TRAGJIKE/ 5-vjeçarja hedh vëllain e porsaIindur nga ballkoni

Një qytet i vogël rus është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në një familje, ku një foshnjë e porsalindur vdiq pasi ra nga ballkoni. Mediat lokale shkruajnë se motra 5-vjeçare hapi dritaren dhe e hodhi fëmijën në ajër. Ndërkohë prindërit e tyre flinin në dhomën tjetër.

Kjo ngjarje të cilën autoritetet po e hetojnë, ka tronditur thellësisht komunitetin vendas duke ringjallur debatin në lidhje me sigurinë në shtëpi dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas mediave vendase, menjëherë nisi një hetim për të sqaruar rrethanat e për të përcaktuar nëse kishte ndonjë neglizhencë nga ana e të rriturve të pranishëm në shtëpi. Ndërkohë, lajmi u përhap me shpejtësi në mediat sociale dhe në mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar mosbesim e pikëllim.

Prindërit e të porsalindurit ishin në dhomën e tyre të gjumit kur vajza 5 vjeçare, pasi u zgjua para tyre, arriti te dritarja e dhomës ku po flinte vëllai i saj i vogël dhe për arsye që ende nuk dihen, e ngriti dhe e lëshoi ​​në ajër. Fëmija ra nga kati i katërt i shtëpisë, duke pësuar lëndime serioze. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës, për fat të keq nuk kishte asgjë që mund të bëhej për të.

ChatGPT nxjerr “zbuluar” përdoruesit e saj: Shfaqin shenja të urgjencave të shëndetit mendor
Autoritetet lokale konfirmuan hapjen e një hetimi për të rindërtuar sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe për të përcaktuar nëse veprimi i fëmijës ishte tërësisht i pavullnetshëm apo për shkak të mungesës së mbikëqyrjes.

Hetuesit po mbledhin dëshmi nga prindërit dhe fqinjët për të sqaruar rrethanat e tragjedisë. Aktualisht, nuk ka akuza zyrtare për krim, por zyra e prokurorit vendor ka nisur një hetim për të përcaktuar faktet për të vlerësuar çdo përgjegjësi që lidhet me kujdestarinë e të miturve.

Hetuesit po vlerësojnë gjithashtu gjendjen e shtëpisë dhe sigurinë e mjedisit familjar, ndërsa një ekip psikologësh është caktuar për të mbështetur motrën e vogël, e cila ka mbetur e tronditur.

Mediat ruse po e quajnë “tragjedi absurde” që i ka lënë banorët të tronditur, të paaftë të kuptojnë si mund të ketë ndodhur një ngjarje e tillë. Nuk është hera e parë që një tragjedi e ngjashme ka goditur një familje: në Paris, një baba i hodhi fëmijët e tij nga dritarja përpara se t’i jepte fund jetës.

Rrëzohet avioni me pasagjerë, asnjë i mbijetùar

Një aeroplan i vogël që transportonte 11 persona është rrëzuar në Qarkun Kwale, Kenia, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias , aeroplani i kompanisë Mombasa Air Safari po fluturonte nga Diani drejt Kichwa Tembo në Maasai Mara kur u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Në bord ndodheshin 8 pasagjerë hungarezë, 2 gjermanë dhe 1 anëtar ekuipazhi nga Kenia. Kompania ajrore ka konfirmuar se nuk ka pasur të mbijetuar nga ngjarja tragjike.

Sipas një deklarate të linjës ajrore, “Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar…”. Agjencitë qeveritare janë dërguar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar arsyet e rrëzimit të aeroplanit.

Iu vendos tritoI, ky është 38-vjeçari, punonjësi i Tatimeve në Shkodër që mbeti i plagosur nga shpërthimi!

Personi në foto është 38-vjeçari Enea Busukja, punonjësi i tatimeve në Shkodër, që mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të martë në rrugën “Arra e Madhe në Shkodër. Policia raportoi se shpërthimi me tritol ndodhi sapo Busukja ndezi makinën dhe se ishte i telekomanduar.

Pas ngjarjes policia tha se gjeti nje makine te djegur qe dyshohet se i perket autoreve te vendosjes se tritolit.

“Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Mbushi Unazën e Madhe me inerte, gjobitet dhe procedòhet shoferi i kamionit

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të martë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një kamioni të ngarkuar me inerte i është hapur pjesa e remorkios dhe gurët kanë rënë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, shtetasi A. N., 41 vjeç, banues në Krujë, është proceduar penalisht dhe administrativisht.

“Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit u ndëshkua me gjobë administrative prej 200,000 lekësh, iu pezullua leja e drejtimit dhe iu tërhoq leja e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në Mjull Bathore kamionin tip “IVECO”, duke qarkulluar me ngarkesë të pasiguruar.

“Nga verifikimet rezultoi se mjeti kishte karakteristika ndërtimore dhe funksionale të ndryshuara në kundërshtim me normat teknike dhe ligjore. Gjatë lëvizjes, pjesët e ngarkesës ranë në rrugë, duke mbushur segmentin e Unazës së Madhe me gurë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, për të parandaluar aksidentet.

