmtime të thjeshta trupore.

Sipas informacioneve, oficeri i policisë po trajtohet për lëndime të lehta në Komisariatin 401.

Tjetër sukses në mundje për Shqipërinë, Valiev kalon tek 16 më të mirët e Botërorit

Shqipëria vazhdon që të regjistrojë suksese në mundje.

Kjo e djelë ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Zagreb të Kroacis.

Përfaqësuesi i flamurit kuqezi, Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.

Sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.

Chermen Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës dhe nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do ta shihte veten mes 8 më të mirëve.

Alarm në Poloni, avionët polakë dhe aleatë ngrihen për kërcënimin e dronëve rusë

Forcat ajrore polake dhe ato aleate u vendosën të shtunën në hapësirën ajrore të Polonisë në një operacion “parandalues”, për shkak të kërcënimit nga sulmet me dronë në zonat fqinjë të Ukrainës. Autoritetet njoftuan se u dha një alarm, i cili zgjati rreth dy orë përpara se të anulohej.

Incidenti ndodhi pas ngjarjes së të mërkurës, kur dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake dhe më pas u rrëzuan nga avionë luftarakë të NATO-s, ndërsa shqetësimet rriten për pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, i cili ka nisur që prej shkurtit 2022.

Paralajmërime u lëshuan për pesë qarqe në rajonin Lublin. Njoftimet, të publikuara në një postim në X, lexonin: “Kërcënim nga sulmi ajror. Përdorni kujdes ekstrem. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve. Prisni njoftime të tjera.”

Qeveria e Polonisë në një njoftim për qytetarët deklaroi se kërcënimit nga dronët rusë që veprojnë mbi Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë, po i përgjigjemi me operacione ajrore parandaluese.

Më vonë, Tusk deklaroi se ‘niveli i kërcënimit u anulua. Ne mbetemi vigjilentë.”

Zhvillimet e së shtunës lidhen me stërvitje ushtarake në rast të një sulmi të mundshëm dhe tregojnë se aleanca e NATO-s u druhet zhvillimeve të reja në kufi me Rusinë.

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua

Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim.

Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave. Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar.

Një rastësi e bukur te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim… atë të pritjes së ëmbël.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.

Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre.

Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve”, është ky postimi i bërë në faqen zyrtare të maternitetit.

Hetimet për υe tëυrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet

Autoritetet britanike do të nisin të shqyrtojnë këtë të hënë rrethanat e vetëvrasjes së emigrantit shqiptar Leonard Farruku.

Në vitin 2023, shqiptari u çua nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, në një anije hotel, ku ai humbi jetën disa itë më vonë. Gazetari, Muhamed Veliu, ka siguruar raportin prej 65 faqesh, hartuar nga psikiatri Dr Dinesh Maganty, ku janë renditur një mori me neglizhenca, në ekzaminimin në kohë të problemeve shëndetësore të Leonardit.

Në raport, nënvizohet se në kushtet e një shëndeti mendor të rënduar, ai nuk duhet të çohej në anijen hotel nga Home Office. Zemërimi, agresioni dhe hedhja e sendeve të Leonardit në recepsionin e hotelit tregojnë se ai kishte mendje të çrregullt dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht pasojat e veprimeve të tij.

“Në korrik 2023, policia refuzoi ta arrestonte Leonardin sepse konsideroi se sjellja e tij ishte për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ata duhet ta kishin ndaluar atë në një vend të sigurt, pra në një spital, dhe të kishin rregulluar që ai t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor nga një mjek i kualifikuar dhe profesionistë të autoriteteve lokale”.

Në raport shpjegohet se çfarë ndodhi kur Leonardit iu tregua vendimi për ta çuar nga hoteli “Esplanade” në anijen “Bibby Stockholm”.

“Kur Leonard mori letër e Home Office në lidhje me zhvendosjen në barkë më 24 tetor, është e dyshimtë që ai të ketë qenë në gjendje të angazhohej në proces për shkak të sëmundjes së tij mendore, që do të thoshte se ai nuk mund të mendonte në mënyrë koherente ose logjike, ose të kishte njohuri ose të kuptonte se si sëmundja e tij po e ndikonte atë”.

Mospasja e kujdesit mjekësor, thekson raporti, vijoi edhe kur Leonard Farruku nisi të jetojë në anijen hotel Bibby Stockholm.

