Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, kostoja totale 18 mln euro

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 18 mln euro, dhe me ndryshimet e fundit buxhetore, janë akorduar 3.7 mln euro, për të financuar zbatimin e projektit.

Traseja brenda kryeqytetit është 4 km, e cila nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qënë më parë stacioni trenit.

Ndërkohë, si linja zgjatuese janë Rinasi e Durrësi që përfundojnë vitin e ardhshëm, dhe pritet të vihen në funksion të udhëtarëve në fillim të vitit 2027.

Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile Hekurudha Shqiptare thotë se 90% e punimeve është mbyllur dhe kanë mbetur instalimet e brendshme që lidhen me godinat e stacioneve.

Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”/ Dumani ‘plas BOMBËN’ në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve të deputetes demokrate Jorida Tabaku, lidhur me hetimet ndaj inceneratorëve.

Dumani tha se hetimet për inceneratorët vijojnë, teksa shtoi se SPAK do e mirëpriste nëse ish-ministri Arben Ahmetaj do të pranonte të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gjithashtu Dumani tha se nuk ishte tip që dorëzohej apo trembej thjeshtë, teksa shtoi se nëse i lë Zoti jetë, do të vijojë të jetë prokuror i Republikës.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Kuvendit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

“SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale për 3 inceneratorët 71 persona. Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë që mund të jenë përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto 2 procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor.

Lidhur me pyetjen që nuk e kemi marrë ende si të pandehur zotin Veliaj, dua t’ju them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar lidhur me këtë procedim penal, por vijojnë akoma. Lidhur me pyetjen nëse ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të Arben Ahmetajt nga Zvicra, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti, por për ne sot ai është një person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Nëse ai dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur. E fundit unë nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave.

Unë do vijoj të jep prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, po na la Zoti jetë. Gjithashtu theksoj se i kam kërkuar disa herë Parlamentit që të rishqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorëve të Posaçëm. Dhe jo pak herë është aluduar se e bëj këtë për interes personal. Por për këtë arsye, nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk kandidoj”, tha mes të tjerash Dumani.

Belinda Balluku merr fletëthirrjen e dytë nga SPAK, do shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo publikoi një video nga Bukureshti, ku ishte e ftuar në një takim për energjinë me homologun e saj në Rumani.

Por pas mungesës së saj, prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur t’i ripërsërisë fletëthirrjen zyrtare. Pavarësisht komunikimit paraprak me avokatin mbrojtës të Ballukut, Prençi ka zgjedhur të ndjekë procedurën ligjore, duke dërguar një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme brenda njërës prej ditëve të kësaj jave, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës. Prokurori i kujton se, në rast se ajo nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAK-ut.

Zyrtarisht, Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa në ditët në vijim pritet t’i komunikohet formalisht kjo akuzë.

Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në Ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve. /Lapsi.al

E rëndë/ 19-vjeçarja i jep fund jetës një ditë pas dasmës

Një tragjedi ka ndodhur në Mingachevir, Azerbajxhan, ku nusja 19-vjeçare, Lyaman Mammadli, vrau veten pak pas festimit të dasmës, pasi familja e bashkëshortit e kishte kritikuar ashpër fustanin e saj si “provokues”.

Vjehrrit e kishin akuzuar Lyamanin se duke lënë supet zbuluar, ajo dukej “lakuriq” në ditën e saj të madhe. Babai i nuses, Murad Bayramov, tregoi se Lyaman Mammadli ishte shkatërruar emocionalisht nga ky gjykim dhe menjëherë pas sherrit vendosi t’i japë fund jetës në kopshtin e shtëpisë së saj.

Babai rrëfeu: “Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të dasmës së saj. Vajza ime nuk mundi ta duronte dhe i dha fund jetës së saj.”

Ai shpjegoi se bashkëshorti, Elnur Mamedli, 33 vjeç, dhe prindërit e tij ishin të irrituar: “Ata thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejoni vajzën tuaj të veshë një fustan dasme kaq të turpshëm dhe zbulues?’” Sherri kishte vazhduar edhe ditën tjetërBabai i dëshpëruar nuk e la dhëndrin të merrte pjesë në funeral, duke e përzënë atë dhe familjen e tij.

Policia po heton nëse duhet të nisë një çështje penale për bullizmin e nuses para vdekjes së saj tragjike.
Ky rast vjen në një vend me shumicë myslimane, ku rregullat e modestisë shpesh shkaktojnë debate të forta sociale.

Rike Roçi: Më tradhëtojnë gjithmonë në lidhje, s’e di pse! Ndoshta s’u pëlqejnë …

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, ka folur hapur për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste me moderatorin Ermal Peçi, ku ka bërë një rrëfim të sinqertë që ka tërhequr vëmendje.

Rike u shpreh se në marrëdhëniet e saj shpesh është përballur me tradhti, duke pranuar se kjo është një përvojë që i është përsëritur disa herë.

