Gruaja shtatzënë në gjendje të r*ndë, Kozaku tr*ndit spitalin: Gruaja është me barrelë, ja çfarë i kanë bërë mjekët (Video)

Tiktok-eri i njohur, Kozak Braçi, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku denoncon mjekët e spitalit të Lezhës për sjellje të papranueshme ndaj gruas së tij.

Sipas tij, gruaja shtatzënë ka pësuar një aksident dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që mjekët kanë marrë parà duke manipuluar dokumentacionin mjekësor.

Në video, Kozak shprehet: “Ngjoni doktorë, nan e motër, deri në fund kam me e ndjek atë dhe ato lekë që ke marrë nuk i ha ti në djersë të mia. Denisën do e marr dhe do i’a bëj letrat në Tiranë.”

Denoncimi i tij ka tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit dhe ka ngjallur shqetësim mbi situatën e pacientëve në spitalet publike.

Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar sot në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Nga ngjarja ka marrë lëndime të lehta Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e Kozak Braçit.

Sipas burimeve për “TVA News”, Denisës, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, iu dha ndihma e parë nga ambulanca dhe më pas u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas makinën ku ajo po udhëtonte.

Në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka publikuar një video ku shprehet i pakënaqur me shërbimin e marrë në spitalin e Lezhës dhe ka ngritur akuza ndaj stafit mjekësor. Ai thotë se bashkëshortja ndodhet në gjendje të rënduar dhe pretendon se mjekët kanë përfituar para për të minimizuar vlerësimin e gjendjes së saj.

Ndërkohë, burime thanë për “TVA News” se Denisa është jashtë rrezikut dhe se skaneri nuk është kryer për shkak të shtatzënisë së avancuar.

Shpresohet që gjendja e saj të përmirësohet sa më shpejt.

Video Player

Aks*denti tr*gjik! Vd*s drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, makina u p*rplas dhe…(foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.

Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vendin ku ndodhi edhe aksidenti tragjik. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Aksidenti tragjik në Kosovë! Humb jetën drejtuesja e Dhomës

Elizabeta Katija

Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.

Aksidenti tragjik në Kosovë! Humb jetën drejtuesja e Dhomës

Eorda Sinollari

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.

“Mjaft eshte mjaft”, Çim Peka ‘shp*rthen’ ndaj Sali Berishës: Je zbutur shumë, nuk je ai për të cilin i shp*llëm luftë Amerikës, tani jemi kthyer në (E PLOTË)

Gazetari dhe botuesi Çim Peka, ka shkruar një mesazh publik për Sali Berishën dhe kërkon prej tij të marrë në kontroll Partinë Demokratike, sepse siç thekson, është zbutur shumë dhe nuk është më lideri demokrat për të cilin mijëra qytetarë i shpallën luftë edhe Amerikës.

Ai shkruan se partitë e vogla nuk kanë pranuar në zgjedhjet e pjesshme lokale kandidat nga PD, ndaj kjo e fundit është detyruar të pranonte Flor Binaj si i pavarur, dhe me mbështetjen e Nismës Thurje të Endri Shabanit. Si shpërblim, deputetët demokrat do hidhnin firmat për Shabanin, Avokat Populli.

“Mjafton vetem kjo sjellje politike per te kuptuar qe PD nuk po sillet si partia e Sali Berishes, por si nje parti pa koke dhe me kalamanje te llastuar qe rrine para pasqyres duke bindur veten se jane pasardhes te Sali Berishes.

Kjo sjellje e PD keto dy tre muaj qe nga kandidatura per Tiranen deri tek firmat per Shabanin, eshte treguesi me i qarte se Sali Berisha eshte zbutur shume dhe nuk eshte Sali Berisha per te cilin mijra njerez i shpallen lufte edhe SHBA para kater viteve, vetem e vetem qe opozita te kishte ne krye nje luftetar si Sali Berisha qe njohim”, shkruan Çim Peka.

Ai vijon më tej duke shkruar se të djathtët e kanë mbështetur Sali Berishën për liderin e fortë që ai ka qenë, jo si pajtues fëmijësh të llastuar në PD.

“Nuk mund te tallen femijet e llastuar te ekraneve te Rames me thelbin e te berit politike. Nuk mundet partia me e madhe e opozites te mos nxjerr kandidat te sajin se nuk duan dy tre palaqo te Rames qe dalin ne media si opozita e opozites.