“Leonardi nuk u pa nga një mjek i përgjithshëm, një infermiere apo mjek specialist i shëndetit mendor në barkë. Atij iu caktua një shok dhome më 27 nëntor 2023, por nuk ndërveproi me të. Ai nuk dukej se fliste me njerëz të tjerë në barkë, ishte i izoluar dhe nuk ulej me askënd tjetër gjatë vakteve. Ai nuk doli nga dhoma e tij në barkë për 4 ditë midis 7 dhe 10 dhjetorit 2023 dhe më 10 dhjetor 2023 një banor tjetër e pa me sy të skuqur dhe mendoi se kishte qarë”.

Ka shumë të ngjarë që sëmundja mendore e Leonardit të ketë kontribuar ndjeshëm në veprimet që çuan në vdekjen e tij të vetëshkaktuar.

“Anija nuk ishte një mjedis i përshtatshëm për dikë me simptomat e Leonardit dhe do kishte qenë e dëmshme për shëndetin e tij mendor. Kjo për shkak se ishte një mjedis i mbyllur dhe nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për shëndetin mendor. Trajtimi i Leonardit duhej të kishte ndjekur një qasje terapeutike shumëdisiplinore dhe për rezultatin më të mirë duhej të kishte përfshirë një kombinim të medikamenteve, terapisë psikologjike, kujdesit mjekësor dhe terapisë okupacionale”.

Gjyqtarja Rachael Griffin do të dëgjojë palët në këtë proces e më pas do të publikojë vendimin dhe përgjegjësit për këtë ngjarje ku humbi jetën Leonard Farruku.

ln cesti ρërçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djaΙë me υa jzën e haΙΙës së tij

Puntata e parë për këtë sezon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek programi “E Diela Shqiptare” ka sjellë konfliktin mes motrave nga Tirana, Fatmës e Shpresës. Ato vijnë nga një familje me pesë vajza, por Fatma akuzon Shpresën se ka marrë pasurinë që duhet ndarë mes tyre.

Shpresa thotë se e ka blerë këtë pasuri dhe nuk ka arsye që ta kthejë. Ndërsa merr fjalën, nisin të dalin në dritë sekrete të errëta: babai i vajzave, Rushiti, ka një djalë me vajzën e hallës. Ajo ia ka blerë të atit pronën, i cili i ka përdorur paratë për të shlyer borxhet e të birit.

Shpresa: Ne jemi një familje prej pesë motrash dhe babi ka një djalë incest me gocën e hallës së vet. Kjo është e vërteta. Prona që kjo motra ime e dashur sot po më kërkon, unë ia kam blerë babait tim sepse babai im donte t’ia shiste dikujt tjetër për të larë borxhet e djalit të tij.

Fatma: Tirana ka dyqane plot, pse duhet të blesh pronën që na takon?

Eni Çobani: Edhe njëherë, se kjo ishte shumë e rëndë dhe deklaratë që besoj, secili që e dëgjoi, duket akoma s’e ka kuptuar. Pra, prindërit tuaj, nga martesa e tyre, ju kanë vetëm juve pesë vajzat apo jo?

Shpresa: Po.

Eni Çobani: Tani, lidhja tjetër e babit ka qenë me vajzën e hallës së tij?

Shpresa: Po dhe kanë një djalë.

Eni Çobani: Dhe ka sjellë në jetë edhe një djalë. Djali ka moshën tuaj?

Shpresa: Djali është 31 vjeç. Vjen pas ne të pestave. Këtu fillon e gjithë trazira e familjes sonë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, e ka pranuar babi këtë gjë?

Shpresa: Po, e ka pranuar.

Ardit Gjebrea: E ka pranuar si djalë me vajzën e hallës?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: I ka dhënë edhe mbiemrin e vet?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe në certifikatë është edhe emri i babait, edhe i nënës?

Shpresa: Po, por jo në certifikatën tonë familjare.

Fatma: Por ne nuk jemi këtu për të diskutuar babain dhe jetën e tij personale. Okej, ai ka bërë gabimet e veta, por tani neve na intereson prona.

Shpresa: Por këtu vazhdon konflikti ynë sepse unë prandaj e bleva atë pronë sepse meqë babai donte ta shiste diku tjetër për të larë borxhet e këtij djalit që luante bixhoz, preferova ta blej unë më mirë.

