Skema e re/ Rriten shpërblimet nga qeveria! Dalin detajet e bonusit të ri për pensionistët

Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohuan se qeveria po shpërndan një fond total që luhatet midis 8 dhe 9 milionë eurove në muaj në formën e bonuseve direkte.

Sipas rregullave të reja, përfituesit që marrin pension të pjesshëm ose që kanë një nivel të ardhurash deri në 22 mijë lekë në muaj, po përfitojnë një shtesë prej 800 lekësh çdo muaj. Ndërkohë, mbështetja rritet për ata që kanë një pension të plotë, por që gjithsesi mbetet nën kùfirin e 40 mijë lekëve merr një bonus më të lartë, i cili arrin deri në 1800 lekë në muaj.

Ky mekanizëm është konceptuar si një formë rishpërndarjeje mujore për të amortizuar efektet e inflacionit, duke u fokusuar kryesisht te pensionet e ulëta dhe ato mesatare që ndodhen poshtë pragut kritik të konsumit.

Kjo nismë synon të lehtësojë koston e jetesës për kategoritë më vulnerabil, duke shpërndarë ndihmën në mënyrë të përshkallëzuar sipas nivelit të të ardhurave mujore që përfitojnë aktualisht të moshuarit.

Megjithatë gjendja e pensionistëve në Shqipëri mbetet një sfidë pasi rritja e kostove të jetesës po ecën me hapa shumë më të shpejtë se indeksimi i të ardhurave. Për një pjesë të madhe të të moshuarve, ky bonus nuk mundëson mbylljen e muajit pa mbështetje nga familjarët, pasi llogaritet se pensioni mesatar në vend mbulon vetëm rreth 30% të shpenzimeve reale mujore, sipas përllogaritjeve te organizatave ndërkombëtarë

Ndërkohë që Shqipëria sapo ka nisur zbatimin e një skeme bonusesh prej 800 deri në 1800 lekë (përafërsisht 8–18 euro) me pension mesatar rreth 200 euro në muaj, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po aplikojnë politika me agresive në këtë drejtim

Pensioni mesatar në Serbi pritet të arrijë në rreth 488 euro brenda vitit 2026, pas rritjeve të njëpasnjëshme dyshifrore, sipas burimeve zyrtare. Mali i Zi ka vendosur tashmë një dysheme mjaft të lartë për pensionin minimal, rreth 450 euro, duke u shkëputur ndjeshëm nga mesatarja rajonale.

Pensionistët me të ardhura të ulëta detyrohen të bëjnë zgjedhje të vështira mes ushqimit dhe medikamenteve. Mjekët pohojnë se shumë të moshuar i ndërpresin kurat për sëmundje kronike për të kursyer, çka çon në urgjenca mjekësore më të kushtueshme për shtetin.

Në kushtet kur pensioni nuk mjafton, barra financiare transferohet te fëmijët dhe familjarët. Paratë që mund të investoheshin për edukimin e fëmijëve apo zhvillimin e bizneseve, shkojnë për të plotësuar nevojat jetike të prindërve të moshuar.

Trajtimi i dobët financiar i pensionistëve ndikon edhe rritjen e informalitetit. Punonjësit aktuale kur shohin se kontributet e derdhura ndër vite nuk garantojnë një pleqëri të denjë, zgjedhin të mos paguajnë sigurime shoqërore, duke e futur vetën në skemën e pensioneve në pasiguri afatgjatë./Monitor.al

Melania i drejtohet popullit nga Shtëpia e Bardhë: Të turpshme gënjeshtrat që më lidhin mua me Epstein!

Në një ndërhyrje të pazakontë nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump ka hedhur poshtë me tone të ashpra çdo përfshirje të saj me krimet e financierit amerikan Jeffrey Epstein, duke denoncuar shpifjet dhe insinuatat ndaj saj.

Në një paraqitje të rrallë dhe të papritur publike, zonja e parë deklaroi se “gënjeshtrat dhe insinuatat” që e lidhin me Epstein “duhet të marrin fund”, duke mohuar çdo përfshirje apo njohje me krimet e ish-financierit dhe duke paralajmëruar edhe veprime ligjore.

