Trump “shpërthen” kundër Spanjës: Ndoshta duhet të dëbohet nga NAT0-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit në Zyrën ovale me homologun e tij finlandez, Alexander Stubb kritikoi Spanjën për kundërshtimin e një rritjeje të shpenzimeve të mbrojtjes.

Presidenti amerikan madje sugjeroi që Spanja duhet të përjashtohet nga NATO.

“Siç e dini, kërkova që ata të paguanin 5 përqind, jo 2 përqind. Dhe shumica e njerëzve menduan se kjo nuk do të ndodhte. Dhe ndodhi praktikisht unanimisht. Kishim një që po vononte. Ishte Spanja. Duhet t’i telefonosh dhe të zbulosh pse janë të vonuar”, tha ai.

Trump theksoi se Spanja nuk ka asnjë justifikim për të mos paguar përqindjen e kërkuar.

“Ndoshta duhet t’i dëboni nga NATO, sinqerisht,” shtoi ai.

“Nëse fitoj në Tiranë, bie qeveria!”/ ArIind Qori: Pse s’mund t’i bashkohem kandidatit të PD

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati.

“Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të rëndë që ka dekretuar zgjedhjet.

Ne si parti nuk mund të mos nxirrnim kandidaturë, dhe as sot që flasim nuk mund ta ndalim fushatën, pasi është krejt e mundshme, që të dalin Rama dhe Celibashi dhe të thonë vijojnë zgjedhjet. Pra duhet të jemi gati”, – deklaroi Qori.

Kreu i Lëvizja Bashkë, përsëriti thirrjen që kandidatë e tjerë të pranojnë debatin në studio televizive.

“Më vjen keq që kandidatët e partive të tjera, nuk do të vijnë në një debat. Në vend të dalin ata në debat, dalin përfaqësues të partisë që mbështesin kandidatin dhe zëvendësojnë kandidatin.

Uroj të bëhet pas 25 vitesh një debat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që qytetarët të votojnë me arsye, duke njohur kandidatët, programet, përgatitjen e tyre. Zgjedhjet nuk janë thjesht kurim imazhi. Qytetarët duhet të kenë mundësi t’i dëgjojnë të gjithë”, – tha Qori.

Lidhur me kandidatin Florian Binaj, Qori deklaroi se ai është kandidat i Sali Berishës dhe Lëvizja Bashkë nuk mund të bashkohet me grupin e partive që po mbështesin kandidatin e Berishës.

“Manastirliu është kandidate e Ramës, nëse e votojnë e dinë të gjithë që do të jetë Rama kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe koalicionit të tyre, disa parti që kanë dalë nga gjiri i PD dhe po kthehen në mënyrë të kamufluar. Partitë e reja kanë tradhtuar edhe votuesit, sepse kanë thënë jemi kundër sistemit.

Sot mbështesin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Tiranës. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, do të marrin mua, sepse nuk kanë kë marrin tjetër. Në nuk na bashkon asgjë me partitë e vjetra të sistemit.

Jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk bëj dot fushatë me Berishën dhe unë të denoncoj kullat dhe Berisha të thotë nuk ka oligarkë dhe janë fakirë. Distanca jonë me partitë e tjera është e plotë. Kurdo qofshin zgjedhjet e Tiranës, ne do të dalim dhe do të kërkojmë vota.

Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria, është tronditje shumë e madhe e sistemit. Nëse do të na mbështesin, efektet nuk do të jenë vetëm administrative, por do të nisë një transformim i shpejtë i Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Qori.

Skandali/ Udhëtimet e Ramës shpaIIen sekret, ekspertët: Kjo është shkelje ligjore

Këshilli i Ministrave vendosi që t’i fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë përmes një vendimi që minon, sipas ekspertëve, parimet e transparencës dhe llogaridhënies.
BIRN

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, një çështje për të cilën ai shpesh është kritikuar për mungesë transparence.