Ti qendrosh presionit te padrejte te SHBA-ve e te perkulesh para presionit te Endri Shabanit te Delina Ficos, e Agron Shehajt, nje idioti politik qe nuk kuptohet kur flet nese eshte grua apo burre, vetem nje PD pa lidership politik mund ta beje”, thekson Çim Peka.

Lexoni mesazhin e plotë të Çim Pekës për Sali Berishën:

Mjaft eshte mjaft!

1-Partite e vogla nuk pranojne kandidat nga PD prandaj PD pranon Florin si kandidat te pavaruar.

2-Qe partia e Shabanit te meshtese Florin, duhet PD t’i jape Shabanit firmat per “Avokat te Popullit”.

Mjafton vetem kjo sjellje politike per te kuptuar qe PD nuk po sillet si partia e Sali Berishes, por si nje parti pa koke dhe me kalamanje te llastuar qe rrine para pasqyres duke bindur veten se jane pasardhes te Sali Berishes.

Kjo sjellje e PD keto dy tre muaj qe nga kandidatura per Tiranen deri tek firmat per Shabanin, eshte treguesi me i qarte se Sali Berisha eshte zbutur shume dhe nuk eshte Sali Berisha per te cilin mijra njerez i shpallen lufte edhe SHBA para kater viteve, vetem e vetem qe opozita te kishte ne krye nje luftetar si Sali Berisha qe njohim.

Mjaft eshte mjaft.

Berishen nuk e mbeshtetem si pajtues femijesh politik ne PD, por si lider i forte qe vendos parimin edhe kur politikisht nuk i shkon per shtat si parti.

Nuk mund te tallen femijet e llastuar te ekraneve te Rames me thelbin e te berit politike. Nuk mundet partia me e madhe e opozites te mos nxjerr kandidat te sajin se nuk duan dy tre palaqo te Rames qe dalin ne media si opozita e opozites.

Ti qendrosh presionit te padrejte te SHBA-ve e te perkulesh para presionit te Endri Shabanit te Delina Ficos, e Agron Shehajt, nje idioti politik qe nuk kuptohet kur flet nese eshte grua apo burre, vetem nje PD pa lidership politik mund ta beje.

Berisha duhet te sillet si Berisha, bash per kete u mbeshtet.

Kthehuni tek parimet e lerini negociatat me Flamura e Oerda. Opozita te vetmin pushtet ka moralin, asgje tjeter. Po e falet dhe kete, ulni qepenin e mos genjeni me njerzit. Nuk mundet derri ne lluce, eshte fusha e derrit, lluca. Po luajtet me taktikat e Rames, fiton Rama, se ka nen kontroll gjithcka.

E fundit! Mbyllet ‘pazari’ SURPRIZUES! Gjyqtari që b*rgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Gent Shalës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Vendimi u publikua më 12 dhjetor 2025 dhe i jep fund një procesi që sot merr një kuptim politik dhe institucional të qartë.

Gentian Shala është gjyqtari i Apelit që firmosi vendimin penal që çoi në burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Dënimi u ekzekutua dhe Salianji humbi lirinë pas një vendimi që u konsiderua gjerësisht si selektiv dhe politik.

Sot, vetëm pak kohë pas burgosjes së Salianjit, i njëjti gjyqtar ngjitet në majën e sistemit gjyqësor shqiptar. Ky zhvillim përforcon perceptimin se dënimi i figurave politike kritike ndaj pushtetit shoqërohet me avancim karriere për ata që firmosin vendimet.

Emërimi i Gentian Shalës vjen pavarësisht se gjatë procesit të rivlerësimit ai ka qenë subjekt kontestimesh serioze mbi pasurinë dhe profesionalizmin.

Janë ngritur dyshime për fshehje pasurie, përfshirë pretendime për aksione në kompani ndërtimi dhe për kontrata huaje të pahetuara, çështje që u konsideruan të pamjaftueshme për të penguar konfirmimin e tij në sistem.

Megjithë këto probleme të dokumentuara, sistemi zgjodhi ta çojë përpara Shalën, duke e shpërblyer me një karrige në Gjykatën e Lartë. Ky është sinjali më i qartë për mënyrën se si funksionon hierarkia e re e drejtësisë kur përballë saj ndodhen kundërshtarë politikë.