Prona për të cilën bëhet fjalë është një magazinë dhe një dyqan. Fatma sërish vazhdon të ngulmojë se motra duhet të kthejë pronën, por Shpresa nuk lëkundet. Njëkohësisht, ajo i drejtohet motrës duke i thënë “babai yt është mashtrues”. E pyetur nëse e pranon Rushitin si baba, Shpresa thotë se ai është shkaku që vajzat e familjes gjenden në këtë situatë.

Shpresa: Një baba që sjell konflikt në familje, një baba që ka futur kaq shumë trazira në mesin tonë, na ka përçarë, për mua nuk është baba! Më fal, por ky është realiteti. Baba është ai që kujdeset për fëmijët e tij, që i do fëmijët e tij dhe bën për fëmijët e tij. Jo një baba që më sjell mua dhe motrat në gjyq sot!

“U kujdesa 20 vjet për ju”, pasuria ndan 5 motrat: Nuk e kthej, e kam blerë me paratë e mia!
Fatma i kërkon motrës së saj, Shpresës që të kthejë pasurinë e cila duhet të ndahet mes pesë motrave. Shpresa kundërshton pasi thotë se ajo ia ka blerë pronën babait të saj, i cili i ka përdorur paratë për të shlyer borxhet e djalit të tij. Ky djalë ka ardhur nga incesti i babait të tyre, Rushitit, me vajzën e hallës së tij.

Prindërit e vajzave janë të divorcuar, ndërsa prona dykatëshe për të cilën Fatma flet, janë një dyqan dhe një magazinë. Shpresa refuzon kategorikisht të bëjë çfarë Fatma kërkon sepse së pari, ajo e ka blerë këtë pasuri. Së dyti, pjesa e falur nga e ëma ka ardhur si pasojë e kontributit të saj 20-vjeçar në familje pasi babai nuk përgjigjej financiarisht për pesë vajzat, edhe pse jetonin bashkë.

Fatma: Mami ia ka falur pjesën e vet.

Shpresa: Po, ma ka falur mua. Ma ka falur vetëm për një arsye sepse unë kam kontribuar në familje. Kam 20 vjet që jap çdo gjë në shtëpi.

Fatma: Po pse moj motër, unë nuk kam nënë dhe baba që kanë punuar dhe na kanë rritur?

Shpresa: I kam shkolluar, i kam edukuar, i kam çuar në universitete, i kam veshur, i kam ushqyer, kam bërë rolin e asaj që nuk duhet të bëja. Unë kam marrë rolin e prindit tënd, kështu që mua prona më takon.

Shpresa: Ti je vajza më e madhe?

Shpresa: Jam e dyta.

Shpresa: Dhe ti je kujdesur si një nënë për gjithë motrat e tjera?

Shpresa: Po. Sepse, që nga viti 2014, mos të them edhe më përpara se nuk e mbaj mend ekzaktësisht, babai nuk ka kontribuar për asgjë në shtëpi. Nuk i ka shkolluar, nuk donte t’i shkollonte më, i ka lënë, nuk blinte më asgjë.

Shpresa: Por a jetonte me ju?

Shpresa: Po.

Shpresa: Dhe nuk kontribuonte financiarisht fare?

Fatma: Babai ka pesë vjet që nuk jeton më me ne dhe për pesë vjet, ne kemi qenë të rritura.

Shpresa: Po flas që në vitin 2014.

Fatma: Në 2014, edhe unë kam qenë minorene…

Shpresa: Mund të kesh qenë minorene, por e mban mend shumë mirë ti se kush është kujdesur për ty! Jam kujdesur unë për ty!

Fatma: Nuk justifikohet prona me kontributin…

Shpresa: Moj, nuk ma ka dhuruar njeri! Nëna ma ka dhuruar pronën sepse unë jam kujdesur për nënën dhe për ju, kam mbi 20 vite që ju jap lekë dhe babai ma ka shitur për të larë borxhet e djalit të vet incest, kështu që sot prona është imja. Jo vetëm për pronën që po flasim, për dyqanin që unë i kam blerë babait, por babai ka dashur të shesë edhe një pjesë të shtëpisë, të cilën unë e kam paguar dhe e ka kaluar pastaj në emrin e nënës. Sot, ai hedh në gjyq mamin për dyqanin që më ka shitur mua dhe shtëpinë.