Ndryshimet në një vendim të mëparshëm që rregullon funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, DSHQ, parashikojnë që kjo drejtori të negociojë kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën konfidencialitet. Qeveria argumenton se kjo bëhet për të mbrojtur të dhënat personale.

“Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale…”- thuhet ndër të tjera në VKM-në e qeverisë.

Vendimi është pritur me kritika dhe shihet si shkelje e ligjeve që detyrojnë organet publike t’i nënshtrohen transparencës për përdorimin e fondeve publike.

Blerjana Bino, drejtoreshë e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SciDev) i tha BIRN se shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit nuk mund të konsiderohen të dhëna personale në kuptimin e mbrojtjes së privatësisë.

“Ato lidhen me ushtrimin e funksionit publik dhe me përdorimin e fondeve publike, ndaj përbëjnë informacion me interes të lartë publik,” tha Bino.

Edhe Rigels Xhemollari nga “Qendresa Qytetare” e kritikon vendimin si një sjellje me dy standarde të qeverisë që e premton transparencën, por nuk e zbaton atë.

“Problemi i parë lidhet me modelin, nga njëra anë Rama na prezantoi platformën Transparent Albania si urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit, nga ana tjetër firmos fshehjen e pagesave të veta për avione dhe hotele,” tha Xhemollari, duke e konsideruar këtë “një qeveri me dy standarde dhe mungesë të theksuar siqeriteti”.

Sipas Xhemollarit, “arsyetimet për sekret tregtar apo konfidencialitet janë justifikimet më të zakonshme të atyre që duan të fshehin informacion, por parimi është i thjeshtë, ti si zyrtar i shtetit, po përdor lekët e njerëzve për të udhëtuar dhe ke detyrimin t’i bësh transaprente”.

Edhe Bino këmbëngul se çdo informacion që lidhet me përdorimin e parave publike dhe me ushtrimin e detyrave shtetërore është informacion publik dhe duhet të jetë i aksesueshëm nga qytetarët dhe mediat, në emër të transparencës dhe llogaridhënies

“Për funksionarët publikë dhe sidomos ata në pozicionet më të larta ka kërkesa llogaridhënie edhe më të larta dhe janë subjekt një kontrolli publik dhe më të madh,” theksoi Bino duke e konsideruar transparencën në përdorimin e parave publike si prevaluese në çdo rast.

Sipas Binos, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të shprehet dhe të sqarojë edhe publikun e gjerë se cilat të dhëna përbëjnë interes publik që duhet të publikohen, dhe cilat mund të mbrohen për arsye sigurie apo privatësie.

Duke iu referuar standardeve europiane, ajo sjell në vëmendje rastin e Presidentes së Komisionit Europian që u detyrua të publikojë mesazhet e saj në celular pasi një gjykatë e BE-së vlerësoi se refuzimi i mëparshëm për t’i bërë ato publike nuk ishte i arsyeshëm dhe kundërshtonte ligjet për transparencën dhe interesin publik.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN nëse ky vendim shkelte detyrimet për transparencë.

Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marrëveshjeje të diskutueshme me Air Albania dhe kostove të paqarta.

Të paktën prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Sipas të dhënave që ka bërë më herët publike Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pretendon gjithashtu se paguan afërsisht 2450 euro për orë fluturimi të kryeministrit ose gjashtë herë më pak se vlera mesatare e tregut për një fluturim charter.

Në muajin qershor, Rama u filmua teksa zbriste nga një avion privat në aeroportin e Hagës gjatë udhëtimit të tij drejt Samitit të NATO-s. Avioni ishte i ndryshëm nga ai qeveritar që përdor zakonisht Rama në udhëtimet e tij zyrtare të viteve të fundit dhe i përkiste tipit “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, duke ngritur pikëpyetje të reja për kostot.

Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.

