Me lot në sy, Neda Balluku pranon divorcin me vëllain e Belinda Ballukut

Neda Balluku ka folur për herë në Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.

E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.

“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.

 “Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si unë të ndihem. Për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2020. Atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nëse do të ktheja kohën prapa do të bëja të njëjtën gjë”, tha Neda Balluku për divorcin me Ogren Ballukun, që është edhe vëllai e zv.kryeministres Belinda Balluku.

I ndodh e paimagjinueshmja në burg Erion Veliajt pasi u dha vendimi i Gjykatës

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë ku ndodhet krybashkiaku.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, mbështetësit e tij po festojnë me fishekzjarre.

Ky vendimin i ka lumturuar mbështetësit e Veliajt, ose siç e qujanë vetë ata, “Lali Eri”.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për shkarkimin e Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë.

Në vendimin e plotë të GJK, u tha se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim. Gjykata nënvizon se këto janë garanci themelore që çdo organ publik duhet t’i respektojë.

Gjykata theksoi se procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit, të cilat përbëjnë detyrim të organeve publike që realizojnë procesin dhe në asnjë rast nuk mund të zhvendoset barra nga këto organe te individi. Pra, vetëm marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk çliron organin publik për të garantuar të gjitha detyrimet si më sipër.

Po ashtu në vendimin e GJK thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda./Dosja.al

Dalin Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën “palloshi i gjatë”

Ditët e fundit që kur doli lajmi se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, shumë eksponentë të opozitës, duke përfshirë Sali Berishën po i kujtojnë me ironi faktin që me vartësit e vet, ajo e etiketonte shefin si “palloshi i gjatë”. Kjo nuk është në fakt thjeshtë një nga nofkat që lideri historik i PD-së, në stilin e tij proverbial, u ngjit kundërshtarëve politikë. Lapsi.al ka zbuluar se ky është një togfjalësh që gjendet në dosjen e zv/kryeministres.

Ashtu sikurse dihet tashmë Balluku ka rënë në çark falë mesazheve që u gjetën në celularin e sekuestruar të ish vartësit të saj Ervis Berberi, ish drejtor i rrugëve i burgosur për abuzime në tendera. Ndërmjet të tjerave, në mesazhet që Berberi ruante, madje për ti pasur të sigurta, i kalonte edhe me screenshot tek celulari i gruas, gjendet edhe një që Belinda i ka shkruar atij

Ajo i bën me dije se në një orë të caktuar do hynte tek zyra e Ramës, dhe pas 5 minutash që ajo do gjendej aty, ai duhet ti dërgonte një njoftim në telefon, në mënyrë që të dy të shtireshin sikur po e mernin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur ti paraqisnin kryeministrit si surprize, duke dashur ti’a hedhin atij. Në këtë kontekst Balluku i shkruan Berberit: ” Në filan orë do hyj tek Palloshi i gjatë…”.

Ndonëse për shkak se nuk ka shkuar ende në gjykatë, nga dosja Balluku ka rrjedhur shumë pak. Publiku nuk është njohur ende me imtësi të saj, siç ka ndodhur me dosje të ngjashme. Prandaj, për këtë arsye, nuk dihet me skatësi se për çfarë teme po komunikonin të dy bashkëbiseduesit as dhe se pse kjo i ka interesuar hetuesve. Por një gjë është e sigurtë. Ndoshta për ti çuar sinjal Ramës se nuk duhet të vazhdojë me mbrojtjen e zvendëses së tij prokurorët e kanë lënë qëllimisht këtë info të rëshqasë.  Vështirë të kuptohet se ç’efekt ka pasur ky ‘zbulim” dhe se cila pjesë Ramën e ka prekur më shumë, etiketimi që i bënte Belinda me vartësit apo bashkëpunimi mes tyre në përpjekje për tia hedhur atij.