Salianji bëri burgun në emër të partisë, ndërsa gjyqtari që e dënoi sot merr gradën më të lartë gjyqësore. Ja ku doli edhe e vërteta e kësaj çështjeje.

Tr¤n ditëse! E ndau e dashura, 15-vjeçari h▪︎kmerret duke i υr▪︎rë nënën, motrën dhe vëllanë!

SHBA-të janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash.

shba viktimat

Dhe gjithçka lidhej me një motiv “pasioni”, sepse e dashura e tij po e mitur e ndau dhe ai u hakmor në mënyrën më makabre. I vrau nënën, motrën dhe vëllanë.

Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, u gjet e vdekur në apartamentin e saj luksoz në Odessa, Teksas, të martën, më 9 dhjetor. Vajza e saj, 13 vjeçe dhe djali 9 vjeç, u gjetën me të po të pajetë.

Policia kishte reaguar në vendngjarje atë pasdite pas raportimeve për të shtëna me armë. I riu ia mbathi dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë, tha policia.

15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është po 15 vjeçe, dhe kishte planifikuar ta qëllonte atë jashtë shkollës. Ai përfundimisht ndryshoi mendje dhe u shfaq në shtëpinë e vajzës ku kreu vrasjen e trefishtë.

Sipas raportimeve, 15-vjeçari nuk e pranoi që e dashura e tij i kishte kërkuar të ndaheshin. Vajza nuk u lëndua, por nuk dihet nëse ajo ishte në shtëpi në kohën e sulmit të të riut.

Babai i tre fëmijëve (i cili ishte ndarë nga Rodriguez) thotë se është i shkatërruar dhe në një postim, thekson se “nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte asnjërit prej nesh”.

nena e femijeve shba

15-vjeçari është akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe është marrë në paraburgim. Teksasi ka dënimin me vdekje, por nuk u shqiptohet kurrë vrasësve të dënuar.

Një armë u gjet pranë apartamentit dhe po ekzaminohet për të parë nëse është arma e vrasjes. Ndërkohë, autoritetet tashmë e dinë se kush e bleu armën.

© Panorama.al

Kush u jep pasaporta greke bosëve të kr*mit? Artan Hoxha tr*ndit vendin: Si tentuan të blejnë heshtjen time!

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin se një numër i madh personash të botës së krimit të organizuar janë pajisur me pasaporta greke, në rrethana që sipas tij ngrenë dyshime serioze për rrjete të mirëorganizuara me prapavijë politike dhe ultranacionaliste.

Hoxha tregoi se edhe atij personalisht i janë bërë oferta nga biznesmenë dhe individë të lidhur me qarqe politike dhe ultranacionaliste greke, me qëllim që të heshtë dhe të mos kritikojë Alfred Belerin apo politikat dhe fushatat greke në Shqipëri. Në këmbim, sipas tij, i është ofruar pajisja me pasaportë greke dhe përfitime të tjera.

Më kanë ofruar njerëz biznesi të lidhur me qeveri dhe individë ultranacionalistë grekë që të hesht dhe, në këmbim, të më pajisin me pasaportë greke. Nuk kam pranuar,” deklaroi Hoxha në “Ma Shqip me Flamur Vezaj”.

Ai solli edhe shembuj konkretë, duke përmendur emra të njohur të krimit të organizuar shqiptar, të cilët sipas tij janë pajisur me pasaporta greke të rregullta. Mes tyre Gramoz Rexhepi, i cilësuar si njeri i karteleve të drogës në Amerikën Latine dhe i arrestuar në Ekuador me pasaportë greke, si dhe Plarent Dervishi, i përfshirë në dosje të rënda kriminale në Shqipëri.

“Pyetja është kush i pajisi këta me pasaporta? Është e njëjta linjë që më ofruan edhe mua,” theksoi Hoxha.

E padëgjuar më parë, Sali Berisha: Ramiz Alia kërkoi të hiqte Fatos Nanon, të kthehej në PS dhe ta…! (RRËFIMI)

Kryedemokrati Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Opinion” ka folur për karrierën e tij në politikë, themelimin e Partisë Demokratike ndërsa nuk i kurseu tregimet për zhvillimet në vitet 90 dhe pas saj. Një rrëfim mjaft interesant dhe i padëgjuar më parë ishte kur Sali Berisha foli për Ramiz Alinë, të cilin vendosi ta quajë shkurt, diktator.

