E rëndë në vendin fqinj/ Grabitësit hyjnë në banesë dhe υ rasin pronaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku grabitës ende të paidentifikuar hynë me forcë në një shtëpi në Salaminë dhe vranë një grua.

Viktima është një grua 75-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nga vajza e saj pasditen e sotme.

Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda.

Sipas të njëjtave informacione, 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj.

Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.

Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshëngritje (Video)

Klubi i Teutës ka njoftuar se peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Europianin për të rinj dhe U23 që po zhvillohet në Durrës!

Carja dhuroi spektakël duke thyer 3 rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe 1 rekord bote në shkëputje për Youth!

Rezultatet:

Shkëputje: 98 kg

Shtytje: 118 kg

Dygarësh: 216 kg

Ajo realizoi me sukses të gjashta provat, duke shfaqur një performancë të jashtëzakonshme, të mbushur me vetëbesim dhe teknikë perfekte, falë punës së palodhur të saj dhe të trajneres Eglantina Kalemi!

Me këtë paraqitje, Enkileda përmirësoi edhe rezultatin e saj nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg në total.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1103023475235958%2F&show_text=false&width=242&t=0

EMRAT/ Morën peng një person që ndodhej në “arrest shtëpie”, shoqërohet në polici vëllai i deputetit të PD-së dhe dy të tjerë

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje.

Burime bëjnë me dije se të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie.

Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.

Ndërkohë policia e Devollit vijon kontrollet dhe hetimet për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Vdekja e Fatos Nanos, qeveria merr vendimin e rëndësishëm

Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë

• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike

• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet

• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Pas Ballukut a do thirret kryeministri Rama në SPAK? Ja si përgjigjet gazetarja Lala

Prokuroria e Posaçme po tregon se ka fituar pavarësinë e saj për të goditur abuzimet e zyrtarëve edhe në nivelin më të lartë.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se duke ndjekur historikun penal të viteve të fundit, ku shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur në SPAK, akuzuar, gjykuar apo arrestuar, kupton se për çështjen më të fundit, marrjen si të pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku, radha për të shkuar në Prokurori i ka ardhur edhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ndau mendimin se Balluku moralisht duhet të largohet, edhe pse dorëheqja mbetet në zgjedhjen e saj, gazetarja u shpreh në një studio televizive.

“Emri i Ballukut u përmend nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ashtu sikurse edhe i kryeministrit. Emri i tij del tek tuneli i Llogarasë, te dosja Mcgonigal dhe të tjera. Kjo tregon se së shpejti mendoj se edhe kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK. Po të shikosh edhe historinë më parë janë thirrur shumë zyrtarë të tjerë, kujtojmë se kanë shkuar në SPAK ministra, deputetë, ish-kryeministra dhe tani kemi zonjën Balluku”, tha Lala.

Më tej ajo shpjegoi se më lartë se Balluku tani mbetet vetëm kryeministri dhe duke ndjekur praktikën e këtyre viteve, është normale që edhe Rama të shkojë për të dhënë shpjegime në organin e akuzës.

“Kush është më sipër saj tani? Sigurisht që kryeministri Edi Rama dhe besoj se edhe ai do thirret në SPAK”, u shpreh gazetarja.

“E dija që do ta mbronte familja”, Lala reagon ashpër: Pamela Qirko njeh çdo sekret të drejtësisë shqiptare

Klodiana Lala e pyetur në një emision televiziv në lidhje me zgjedhjen e ministres së Infrastrukturës për tu shoqëruar në SPAK nga motra e saj Pamela Qirko, juriste dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gazetarja Klodiana Lala e ka quajtur një zgjidhje interesante.

“Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK”, tha Lala.

Klodiana Lala: Pamela Qirko, motra e Ballukut është regjistruar vetëm ditën e djeshme (30 tetor) në QKR si person fizik dhe mund të ushtrojë pa asnjë problem ligjor cështjen e avokatisë.

Unë e kuptoj se ajo po përpiqet të ndalë rrjedhjen e dosjes dhe të kontrolloj gjithcka mund të dalë në publik. Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK.

Paguante fatura të larta të energjisë elektrike, ajo që MËS0l pas 7 vitesh e “trullosi” fare

Shefja e një restoranti, e cila ishte e habitur nga faturat e energjisë elektrike prej 1300 paund në muaj, është tr onditur kur ka mësuar se për shumë kohë ka qenë duke paguar edhe për hotelin afër pronës së saj. Patricia Rodrigues nuk kishte arritur ta kuptonte se përse ishte duke paguar fatura të majme të energjisë për ambientet e restorantit të saj, derisa ajo thirri një elektricist për të kontrolluar rrjetin.

Dhe kur elektricisti erdhi, shefja e picerisë kuptoi se kishte paguar edhe për hotelin ngjitur rreth 42,000 paund, për faturat përgjatë 7 viteve.

Restoranti i 29-vjeçares gjendet në Brandon, Angli dhe është pjesë e një kompleksi që përfshin Brandon Lodge Apartment Hotel, i cili është në pronësi të Nolan Guthrie.

