Prishet armëpushimi?! Dhjetëra palestinezë gjenden të VDEKUR në Gaza

Të paktën 33 trupa palestinezësh u gjetën pas tërheqjes izraelite nga Gaza.

“33 trupa u gjetën në disa pjesë të qytetit”, deklaroi drejtori i Spitalit Al-Shifa, Dr. Mohammed Abu Salmiya.

Qeveria izraelite ratifikoi mëngjesin e sotëm fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje për Gazën, e cila do të çojë në një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, e pohuar kjo nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Armëpushimi duhej të hynte në fuqi fill pasi kabineti izraelit i dha OK-in e tij, por dëshmitarë okularë pohuan për BBC se gjatë natës ka pasur sulme ajrore në disa pjesë të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” pretendon se IDF bombardoi orët e para të ditës së sotme Khan Younis-in; shënjestra sipas saj, ka qenë zona e al-Katiba-s, në qendër të qytetit ku ushtria izraelite përdori dronë e zjarr artilerie.

“Dua tokën e mamit tim”/ Orinda Huta rrëfen betejën prej 15 vitesh me drejtësinë: Kam marrë kërcënime nga dajat!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka sjellë reagime të shumta edhe nga personazhet publike.

Një prej tyre ka qenë edhe moderatorja Orinda Huta e cila ka rrëfyer për herë të parë betejën familjare prej më shumë se një dekade.

Përmes një postimi në “Instagram”, Orinda e prekur nga vrasja e gjyqtarit ka theksuar se kjo ngjarje është një kambanë alarmi edhe për reagimet e njerëzve të cilët kanë “përqafuar” aktin e vrasësit.

“Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror”, shkruan ajo në një postim në Instagram, duke theksuar se reagimet e tilla janë po aq shqetësuese sa vetë ngjarja.

Më tej, ajo ka zbuluar se prej 15 vitesh është në “luftë” gjyqësore me familjarët e nënës së saj për një truall i cili i takon.

“Zoti e di sa do zgjasë se akoma s’ka kaluar në shkallë të parë, jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamase time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithë pjesëtarëve”, tregon prezantuesja, duke shtuar më tej se ka marrë edhe kërcënimet nga dajat e saj.

Reagimi i Orinda Hutës:

Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjërjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas.

Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 viteve e nuk i jepet zgjidhje.

Zoti e di sa do zgjasë se Akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi Akoma me shtetin.

Por janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë.

E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’ pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakort me krimin e ta vlerësosh….KY ËSHTË FUNDI!.

SHBA sanksionon NIS-in në Serbi, Vuçiç: Lajm i zi, por nuk do mbetemi pa karburante! Do kërkojmë tregje të reja

Zyra Amerikane e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) tha se sanksionet kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi ruse, rafineri i vetëm i naftës bruto në Serbi, kanë hyrë në fuqi pas disa vonesave, një veprim që mund ta godasë rëndë kombin ballkanik.

NIS tha sot, më 9 tetor se një licencë e veçantë nga Thesari Amerikan që i lejon kompanisë të operojë nuk u zgjat pasi u vonua tetë herë që kur kompania u vendos për herë të parë në listën e sanksioneve të SHBA-së në janar për “rrezikun e saj dytësor”, pronësinë e saj ruse.

Sanksionet synojnë, ndër të tjera, parandalimin e financimit të luftës së Kremlinit në Ukrainë nga kompanitë ruse të energjisë.

“Kompanisë nuk i është zgjatur një licencë e veçantë nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara, e cila mundëson biznes të qetë operativ,” tha NIS në një deklaratë.

“Që nga lista e kompanisë në listën SDN (Shtetas të Përcaktuar Specialisht) në janar, NIS ka monitoruar me kujdes situatën dhe është përpjekur të përshtatë operacionet e saj me rrethanat e reja… NIS ka siguruar rezerva të mjaftueshme nafte për përpunim në këtë kohë, ndërsa stacionet e benzinës furnizohen siç duhet me të gjitha llojet e derivateve të naftës.”