Kreu i PD tregoi një moment, kur Ramiz Alia kishte qëllim rikthimin e tij në politikë dhe i dërgonte njerëz Berishës në Presidencë që të merrte drejtimin e PS duke hequr Fatos Nanon. Moment ky, sipas Berishës, kur Fatos Nano ishte sëmurë.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk i interesonte aspak kjo pjesë ndërsa shtoi më tej se Ramiz Alia ishte sekretari ideologjik i nismave më staliniste të një vendi por në paraqitje ishte si liberal.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ju patët takime të shpjeta me Ramiz Alinë në Dhjetor të vitit 1990. Më pas e keni takuar si Kryetar i Partisë Demokratike dhe ai si President i Shqipërisë. Debati juaj në 20 Shkurt në Këshillin e Sigurisë Kombëtare kur u përplasët është i njohur. Në Prill ju hytë në zyrën që la Ramiz Alia. Dua tani pas 35 vitesh, kur ai nuk jeton më. Cili do ishte përkufizimi juaj për Ramiz Alinë?

Sali Berisha: Ai nuk ishte për skenarin rumun. Kishte frikë dhe ai i qëndroi asaj. Nëse të kujtohet, ai më 11 Dhjetor 1990 në mbledhjen e Byrosë Politike, tha që ata kërkojnë kokën time. E thotë, kërkojnë kokën time ata. Në këtë kontekst, unë vlerësoj dy gjëra. Vlerësoj faktin që ftoi intelektualët në përballje, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Nuk kishte ndonjë detyrim. Nuk ftoi vetëm njerëzit e vet. Ftoi ata që ishin shprehur në të gjitha shkrimet kundër. Ishin Gramoz Pashko, Fatos Nano. Ai këtë e bëri, nuk e mohoj. Kundrejt kërkesave për të futur tanket e spirokolekës, dajës së Edi Ramës, kundër thirrjeve që i bënte në plenium, kundër Mehmet Elezit. Ai orientoi që të pranojmë pluralizmin.

Blendi Fevziu: Ama njeriu, vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij që ishte pluralizmi, sot nuk e dimë e ka ngritur apo nuk e ka ngritur dorën. Ai nuk ka mbajtur qëndrim!

Sali Berisha: Ai absolutisht ishte për pluralizëm burokratik. Ai filloi shndërrimin e levave të partisë në subjekte elektorale. Në takim i them, fillimisht pluralizëm mendimi, po politik, never say never. Ishte i gatshëm t’i quante Partia e Shkrimtarëve, Rinisë, Gruas, dhe e mbyllte pluralizmin këtu. Model i Jugosllavisë dhe në Kinë.

Blendi Fevziu: Në historinë e Shqipërisë, si do të jetë përkufizimi i tij z. Berisha?

Sali Berisha: Diktator. Diktatori u përmbys nga lëvizja popullore. Ai është diktator.

Blendi Fevziu: A i premtuat ju atij që nuk do ta dënonit dhe më pas e çuat në burg?

Sali Berisha: Jo. Nuk kërkoi kurrë, absolutisht. Nuk kërkoi asgjë nga unë.

Blendi Fevziu: Nuk të ka kërkuar asgjë privatisht?

Sali Berisha: Absolutisht asgjë. Të vetmen përpjekje që ka bërë, kur i ndjeri Fatos u sëmur, edhe atij iu rikthye mendja të rikthehej sërish në parti. Nuk është se nuk kishte mbështetës. Tipari i tij i çuditshëm. Ai ishte sekretari ideologjik i nismave më stalinsite të një vendi dhe megjithatë ai në paraqitje ishte si liberal. Habia më e madhe e tij kjo ka qenë. Filloi të manipulojë, të më dërgojë njerëz në Presidencë, mbështetës të tij, që ne nuk mund t’ia lëmë partinë Fatosit se Ramizi e bën. Çpunë kam me partinë tuaj u thoja. Kaq e gjithë puna.

