Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 28 tetor 2025

Dashi

Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe ka tashme një lidhje. Mos hidhni hapa te nxituara për te cilat do pendoheni mjaft. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Demi

Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme sot. Nuk do a vini aspak veshtin te tjerëve qe duan te ndërhyjnë ne lidhjen tuaj dhe do bëni gjithmonë atë qe ndjeni. Beqaret nuk do e gjejnë as sot dashurinë, por nuk do mërziten sepse miqtë do i ftojnë për t’u argëtuar ne mbrëmje. Ne planin financiar ka rrezik te tregoheni te pamatur dhe te bëni gabime te mëdha.

Binjaket

Ndikimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te arsyeshëm dhe do hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Financat do kenë probleme serioze duke qene se as qe do mendoni fare për te nesërmen. Shpenzimet do jene te konsiderueshme.

Gaforrja

Ambienti ne çift do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati te bëni edhe çmenduri te vogla për te ndezur pasionin. beqaret me ne fund do ndihen te lumtur sepse do fillojnë një histori dashurie te bukur. Financat do jene me te mira se kohet e fundit sepse çdo shpenzim do e kryeni ne mirëmenduar. Nuk priten probleme.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete tërësisht rutine gjate kësaj dite. Nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme, por fatmirësisht nuk do ketë as probleme serioze. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë personin e duhur duke ëndërruar me shume sesa duhet. Financat do kërkojnë patjetër një riorganizim sepse përndryshe situata mund te dale jashtë kontrollit.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete shume delikate gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar dhe debatet nuk do mungojnë për asnjë çast. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do guxojnë te dalin neper takime. Gjendja financiare do jete paksa me e mire se disa dite me pare, megjithatë do mbetet ende delikate. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Do keni dëshira te çmendura sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni çdo gjë qe partneri t’ua plotësojë. Shpeshherë do dilni nga realiteti dhe do fluturoni përtej hapësirës. Beqaret do mendojnë shume për familjen dhe problemet qe ata kane duke e lënë pas dore jetën sentimentale. Financat do fillojnë te rriten për shkak te një promocioni qe do merrni ne pune.

Akrepi

Asgjë ndryshim nuk pritet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do bëni miri t’i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe jetoni momentin. Beqaret do njihen akoma me mire me dike qe kane takuar kohet e fundit. Nëse gjeni pika te përbashkëta mos ngurroni te hidhni edhe ndonjë hap. Për te mos pasur probleme financiare duhet te keni shume durim dhe këmbëngulje.

Shigjetari

Do mundoheni te ruani gjate gjithë kohës sot një klime sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çift dhe do ja dilni mbanë. Edhe partneri do mundohet nga ana e tij t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret duhet t’i gjykojnë mire gjerat para se te hedhin ndonjë hap. Nuk është koha për te bere çmenduri. Me financat nuk duhet te luani sepse gjendja mund te përkeqësohet.

Bricjapi

Do ndiheni me entuziaste sot pranë atij qe keni ne krah dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël se bashku. Beqareve do ju jepen mundësi pa fund për te joshur, por ata nuk do përfitojnë aq sa duhet. Te tjera çështje janë me te rëndësishme për ta. Me financat vazhdoni te bëni kujdes. Gjendja do jete e mire nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Ujori

Do ju pëlqejnë surprizat e partnerit tuaj sot dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Ndjenjat do i shprehni si ju ashtu edhe ai. Beqaret do jene shume te qarte për atë qe duan te bëjnë, por nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Me financat nuk duhet te spekuloni nëse nuk doni te ndesheni me probleme serioze me vone. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Peshqit

Do i zgjidhni edhe problemet me te vështira qe keni pasur ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Diskutimet do jete te qete. Beqaret do kenë një dite romaneske dhe te mbudhur me te papritura. Shfrytëzojeni, por sigurisht duke u menduar mire për çdo hap. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te bëni çmenduri sepse do mbeteni pa para.