©Lapsi.al 

Darkoi me Ruçin dhe Ballën para se të shtrohej në spital?! E vërteta e takimit të Fatos Nanos me dy politikanët e lartë të PS

Fotografia e mësipërme po shpërndahet me shpejtësi në disa media periferike online dhe aludohet se ajo është shkrepur pak ditë para se lideri historik dhe “arkitekti” i Partisë Socialiste të shtrohej në spital, ku më pas dhe ndërroi jetë.

Fatos Nano shihet mes Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës, i pari një ndër njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij në qeveri e opozitë, ndërsa edhe i dyti që në këtë rast është autor i “selfies”, ka qenë gjithashtu pjesë e rrugëtimit politik të Fatosit.

Madje, mediat në fjalë nuk kursenin as aludimet nga më të ndryshmet për arsyet e takimit.

Mirëpo, nga një verifikim i thjesht në internet që ka bërë newsbomb.al, rezulton se fotografia është shkrepur dy vite më parë, në një nga restorantet e Tiranës ku socialistët festuan 32 vjetorin e themelimit të partisë së tyre.

Darkoi me Ruçin dhe Ballën para se të shtrohej në spital?!

Fotografia origjinale: Ruçi, Nano dhe Balla – Qershor 2023 ne Tirane

Dhe Fatos Nano si ideator dhe transformues i saj nga Partia e Punës së Shqipërisë, nuk mund të mungonte në këtë aktivitet të rëndësishëm.

“Gëzuar ditëlindjen, PS”, shkruan Taulant Balla mbi këtë fotografi “selfie” që e ka publikuar në Qershor 2023 në llogarinë e tij në Facebook. Kjo rrëzon dhe lajmet e shpërndara ditët e fundit se fotografia është shkrepur në Tetor 2025, pak ditë para se Fatos Nano të shtrohej në spital.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ndërroi jetë pasditen e 31 Tetorit 2025, në ambientet e një spitali privat ku trajtohej prej ditësh, për shkak të problemeve të rënda në mushkëri. Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73 vjeçare.

© Newsbomb.al

Vuçiç i dorëzuar përballë protestave masive, njofton zgjedhje të parakohshme në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të protestave të vazhdueshme antiqeveritare.

Trazirat filluan në nëntor 2024, pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor në Novi Sad, i cili vrau 16 persona. Pas tragjedisë, aktivistët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dorëheqjen e Vuçiçit.

Vuçiç dhe mbështetësit e tij pretendojnë se protestat janë përpjekje të nxitura nga jashtë për ndryshim regjimi dhe janë pjesë e një “revolucioni me ngjyra” të koordinuar të mbështetur nga qeveritë perëndimore përmes përdorimit të OJQ-ve. Ai ka akuzuar forcat e opozitës se bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës perëndimore, kroate dhe shqiptare për të rrëzuar qeverinë e tij.

Vuçiç u tha gazetarëve të dielën se zgjedhjet parlamentare “do të mbahen para përfundimit të mandatit” të Asamblesë Kombëtare aktuale, e cila skadon në dhjetor 2027.

“Institucionet kompetente në vendin tonë do të marrin vendime në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, por, në lidhje me kërkesat e protestuesve për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme… ato do të mbahen përpara afatit”, tha ai, duke shtuar se data e saktë do të vendoset më vonë.

Në komentet e mëvonshme, Vuçiç përmendi një “mandat gjashtëmujor”, të cilin disa media serbe e interpretuan si një aludim se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen që vitin e ardhshëm.

Njoftimi i Vuçiçit pasoi disa ditë demonstratash të ripërtërira që shënuan përvjetorin e parë të tragjedisë së Novi Sadit. Mbështetësit dhe kundërshtarët e partisë në pushtet SNS të Vuçiçit u përleshën në Beograd të dielën, pavarësisht përpjekjeve të policisë për t’i ndarë ata. Mediat serbe raportuan se u hodhën shishe dhe fishekzjarre, me dhjetëra të arrestuar.

