Alarm global?! NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor/ Rutte: Do mbrojmë çdo aleat nga çdo kërcënim! (Video)

Baza ajrore Volkel në Holandë është një nga pikat kryesore ku do të zhvillohet stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s “Steadfast Noon”, e cila do të nisë më 13 tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në këtë bazë më 18 shtator, tha se stërvitja është thelbësore për të ruajtur besueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin e parandaluesit bërthamor të aleancës.

“Do të shohim avionë, si F-35A holandez shumë mbresëlënës, që marrin pjesë në stërvitje së bashku me forca ajrore nga e gjithë aleanca. Kjo është një stërvitje e rregullt, që zhvillohet çdo vit, dhe na ndihmon të sigurojmë që parandaluesi ynë bërthamor të mbetet sa më i sigurt dhe efektiv”, deklaroi Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se stërvitja dërgon një sinjal të qartë çdo kundërshtari të mundshëm:

“Ne do t’i mbrojmë dhe do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim”.

Stërvitja “Steadfast Noon” është një demonstrim i aftësisë parandaluese bërthamore të NATO-s, por në të nuk përdoren armë bërthamore.

“Uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve. Kjo stërvitje është shumë e rëndësishme”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm.

Çfarë ndodhi?/ Policia serbe ndalon Shakohoxhën një ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Vetëm një ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin shqiptar Dritan Shakohoxha. Shoqërimi vjen vetëm 24 orë para duelit mes dy kombëtareve dhe besohet se mund të ketë lidhje edhe me ngjarjet e ndeshjes së vitit 2014, ku Shakohoxha ishte pjesë e komentit nga Beogradi.

Gazetari është kontrolluar disa herë gjatë mbërritjes në Serbi, përfshirë edhe kontrollin e çorapeve të tij, të cilat rezultuan të lara. Pas këtyre kontrolleve, Shakohoxha është liruar dhe ka deklaruar publikisht:

“Unë do të shkoj ta shikoj ndeshjen. Veprime të qëllimshme dhe të papërgjegjshme. Asgjë më shumë se kaq”.

Raportohet se policia serbe ka përgatitur lista me emra, duke përfshirë gazetarë, komentatorë dhe personalitete, të cilëve mund t’ua ndalojë hyrjen në stadium. Situata ka ngritur shqetësime për freedomin e lirisë së medias dhe ndjekjen e ndeshjes nga tifozët shqiptarë.

Reagon Ledion Liço pasi Xum Allushi i përmendi ‘ndarjen’ nga Sara Hoxha dhe e thumboi publikisht

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ka bërë një reagim të tërthortë në rrjetet sociale, pasi ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, e thumboi publikisht duke iu referuar zërave për një krizë të mundshme mes tij dhe Sara Hoxhës.

Kohët e fundit, vëmendja e medias u përqendrua te ish-banori Xum Allushi, i cili e ktheu ironinë e Ledionit (për “proteinat”) me një koment publik:

“Më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?” – duke iu referuar zërave për një ndarje të mundshme mes moderatorit dhe Sara Hoxhës.

Pas këtij thumbi, Ledion Liço ka shpërndarë një fotografi në InstaStory me një thënie të shkrimtarit Mark Twain, e cila shihet si përgjigje ndaj situatës së krijuar.

Në thënie, e ilustruar me foton e një qeni, shkruhet: “Nëse ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”

Ky postim, edhe pse vjen pa një adresim të drejtpërdrejtë, interpretohet si një mënyrë elegante e moderatorit për t’iu përgjigjur atyre që e kanë sulmuar dhe kritikuar në rrjet, duke përfshirë ironinë e fundit nga Xum Allushi.

E ktheu New York-un si Shqipëria, kapet mat dhe arrestohet shqiptari. Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka (Video)

Një shqiptar është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë.

Bëhet me dije se Xhevahir Kalaja ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.

Siç raportohet Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers.

Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.

Po ashtu lidhur me ndotjen e mjedisit është arrestuar edhe një person tjetër. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue.

Sakaq Policia e Yonkers thotë se zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të merret me ndjekjen penale.

VIDEO

Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, reagon Federata Serbe: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse…

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq.

Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

Sfida do të startojë mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, anulohen fluturimet

Disa rajone në Spanjën juglindore janë aktualisht nën alarm të kuq për mot, me shira të rrëmbyeshëm dhe me lëvizje të ngadalta që do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme. Fluturimet janë anuluar dhe qyteti i Murcias është evakuuar tashmë.