Lajmi i FUNDIT! Rrèzohet avioni afer Shqipèrise, ne bord kishte shqíptare

Dy shtetas nga Kosova janë lënduar pasi një avion i vogël sportiv u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, në Maqedoninë e Veriut, pasditen e 12 dhjetorit. Autoritetet vendase konfirmuan se incidenti ndodhi rreth orës 12:35, pranë digës “Kanali i Beliçit”, një zonë e frekuentuar shpesh nga pilotë amatorë dhe mjete ajrore sportive.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, në bord ndodheshin dy shtetas të Kosovës — Xh.P., 41 vjeç, dhe D.M., 64 vjeç, i cili ishte edhe piloti i avionit. Të dy arritën të dalin nga avioni pas rrëzimit dhe u transportuan menjëherë në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Piloti D.M. ka deklaruar para policisë se gjatë fluturimit avioni ka pësuar një defekt në motor, çka e detyroi të kryente një ulje emergjente mbi sipërfaqen e liqenit. Manovra e tij e shpejtë dhe e kontrolluar besohet se shmangu pasojat më të rënda.

Qendra për Menaxhimin e Krizave bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit u aktivizuan njësitë e reagimit të shpejtë, përfshirë ekipet e ndihmës së shpejtë, policinë dhe ekipet rajonale të menaxhimit të krizave, të cilat u dërguan në vendngjarje për të asistuar në operacionin e shpëtimit.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i rrëzuar është i markës Piper, një model i njohur për fluturime sportive dhe rekreative, me kapacitet deri në katër persona. Avioni kishte kryer më herët fluturime në hapësirën ajrore të vendit dhe madje kishte marrë pjesë në evente aviacioni, përfshirë një shfaqje ajrore në Shkup në vitin 2023.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar arsyet e sakta të defektit teknik dhe rrethanat e plota të aksidentit.

E fr▪︎kshme! Piranjat zbulojnë ‘banorët në p▪︎nik’, kush është ‘shtr▪︎ga’, që la djemtë beqarë në Korçë, dalin detajet x

Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenja të tilla, por ka edhe nga ata që e marrin tepër seriozisht, madje aq sa frikësohen. Dhe sa herë që gjërat nuk i ecin siç duhet, dyshimi i parë është se dikush “u ka bërë keq”.

Dhe siç të gjithë e dimë, thuajse gjithmonë ato që bëjnë keq me magjitë e tyre janë femrat…

Për këtë arsye jemi sonte në Zvirinë të Korçës. Kemi bërë 145 kilometra për të zgjidhur një konflikt që po degradon çdo ditë e më shumë mes kushërinjve, një konflikt që, në mënyrën më absurde, ka nisur nga… magjia. Një magji aq e fuqishme, sa të bën të përplasesh me makinë dhe, mbi të gjitha, të mbetesh beqar.

Personazhi kryesor i kësaj historie me magji dhe demonë është Ana. Mos e shikoni kështu të qetë dhe gazmore, sepse Ana është “magjistarja” më e famshme e zonës, e cila jo vetëm paska lënë një 27-vjeçar pa martuar, por për më tepër, sipas akuzave, me forcën e saj djallëzore paska shkaktuar edhe një aksident — edhe pse fizikisht ishte shumë larg vendngjarjes.

Si ndodh shpesh, familja që mendon se i kanë bërë magji shkon tek fallxhorja, dhe filxhani ka nxjerrë një “A”. Kushërinjtë kanë drejtuar menjëherë gishtin tek A-ja më potenciale e zonës. Por akuzat se “po lë djemtë pa martuar” nuk mbarojnë këtu, pasi Ana po përballet edhe me presione e kërcënime nga kushërinjtë, përfshirë edhe burrat — duke krijuar probleme serioze për fëmijët e vegjël të saj.

Ndaj le t’i përvishemi punës për të hequr magjinë e zezë që, sipas familjes, e ka lidhur Kostën. Por më parë duhet të kuptojmë llojin e magjisë. Çdo përpjekje e jona rezultoi e kotë, pasi nëna e 27-vjeçarit, zonja Lumturie, ishte e bindur se Ana i ka bërë magji, e para, për ta bërë të aksidentohej; e dyta, për ta lënë pa martuar. Dhe e gjitha kjo histori e çuditshme ka nisur… nga tre kokrra vezë të gjetura në arën e familjes së kushëririt./PIRANJAT

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja do varet vetëm nga sjellja juaj. Mundohuni te mos kritikoni gjithë kohës dhe te falni me tepër. Beqaret do kenë njohje te reja, por nuk duhet te bëjnë plane shpejt e shpjet. Nëse doni qe financat mos jene problematike, nuk duhet te kryeni shpenzime te paarsyeshme.