Nën presionin e publikut, qeveria më parë u ofroi lëshime protestuesve, duke përfshirë disa dorëheqje ministrore dhe publikimin e dokumenteve që lidhen me shembjen e Novi Sadit.

Publikoi videon ku ushtarët abυ zonin sek▪︎υ. a|isht me të burgosurin palestinez, arrestohet ish-avokatja kryesore e IDF

Ish-avokatja e përgjithshme ushtarake, Gjeneralmajor Yifat Tomer-Yerushalmi, është arrestuar, në vazhdën e hetimeve mbi rrjedhjen e një videoje që dyshohet se tregon abuzim të rëndë ndaj një të ndaluari palestinez nga ushtarë izraelitë.

Tomer-Yerushalmi dha dorëheqjen javën e kaluar nga posti i saj në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke deklaruar se merrte përgjegjësinë e plotë për publikimin e materialit. Megjithatë, të dielën ajo u raportua si e zhdukur, duke shkaktuar një operacion kërkimi disaorësh në një plazh në veri të Tel Avivit. Sipas policisë, ajo u gjet gjallë dhe në gjendje të mirë, por më pas u mor në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Pamjet që tronditën opinionin publik

Videoja në fjalë, e transmetuar fillimisht në gusht 2024 nga një kanal izraelit lajmesh, tregon ushtarë rezervë në bazën ushtarake Sde Teiman në Izraelin jugor, teksa rrethojnë një të ndaluar palestinez me mburoja kundër trazirave për të bllokuar pamjet, përpara se ai të dhunohej fizikisht dhe seksualisht.

I ndaluari më pas u trajtua për lëndime të rënda, ndërsa pesë rezervistë u akuzuan për abuzim të rëndë dhe shkaktim dëmtimesh trupore. Ata mohojnë akuzat dhe nuk janë identifikuar publikisht.

Të hënën, mediat izraelite raportuan se i ndaluari palestinez në qendër të incidentit ishte liruar në Gaza në tetor, si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Një hetim penal për rrjedhjen e videos është hapur zyrtarisht javën e kaluar, gjatë të cilit Tomer-Yerushalmi ishte pezulluar nga detyra.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të premten se ajo nuk do të kthehej në postin e saj, çka çoi menjëherë në dorëheqjen e saj formale.

Në letrën e dorëheqjes, Tomer-Yerushalmi shkroi se “miratoi publikimin e materialit për të kundërshtuar propagandën e rreme kundër autoriteteve ligjzbatuese të ushtrisë”.

Ajo shtoi se, pavarësisht presioneve politike, “është detyrë e ushtrisë të hetojë çdo rast të dyshuar dhune ndaj të ndaluarve.”

“Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua”, rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit që u vra në Berat: Vajza preku kalin te gusha, nuk bënë foto

Pas vrasjes tragjike të Keli Hoxhës në kalanë e Beratit, bashkëshortja e tij, Vjola Haxhia, ka dërguar një mesazh prekës për gazetarin Blendi Fevziu, ku tregon versionin e saj të plotë për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

“Ne jetojmë prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe dhe kishim ardhur për pushime në Shqipëri”, shkruan Vjola. “Një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit, që t’u mësonim edhe fëmijëve historinë shqiptare.”

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka ndodhi pranë qendrës së kalasë, kur vajza e tyre 8-vjeçare, Sevia, pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte. “Kali ishte vetëm, pa të zotin aty. Keli u afrua bashkë me vajzën ta preknin nga gusha, por në atë moment u shfaq pronari i kalit, duke ulëritur që të mos e prekeshin, sepse kali acarohej.”