“Në lidhje mua më tradhtojnë gjithmonë. Nuk e di pse, ndoshta s’u pëlqejnë gocat bio. U pëlqejnë këto gocat që janë të bëra totalisht. Gjithmonë më tradhtojnë me vajzat shumë të bëra”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se pavarësisht zhgënjimeve, vetë nuk ka tradhtuar asnjëherë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse aktualisht është beqare.

“Tradhtohem gjithmonë, unë s’kam tradhtuar asnjëherë. Prandaj jam vetëm, më tradhtojnë… ndoshta kam diçka të gabuar, ku e di unë”.

Rike Roçi u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania 3, ku ra në sy për energjinë dhe sinqeritetin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E njëjta tani është rikthyer në rolin e aktores, duke u bërë pjesë e filmit “ADN”.

“Fshehu dënimet nga drejtësia greke”, Dumani e konfirmon: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim

Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke.

Lajmin e konfirmoi vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa po raportonte në Kuvend ditën e sotme.

Por nga ana tjetër, Dumani tha se duke qenë se çështja është nën hetim, nuk do të jepte spjegime të mëtejshme.

“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësimin e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka, të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar. Sa kohë është çështje në hetim nuk po japim spjegim”, tha mes të tjerash Dumani në Kuvend.

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga një bashkëpunim i ekipit të formatit me prodhuesit e “Grande Fratello” në Itali.

Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka mjaftuar për të ndezur rrjetet dhe për të shtuar kureshtjen rreth datës së fillimit të sezonit të katërt.

Moderatori dhe autori i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja ekzekutive Olsa Muhameti janë parë në ambientet e shtëpisë së Grande Fratello në Romë, si pjesë e një vizite për shkëmbim përvojash mes dy produksioneve televizive.

Por ajo që mori vëmendjen ishte një moment në videon e publikuar nga Muhameti, ku një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudinin për datën e nisjes së BBVK-së.

Përgjigjja e tij, “3 apo 7 Nëntor”, ka mjaftuar që ndjekësit ta marrin si një “zbulim aksidental” të datës së nisjes së sezonit të ri.

Ky fragment, i regjistruar pa qëllim gjatë bashkëpunimit në Itali, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime të shumta.

Megjithëse produksioni i Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, datat e përmendura tashmë po diskutohen si më të mundshmet për premierën e edicionit të katërt.

Ahmetaj i përgjigjet kreut të SPAK për tu bërë bashkepunetor: ‘Nuk mund të jem …

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke kundërshtuar çdo aludim se mund të ketë rol bashkëpunues në ndonjë veprim penal.

“Nëse më lejon të referohem Çimi. Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Unë nuk kam si të jem bashkëpunëtor, sepse nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë. Jam shembull i 10 standardeve,” u shpreh Ahmetaj.

Deklarata e tij vjen në një moment kur hetimet ndaj tij vijojnë për çështje që lidhen me aferat korruptive në tendera publike, për të cilat SPAK ka ngritur akuza ndaj disa ish-zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë.

Ish-zv.kryeministri ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo akuzë, duke theksuar se ndodhet nën një “presion politik dhe institucional”.

Tërmeti i fortë 6.2 ‘shkund’ tokën

Një tërmet shumë i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme (27 tetor).

Forca e lëkundjeve raportohet se ishte 6.2 ballë dhe pritet të përcaktohet saktësisht epiqendra e tij.

Por sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka goditur në afërsi të Stambollit, pasi lëkundjet u ndjenë edhe ne zonën urbane dhe ishin shumë të fuqishme.

Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.

“FBI rikuperon provat”, Lala zbulon detajet: Fotot në telefonin e Berberit “godasin” Ballukun dhe Ramën

Klodiana Lala:

Ajo çfarë e zbuloi zonjën Balluku është telefoni i zotit Berberi. Hetuesit pretendojnë psh, në një takim në Turqi, mes zonjës Balluku, kryeministrit dhe 2 biznesmenëve turq që kanë fituar tenderin, që ishte fituar më parë nga kompania Gjoka shpk dhe më pas është anuluar dhe rifituar nga kompania turke.

Ka rezultuar se fotot se pasi ka deklaruar Ahmetaj në një intervistë televizive janë zhdukur këto foto nga rrjetet sociale.

Përmes një pajisje dhe përmes gjurmimit me ndihmën e ekspertëve amerikanë janë rikuperuar të dhëna, jo vetëm këto, por dhe të dhëna të tjera të lëvizjeve dhe më pas është bërë krahasimi mes bisedave nga Ervis Berberi, lëvizjet në TIMS të Ballukut e Ramës po ashtu dhe të dhënave të marra nga burime të hapura, intervistat, deklaratat etj. dhe e gjithë kjo thonë hetuesit, ka derivuar situata.

Prokurorët po vijojnë hetimet në disa dosje. Dy celularë janë marrë të premten e shkuar dhe janë të dy bashkëpunëtoreve më të ngushta të saj, është kontrolluar dhe një zyrë e cila mendohet se ka dokumente që lidhen me praktikat e këtyre tenderave.