PREKËSE! Lot gëzimi dhe çIirimi, MOMENTI kur gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja kaloi vettingun

Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ishte një figurë me mbi 30 vite përvojë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ai kaloi procesin e Vettingut në vitin 2019, ndërsa në janar të vitit 2022, u konfirmua në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Megjithatë, pas konfirmimit, komisioneri publik kundërshtoi vendimin dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtarit, duke pretenduar se Kalaja nuk kishte deklaruar siç duhet një apartament dhe një sipërfaqe toke.

Në pamjet e një videoje virale tregohet momenti emocionues kur Kalaja merr lajmin për konfirmimin në detyrë, duke shpërthyer në lot bashkë me familjen.

2 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm, shkolla dhe spitaIe u shkatërruan

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 7.4 ballë që goditi Filipinet sot.

Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 62 kilometra nga bregu.

Tërmeti dëmtoi disa shkolla dhe një spital, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe njerëzit nga zonat bregdetare u evakuuan.

Dëshmitarët okularë thonë se panë linjat e energjisë elektrike duke u lëkundur dhe njerëzit duke vrapuar nga shtëpitë e tyre, raporton Associated Press.

Një paralajmërim për cunami u lëshua këtë mëngjes nga Filipinet dhe Indonezia, megjithatë, ai është hequr që atëherë.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Junior, tha se po bëhet një vlerësim i dëmeve dhe se ekipet e shpëtimit dhe ndihmës po dërgohen në vendngjarje.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priten edhe lëkundje të tjera.

“E arrestuan për ta hequr qafe”/ Berisha i ashpër në akuza: Para tre netësh e nxorën VeIiajn nga burgu

Sali Berisha, në daljen e tij me gazetarët ka reaguar për ish-Kryebashkiakun Veliaj. Berisha u shpreh i ashpër në akuzat e tij, ndaj qeverisë dhe bashkëpunimeve.

Sali Berisha:

E arrestoi dhe e trajtoi në mënyrën më çnjerëzore. Imagjinoni ju të çojë policin pranë tavolinës ku operohet, nuk kam dëgjuar. Në diktaturë më të zezë ndodhte qe armiqtë operoheshin, po s’kishte policë në sallë të operacionit. Siç i i futi ky policët në sallën e operimit. I tmerruar prej tyre, pasi i ka mohuar, e shkarkoi sesa Vlente Erion Veliaj. Para tre netësh e nxorën nga burgu, e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, famiIja kërkon ndihmë

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi, duke ngritur alarm tek autoritetet dhe familjarët e tij. Bëhet fjalë për Ilir Zorbajn, i cili u raportua i zhdukur në zonën Rizomylos të Ahaisë, mëngjesin e datës 6 tetor 2025.

Organizata humanitare “Buzëqeshja e Fëmijës” ka bërë publike informacionin për zhdukjen, me kërkesë të familjes së tij, pasi ekzistojnë dyshime se jeta e tij mund te jete ne rrezik.

Zhdukja e Zorbajt është raportuar më 9 tetor nga të afërmit e tij, ndërsa autoritetet greke dhe organizatat e kërkimit janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Të gjithë personat që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Ilir Zorbajt lutet të kontaktojnë menjëherë me policinë greke apo me organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”.

Emri: Ilir Zorbaj

Mosha: 49 vjeç

Gjatësia: 1.75 m

Pamja: I dobët, me sy kafe

Veshja në momentin e zhdukjes: Xhaketë e zezë, xhinse dhe këpucë të bardha

MbyIIet faqja në GoFundMe për Elvis Shkambin. A ishte mashtrim? Sa USD u mblodhën?

Më 8 tetor, vetëm 2 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel, një familjar i familjes Shkambi, hapi një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë për të përballuar shpenzimet për avokatin.

Megjithë çudinë e të radhiturit krah një vrasësi, cilat do qofshin arsyet e tij, objektivi që Françesk Shkambi vendosi, ishte 20 mijë dollar ndihmë, dhe thuajse u arrit. Deri në orën 11:30 të datës 10 tetor 2025 shqiptarët kontribuan me mbi 14 mijë dollarë. Mes personave që dhanë donacione shumica ishin me emra, por kishte edhe persona anonimë. Por tashmë faqaja në platformën për donacione në GoFundMe, është mbyllur.

