Mateo zbulon pisΙΙëkun te çarçafët e Brikenës, merr këtë vendim të fortë/ Habitet banorja dhe ikën duke

Ndonëse e nisën ditën plot ëmbëlsi me puthje dhe përqafime, duket se qetësia mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” nuk ka zgjatur shumë.

Teksa banorja ndodhej në dhomën e grimit duke u përgatitur për ditën, Mateo i është afruar për t’i uruar mirëmëngjesin me fjalë përkëdhelëse. Ai e ka pyetur nëse kishte fjetur mirë, duke iu drejtuar me fjalët “o drita ime”.

Megjithatë, situata ka marrë një rrjedhë krejt tjetër vetëm pak sekonda më vonë.

Mateo ka vendosur ta ngacmojë lidhur me pastërtinë e krevatit të saj, duke bërë një koment që nuk është pritur aspak mirë.

E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. T’i kam ndërruar,” i ka thënë ai hapur. Kjo deklaratë ka mjaftuar që Brikena të çohet menjëherë me nerva dhe të largohet nga dhoma e grimit pa i kthyer asnjë përgjigje.

Teksa ajo po ikte e revoltuar, Mateo e ka pyetur “Ça ke?”, por u injorua plotësisht nga banorja.

I habitur nga ky reagim impulsiv dhe largimi i saj i menjëhershëm, Mateo ka vazhduar të flasë me vete duke u shprehur: “Ua, nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”.

Ky episod i vogël është vetëm një tjetër moment në raportin e tyre të mbushur plot me ulje dhe ngritje që nga dita e parë kur Mateo u bë pjesë e reality show-t.

“Je k♤rυë” / Familja e Juelës nxorri
akuzat e forta por familja e Mateos
bën reagimin që askush se mendon

Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata duket se ka degraduar edhe më tej pas përfundimit të transmetimit live.

Një material i ri, i cili ka bërë xhiron e rrjeteve sociale orët e fundit, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh e indinjate nga publiku.

Kanë qenë pikërisht familjarët e Juelës ata që kanë marrë vendimin të publikojnë disa pamje dhe audio tejet të rënda, ku pretendohet se dëgjohet qartë Mateo duke e ofenduar atë në mënyrë të papranueshme.

Sipas familjarëve, në materialet e shpërndara në rrjet, Mateo dëgjohet t’i drejtohet Juelës me fjalët skandaloze: “Po ti je k*rvë moj, nuk të shoh dot me sy”.

Video Player

Ky ofendim i rëndë ka nxitur familjarët e saj të reagojnë ashpër duke e ekspozuar këtë moment jashtë dyerve të shtëpisë, të revoltuar nga dhuna verbale që po ushtrohet ndaj vajzës së tyre.

Gazetari : Edi Rama ka marrë në telefon mikun tim të fortë duke qarë me lot, i lutej që ta ndihmonte sepse do

Gazetari i njohur Almer Toska ka bërë disa deklarata të padëgjuara më parë për kryeministrin Edi Rama, duke zbuluar një gjendje rëndese të kreut të qeverisë.

I ftuar në një emision televiziv në “News 24”, Toska zbuloi bisedën që kryeministri Edi Rama kishte zhvilluar me një mikun e tij me ndikim të madh në Bashkimin Evropian.

Gazetari tha se Rama “qante si fëmijë në mesazhe”.
Deklarata e plotë:

“Pra Edi Rama sot është duke i rrëshkitur këmbët. Prandaj shkon dhe akuzon atje… E pe ti çfarë fliste në ato mesazhet ‘Kush je ti që përgjon?’ ‘Ti qe thashemnon?’, pra intimidonte njerëz. Ai e di se kush po e sulmon.

I ka vajtur një mikut tim personal, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në Bashkimin Evropian, dhe i qante si fëmijë në mesazhe. I kërkonte mbështetje ndërkombëtare, i kërkonte raporte. Rama, Rama,” tha Toska në deklaratën e tij të bërë publike.