TRONDITËSE, familja e burrit e kritikoi për fustanin, 19-vjeçarja v ret veten një ditë pas dasmës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Azerbajxhan, ku një 19-vjeçare ka kryer vetëvrasje një ditë pas dasmës së saj, vetëm për shkak të kritikave nga familja e dhëndrit, për fustanin që ajo veshi në ditën e madhe.

Mediat e huaja raportojnë se Lyaman Mammadli, u akuzua nga bashkëshorti dhe familja e tij se në dasmë, ishte shfaqur “lakuriq” vetëm për shkak se kishte zgjedhur një fustan që i zbulonte supet dhe krahët.

Babai i saj, Murad Bayramov, tha se ajo ishte tronditur nga kritikat dhe menjëherë pas vrau veten në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në Mingachevir të Azerbajxhanit.

“Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë, Vajza ime nuk e duroi dot dhe i mori jetën vetes.”- tha ai.

Edhe pse feja e Mammadlit nuk është raportuar, Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane. Babai i saj i mohoi me forcë raportet e medias se vajza e tij mund të jetë ndjerë e detyruar të martohet me një burrë më të madh në moshë, Elnur Mamedli, 33 vjeç.

“Pas festimit, Elnuri erdhi në shtëpinë tonë me prindërit e tij dhe shkaktoi një debat të madh. Ata na thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejosh vajzën tënde të veshë një fustan nusërie kaq të turpshëm dhe zbulues?’ Ne u përgjigjëm se ishte një fustan normal, lloji që veshin shumë nuse. Por ato nuk qetësoheshin dhe vazhdonin të grindeshin. Mosmarrëveshja vazhdoi edhe të nesërmen. Prindërit e burrit e akuzuan vajzën time se u kishte turpëruar familjen. Vajza ime nuk mundi ta duronte. Mes ankthit dhe trazirave emocionale, ajo i dha fund jetës së saj.”- tregoi ai.

Burri i saj i ri tentoi të merrte pjesë në funeral, por babai i shqetësuar tha se nuk pranoi t’i linte të qëndronin dhe i nxori jashtë.

Lëvizjet e fundit nga SPAK, Agron Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale. Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arrestojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai. Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!”, u shpreh këtë fundjavë Shehaj në video mesazhin e tij.

Akuzohet për ryshfet, arrestohet prokurori i njohur

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori B.Sh., dyshohet se ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.

Akuzohet për ryshfet, arrestohet një prokuror në Prizren“Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, u tha në njoftim.

Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë, tha se prokurori i arrestuar është Beqë Shala.

Sipas Betimit për Drejtësi, ai u arrestua teksa kjo media po kryente një hulumtim për këtë prokuror, duke pretenduar se posedon një video-incizim të Shalës duke pranuar ryshfet.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, një person zyrtar që në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthortë kërkon ose pranon ryshfet në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në tetë vjet.

Personi zyrtar po ashtu mund të dënohet me 12 vjet burgim nëse veprimi i kryer është në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Po ashtu, ky kod parasheh dënime edhe më të larta me burg, përkatësisht deri në 15 vjet burgim, nëse vepra penale rezulton në dobi materiale në vlerën që kalon 15 mijë euro./REL/

I FUNDIT/ Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Ish ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit, raporton News24.

Dy muaj pas dorëheqjes nga posti e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.

Kamioni humb kontrollin dhe përplas makinën, dy të v▪︎ ekur

Një aksident fatal është regjistruar të premten në Rumani ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Viktimat janë një shofer 42-vjeçar dhe pasagjerin e tij.

Në videot e kapur nga kamerat e sigurisë, në aksidentin fatal u përfshinë një kamion dhe një makinë. Kamioni humbi kontrollin dhe mori para makinën e cila nuk pati kohë të reagonte për t’iu shmangur tragjedisë.

Përplasja ishte e fortë dhe mjeti u shkatërrua duke iu hequr gjithë pjesa e sipërme e makinës. Shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjet fatkeqësisht nuk arritën t’iu mbijetonin plagëve.