Bashkëshortja e presidentit theksoi se nuk ka pasur kurrë marrĕdhënie me Epstein apo me ish-partneren dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell.

Ajo gjithashtu mohoi pretendimet se ishte pikërisht Epstein ai që e kishte prezantuar me Donald Trump.

Në fund të deklaratës së saj, Melania Trump i bëri thirrje Kongresit amerikan që të zhvillojë një seancë publike ku të dëgjohen viktimat e financierit.

“Gënjeshtrat që më lidhin me të neveritshmin Jeffrey Epstein duhet të marrin fund që sot. Individët që gënjejnë për mua nuk kanë as standarde etike, as përulësi dhe as respekt. Nuk kundërshtoj injorancën e tyre, por refuzoj përpjekjet e tyre të ulëta për të njollosur reputacionin tim”, deklaroi zonja e parë.

V r¤sja për hakmarrje në ’99/ Dy vëllezërit e arrestuar në Itali janë xhaxhallarët e Stenaldos (Detajet)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i dy vëllezërve shqiptarë në Itali, mesditën e kësaj të enjte.

Sipas raportimeve, Artur Mëhilli, 60 vjeç dhe Arben Mëhilli, 54 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një krim të ndodhur në vitin 1999 në Lushnjë, janë xhaxhallarët e ish-banorit të Big Brother Vip 5, Stenaldo Mëhilli.

Ata ishin dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Lushnjës për “vràsje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve”, përkatësisht me 15 vite e 6 muaj dhe 16 vite e 6 muaj burgim.

Sipas hetimeve, më 12 shtator 1999, dy vëllezërit vranë me armë zjarri shtetasin Rezar Metaj, për motive gjakmarrjeje, pasi ky i fundit kishte vrarë vëllanë e tyre në vitin 1997. Pas krimit, ata u larguan drejt Italisë duke përdorur identitete false, me të cilat siguruan edhe leje qëndrimi.

Sipas raportimeve në media, Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në ’97-ën, rezulton të jetë babai i Stenaldos.
Pas arrestimit në Itali, autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat e ekstradimit në Shqipëri të Artur dhe Arben Mëhillit, për të vuajtur dënimin.

E TURPSHME/ Dy javë pasi u hap për qarkullim, vidhen fugat metalike të Urës së Milotit

Një ngjarje e turpshme raportohet nga Miloti, ku bëhet me dije se fuga metalike të urës janë dëmtuar, gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshimet janë se ato do të merreshin për t’u shitur për skrap.

Lajmin e bën me dije Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili sqaron se ky akt i turpshëm i është referuar menjëherë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Aktualisht, dëmtimi është riparùar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës.

Ky akt përbën një ngjarje të turpshme në një nga segmentet me qarkullim të konsiderueshëm, sidomos tani në prag të ardhjes së sezonit veror.

Vjedhja e fugave metalike në trupin e urës është jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi kanalet ku bashkohen botonoformat janë konsiderueshëm të thella.

V. ajza nga Puka vjen në Tiranë për shkollë, zbuΙon të vërtetën troηditëse

Një vajzë e re nga Puka e cila ka fituar të drejtën e studimit në Tiranë për Infermieri, ka ardhur në kryeqytet dhe është sistemuar

në një shtëpi me qera me disa vajza të tjera me të cilat u njoh në njoftimet që bëhen në internet për të ndarë ambientet e banimit.

Por është përballur me një surprizë të pakëndshme që në ditët e para, kur zbuloi se njëra prej vajzave kishte nisur një lidhje me një djalë nga Puka të cilin vajza e njihte mjaft mirë.

Siç mëson ShkodraNews, ai ishte as më shumë e as më pak, djali që asaj i kishte propozuar të fejoheshin pak muaj më parë.

E reja ka mësuar për lidhjen e dashurisë të fshehtë që kishte i dashuri i saj në Pukë me një vajzë nga Berati me të cilën ishte njohur në internet.

Por duket se të dyja vajzat kanë rënë viktimë e mashtrimit të djalit nga Puka i cili nuk do të shpëtojë nga një dru i mirë që kanë vendosur t’ja japin të dyja vajzat e mashtruara.