Eni Çobani: Sepse babai juaj thotë që ia keni marrë me dhunë edhe firmën, edhe pronën.

Shpresa: Absolutisht! Ai është mashtrues, absolutisht!

Në vitin 2006, Rushiti ka bërë një vetëdeklarim të banesës, truallit, magazinës dhe dyqanit. Kur ndodhi divorci me nënën e vajzave, Lirinë, kjo e fundit kuptoi se nuk figuronte në asnjë pasuri. Liria e hodhi në gjyq dhe fitoi gjysmën e pasurisë në të gjithë pronën.

Djali nga lidhja jashtëmartesore kërkon pjesë nga prona. Shpresa dhe Liria vendosën që të bisedonin me Rushitin, i cili hoqi dorë nga pjesa e tij e pasurisë dhe ia ka dhënë ish-gruas. Liria është pronare e plotë e banesës dhe truallit në këmbim të parave, që janë paguar nga Shpresa. Më pas, Rushiti dhe Liria kanë deklaruar se kanë hequr dorë nga gjysma e magazinës dhe dyqanit duke ia kaluar Shpresës.

Fëmija nga incesti la në hije pesë motrat: Babai na mohonte, djali ishte mbret
Fatma dhe Shpresa janë dy prej pesë vajzave të një familjeje nga Tirana, por babai i tyre ka një djalë nga marrëdhënia me vajzën e hallës.

Shpresa rrëfen se ajo është kujdesur për 20 vite për motrat duke u përgjigjur për gjithçka financiarisht pasi babai hoqi dorë prej tyre. Neglizhenca e babait i ka shoqëruar gjithnjë vajzat pasi Shpresa tregon e prekur që janë ndier të lëna në hije, kanë parë dhunë ndaj nënës kurse djali ishte i preferuari i tij.

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po përpara se të vinte ky vëlla në jetë se është vëlla nga gjaku…

Shpresa: Ne kemi qenë shumë të vogla. Imagjino, motra e vogël është 33 vjeç, ai është 31 kështu që unë nuk mbaj mend kur isha 4-5 vjeçe, por ne jemi rritur me atë frymë që nuk di si ta them, prekem shumë nga kjo histori. Është shumë, shumë e vështirë për ne.

Ardit Gjebrea: Kur u njohët ju me këtë marrëdhënie të babit me vajzën e hallës?

Shpresa: Unë do ta quaja tragjedi sepse kjo është vërtet një tragjedi në shtëpinë tonë. Neve jemi rritur me dhunë dhe… emocionohem kur kujtoj këtë gjë sepse është një… ka qenë jo vetëm…si dhunë fizike që ne kemi parë nga ana e tij ndaj mamit, por mbi të gjitha dhunë psikologjike ndaj nesh. Babi gjithmonë na ka mohuar, na ka lënë në një anë ne pesë motave duke preferuar dhe duke idealizuar këtë djalin që ka me vajzën e hallës së vet, e ka bërë sikur është mbreti i tij dhe neve gjithmonë kemi qenë të mbetura, të përzëna nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po përpara se të vinte ky vëlla në jetë se është vëlla nga gjaku…

Shpresa: Ne kemi qenë shumë të vogla. Imagjino, motra e vogël është 33 vjeç, ai është 31 kështu që unë nuk mbaj mend kur isha 4-5 vjeçe, por ne jemi rritur me atë frymë që nuk di si ta them, prekem shumë nga kjo histori. Është shumë, shumë e vështirë për ne.

“Shtëpinë e pagova për mamin e motrat”, Shpresa mban diçka për vete: E meritoj!
Fatma është më e vogla e një familjeje me pesë vajza, e cila ka kërkuar që të përballet me motrën e dytë, Shpresën. Shkak është bërë një pronë e konsiderueshme. Konfliktit i bashkëngjitet fakti që babai ka një djalë nga marrëdhënia jashtëmartesore me vajzën e hallës.

Djali nisi të kërkonte pasuri dhe babai, Rushiti, qe i gatshëm. Nëna e vajzave, Liria, kërkoi pjesën e vet të pasurisë duke marrë gjysmën e shtëpisë dhe truallit. Duke parë gjendjen e rënduar të palëve dhe të borxheve të të birit, Rushiti vendos që ta shesë gjysmën e shtëpisë. Shpresa paguan paratë, por la emrin e nënës.