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund marrëdhënies? Çifti fshin fotot, detajet që ngritën dỳshime për ndarjen e tyre

Klea Huta dhe Elgit Doda kanë ngritur dyshimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas shumë vitesh së bashku.

Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023, por duket se tashmë kanë ndarë rrugët e tyre.

Aktorja dhe kantautori i njohur kanë fshirë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës, ndërsa ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

Klea Huta mban në mediat sociale vetëm disa imazhe me të birin, Kridi. Kujtojmë që dyshja u martuan më 4 Qershor 2023, në ditën e lindjes së Krid duke e bërë edhe me të veçantë këtë ditë për ta.

Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullojnë prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin.

Në një intervistë në maj 2025, Klea Huta foli për planet për zgjerimin e familjes së saj.

“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajzë apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë? Nuk e di çfarë do jetë, çfardo që të jetë dhe kurdo që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga zoti”, tha Klea Huta në Canape.

Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.

Pas dasmës, Klea Huta foli për “Top Albania Radio” lidhur me këngën që i dedikoi Elgitit dhe emocionet e dasmës.“Jam shumë e lumtur për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë, për të gjithë njerëzit që e dëgjojnë e ma dërgojnë me video, që kanë filluar ta këndojnë nëpër dasma në momentin e tyre më të rëndësishëm. Është shumë e bukur. Edhe kur e nisa për ta bërë këtë këngë, doja me patjetër që të ishte diçka që na personifikonte ne të dyve, historinë tonë. Por gjithmonë në mendje kisha se kush është ajo histori dashurie që nuk ka kaluar këto gjëra që kemi kaluar ne. Dhe bashkë me Kledi Bahitin u përpoqëm ta bënim në atë formë që ta gjente veten kushdo. Edhe pjesën e Kridit që e kam futur tek “lulëzove ti një jetë në trupin tim”, si dhuratë për kohë të bukur dhe të vështirë, edhe një çift që nuk ka fëmijë mund të kenë lulëzuar pranë njëri-tjetrit dashurinë.

Dashuria është në forma të ndryshme. Unë doja shumë që kurdo të ishte dasma, unë t’i kushtoja një këngë Elgitit. Po shpresoja në fakt që ai të mos ta bënte të njëjtën gjë, duke qenë se është shumë e pritshme nga ai si producent e kompozitor. Shpresoja që të mos e bënte sepse do mendonin që këngën e ka bërë ai. Por në fakt këngën e bëri Kledi Bahiti dhe unë ia mbajta të fshehtë Elgitit. Dy muaj para se të bëhej dasma unë kontaktova Kledin dhe i thashë që dua t’i bëj Elgitit një këngë surprizë. Jemi takuar gjithsej tre herë në studio që është bërë teksti dhe është hedhur kënga. Pati një energji të jashtëzakonshme që në fillim. Ishte shumë e bukur. Sa i thashë Elgitit që kam një surprizë për të, ai u kthye direkt nga Kledi. Më duhet ta pranoj që qau, nuk e priste. U emocionua shumë.”- tha ajo.

‘Kush ia nxiu syrin Ballukut?’/ Rrjeti “zien” nga spekuIimet, pamja e numrit 2 të Qeverisë bëhet virale në rrjet

Një video e fundit, e postuar vetë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ngjallur reagime dhe kureshtje mes qytetarëve.

Në pamjet e shpërndara, Balluku shihet përkrah drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, gjatë prezantimit të tij. Megjithatë, vëmendjen kryesore e ka marrë një nxirje e dukshme nën syrin e majtë, që ka bërë rrjetet sociale të mbushen me pyetje dhe spekulime.

Komentet kanë qenë të shumta, disa e shohin si një incident të rastësishëm, ndërsa të tjerë spekulojnë mbi arsyet e mundshme të shfaqjes së saj.

Zyra e ministres nuk ka dhënë ende asnjë reagim apo sqarim zyrtar mbi pamjen e Ballukut.

Kujtojmë se Balluku u thirr këtë të hënë në SPAK, por nuk u paraqit. Thirrja lidhej me hetimet për abuzime me tendera, të cilat po hetohen nga SPAK.

LAJM I FUNDIT/ U godit me t hikë nga kuzhinieri, ndërron jetë kamarieri që u plagos në Tiranë

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike.

Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.

Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari, ishte kamarier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu, pas një sherri të momentit.

Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit.

Grabitja e spektakolare e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë me vlerë 88 mln euro

Zbulimi i një gjurme ADN-je çoi në arrestimin e dy autorëve të dyshuar të grabitjes së muzeut të Luvrit. Sipas BFMTV, duke cituar një burim pranë grupit hetimor, njëri nga dy të dyshuarit u identifikua falë një gjurme ADN-je në vendin e grabitjes. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi se nga vendi i ngjarjes ishin mbledhur më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe gjurmë të tjera. Autoritetet analizuan të gjitha provat që grabitësit lanë në muzeun e Luvrit; helmetë, radio dore, jelek të verdhë dhe prerëse metalesh.