Moti i keq po shkaktohet nga stuhia Alice, e emëruar nga agjencia spanjolle e motit AEMET, e cila ka monitoruar nga afër zhvillimin e saj mbi Mesdheun perëndimor ditët e fundit. Gjatë ditëve në vijim, në disa vende është e mundur të bien deri në 250-300 mm reshje shiu, raportuan mediat spanjolle.

Sistemi është i lidhur me një fenomen të njohur si “DANA” – një term meteorologjik spanjoll që do të thotë Depresión Aislada en Niveles Altos (“Depresion i Izoluar në Nivele të Larta”).

Zonat më të goditura pritet të jenë rreth Cabo de la Nao në bregdetin midis Valencias dhe Alicante, dhe zonat e brendshme aty pranë. Reshjet këtu mund të kalojnë 60 mm në orë, duke çuar në përmbytje të rrezikshme të menjëhershme, informon BBC.

Gjatë ditëve në vijim, në disa vende është e mundur të bien deri në 250-300 mm reshje shiu. Banorët dhe vizitorët po nxiten të qëndrojnë vigjilentë, të shmangin zonat e prirura ndaj përmbytjeve dhe të ndjekin nga afër paralajmërimet lokale.

Në tetor 2024, Valencia u godit nga një tjetër DANA shumë më i fuqishëm, duke çuar në përmbytje katastrofike dhe shkatërrime të përhapura. Ishte një nga përmbytjet më intensive në rajon në një shekull. Mbi 200 njerëz vdiqën.

Ngjarjet e rëndësishme të DANA-s zakonisht ndodhin vetëm një ose dy herë në dekadë, me rastet më ekstreme që ndodhin afërsisht çdo 20 vjet.

Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.

“Shkrepe, shkrepe shpejt”/ Florian Binaj zbulon historinë e fotos me Erion Veliajn: Më erdhi si hije nga mbrapa dhe..

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, flet për herë të parë për kandidimin e tij të papritur në Top Story në Top Channel

Fotot me Ramën, Veliaj dhe a je prishur me Adriatik Lapajn ?

Me Ramën dola në foto në një organizim FRESSH-i. Në atë periudhë, të gjithë thonin që Rama ishte e vetmja zgjidhje që mund ta shpëtojë vendin. Duke qenë imitues i atij bëra një skeç dhe bëra një lidhje me Ramën, që më dha një mandarinë. Takimin e fundit me Ramën e kam në vitin 2015, që atëherë nuk e kam takuar më dhe as nuk kam folur më. Ne besonim në atë kohë tek ai se nuk e kishim provuar, por u zhgënjeva më pas me atë që ndodhi.

Foton me Veliajn të fundit e kam o në 2014 o në 2015, kur ka qenë ministër, do ju tregoj një histori. Më merr një zonjë më thotë punoj te zyra e pritjes së moshës së tretë dhe organizojmë mbledhim ushqime dhe ata të kanë qef të të takojnë, i thashë patjetër do vi. Takohem përqafohem me pleqtë, dhe duke i shërbyer drekë, dhe shoh një hije që vjen shpejt dhe Lali që thotë: Shpejt një foto, shkrepe, shkrepe, shpejt. Unë nuk e dija që ishte Veliaj aty, ca duhet të bëja unë në atë momente, plus Veliaj në atë kohë nuk ishte ai që është sot, nuk kishte bërë ato që ka bërë sot. Pas kësaj nuk kam qenë më kurrë me të.

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah Berishës, reagon kreu i PD-së: Ai s’është kandidat i propozuar nga ne, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot në konferencën me gazetarët për qendrimin e tij lidhur me kandidatin opozitar Florian Binaj, i cili deklaroi në një dalje televizive se kur të vijë momenti i fushatës elektorale për bashkinë Tiranë ai nuk do të dalë përkrah Berishës apo aleatëve të tjerë të opozitës.

Në replikën e tij, Berisha tha se e përshëndet deklaratën e Binajt. Kreu i PD-së sqaroi se Florian Binaj nuk është kandidat jo-partiak i propozuar nga opozita, por kandidat i pavarur, i cili mbështetet nga opozita.

Për rrjedhojë kryedemokrati tha se si kandidat i pavarur, i cili ka mbështetjen e opozitës, Florian Binaj me të drejt mund të dalë në fushatë i vetëm pa u përfshirë me opozitën.

“Kandidati i pavarur, i cili kandidon në mënyrë të pavarur të cilin partitë politike e gjejnë të përshtatshëm për ta mbështetur në interesin më të mirë të qytetarëve, absolutisht. Nëqoftëse është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Po kryetarët e partive do angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.
Pra e kundërta mendoj unë, do ishte jo reale. Nuk është kandidat i propozuar nga ne. Nuk është kandidat i partive opozitare, jopartiak. Jo është kandidat i pavarur të cilin partitë opozitare kanë vendosur ta mbështesin“, tha kreu i PD-së.