“Ajo i ka kërkuar Mirit”/ Deklarata e fortë e Landit për Selinën

Roland Hysi, i njohur gjerësisht si Landi i “West Side Family”, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me një nga ngjarjet më të diskutuara të këtij sezoni në “Big Brother VIP Albania”: raportin mes Mirit dhe Selinës.

Gjatë një interviste në emisionin e Meriton Mjekiqit, ai nuk ka hezituar të flasë hapur dhe të ndajë këndvështrimin e tij të prerë mbi këtë dinamikë.

I pyetur drejtpërdrejt nga moderatori se kush bëri hapìn e parë në afrimitetin e tyre në shtrat, Landi u përgjigj shkurt dhe qartë duke theksuar se ishte Selina ajo që iu afrua Mirit.

Ai vuri në dukje se ka një detaj thelbësor që publiku duket se e ka anashkaluar gjatë zhvillimeve në shtëpi.

“Ajo i ka kërkuar. Ky është një detaj që ndoshta njerëzit e kanë harruar, por është aty. Miri është ai që ka pranuar lojën,” u shpreh ai.

Më tej, Landi shtoi se të dy banorët përfituan dhe u ngritën lart nga kjo situatë, ndaj sipas tij, është e padrejtë që tani njëra palë të tërhiqet duke u hequr si “e mira” dhe duke e treguar tjetrin me gisht si “të keqin”.

Gjatë bisedës, ai mbrojti rrugëtimin e mikut të tij, duke theksuar presionin e jashtëzakonshëm që Miri ka përballuar brenda formatit. Sipas Landit, Miri ka mbajtur mbi supe jo vetëm peshën e asaj situate, por edhe sulmet e vazhdueshme nga publiku apo opinionistët.

Ai e mbylli fjalën duke nënvizuar se gjithçka u provua që ishte thjesht një lojë pa ndjenja të përfshira dhe se Miri, duke qenë protagonist edhe në dinamika të tjera jashtë atij raporti, e meriton plotësisht fitoren.

Çiljeta Xhilaga tërheq vëmendjen me deklaratën për Mirin

Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta, veçanërisht gjatë transmetimit të “Linjës së jetës” së Mirit.

Rrëfimi i tij i thellë dhe momentet e ndjera duket se kanë prekur jo vetëm publikun që e ndjek, por edhe miqtë e kolegët nga bota e muzikës dhe televizionit jashtë shtëpisë.

Ndër të parët që ka zgjedhùr të reagojë publikisht për t’i dhënë mbështetje maksimale ka qenë këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në InstaStory, ku shihet teksa ndjek me vëmendje ekranin gjatë këtij transmetimi, ajo ka ndarë një mesazh mjaft të ngrohtë dhe vlerësues për të.

“Me ty Miri se je djali më i mirë siç ke dhe emrin,” ka shkruar Çiljeta, duke e shoqëruar mesazhin me disa emoji force.

Në të njëjtin postim, ajo nuk ka harruar të etiketojë llogarinë e Mirit, si dhe faqen zyrtare të grupit ikonik “West Side Family”.

Çiljeta Xhilaga tërheq vëmendjen me deklaratën për

DALIN REZULTATET: Ja kush janë 3 finalistët e fundit në Big Brother VIP Albania

Gara për finalen e madhe në Big Brother VIP Albania është në kulmin e saj dhe publiku ka nisur të japë sinjalet e para për banorët që pritet të sigurojnë një vend në finale.

Në televotim për finalistë këtë herë janë Brikena, Miri, Shëndrit, Rogert dhe Mateo. Të gjithë ata po luftojnë për një vend në natën më të rëndësishme të këtij edicioni, ndërsa votat dhe reagimet në rrjete sociale kanë nisur të krijojnë një panoramë më të qartë.

Sipas sondazheve të hapùra online, Mateo rezulton një nga emrat më të mbështetur për të shkuar në finale, duke marrë 66 për qind vota pozitive. Edhe Miri shfaqet shumë i favorizuar nga publiku, me 60 për qind mbështetje, ndërsa Brikena ndjek nga afër me 58 për qind.

Ndërkohë, Shëndriti rezulton më pak i favorizuar për një vend në finale, pasi në sondazh ka marrë 40 për qind vota pozitive dhe 60 për qind negative.