Sipas Vjolës, bashkëshorti i saj i tha qetësisht se ishte rritur në fshat dhe dinte si të sillej me kafshët, por pronari nisi ta ofendonte rëndë. “Keli i tha se nuk donte të debatonte me një njeri në moshën e gjyshit të tij dhe u kthye për të ardhur drejt nesh. Ai e pështyu tre herë dhe e shau nga familja. Në atë moment Keli u kthye, por sapo u kthye nga unë, më tha me dorë në bark: ‘Shpirt, njofto ambulancën, më vrau me thikë’ dhe ra në tokë i mbuluar me gjak.”

Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur përpara dhjetëra turistëve, ndërsa ajo mohon kategorikisht versionet që janë qarkulluar në disa media se konflikti ndodhi për shkak të moskryerjes së pagesës. “Është gënjeshtër. Ai nuk bëri asnjë foto, nuk pati asnjë debat për pagesë. E vrau pa shkak, përpara vajzës sonë.”

Në fund të mesazhit të saj, Vjola Haxhia shpreh dëshpërimin për mungesën e reagimit nga institucionet:

“Pse askush nuk flet për fëmijët e mi? Janë në shok, nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin. Mund të ishte vrarë edhe vajza ime atë ditë.”

Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Lajm i madh për pensionistët, Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj (Shifrat për të gjitha kategoritë)

Qeveria i ka përcjellë Kuvendit pr.buxhetin për vitin 2026, ku përpos bonusit të fundvitit, nga janari do të ketë rritje të pensioneve muaj për muaj, përtej indeksimit.

Mbrëmë i përcollëm kuvendit pr.buxhetin 2026. Jam i lumtur sot tu them pensionistëve se siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.

Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahej në këmbë, jemi vend me ekonomi të qëndrueshme, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam.

Të rrisim vit pas viti të risim pensionet sipas objektivave të shpallura për çdo kategori. Këtë dhjetor do marrin bonusin, duke nisur nga janari do kenë rritej të shtrirë muaj për muaj, mbi indeksimin e përvitshëm.

Sipas kategorive. Në fund të mandati duhet të arrijmë që pensioni mestar të rritet si më poshtë, urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot, urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot, pensioni rural me vite të plota 18000 lekë nga 11500 lekë sot, pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot, pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot. Prandaj, nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj si vijoj, përtej indeksimit vjetro që do të jetë tjetër gjë”, thotë Rama.

Hiqej si DREJTOR policie, DETAJE si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe POLICËVE në Portin e Durrësit!

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.

Hetimet zbuluan se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie.

Gjithashtu, duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.

Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë.

Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.

Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

ΡërIeshje mes tifozëve në Greqi, ultrasit υrasin me t. hikë të riun

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalkida të Greqisë, ku një 23-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një përleshjeje të dhunshme mes dy grupe tifozësh.

Sipas autoriteteve, në konflikt u përfshinë 8 persona, të ndarë në dy grupe. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dy nga të arrestuarit kanë marrë plagë gjatë sherrit që ndodhi në rrugën Lilantion.

Sipas burimeve policore, 23-vjeçari i vrarë dhe pesë nga gjashtë personat e arrestuar nuk kishin qenë më parë të skeduar nga policia. Ndërsa i gjashti, një 19-vjeçar, rezulton me precedentë penalë dhe i njohur si kontingjent krimi. Një person i shtatë ende nuk është identifikuar dhe po kërkohet nga policia. Viktima është transportuar me një automjet privat nga persona të panjohur në spitalin e Halkidës, ku është braktisur në hyrje. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Zëdhënësja e policisë greke (ELAS), Constantia Dimoglidou, konfirmoi se tetë persona kanë qenë të përfshirë në ngjarje, të ndarë në dy grupe rivale. Ndërkohë, pak më vonë ndodhi një incident i dytë pranë Sheshit Eleftherias, ku një 20-vjeçar u gjet i mbuluar me gjak dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Chalkidës. Sipas të dhënave të Protothema, 20-vjeçari po trajtohet nën mbikëqyrjen e policisë dhe nuk është në rrezik për jetën. Ai ka fraktura dhe një plagë me thikë nën sy