Dy të arrestuarit janë rreth 30 vjeç dhe vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre në grabitje nuk dihet ende, por konsiderohen “të dyshuarit kryesorë”. Njëri nga dy të dyshuarit, i cili sipas gazetës franceze “Le Monde” ka shtetësi franceze dhe algjeriane, u arrestua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Personi tjetër i arrestuar ka shtetësi franceze.

Policia ishte vendosur në ndjekje të dy të rinjve për të shkuar në gjurmët e bizhuterive të vjedhura dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Tensione në Liban / Misioni i OKB rrëzon dronin izraelit që po fluturonte mbi ta, ushtria izraelite i qëllon me tank

Misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban thotë se rrëzoi një dron izraelit që fluturoi mbi një patrullë që vepronte në jug të vendit të dielën, incidenti i fundit mes forcës ndërkombëtare dhe Izraelit.

Unifil tha se droni po fluturonte në një “mënyrë agresive” pranë qytetit kufitar Kfar Kila dhe se paqeruajtësit zbatuan “kundërmasa të nevojshme mbrojtëse”.

Megjithatë, ushtria izraelite tha se droni po kryente “aktivitet rutinë të mbledhjes së inteligjencës”.

“Një hetim fillestar sugjeron se forcat e Unifil të vendosura aty pranë qëlluan qëllimisht dronin dhe e rrëzuan atë. Aktiviteti i dronit nuk përbënte kërcënim për forcat e Unifil”, postoi zëdhënësi izraelit Lt Col Nadav Shoshani në rrjetin social X.

Ai tha se forcat izraelite më vonë hodhën një granatë drejt zonës ku ra droni.

“Duhet theksuar se asnjë zjarr nuk u drejtua ndaj forcave të Unifil. Incidenti po shqyrtohet më tej përmes kanaleve të koordinimit ushtarak”, shtoi ai.

Unifil tha se granata u hodh nga një dron tjetër izraelit “afër” një patrulle.

“Pak çaste më vonë, një tank izraelit qëlloi drejt paqeruajtësve. Për fat të mirë, nuk u shkaktuan lëndime ose dëme paqeruajtësve dhe aseteve të Unifil.”

Pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi nëntorin e kaluar, i cili i dha fund luftës me lëvizjen libaneze Hezbollah, Izraeli ka vazhduar të fluturojë dronë mbi Liban dhe të kryejë sulme ajrore ndaj njerëzve dhe objektivave në Liban, të cilët thotë se janë të lidhur me grupin.

Ushtria thotë se po vepron për të parandaluar Hezbollahun të rigrupohet dhe të riarmatoset.

OKB dhe qeveria libaneze thonë se veprimet e Izraelit janë një shkelje e sovranitetit të vendit dhe në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Rrëzimi i një droni izraelit është një veprim i rrallë nga Unifil, i cili ka vepruar në kufirin jugor të Libanit që nga viti 1978 dhe është gati të fillojë një tërheqje njëvjeçare nga vendi në fund të vitit 2026.

Rastit i fundit të njohur ndodhi në tetor 2024, kur një anije detare gjermane që merrte pjesë në Unifil kapi dhe neutralizoi një dron pranë bregdetit të Libanit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.

India krijon shi artificial në Nju Delhi me shpresën për të ulur ndotjen që po mbyt qytetin

Për herë të parë, India ka shkaktuar shi artificial mbi Nju Delhi, duke mbjellë re me një aeroplan për të shpërndarë mjegullën e ndotjes toksike që ka mbështjellë kryeqytetin për disa ditë.

Autoritetet e qytetit me 30 milionë banorë, në bashkëpunim me Institutin Indian të Teknologjisë në Kanpur, kryen një fluturim fillestar provë të enjten pasdite me një aeroplan Cessna me një motor mbi Burari, një qytet i vendosur në veri të Territorit të Unionit të Delhit.

“Një fluturim provë u krye… gjatë të cilit u lëshuan raketa mbjellëse resh”, tha Manjinder Singh Sirsa, Ministri i Mjedisit i Delhit.

Ky fluturim kishte për qëllim “të testonte aftësitë e mbjelljes së reve, përgatitjen dhe autonominë e aeroplanit, të vlerësonte aftësitë e pajisjeve dhe raketave (të përdorura) për mbjellje, si dhe koordinimin midis të gjitha agjencive”, shpjegoi ai.

“Nëse kushtet mbeten të favorshme, Delhi do të shohë shiun e parë artificial më 29 tetor”, njoftoi Kryeministri Rekha Gupta.

Natyra e kimikatit të përdorur gjatë këtij testi nuk u specifikua. Megaqyteti me mbi 30 milionë banorë renditet rregullisht ndër kryeqytetet më të ndotura në planet. Çdo dimër, ajri i ftohtë bllokohet nën ajrin më të ngrohtë, i cili formon një shtresë që parandalon shpërndarjen e reve të trasha toksike me erë të athët, të gjeneruara nga fabrikat, trafiku dhe zjarret bujqësore.

Nivelet e PM2.5 – më të rrezikshmet sepse përhapen përmes gjakut – arrijnë deri në 60 herë nivelin maksimal ditor të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në disa ditë.