13 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes ku nxorën pasagjerët e makinës. Viktimat u transportuan në spital ku më pas humbën jetën. Shoferi i kamionit nuk u lëndua. Testi i alkoolit që iu nënshtrua shoferi rezultoi negativ.

55% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin? Ibrahimaj: Gënjeshtër, nuk ka krizë ekonomike

Për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, krijon habi deklarata se 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin.

Sipas ministres, këto janë deklarata nga një departament imagjinar statistikor i opozitës që punon me ndjesi dhe jo me vepra si departamenti i mazhorancës.

Ibrahimaj na thotë se janë rritur pagat, inflacioni është i ulët. Edhe pse çmimet janë rritur, shprehet ajo, pagat janë rritur më shpejt sesa çmimet.

Ja deklarata e ministres së Ekomonisë, Delina Ibrahimaj

Lexova me habi deklaratën se 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin.

Do të ishte mirë të dinim nga cili burim del kjo shifër sepse as INSTAT, as Banka e Shqipërisë, as Banka Botërore nuk kanë publikuar ndonjë të dhënë të tillë.

Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë departament imagjinar statistikor të opozitës, që punon me ndjesi.

Kur flasim për koston e jetesës, faktet janë të qarta: Pagat janë rritur si asnjëherë më parë.

Paga minimale është dyfishuar në më pak se pesë vite. Konsumi dhe kursimet janë në rritje.

Po, çmimet janë rritur, por pagat janë rritur me ritëm më të shpejtë se ato. Edhe sipas Bankës së Shqipërisë, vendi ynë ka pasur inflacionin më të ulët në rajon gjatë dy viteve të fundit.

Ndërkohë, arsimi publik është falas, librat për ciklin bazë subvencionohen nga shteti, energjia elektrike për familjet nuk është rritur përkundrazi është ulur dhe transporti publik ka mbetur pothuajse i pandryshuar.

Sa për “taksat e reja” dhe “politikat e gabuara”, faktet flasin vetë: Biznesi i vogël ka taksë zero. Vetëm 27% e bizneseve janë subjekt i TVSH-së, ndërsa 90% përfitojnë nga përjashtimi i tatimit mbi fitimin, politikë që përfaqëson 17 miliardë lekë në vit, të mbajtura në xhepat e sipërmarrësve të vegjël.

Edhe individët me të ardhura deri në 50 mijë lekë në muaj nuk tatohen fare.

Këto janë politika që sjellin ndihmë reale jo fjalë.

Ne e dimë që jeta nuk është e lehtë për të gjithë prandaj do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale dhe mesatare duke ndjekur parimin tonë të drejtë: ata që fitojnë më pak paguajnë më pak. Nuk pretendojmë se gjithçka është perfekte, por kemi vullnetin, përkushtimin dhe përgjegjësinë për ta bërë më mirë hap pas hapi.

Ekonomia flet me fakte dhe me rezultate.

EMRAT/ SPAK sekuestron TELEFONAT e bashkëpunëtoreve më të afërta të Belinda Ballukut!

Mediat mësuan disa ditë më parë nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.

Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë dhe komopjuterët të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.

SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.

Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut

Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./Syri

Florjan Binaj gjen “lulishten” e fshehur me inerte! (Video)

Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.

Po bëjmë shaka…

Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, ku mijëra qytetarë të kryeqytetit kalojnë me fëmijët dhe ku ndotja është alarmante.

Përmes humorit që e karakterizon, Binaj e përshkruan videon kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri.

Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”.

VIDEO

Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë, jo me PD-në por …

Në episodin e fundit të podcastit të saj, Grida Duma ka surprizuar publikun me një deklaratë që ngjan si sinjal për rikthimin e saj në politikë.

Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.

“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë.

“Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”

E ftuara e saj, Hati, e pranoi idenë me entuziasëm:

“Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”

Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:

“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”