Nuk dihet nëse ky episod është i vërtetë apo jo, por kryeministri nuk e ka përgënjeshtruar deri më tani.
*Fotoja është gjeneruar me Inteligjencë artificiale

Im atë, Roland Trebicka – Bën rrëfimin e papritur vajza e tij: Ai tallej me v…

Nga Alda Bardhyli

Evis nuk do ta pranojë asnjëherë ikjen e tij. Ajo vazhdon të besojë se ai do të jetë gjithnjë diku, në një formë a në një tjetër,duke i folur me gjuhën e shenjave sa herë ajo ka nevojë. Më 17 janar Roland Trebicka, një prej personazheve që i ka dhënë aq shumë teatrit shqiptar kishte ditëlindjen. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kùjtim Spahivogli” e kujtoi përmes postimit të një fotoje të aktorit në Facebook. Kjo ishte shenja e vetme e përkujtimit të një përvjetori të një prej aktorëve më të mirë të komedisë. Asnjë shfaqje në nderim të kujtimit të tij apo një homazh ndryshe organizuar nga Teatri Kombëtar, në skenën e së cilit, ai nuk donte të largohej edhe pse i sëmurë.

Ky përvjetor i lindjes së Roland Trebickës tregoi se sa keq sillemi me kujtesën dhe sesi reshtim së duatrokituri kur artistët nuk janë më. Në historinë e teatrit shqiptar emri i Roland Trebickës do të kujtohet gjithnjë jo vetëm për kontributin që solli dhe karakteret e spikatura që krijoi me intepretimet e tij, por dhe si aktori që e çoi në një tjetër stad teatrin e komedisë. Eshtë vajza e tij Evis, e cila vjen në këtë përvjetor, në një rrëfim mbi jetën me të…

Kujtimet e para për babain tuaj ku të çojnë? –

Kujtimet me tim atë më çojnë në vitet e fëmijërisë së hershme dhe më “ulin” në prehrin e tij, kur dëgoja përrallëzën me Hënën që quhej Evis, e shumë kohë më pas kjo Hënë u quajt Pati, si ime bijë.

Fëmijëria në familjen tuaj, si e kujton kohën me të?.

Ishte shumë e bukur. Im atë ishte vëllai i munguar për time motër dhe mua, ai ishte nje mik lojrash dhe shakash pa fund, njeriu më i kujdesshëm dhe më i dhimbsur që kam hasur në jetë. Ai nuk diti kurrë të luajë në jetën tonë rolin e babait autoritar, kurrë nuk ia lejoi vetes të mos ishte i pranishëm në jetën tonë ,kurrë nuk ia lejoi vetes të kishim frikë prej tij. Ai ishte një njeri i besuar dhe dëgjues i mirë, një këshilltar i vlefshëm. Ishte heroi im.

E kujton momentin kur kuptove se babai yt nuk ishte si të tjerët, por ishte një artist?

Po! Kemi dy episode mjaft interesante ime motër dhe unë me këtë pjesë, kur respektivisht ishim ndoshta më pak se 5 vjeç. Dikur në provat gjenerale, pra premierës, familjarët ishin të pranishëm në sallë, e sigurisht ime më e merr Manjolën për të parë provën gjenerale të dramës “Familja e peshkatarit”. Çfarë të qarash u dëgjuan në sallë kur Petritin që e luante babi e arrestuan… Prova u ndërpre për të qetësuar time motër. Kurse unë e kisha reagimin tim të parë në të njëjtën mënyrë kur kam parë filmin “Koncert në vitin 36”, qaja kur Nesti arrestohej, dhe pse isha e ulur në prehrin e tim eti. Si duket ai këtu mori dhe vendimin e madh të jetës së tij, të mos na shkaktonte kurrë “drama”, por të luante vetëm komedi, sepse për të ne ishim gjithçka.

Shkoje shpesh ta shihje në teatër?

Po, mendoj se nuk kam humbur ndonjë premierë të tij.

Evis, sa ka ndikuar ai në atë çfarë ju jeni sot?

Ai e urrente mosmirënjohjen, dhe ishte personi që na mësoi mua dhe time motër të mos ishim “pjella të mos-it”. Janë këto dy shtylla të forta ku ai na drejtoi të ngrinim personalitetin tonë. I detyrohem shumë.

Pjesa më e madhe e fëmijëve shpesh duan të ndjekin rrugën e prindërve… ka qënë në ëndrrat e tua të ishe aktore?

Mendoj se kurrë nuk ma imponoi dhe nuk bëri as përpjekjen më të vogël që të ndërhynte në konkurs tek miqtë e tij që unë të fitoja në Fakultetin e Artit Skenik.

