Kush u jep pasaporta greke bosëve të kr*mit? Artan Hoxha tr*ndit vendin: Si tentuan të blejnë heshtjen time!

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin se një numër i madh personash të botës së krimit të organizuar janë pajisur me pasaporta greke, në rrethana që sipas tij ngrenë dyshime serioze për rrjete të mirëorganizuara me prapavijë politike dhe ultranacionaliste.

Hoxha tregoi se edhe atij personalisht i janë bërë oferta nga biznesmenë dhe individë të lidhur me qarqe politike dhe ultranacionaliste greke, me qëllim që të heshtë dhe të mos kritikojë Alfred Belerin apo politikat dhe fushatat greke në Shqipëri. Në këmbim, sipas tij, i është ofruar pajisja me pasaportë greke dhe përfitime të tjera.

Më kanë ofruar njerëz biznesi të lidhur me qeveri dhe individë ultranacionalistë grekë që të hesht dhe, në këmbim, të më pajisin me pasaportë greke. Nuk kam pranuar,” deklaroi Hoxha në “Ma Shqip me Flamur Vezaj”.

Ai solli edhe shembuj konkretë, duke përmendur emra të njohur të krimit të organizuar shqiptar, të cilët sipas tij janë pajisur me pasaporta greke të rregullta. Mes tyre Gramoz Rexhepi, i cilësuar si njeri i karteleve të drogës në Amerikën Latine dhe i arrestuar në Ekuador me pasaportë greke, si dhe Plarent Dervishi, i përfshirë në dosje të rënda kriminale në Shqipëri.

“Pyetja është kush i pajisi këta me pasaporta? Është e njëjta linjë që më ofruan edhe mua,” theksoi Hoxha.