E bujshme! Sali Berisha i kërkon largimin me mijëra protestues, Edi Rama i bën përgjigjen që na la pa fjalë

Kryeministir Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet në kryeqytet nga opozita, ku gjatë marshimit të tyre kanë hedhur molotovë dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga ajo që po ndodh në Iran, duke i vendosur paralelisht me situatën e krijuar aktualisht në Tiranë gjatë protestës së thirrur nga opozita.

Në mesazhin e tij, Rama ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë ironike ndaj aksionit të opozitës, duke e lidhur situatën në vend me zhvillime ndërkombëtare dhe duke theksuar kontrastin mes, pozicionimit të Shqipërisë në arenën globale dhe asaj që po ndodh në rrugët e Tiranës.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan kryeministri.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=2027815830419849390&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Fpolitike%2Flajm-i-fundit-sali-berisha-i-kerkon-largimin-edi-rama-i-pergjigjet-me-a-i385786&sessionId=63fb18195f4dd56118f0ab2478c2a2763d654abe&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

Reagimi i tij vjen në një moment kur protesta, e nisur fillimisht para ambienteve të Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione dhe incidente, përfshirë përdorimin e molotovëve dhe ku nuk kanë munguar as djegia e kazanëve të mbeturinave.

Agjentë të infiltruar mashtruan që Rama ishte në Vilë! Berisha : Kush i futi të huajt te vila e Enverit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu sikurse tanimë i është kthyer në një “traditë”, ka përmbyllur protestën jashtë ambienteve të selisë blu.

Berisha u ndal te sulmi që protestuesit i bënë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, aty ku dhe ndodheshin rastësisht disa shtetas amerikanë.

Ish-kryeministri u “shfajësua” duke thënë që agjentët e inflirtuar gënjyen protestuesit duke u thënë që në ambientet e asaj vile ndodhej kryeministri Edi Rama.

“Heronj të vërtetë jeni. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me gërma të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marsh i fitores, ishte marsh i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit, ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë. Ishte tmerri që kallët tmerrin në datën e narkodiktatorit Edi Rama.

Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale, mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish diktatorit banon Edi Rama dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese. E gjitha ishte shpërthim urrejtjeje ndaj Edi Ramës, jo ndaj ndërtesave, por Edi Rama nuk banonte atje miq, Edi Rama banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi, tani fut jo një agjent por 120 agjentë, nuk do ikësh më, e dimë ku je”, tha Berisha.

Horoskopit për ditën e sotme, e diel 1 mars 2026

Shenja e parë më me shumë fat midis jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, e dielë 1 mars 2026, është Luani:

një fundjavë me energji të madhe dhe dëshirë për t’u shfaqur.

Shenja e dytë më me fat midis jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është Ujori:

do të jeni të frymëzuar dhe krijues.

Nga PAOLO FOX

DASHI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 mars 2026), po shijoni një fundjavë të qetë dhe paqësore. Kjo është një kohë e mirë për të forcuar lidhjet emocionale dhe për të kaluar kohë me familjen.

BINJAKËT

Gjatë orëve të ardhshme të 1 Marsit, do të keni dëshirë të shoqëroheni dhe të komunikoni. Përdoreni këtë energji për të sqaruar çdo keqkuptim. Koha të angazhohuni.

GAFORRJA

Gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave (28 shkurt – 1 mars), mund të ndiheni më të ndjeshëm dhe introspektivë. Është e rëndësishme të kujdeseni për mirëqenien tuaj emocionale dhe t’i jepni vetes pak kohë për t’u çlodhur.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 mars 2026), ju pret një fundjavë me energji të madhe dhe dëshirë për t’u shfaqur. Mundohuni ta kanalizoni këtë energji në mënyrë konstruktive, duke shmangur konfliktet e panevojshme.

VIRGJËRESHA

Do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe detajeve dhe t’i organizoni angazhimet tuaja sa më mirë që të mundeni. Kjo është një kohë ideale për reflektim dhe planifikim. Kurajo.

PESHORJA

Po përjetoni një kohë të favorshme për marrëdhëniet personale. Yjet ju ftojnë të përqendroheni në diplomaci dhe harmoni.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 mars 2026), do të përjetoni emocione intensive. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të shmangni xhelozinë ose impulsivitetin.

SHIGJETARI

Do të kesh një dozë të mirë entuziazmi gjatë orëve të ardhshme. Kjo fundjavë është e favorshme për fillime të reja, por ki kujdes të mos e shpërdorosh energjinë tënde.

BRICJAPI

Do t’ju duhet të ruani përqendrimin dhe durimin. Kjo fundjavë është perfekte për reflektim dhe planifikim metodik.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 1 mars 2026), do të jeni të frymëzuar dhe krijues. Yjet sugjerojnë shfrytëzimin e kësaj energjie për të dalë me ide inovative, veçanërisht në sferën sociale.

PESHQIT

Shumë prej jush do të përjetojnë momente vetëanalize dhe rritjeje emocionale. Gjatë këtyre orëve të fillimit të marsit, do të jetë e rëndësishme t’i kushtoni kohë vetes dhe pasioneve tuaja.