Si ka qënë jeta në familjen tuaj? Si ishte lidhja e tij me nënën tuaj? Si e kujton?

Ai e adhuronte familjen e tij, e dashuroi shumë i ri time më, e mendoj se ndaj dhe zgjodhi të ikte në duart e saj, i qetë e në paqe. Ata nuk i pashë kurrë larg nga njëri- tjetri. Ata që i njohin, e dinë se pas suksesit të tij, qëndronte gjithmonë ajo. Ne e dinim gjithsecili rolin që kishim në periudhën e provave për premierë dhe mirëkuptonim çdo tension dhe presion që koha ushtronte mbi të.

Le të flasim pak për periudhën e sëmundjes… Si ka qënë për ju ajo periudhë? Si e përballoi Trebicka përballjen me këtë sëmundje? Kishte shpresë?

Mendoja se ai do ish i pavdekshëm, kur festohej ditëlindja e tij në 17 Janar, unë i thoja ti je Highlander, se ke lindur ditën që vdiq Skënderbeu. Diagnozën e sëmundjes ia përktheu ime motër. As nuk dua ta mendoj se si është ndjerë ajo në ato momente, kurse mua ma komunikoi ai vetë. Kujtoj vetëm fjalinë e fundit nga ajo bisedë: “Në një ditë njerëzore, biri, janë mbledhur të gjitha ditët…”.

Ai luftoi gjatë dhe fort me sëmundjen e tij, me gjithë peripecitë e pas operacionit në Francë. Shpesh mendoja se nuk do e shihja më, në atë periudhë tre mujore të qëndrimit të tij në spital, por kur u kthye, më tha: “Evushka, jam kthyer për të parë dhe njëherë syçkat e tua dhe të Patit”.

Ai e përballoi ashtu si vetëm ai kish ditur të përballonte sfidat e jetës së tij. Shpesh më kujtonte një varg: “…dashuria ime, dhe nëse duhet të vdesësh, vdis si burrat, në këmbë!”.

Folët ndonjëherë për vdekjen….

Im atë tallej me vdekjen, e përbuzte dhe qeshte mbi të.

Çfarë do të ishte ikja e tij për ju?

Humba pikat e mia të referencës, humba mikun, vëllanë, humba burrin që çdokush do donte ta kishte… Humba babain që çdo vajzë do dëshironte të kishte.

Sot ai do të ishte 75 vjeç. Cfarë do doje t’i thoje sot nëse ai do të ishte këtu?

O ba’, të dua po aq sa duhet babai, nuk qaj kurrë në varrin tënd, përkundrazi, rri veç dy minuta , as lule as lot. Por çdo ditë e më shumë po të ngjaj. Faleminderit ba’.

Çdo ikje merr me vete dhe pengje… Mendoni se ai mori me vete pengje…?

Pengu i tij më i madh mendoj se janë dy nipërit dhe mbesa që nuk arriti t’i shohë të rritur. Ai e jetoi jetën bukur, fort, i suksesshëm, i rrethuar me dashuri; fali dhe mori shumë dashuri.

Trebicka është një nga personazhet që i ka dhënë më shumë teatrit shqiptar. Si është tani raporti që ky teatër ka ndaj kujtimit të tij?

“Mbreti vdiq”! Por unë nuk po e dëgjoj kundërpërgjigjen. Rroftë mbreti, pasi mendoj se ende nuk ka një mbret të komedisë.

Nxori υ…rgjë.rίnë në shίtje për shumën marramendëse, ia bΙen ρoΙitikani i njohur

Një modele nga Azerbajxhani ka vendosur që të nxjerrë në shitje vir gjë rinë e saj për 2 milionë paund, për t’i siguruar nënës së saj një shtëpi dhe që kjo e fundit të ndihet krenare për të.

E mesa duket ajo ka shënuar në she një pasi “blerësi” ishte një polìtikan i njohur nga Tokio.Siç shkruan “Mirror”,

Mahbuba, e cila njihet me emrin Maria, u shpreh në lidhje me shitjen e vi rg jërisë së saj se kishte edhe arsye të tjera pas këtij vendimi,

si dëshira për të jetuar në SHBA dhe për të vazhduar atje karrierën e saj si modele. E po ashtu, edhe për të bërë realitet ëndrrën e të hapurit një str ehë.