Në disa dokumente të zotëruara nga Guthrie, ai deklaroi në një letër se kishte rënë dakord se ajo do të paguante të gjitha faturat e energjisë si pjesë e kushteve të dhënies me qira të restorantit. Por Rodrigues, e cila ka drejtuar biznesin që nga viti 2011 me vëllanë e saj Fabio, pretendon se ajo kurrë nuk ka nënshkruar për një detyrim të tillë.

Sipas saj, dy qarqet shtesë të energjisë elektrike janë të lidhura me dhoma hoteli në katin përdhes pranë restorantit të saj dhe dhoma në katin e parë më lart.

Ajo pretendon pronari nuk i ka paguar asaj paratë që i ka borxh dhe që atëherë nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike për tre muajt e fundit.

Prej dy vitesh e hυmbur, 46-vjeçαrja gjendet e gjaIIë në mes të detίt

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë dy vjet pasi humbi kontaktin me familjen e saj.

Prej dy vitesh familjarët e saj nuk kishin asnjë ide se ku ishte deri së fundmi kur ajo u gjet duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.

Më vonë, gruaja u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe. Kur u gjet nga peshkatari Rolando Visbal,

Angelica ishte në gjendje të dobësuar me me shenja hipotermie pasi kishte kaluar tetë orë në det.


Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten pasi ishte viktimë e abuzimit nga ana e ish-bashkëshortit.

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë dy vjet pasi humbi kontaktin me familjen e saj.

Prej dy vitesh familjarët e saj nuk kishin asnjë ide se ku ishte deri së fundmi kur ajo u gjet duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.

Më vonë, gruaja u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe. Kur u gjet nga peshkatari Rolando Visbal, Angelica ishte në gjendje të dobësuar me me shenja hipotermie pasi kishte kaluar tetë orë në det.

Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten pasi ishte viktimë e abuzimit nga ana e ish-bashkëshortit.

Ky ka qenë bυrri i Eli Farës, A e dini pse nuk u martua më..!!

Pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë këngëtaren Eli Fara në krah të ndonjë mashkulli, qoftë ky dhe ish burri i saj.

Kjo pasi këngëtarja korç.are është ndarë nga bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e saj ishte disa muajëshe.

Por, edhe më pas Eli nuk është martuar më.ë asnjë lidhje tjetër dashurie, ose të paktën asgjë nuk ishte e konfirmuar edhe pse thashethemet nuk mungonin.

Por e dini se kush është babai i Marinës?

Babai i Marinës dhe ish bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani.

Edhe Marina mban mbiemrin e tij, madje ligjërisht në gjendjen civile ajo quhet Roxhensa Kapurani.

Mbase emrin e tij nuk e keni të dëgjuar, por Luli ka pasur probleme me drejt ësinë para disa viteve dhe njihej si “Kapo i Ba ndës së Çobenjve”.

Sipas burimeve pranë Luli jeton në Korçë por prej 20 vitesh nuk dihet çfarë bëhet me të.

Pasurίa përrallοre e vajzës së Berishës, Argita dhe manοvrat me shifrαt

Nje veshtrim mbi pasurinë e deklaruar nga Argita Malltezi në vitin 2005, sapo u kthye nga Kosova.

Në listën e gjatë të pasurive, renditen 6 apartamente, 1 vilë në bregdet, 1 dyqan, 3 mijë metër tokë, 2 makina luksoze dhe 7 llogari bankare. Nëse i llogarisim, vlera totale shkon në rreth 750 mijë dollarë.

“Vlera, e marrë së bashku me dy makina të blera 58 mijë dollarë dhe 5 mijë dollarë dhe euro respektivisht, shkon 746 500 dollarë.

Diferenca mes të ardhurave prej 1 051 000 e vlerës aktuale të pasurisë prej 746 500 dollar është mëse dukshme” u shpreh Argita Malltezi.

Sipas vetë deklaratës që zonja Malltezi ka firmosur, të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit nga puna në UNMIK dhe PNUD shkojnë 805 mijë dollarë, dhe jo 1 milionë e 51 mijë dollar.

Për këtë mospërputhje, Argita Malltezi është treguar e kujdesshme për të sistemuar shifrat.

“Dhe këtu për efekt të llogarive do të fus dhe kredinë që kam marrë për blerjen e një apartamenti me një vlerë prej 150 mijë euro.

Nga ana tjetër, të gjitha këto po të mblidhen, duke konvertuar dhe kredinë time në dollarë, dalin në një vlerë prej 1 051 000 dollarë” u shpreh Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës

Pra, nëse zbret edhe kredinë të ardhurat shkojnë rreth 820 mijë dollar, diçka më tepër se të ardhurat e deklaruara prej 805 mijë dollarësh. Nëse të gjitha të ardhurat janë shpenzuar për pasuritë e deklaruara, mbetet e paqartë se me çfarë të ardhurash kanë jetuar nga viti 1999 deri në 2005.

“Nuk mbaj mend në jetën time një njeri, ose një politikan që të ketë ardhur nga brenda apo jashtë me atë pasuri të Bashës apo vajzës së Sali Berishës” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist/TCH