Kur babai donte që të shiste magazinën dhe dyqanin, Shpresa i dha 20 mijë euro të atit për magazinën dhe dyqanin, të cilat kërkon t’i ketë në emrin e saj. Këtu lind konflikti me motrat që thonë se Shpresa do t’i lërë pa asgjë.

Nga ana tjetër, djali, Mireli ka hapur një proces gjyqësor në vitin 2014 për dyqanin e ndërtuar në vitin 2007 mbi magazinë, kur vetëdeklarimi i Rushitit është bërë në 2006. Mireli pretendon se e ka ndërtuar ai këtë dyqan, ndërkohë që atëherë ka qenë vetëm 14 vjeç. Ai ka kërkuar vazhdimisht edhe urdhra mbrojtjeje ndaj Lirisë.

Por për Fatmën, pavarësisht se prona kërcënohet nga këto akte, është më shqetësues fakti që motra, Shpresa ka kërkuar që dyqani dhe magazina të jenë në emrin e saj.

Fatma: Mendoj se motra ime e ka bërë konfliktin më të madh duke e kaluar te vetja e vet se ne kishim një luftë me Mirelin, tani duhet të bëjmë luftë edhe me Shpresën.

Eni Çobani: Pra ju thoni që është e njëjta luftë tani, si me Mirelin, edhe me Shpresën. Por Shpresa po thotë një gjë tjetër, unë të shpëtova pronën. Tani, po të kthehem Shpresa, çfarë prone ke shpëtuar ti se duhet ta kuptojmë edhe Fatmën. Këtë pronën si e ke shpëtuar, do t’ua falësh motreave ti se tani duhet ta kuptojmë këtë? Nëse thua që e shpëtova se duhet t’ua jap motrave, jam dakord me ty, por ti e ke marrë për vete apo jo?

Shpresa: Unë e kam marrë për vete, por…

Eni Çobani: Pra si ta marrë Mireli, si ta merrje ti, Fatma pa pronë del.

Shpresa: Po tani s’kam çfarë të bëj unë se unë të gjitha s’mund t’i paguaj. E kam paguar shtëpinë për mamin dhe për motrat. E kam paguar truallin për mamin dhe për motrat sepse babi do ta shiste.

Pavarësisht konfliktit që ka lindur, Shpresa e bën të qartë se shtëpia vazhdon të jetë në emër të nënës, edhe pse ajo ka paguar. Ajo nuk do asgjë nga shtëpia dhe thotë se motrat mund të veprojnë si të duan me këtë pasuri.

Shpresa: Shtëpia është në emër të mamit. Ju mund ta ndani, ështrë juaja. Unë e kam paguar për ju, nuk e kam paguar për vete.

Eni Çobani: Po s’e pranon ajo këtë!

Shpresa: Fatma, më lër të flas! Ai donte të shiste truallin e shtëpisë, një pjesë të shtëpisë. Kur mami mua më telefonoi duke qarë që ky do ta shesë, unë jam futur në ndihmë që ky mos ta shesë, e blejmë neve për ty ma. Unë nuk e kam futur në emrin tim. Unë shumë mirë mund të thoja që okej, meqë ky do ta shesë shtëpinë po ia blej unë. Unë nuk e kam thënë këtë gjë. Unë ia kam lënë në emër të mamit, e kam paguar në emër të mamit për mamin dhe për motrat.

Megjithatë, Fatma ngulmon se Shpresa nuk dëshiron të ndajë dyqanin. Kjo e fundit përgjigjet duke thënë se e meriton diçka edhe ajo. “Jo, nuk dua ta ndaj. Mendoj se unë e meritoj fundja fare, për gjithë kontributin që unë kam punuar”, tha Shpresa.

Motrat kundër vëllait nga incesti: As nuk e njohim! Babai dilte për krahu me të e jo me ne
Gjatë ballafaqimit të dy motrave, Fatmës e Shpresës, u zbulua një histori tronditëse e familjes. Babai ka një djalë nga incesti me vajzën e hallës, çka ka sjellë përçarjen e familjes. Në vijim të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Shpresa tregoi se babai nisi të mos përgjigjej më financiarisht për to duke e fokusuar gjithë vëmendjen te djali.