Personi që pretendonte të ishte familjar i 30-vjecarit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, 56-vjeçar, kishte shpërndarë në platformë edhe një mesazh që thoshte se është i familjes Shkambi. Reagimi niste së pari me ngushëllime ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja dhe me një ndjesë ndaj palëve në gjyq, babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur. Sipas familjes Shkambi, as Elvisi as Gjoni, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre

Në një parashtrim, Françesk Shkambi shkruante se asgjë s’e justifikon humbjen e jetës, por sistemi I drejtësisë është i tillë sipas tij që i lë familjet shqiptare në dëshpërim, mes një konflikti të gjatë ligjor për të drejtat e pronës.

Nuk dihet nëse Françesk Shkambi është vërtetë familjarë i të akuzuarve për vrasjen, sikundër nuk dihet as nëse mesazhi i shpërndarë është vërtetë nga familja Shkambi.

Mesazhi i shpërndarë në faqe që pretendohej të ishte nga familja Shkambi.

Familja Shkambi ka shprehur dhimbje të thellë për këtë humbje shkatërruese. Ata përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtares Kalaja, duke vajtuar vdekjen e pakuptimtë të një nëpunëseje publike të përkushtuar. Po ashtu, ata dërgojnë kërkim falje të sinqerta për Rakip dhe Ervis Kurtajn për plagët që kanë pësuar, duke u uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

Familja thekson se kjo tragjedi nuk është diçka që Elvis apo Gjon Shkambi ndonjëherë e kanë dëshiruar apo shprehur. Ata besojnë se anëtarët e tyre kanë vuajtur për vite me radhë nga keqtrajtimi, gjykimet e gabuara dhe vonesat në sistemin e drejtësisë, por nënvizojnë se një përfundim i tillë nuk ka qenë kurrë qëllimi i tyre.

Ne gjithashtu shpresojmë që qeveria shqiptare ta shqyrtojë me kujdes këtë rast dhe të sigurojë që askush tjetër të mos vuajë pasojat e veprimeve dhe gabimeve të bëra gjatë këtij konflikti.

Kjo tragjedi kërkon reformë urgjente gjyqësore — zgjidhje më të shpejta të çështjeve, siguri më të fortë në gjykata dhe mekanizma të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pronësisë pa i vënë qytetarët kundër njëri-tjetrit.

BE dhe SHBA, si mbështetës kryesorë të reformave të vitit 2016 në Shqipëri, duhet të ndihmojnë në realizimin e këtyre ndryshimeve për të parandaluar dëshpërime të tjera.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq.

Dështimet e sistemit të drejtësisë — që ushqyen mosbesimin dhe çuan në këtë tragjedi — duhet të adresohen. Le të jetë kjo një pikë kthese drejt një sistemi ku mosmarrëveshjet mbyllen me zgjidhje, jo me shkatërrim.

Ne bëjmë një thirrje urgjente për reforma në sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë që asnjë familje apo i ri — si Elvis Shkambi — të mos shtyhet më kurrë në dëshpërim për shkak të dështimeve sistemike. Askush nuk duhet të përjetojë dhimbjen, padrejtësinë dhe pashpresën që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Berisha bën dekIaratën e fortë: Erion Veliajn e kanë nxjerrë nga burgu tre netë më parë, e dërguan në drejtim të…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nxjerrë nga burgu tre netë më parë dhe është dërguar në drejtim të paditur.

Sipas Berishës, urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shkak thekson kryedemokrati “se është i tmerruar nga Erion Veliaj.

Kreu i PD-së shtoi se; “ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën”, duke ngritur pikëpyetje se ku u dërgua dhe a kishte autorizim për nxjerrjen e tij nga qelia.

“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj.

Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim”?- tha Berisha.