“Unë dua të shes vi rgjë rinë time sepse dua të kem një shtëpi për vete dhe për nënën time, kështu që më në fund mund të jetojmë mirë dhe gjithashtu të udhëtojmë bashkë në të gjithë botën.

Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele. Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një str ehë.

Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare”, tha 23 vjeça rja në një deklaratë.

Modelja e nxori vi rgj ërinë në an kand, në sajtin “Cinderella Escorts” me seli në Gjermani, si dhe në profilin e saj, ku shkruante se kërkonte një “sugar daddy”.

Nga of ertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu dhe në vendin e dytë një avokat nga Londra.

Detajet! Mimoza Ahmeti ka qenë pjesë e “Big Brother”, por u largua pas përplasjes me produksionin: E paguanin vetëm…

Mimoza Ahmeti po shkëlqen aktualisht në “Ferma VIP 3”, ku po cilësohet si “fenomeni” i këtij sezoni për shkak të batutave dhe sinqeritetit të saj, por jo të gjithë e kujtojnë se kjo nuk është eksperienca e saj e parë në një reality show të këtyre përmasave.

Ditën e sotme është rikthyer në vëmendje koha kur poetja dhe artistja e njohur mbante karrigen e opinionistes në “Big Brother Albania 8”, periudhë kur spektakli moderohej nga Ledion Liço.

Megjithatë, qëndrimi i saj në atë pozìcion ishte mjaft i shkurtër dhe u mbyll mes polemikave të forta dhe një përplasjeje të hapur me produksionin.

Shtysat e parë të konfliktit lindën në rrjetet sociale, ku Mimoza Ahmeti denoncoi publikisht një fotomontazh të publikuar në faqen e Facebook-ut “Big Brother Albania 8”. Sipas poetes, përmes atij postimi po tentohej të nxitej një konflikt artificial mes saj dhe një prej konkurrentëve të larguar, Edisonit.

Megjithëse u sqarua se ajo faqe menaxhohej nga gazetari Olti Curri dhe nuk ishte faqja zyrtare e produksionit, Mimoza nuk e priti mirë situatën.

Vetë Olti Curri reagoi duke i kërkuar poetes më shumë tolerancë ndaj llojit të tij të humorit, duke saktësuar se vija editoriale e blogut të tij nuk përcaktohej nga Top Channel.

Përtej pakënaqësive me rrjetet sociale, Mimoza Ahmeti nuk ngurroi të shprehte rezerva edhe ndaj autorëve të programit, të cilët sipas saj nuk po i jepnin sqarimet e nevojshme për këtë rast.

“Bashkë me Edisonin do dalim në media për ta sqaruar këtë,” paralajmëroi ajo në atë kohë, duke thyer kështu një prej pikave të kontratës që e ndalonte prononcimin pa autorizimin e produksionit.

Por, siç doli në dritë më vonë përmes mediave të shkruara si gazeta “Mapo” dhe “GSH”, pas këtij largimi fshihej edhe një arsye financiare. Mimoza Ahmeti pati deklaruar se ishte e pakënaqur me pagesën prej 200 mijë lekësh për puntatë, duke e konsideruar atë më të ulët në krahasim me opinionistët e tjerë.

Me një mundësi prej 90 për qind për t’u larguar, siç u shpreh ajo vetë asokohe, marrëdhënia me “Big Brother” u ndërpre përfundimisht, duke lënë pas një histori përplasjesh që sot duket se është harruar në dritën e suksesit të saj të ri në fermë. /Lokimagazine.com

Aksident  në Greqi, 40-vjeçares shqiptare ia kap flokët makineria, pëson dëmtime të rënda në kokë

Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e së mërkurës, më 1 prill, në një fabrikë përpunimi frutash në Kiato të Greqisë.

Një grua 40-vjeçare me origjinë shqiptare mbeti e plagosur rëndë në kokë, pasi flokët e saj u kapën nga një makineri me të cilën po punonte.

Ajo pësoi dëmtime serioze, përfshirë humbje të lëkurës nga pjesa e ballit deri në skalpin e kokës.

Fillimisht, e pIagosura u transportua në Qendrën Shëndetësore të Kiatos në gjendje të rëndë.

Më pas, ajo u dërgua në spitalin e Korinthit dhe më tej në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “Georgios Gennimatas”, ku mjekët konstatuan plagë sipërfaqësore, por të rënda.