Demi

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi nuk d shuhet për asnjë moment dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Nëse ende jeni beqare, lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni sakrifica jashtë te zakonshmes sepse nuk ia vlen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse nuk do ia dilni. Ruani vetëm qëndrueshmërinë.

Binjaket

Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Do kërkoni shume me shume nga sa iu jep partneri dhe kjo mund te nxite debate te forta me njeri-tjetrin. Kujdes! Beqaret me shume gjase do e gjejnë atë qe kane ëndërruar prej kohesh dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te organizuar dhe te reflektoni për te ardhmen.

Gaforrja

Do ndiheni me te lumtur se kurrë gjate kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj te dashur. Venusi do krijoje çdo mundësi qe ju te kaloni me tepër kohe me te dhe t’i shprehni pa pushim ndjenjat. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por një takim mbresëlënës do i nxite te mendojnë me shume për këtë sektor. Për financat mos u shqetësoni sepse ato do jene te qëndrueshme.

Luani

Kujdes me agresivitetin e tepruar gjate kësaj dite sepse mund ta acaroni partnerin e te keni debate te forta me te. maturia duhet te mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk duhet t’i besojnë shume instinktit te pare sepse do zhgënjehen shume shpejt. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse duke nxituat mund te bëni gabime te pafalshme.

Virgjeresha

Do i bëni me shume komplimente personit qe keni ne krah sot dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Edhe ata qe kane kaluar dite te vështira do e përmirësojnë situatën. Beqaret do jene me te çliruar nga emocionet dhe do ia shprehin pëlqimin një personi qe pëlqejnë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhen shmangur shpenzimet e tejskajshme.

Peshorja

Do tregoheni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do e lini atë te shprehet me lirisht se me pare. Disa do mendojnë edhe për një angazhim me serioz. Beqaret duhet t’ia lënë gjithçka kohës dhe te mos kërkojnë te bëjnë asgjë me zor. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë dhe do arrini te hiqni disa para mënjanë. Shume shpejt do keni përmirësime te ndjeshme.

Akrepi

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën ne çift, sot gjerat do fillojnë te rregullohen. Do jeni me optimiste për te ardhmen dhe do toleroni me shume. Beqaret do jene me humor te more dhe do bëjnë për vete shume persona. Do e keni ju te drejtën e zgjedhjes me pas. Ne planin financiar do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Situata nuk do jete problematike.

Shigjetari

Edhe pse keni një lidhje prej shume kohesh do ndiheni te vetmuar gjate kësaj dite. Flisni me partnerin për këtë dhe shpjegojini gjithçka qe ndjeni. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe nëse nuk e gjejnë personin e ëndrrave sepse brenda pak ditëve gjithçka do ndryshoje. Ne planin financiar do bëni çmos për ta përmirësuar situatën dhe do jeni me te qete.

Bricjapi

Joshje, pasion dhe emocione pa fund gjate kësaj dite. Do kaloni momente te paharrueshme me atë qe keni ne krah dhe do kërkoni qe dita te mos mbaroje. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat apo propozimet qe do iu bëjnë. Ne pune duhet te shmangni shpenzimet e mëdha, por gjithashtu edhe lojërat e fatit. Do humbni me shume sesa mendonit se do fitonit.

Ujori

Do jeni te vendosur te merrni ne dore fatin e jetës suaj sentimentale sot dhe do arrini te vini nen kontroll gjithçka. Do e afroni me tepër pas vetes partnerin dhe gjerat do shkojnë me mire se kohet e fundit. Beqaret do kenë mundësi te njihen me persona serioze, te dashur dhe me para. Nëse nuk tregoheni te arsyeshëm me shpenzimet do keni probleme te mëdha financiare.

Peshqit

Si ju ashtu edhe partneri juaj do keni te njëjtat synime për te ardhmen dhe do ecni ne te njëjtin drejtim. Marrëdhënia mes jush do jete me e qëndrueshme se me pare. Beqaret do kenë takime impresionuese te cilat do i lënë me goje hapur. Shfrytëzojini! Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me shpenzimet apo dhëniet e huave. Tregohuni me largpamës.