Edhe më i rrezikuari nga ky votim duket Rogerti, i cili ka marrë vetëm 30 për qind mbështetje, ndërsa 70 për qind e votuesve janë shprehur kundër shkuarjes së tij në finale.

Bazuar në këto rezultate, deri në këto momente duken më të favorizuar për finalen Mateo, Miri dhe Brikena. Megjithatë, këto mbeten vetëm rezultate sondazhesh dhe jo vendime zyrtare, pasi gjithçka do të konfirmohet vetëm gjatë spektaklit live.

Detaje/ V r¤në υr¤së sin e babait të Stenaldos, arrestohen në Itali vëllezërit Mëhilli

Pas një arratie që zgjati rreth një çerek shekulli, autoritetet italiane kanë vënë në pranga vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në Lushnjë.

Dy vëllezërit ishin dënuar në mungesë në vitin 2001 nga Gjykata e Lushnjës me një total prej 32 vitesh burg, për vrasjen me paramendim të shtetasit Rezar Metaj. Sipas hetimeve të kohës, krimi u krye në kuadër të një akti hakmàrrjeje, pasi në vitin 1997 viktima kishte vrarë vëllanë e tyre, Sokol Mëhilli, dhe nuk ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese.

Pas ngjarjes, Artur dhe Arben Mëhilli u larguan drejt Italisë, ku jetuan për vite me identitete të rreme, përkatësisht si Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni. Ata kishin arritur të siguronin edhe dokumente të rregullta qëndrimi në shtetin fqinj.

Zbulimi i vendndodhjes së tyre erdhi pas informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane, sipas të cilave persona me identitet të dyshimtë jetonin në të njëjtën zonë me familjarë të lidhur me ta. Në mungesë të gjurmëve të gishtërinjve në databazat shqiptare, identifikimi u realizua përmes analizës së fotografive të vjetra dhe përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës (facial recognition).

Krahasimi i tipareve fizike mes imazheve të mëparshme dhe atyre të siguruara nga pala italiane konfirmoi se bëhej fjalë për dy vëllezërit e kërkuar prej vitesh.

Në momentin e arrestimit, Artur Mëhilli ishte 60 vjeç, ndërsa Arben Mëhilli 54 vjeç. Në kohën e kryerjes së krimit, ata ishin përkatësisht 33 dhe 27 vjeç.

Sokol Mëhilli, viktima e vitit 1997, rezulton të jetë babai i Stenaldo Mëhillit, i njohur për publikun nga pjesëmarrja e tij në spektaklin televiziv “Big Brother VIP”, ku ka rrëfyer edhe ngjarjen tragjike të familjes së tij.

Aktualisht, autoritetet shqiptare dhe ato italiane janë në bashkëpunim për përfundimin e procedurave të ekstradimit të Artur dhe Arben Mëhillit drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajnë dënimin e dhënë nga gjykata.

ZbύΙοhet SEKRETl i madh! Ja si ta dαΙΙoni një f emër që saρo e ka b. ërë…

Edhe në qoftë se nuk arrini ta kuptoni vetë, gjasat e mëdha janë që ai vetë t’u tregojë se ka pasur një natë të bujshme. Por, si qëndron puna me gratë?

Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur një mbrëmje pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura, apo është e veshur me këmishën e partnerit? Ja përgjigjet.

Ju tërheq më shumë. Sa më shumë aktivitete se.ksuale që ka një f emër, trupi i saj do të prodhojë më shùmë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin se.ksin e kundërt. 

Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie se.ksuale.

Është më e lumturHulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër se.ksuale.

Kështu që vëni re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht. Nuk bën vërejtjeHormoni oksitocin e bën më të kënaqur.

Gruaja e cila sapo ka pasur se.ks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë behane… Ajo nuk i vëren fare budallalleqet e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.

Është më e bukur se zakonishtShkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën se.ks.

Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka regjistruar një kurs të ri ushtrimes aerobik, ta dini se se.ksi është në pyetje.

Ka fjetur mirë Pas org.azmes gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë.

Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas se.ksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni më së lehti.