Pavarësisht dëmtimeve, raportohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, gruaja ishte duke punuar në mënyrë të paligjshme në fabrikë. Punëdhënësi i saj, një 42-vjeçar grek, u arrestua, por më pas u lirua.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore e shoqëruar nga dy persona, të cilët deklaruan se e kishin gjetur në rrugë. Mjekët vunë re se ajo ishte në gjendje të ecte, por ishte e frikësuar dhe nuk komunikonte. Ndërkohë, personat shoqërues kishin me vete në një çantë pjesën e lëkurës së shkëputur me flokë./vizionplus.tv

Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një shofere 24-vjeçare ka përfunduar me automjetin e saj brenda një kanali me ujë, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja ndodhi këtë të enjte rreth orës 17:15, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, ku automjeti me drejtuesen Xh. K., dyshohet se, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 3 prill 2026

Nga Paolo Fox

DASHI

Nuk ka nevojë të nxitohesh: ke nevojë për drejtim. Ke energji, por pyetja është se ku ta vësh atë. Në punë, mund të gjendesh përballë një situate që kërkon një zgjedhje të qartë: më pak veprime por të synuara janë më të mira. Megjithatë, në dashuri, do të kuptosh se nuk mund ta shtysh më një bisedë. Më mirë ta adresosh tani, sinqerisht, edhe nëse nuk është e lehtë.

DEMI

I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e premte, 3 prill 2026), kjo ditë ju fton të dilni pak nga zona juaj e rehatisë. Nuk është një trazirë e plotë, por një hap i vogël jashtë rutinës suaj të zakonshme. Në jetën tuaj të punës, kjo mund të nënkuptojë pranimin e një propozimi të ndryshëm nga zakonisht. Megjithatë, në jetën tuaj dashurore, duhet të rinovoni diçka: edhe një gjest i thjeshtë mund të sjellë përsëri entuziazmin.

BINJAKËT

Jeni më pak i shpërndarë dhe më i fokusuar, dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer. Je në gjendje të dallosh atë që ka vërtet rëndësi nga ajo që është thjesht zhurmë. Në karrierën tënde, kjo të ndihmon të marrësh vendime më të informuara. Megjithatë, në dashuri kërkon qëndrueshmëri: nuk mund të thuash një gjë dhe të mendosh një tjetër.

GAFORRJA

Prezantoni një provë të vogël emocionale. Asgjë dramatike, por diçka që ju shtyn të kuptoni më mirë atë që dëshironi. Në punë, përpiquni të mos mbylleni shumë në vetvete. Megjithatë, në dashuri, është koha të hapeni: ata përreth jush duhet të kuptojnë se si ndiheni vërtet.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 3 prill 2026), forca juaj qëndron në qetësi. Nuk keni nevojë të imponoheni, por të udhëhiqni me vetëbesim. Kjo ju bën më autoritar në punë. Në dashuri, hapet një hapësirë ​​interesante: më pak teatralitet, më shumë autenticitet… dhe aty lind diçka e vërtetë.

VIRGJËRESHA

Një ditë realiteti, por edhe surprizash. Jeni mësuar të kontrolloni gjithçka, por sot diçka ju shpëton… dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Në punë, një kthesë e papritur e ngjarjeve mund të jetë e dobishme. Në dashuri, lini vend për diçka spontane: do t’ju bëjë mirë.

PESHORJA

P ju kërkohet të zgjidhni një anë, veçanërisht në një situatë që e keni zvarritur për një kohë të gjatë. Nuk mund të qëndroni më neutralë. Në jetën tuaj të punës, kjo mund t’ju çojë në një qëndrim më të qartë. Megjithatë, në dashuri, një diskutim i hapur mund të ndryshojë ekuilibrin e marrëdhënies suaj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 3 prill 2026), është një ditë intensive, por shumë e qartë. Kuptimi juaj ju lejon të parashikoni lëvizjet e të tjerëve. Ky është një avantazh i madh në jetën tuaj të punës. Megjithatë, në dashuri, kini kujdes të mos mbylleni shumë në vetvete: nëse ndjeni diçka, shpreheni atë.