Shpresa s’e fshehu mërinë dhe ndjenjën e neglizhencës prej tij, por as me vëllanë nga babai nuk kanë asnjë raport. Përveçse ai po kërkon t’u marrë shtëpinë, asnjëra prej motrave nuk dëshiron të ketë lidhje me të. Shpresa tregon se përgjatë viteve, ka ndier xhelozi që s’ka mundur të ketë kurrë dashurinë e të atit siç e ka pasur ai.

Eni Çobani: Ju bëra një pyetje që në fillim dhe ua bëj të tërave ju: këtë zotërinë e njihni për vëlla apo s’e njihni?

Shpresa: Nuk e njohim zotërinë për vëlla, as nuk duam ta njohim.

Eni Çobani: S’e njihni Mirelin për vëlla fare?

Të dyja njëzëri: Jo.

Eni Çobani: Biologjikisht e keni apo jo, nga babai.

Shpresa: Nuk jemi rritur me të. Unë nuk e njoh, s’dua ta njoh, as nuk e di kush është. E kemi pjesë problemi.

Ardit Gjebrea: S’e keni parë ndonjëherë?

Shpresa: Po, e kam parë. E kam parë me babain tim krah për krahu dhe në momentet që unë jam rritur duke parë babain tim krah për krahu me Mirelin dhe babai im nuk më ka pranuar kurrë krah për krahu të dalë me mua, jam ndier xheloze.

Ardit Gjebrea: Xheloze është mbase fjala që nuk i shkon këtij momenti…

Shpresa: Jam ndier xheloze, do të doja edhe unë të kisha atë marrëdhënie me babain tim, por nuk e kam pasur kurrë këtë marrëdhënie me babain tim. Plus, tani që jemi rritur, jemi mbi 30 vjeç të gjithë, kemi këto probleme, këto konflikte. Pak se jemi rritur me këtë frymë tradhtie sepse është tradhti, unë mendoj se është tradhti. Kjo nuk është tradhti vetëm ndaj mamit, kjo është tradhti dhe ndaj ne vajzave. Unë me këtë frymë jam rritur kështu që nuk është vëllai im, nuk e pranoj si vëlla dhe sot unë nuk pranoj as atë si babai me këto që po na bën.

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë Erogen Vaso dhe Meri Kaçerri, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se prapa kësaj ngjarje qëndrojnë persona të cilët qëndrojnë afër familjes Lici.

Për të kryer disa verifikime, oficerët e policisë kanë marë kontakt me kryefamiljarin e familjes Mustafa Lici, të cilit i kanë kërkuar të paraqitej në polici për arsye verifikuese.

Mësohet se Mustafa Lici nuk ka pranuar të dalë nga ambjentet e shtëpisë, duke u përgjigjur “…Nuk dal nga kulla jeme…”.Nisur nga kjo situatë, një grup oficerësh janë drejtuar në banesën e tij në Kiras të Shkodrës, duke marë kontakt me Mustafa Licin.

Ky i fundit ka dhënë shpjegime mbi dinamikën e lëvizjeve që ka kryer në datën 7 dhe 8 nëntor si dhe arsyet e mungesës në banesë të dy djemve të tij.

Më tej Mustafa Lici, i ka njohur efektivët e policisë se motra e tij, e cila është shpallur në kërkim policor, ndodhej prej 5 vite jashtë Shqipërisë, pasi ishte vendosur me banim në një qytet të një vendi të Bashkimit Europian.

“Ora News” ka mësuar se për të bindur oficerët e policisë Mustafa Lici, i ka telefonuar përmes aplikacionit “Whats App” motrës së tij, e cila më pas ka bashkëbiseduar me oficerët e policisë përmes imazheve të përcjella me kamer.

Motra e Mustafës, u ka shpjeguar policisë se banesën që ka në Shkodër ua kishte dhënë me qëra në periudha të ndryshme dy personave, për të cilat ka preteduar se ka dhe kontrata noteriale për këtë gjë.

Për arsenalin e armëve dhe disa dronë modernë të sekuestruar në banesën e saj, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Barush Bregun, duke e akuzuar këtë të fundit si njeriun që ka furnizuar me armë, Ragip Gilën.

Ndërsa Ragip Gila, i vetmi person i arrestuar për ngjarjen e rëndë, akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Armand Pali, Liridon Krajës dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe Meri Kaçerit./Ora News