Gazprom Neft, e kontrolluar nga Kremlini, drejtpërdrejt ose nëpërmjet degëve të saj, është pronari kryesor i aseteve të konsiderueshme të energjisë në Serbi. Që nga viti 2008, Gazprom ka zotëruar një pjesë të madhe të aksioneve në NIS, kompaninë kombëtare të naftës dhe gazit të Serbisë.

Presidentiu serb Aleksandar Vucic, e quajti ketë si një lajm shumë të keq për Serbinë, por u mundua të mos përhapte panik gjatë deklaratës për media, duke thënë se karburantet e makinave dhe avionëve nuk do të preken pasi vendi i tij “i ka të mbushura plot” depozitat dhe do nisë të kërkojë për tregje të reja.

Skandaloze / Polici në Durrës kapet duke parë video “me pullë të kuqe” brenda makinës dhe në orar të punës

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Shkozetit në Durrës.

Aty, një pjesëtar i Policisë Rrugore është kapur duke parë filma +18 në orarin e punës brenda veturës së forcave të rendit.

Sipas videos së publikuar nga JOQ, zyrtari policor shihet teksa ka ndaluar veturën poshtë urës për “ta shijuar momentin”.

Një i ri, i cili e ka xhiruar momentin nuk ka ngurruar të ironizonte me ngjarjen teksa dëgjohet duke thënë: “Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës”.

VIDEO

Federata Serbe del me reagim “urgjent” para Shqipërisë: Ndeshje me rrezik të lartë, mbështesim arrestimin e shqiptarit

Para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë ditën e shtunë, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një njoftim urgjent, pas arrestimit të një shtetasi shqiptar që, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kishte tentuar të fuste në vend simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe sende të tjera të ndaluara.

Në deklaratë, FSS shprehet se “mbështet plotësisht veprimet e autoriteteve” dhe se ndeshja përbën një “ngjarje me rrezik të lartë”, ndaj do të merren masa të rrepta sigurie, shkruan media serbe, Kurir.

Federata serbe njofton se:

“Biletat janë të personalizuara, dhe në hyrje të stadiumit do të lejohet vetëm personi që ka emrin identik me atë në dokumentin e identifikimit.

Është konstatuar “interesim për treg të zi” në disa komuna të jugut të Serbisë, dhe çdo blerje e tillë “është hedhje parash kot”, pasi hyrja në stadium nuk do të lejohet.

Në hyrje, do të konfiskohen të gjitha çakmakët, monedhat metalike dhe sendet e forta, me kontroll që do të zhvillohet në dy pika sigurie”.

Federata apelon që tifozët të vijnë herët në stadium “për të shmangur vonesat dhe për të respektuar rregullat”.

FSS thekson se siguria e lojtarëve, tifozëve dhe gjithë pjesëmarrësve është prioritet absolut, dhe se nuk do të lejojë “asnjë incident që mund të dëmtojë reputacionin apo interesat e kombëtares dhe të shtetit serb”.

Ky reagim vjen në një atmosferë të tensionuar, me ndeshjen që autoritetet serbe e kanë cilësuar “me rrezik të lartë”, ndërsa mediat në Beograd theksojnë “rrezikun nga provokimet shqiptare”.

U ankua për dronët në Kosovë, Vuçiç: Fola pak ashpër mbrëmë për Turqinë. Erdogani, lideri më i madh pas Ataturkut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është penduar për akuzat e tij kundër Turqisë dje në lidhje me marrëveshjen e armëve me Kosovën.

Ai ka bërë një kthesë 180 gradë, pasi dje lëshoi akuza të forta ndaj Turqisë, për shitjen e dronëve kamikazë te Forcat e Kosovës, duke thënë se ata kërkojnë destabilizimin e rajonit dhe ringritjen e Perandorisë Osmane.

“Dje, reagova fuqishëm, disa do të thoshin ashpër, ndoshta tepër ashpër. Gjithmonë do të jem një mikpritës i mirë për Presidentin turk Erdogan… ai është udhëheqësi më i madh turk pas Mustafa Kemal Ataturkut. Sjellja e Turqisë është me rëndësi të madhe për stabilitetin e këtij rajoni. Ne duam marrëdhëniet më të ngushta, marrëdhëniet më të mira me Turqinë”, ka deklaruar sot Vuçiç gjatë një konference për mediat.