Sakaq ai theksoi se opozita do të angazhohet për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar Binajn.

“PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e një spektri më të gjerë të mundshëm të shqiptarëve. Ajo është parti e interesit kombëtar dhe ka qenë e mbetet. Por kjo pastaj duhet të ketë edhe atribute të tjera që po përpiqet”, tha Berisha.

Gazetari: Florian Binaj tha se nuk do dalë në fushatë përkrahë Berishës e as liderëv të tjerë të opozitës, si e komentoni deklaratën?

Berisha: E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, ka një grup, ka një rrymë të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur të mbështetur nga parti politike dhe kandidatit jo partiak, të propozuar nga parti politike. Kandidati jo partiak i propozuar nga parti politike, është kandidat i partisë politike.

Kandidati i pavarur, i cili kandidon në mënyrë të pavarur të cilin partitë politike e gjejnë të përshtatshëm për ta mbështetur në interesin më të mirë të qytetarëve, absolutisht. Nëqoftëse është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Po kryetarët e partive do angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.
Pra e kundërta mendoj unë, do ishte jo reale. Nuk është kandidat i propozuar nga ne. Nuk është kandidat i partive opozitare, jopartiak. Jo është kandidat i pavarur të cilin partitë opozitare kanë vendosur ta mbështesin.

Gjatë një jave rresht unë jam marrë me çështjen e modelit, pikërisht për transparencë dhe jo të gjithë njerëzit e realizojnë modelin.

Pastaj rryma keqdashëse, ndjellakeqëse e cila e tërbuar nga fakti se, ky kandidat i pavarur ka premisa të ketë mbështetje të gjerë në elektoratin shqiptar të pavendosur, gri, por qoftë dhe të spektrit më të gjerë të mundshëm, kjo i tmerron. Çfarë tha ai, një gjë të bukur. Ogerta përfaqëson 100% Edi Ramën, kjo është e vërteta.

Dhe me këtë unë mendoj se, intervista e tij ishte intervista e një njeriut të ndershëm dhe të sinqertë para qytetarëve të Tiranës.
Ai aty, për herë të parë qytetarët nuk dëgjuan një politikan, apo qoftë dhe një përfaqësues jo partiak të partive politike, të flasë për partitë, të flasë për liderët, lavdinë e tyre, por foli vetëm për qytetarët.

Kam filluar punën 8 vjeç tha, dhe unë tha, njoh çdo lloj dhimbje, vuajtje, preokupimi të qytetarëve. Pra unë mendoj se, ai paraqiti veten ashtu siç është, një përfaqësues i qytetarëve të Tiranës.

Dhe ju garantoj ju dhe të gjithë shqiptarët, se pikërisht për këtë shkak ne e kemi mbështetur plotësisht. Tani, ka një kërkesë ndaj PD-së, shumë e ligjshme që kjo parti të ndryshojë dhe të hapet. Unë kam premtuar këtë. Unë ju garantoj se jam shumë serioz në ato që premtoj. E kam premtuar këtë dhe e konsideroj jashtëzakonisht të drejtë atë kërkesë të qindra e mijërave demokratëve, por edhe mbështetësve tanë.

Dhe ne në këto zgjedhje, duke adaptuar këtë model me kandidatura të pavarura, në mbështetje të kandidatëve të pavarur në 6 bashkitë që garojnë, besoj se bëmë një hap në drejtimin e duhur. Dhe kjo do të vazhdojë. PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e një spektri më të gjerë të mundshëm të shqiptarëve. Ajo është parti e interesit kombëtar dhe ka qenë e mbetet. Por kjo pastaj duhet të ketë edhe atribute të tjera që po përpiqet.

Ky ishte thashë një hap shumë i rëndësishëm, hapa të tjerë do bëhen. Demokratët duhet ta dinë. Iku koha kur PD-ja mbrohej nga një agresion mafioz kombëtar dhe ndërkombëtar. Tani është në sulm. Tani para shqiptarëve dhe Zotit, dhe miqve të saj, ka faktuar se është e përkushtuar dhe e vendosur të mbrojë vlerat e vërteta. Kjo është.

Ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Paqësor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini.

Lajmi i trishtë vjen vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, në një lokal në rrugën “Bardhyl”, ku ndaj Genard Hajdinit dhe babait të tij, u ushtrua dhunë nga 40-vjeçari Sh.G.

Paqësor Hajdini, ndërroi jetë duke lënë pas dhimbje për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.