SHIGJETARI

Keni nevojë për qetësi, por edhe të vërtetë. Thjesht “të ndihesh mirë” nuk është më e mjaftueshme për ty; ti dëshiron të kuptosh se ku po shkon. Një drejtim i ri mund të shfaqet në punën tënde. Në dashuri, je më i sinqertë se zakonisht: dikush mund të befasohet.

BRICJAPI

Kjo është një ditë ndërtimi të ngadaltë, por efektiv. Mos kërkoni rrugë të shkurtra dhe bëjeni mirë. Në punë, po krijoni diçka të fortë, edhe nëse nuk është menjëherë e dukshme. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë të distancuar: prania emocionale është thelbësore.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 3 prill 2026), keni një ide që mund të ndryshojë gjërat, por do t’ju duhet guximi për ta ndjekur atë. Në punë, është koha të mendoni jashtë kornizave. Në dashuri, megjithatë, më pak teori dhe më shumë praktikë: bëni diçka konkrete për ata që ju rrethojnë.

PESHKQIT

Të dashur Peshq, kjo është një ditë shumë interesante sepse kombinoni ndjeshmërinë dhe praktikën. Jo vetëm që ndjeni, por filloni edhe të veproni. Në punë, kjo ju ndihmon ta shndërroni intuitën në realitet. Në dashuri, ka një ëmbëlsi të re, më të qëndrueshme dhe më pak të brishtë. 

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis familjen!

Tiana Krasniqi, është një 31-vjeçare nga Britania me origjinë shqiptare, e cila ka vendosur të fejohet me James Broadnax, i dënuar me vdekje në Teksas për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008 dhe ekzekutimi i tij është planifikuar më 30 prill.

Megjithëse kurrë nuk janë takùar fizikisht, Tiana dhe Broadnax kanë ndërtuar një marrëdhënie të thellë përmes letrave dhe bisedave telefonike.

Historia e tyre nisi në tetor 2024, kur Tiana i shkroi Broadnax-it për të mbledhur informacion për një projekt studimi mbi pabarazitë racore dhe praktikat e diskutueshme në sistemin gjyqësor amerikan. Ajo nuk e kishte imagjinuar se ky ndërveprim do të çonte në një lidhje romantike.

Shkëmbimi i mesazheve dhe bisedave telefonike u shndërrua shpejt në një marrëdhënie emocionale intensive, duke i dhënë Tiana-s ndjenja të forta për të dënuarin.

Për të qenë më pranë të fejuarit të saj, Tiana ka lënë Londrën dhe është zhvendosur në Houston. Ajo punon si recepsioniste dhe studion drejtësi, ndërsa angazhohet në një fushatë kundër dënimit me vdekje, duke kërkuar tërheqjen e ekzekutimit të Broadnax-it.

Megjithëse marrëdhënia e tyre ka shkaktuar kritika dhe ka ngjallur habi, Tiana insiston se ndjenjat e saj janë të sinqerta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me situatën dramatike të Broadnax-it.

Çifti ka planifikuar një ceremoni të shkurtër martesore brenda burgut, me një xham ndarës, që do të zgjasë rreth 15 minuta. Lidhja e tyre ka pasur gjithashtu pasojë të rëndësishme në jetën personale të Tiana-s: ajo ka qenë larg vajzës së saj 9-vjeçare, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar me babanë e saj.

Megjithatë, Tiana thotë se beson në vendimin e saj dhe është e gatshme të përballet me sfidat e lidhjes me një të dënuar me vdekje.

Rasti i Broadnax ka shkaktuar debat të gjerë, sidomos pasi kushëriri i tij ka deklaruar së fundmi se mund të ketë qenë i vetmi përgjegjës për krimin, duke ngritur dyshime mbi fajësinë e Broadnax-it. Po ashtu, janë evidentuar shqetësime mbi paragjykimet racore gjatë procesit gjyqësor, duke i shtuar edhe më shumë kompleksitet historisë së tyre.

Tiana ka deklaruar se, nëse ekzekutimi realizohet, dëshiron të jetë pranë Broadnax-it në momentin e fundit për të treguar dashurinë e saj.

Marrëdhënia e tyre është një histori e pazakontë dashurie që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut në të dyja anët e Atlantikut, duke shkaktuar diskutime mbi moralin, dashurinë dhe drejtësinë në sistemin penal amerikan./The Sun

Galeria fotografike (

1 / 6

)