Serbia ka shpenzuar më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit për të paktën 7 vitet e fundit, duke rritur shpenzimet ushtarake në nivele alarmante. Qeveria serbe ka blerë armatime nga Irani, Rusia, Izraeli, Turqia dhe Kina.

Mbyllet një luftë, nis një tjetër? Pakistani godet me raketa kryeqytetin e Afganistanit, shpërthime të fuqishme në Kabul

Forcat Ajrore të Pakistanit raportohet se kanë kryer sulme ajrore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Shpërthime të forta u raportuan në qendër dhe në veri të qytetit, ku disa shtëpi civilësh u goditën.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara, nga sulmet janë vrarë liderët talibanë pakistanez (TTP) Noor Wali Mehsud së bashku me Qari Saifullah Mehsud dhe Khalid Mehsud, pasardhës të mundshëm, thuhet se u vranë.

Po sot, Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, deklaroi se administrata e përkohshme afgane kishte kërkuar para nga Islamabadi për të zhvendosur terroristët e Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një konglomerat i disa grupeve terroriste, larg kufirit të saj.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare, Asif akuzoi administratën e përkohshme afgane për mbështetjen e grupit terrorist TTP kundër Pakistanit dhe për ofrimin e strehave të sigurta brenda vendit të tyre.

DEKLARATA E FORTË/ Florjan Binaj: Nuk do të dal në fushatë me Berishën

Florjan Binaj, në një interistë për Grida Dumën në Top Story, tregoi se pse kishte vendosur të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.

Aktori dhe moderatori i njohur e tha hapur se kryedemokrati Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë nuk zgjodhën asnjë kandidat dhe në këto kushte vendosi të provonte për të qenë përfaqësuesi i qytetarëve në nivel lokal.

I ftuar në “Top Story” të Grida Dumës, Binaj u shpreh:

“Dua ta filloj me një falënderim që unë u riktheva në këtë shtëpi që kam rilindur artistikisht. Që kur kam qenë fëmijë kam dashur të vendos drejtësi gjërave. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Grupi im shoqëror dhe familja më thonin gjithmonë, se pse unë nuk e provoj”, tha fillimisht ai.

Më tej shtoi: “Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç’pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin”.

Më tej, Binaj dha dhe një deklaratë të fortë, ai tha se po kandidon si kandidat i pavarur dhe nuk do të dalë në takime me qytetarët me Sali Berishën dhe me asnjë nga liderët e tjerë opozitarë.

Binaj theksoi se nuk ka biseduar me Sali Berishën, por pohoi se do të pranojë ekipet e tyre për ta ndihmuar në fushatë, por theksoi se kandidon si i pavarur dhe kërkon votat e qytetarëve te Tiranës, si të djathtë, ashtu edhe të majtë.

“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës. Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.

Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.

Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.

Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe pune, por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

VIDEO/ Publikohet audio-incizimi rreth SKANDALlT se▪︎sυαΙ të kryetarit të KOMUNËS në Kosovë!

Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës në Kosovë, Sasha Millosheviq.

Emisioni Debat Plus ka publikuar disa audio-incizime, që dëshmojnë rastin, ku dëgjohen biseda nga momentet intime me një nga punonjëset e komunës.

Sipas materialit të transmetuar të mërkurën, incizimet janë censuruar për përmbajtjen eksplicite, por në to dëgjohen edhe fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd, si dhe përmendje e veprimeve të tjera të dyshimta e të paligjshme.

Video e marrë nga Debat Plus:

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së kryetarit.

Erion Veliaj lë qelinë për herë të parë?! Ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra.

Lajmin e bëri publik moderatori Endri Xhafo, duke iu referuar një komunikimi të drejtpërdrejtë me një prej avokatëve të Veliajt.

“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor,” u shpreh Xhafo.

Ai sqaroi se pjesëmarrja e Veliajt në seancë është pjesë e një procesi të rregullt gjyqësor, dhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ta sigurojë këtë praninë përmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse.

“Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,” shtoi Xhafo.

Veliaj ndodhet aktualisht nën masë sigurie, ndërsa po ndjek një betejë ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.