“Nuk e ndal dot kandidimin tim”, Evi Kokalari “kërcënon” Berishën

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar publikisht ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar për zvarritje të qëllimshme të procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike dhe për shmangie të kandidaturës së saj në këtë garë. Në një deklaratë të gjatë të bërë në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se që prej 16 marsit ka kërkuar publikisht përfshirjen në garë, ndërsa më 19 mars kërkesa është depozituar zyrtarisht përmes përfaqësuesve ligjorë.

Sipas saj, deri më 31 mars nuk ka marrë asnjë përgjigje nga drejtuesit e PD-së, ndërsa komisioni që do të shqÿrtonte kandidaturat ende nuk është ngritur. Ajo thekson se kandidimi i saj nuk është i papritur për Berishën, duke pretenduar se e ka paralajmëruar prej kohësh për këtë hap dhe duke e akuzuar atë dhe familjarët e tij për dështim në drejtimin e partisë ndër vite. Në të njëjtën kohë, Kokalari e cilëson si devijim të vëmendjes fokusimin në përjashtime apo debate të tjera brenda partisë, ndërsa sipas saj po shtyhet qëllimisht procesi i zgjedhjes së kryetarit. Në deklaratë, ajo shkon më tej duke ngritur akuza të forta politike, duke pretenduar ekzistencën e një marrëveshjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës në lidhje me zhvillimet politike, përfshirë edhe çështje që lidhen me arrestin shtëpiak të këtij të fundit. Këto pretendime nuk janë të konfirmuara nga burime zyrtare. “Më 16 mars i kam kërkuar publikisht Sali Berishës të më shtojë emrin për garën e kryetarit të PD-së. Më 19 mars, kërkesa i është dërguar zyrtarisht nëpërmjet avokatëve.

Sot është data 31 mars, pra kanë kaluar 16 ditë pa asnjë përgjigje. Thonë se do të krijonin një komision që do të merrej me kandidaturat, por ky komision duhej të ishte gati kur deklaruan publikisht që po hapej gara për kryetar të PD-së. Që unë do të kandidoja, Berisha e dinte shumë mirë që në 2023. Ia kam shkruar vazhdimisht, si Sali Berishas ashtu edhe Shkelzen Berishas, që patën shansin e fundit në 2021 për të korrigjuar çdo gabim që kishin bërë për 35 vitet e fundit. Ata nuk e bënë, por abuzuan me të gjithë ne. Tashmë është momenti të dalin dhe do dalin: me hir apo me pahir. Por një gjë është e sigurt — kandidatura ime për ta nuk ishte surprizë. Tashmë merren me “Babalet” dhe me ata që përjashtojnë nga PD-ja, dhe qartazi e bëjnë këtë për të hequr vëmendjen nga fakti që po vonojnë komisionet dhe çdo gjë që duhej ta kishin gati një muaj më parë. E kam të qartë lojën e tyre, dhe ta kuptojnë: nga kandidimi im nuk do të shpëtojnë.

As nuk mund ta refuzojnë, sepse ata që i dhanë shpresë Berishës nga SHBA, së shpejti do të kenë telashet e tyre dhe Berisha këtë betejë nuk e fiton. Nuk di si ta bëj më të qartë, veçse të them që arresti shtëpiak i Berishës, i cili u hoq në bazë të pazareve me Ramën, mund t’i kthehet, sepse kjo është pista që kam ndjekur këtë javën e fundit pasi Babale e bëri publike dhe konfirmoi që Berisha, në këmbim të heqjes së arrestit shtëpiak, fali zgjedhjet vendore të majit 2025. Ai që mundësoi atë pazar midis Ramës dhe Berishës, do të ketë telashet e veta, por edhe personi që mori këtë vendim (gjyqtari) mund të ballafaqohet vetë me drejtësinë dhe, nëse ka marrë urdhra nga Edi Rama për ta hequr arrestin shtëpiak, jo vetëm do të humbasë licencën, por shanset janë që do të kalojë edhe ai/ajo nga SPAK një ditë, sepse SPAK nuk shkon vetëm pas parasë. Korrupsioni merr forma të ndryshme. Pazari Rama-Berisha si fakt i konfirmuar nga Babalja, ka kaluar tashmë si informacion në DASH dhe ndoshta SPAK do duhet të jap llogari së shpejti tek ata që e finacnojnë. I them këto sepse Berisha nuk kupton që mua s’më trembin fëmijët e Trump-it që po vjedhin rëndshëm në atë vend dhe, në krahasim me ta, Berisha dhe Shkëlzeni janë peshë shumë e lehtë. Kështu që ju sugjeroj edhe njëherë të mos vonojnë këtë garë. Kandidatura ime s’ka nevojë për aprovimin e një komisioni që do të jetë i pavlefshëm, sepse shanset janë që përbëhet nga individë po aq të korruptuar sa Berisha vetë, që i ka futur në parlament pa asnjë votë.

Dhe për sa kohë që nuk justifikon dot ekzistencën tënde në atë parti pa asnjë votë të fituar në emrin tënd, nuk mund të kesh tagër të kualifikosh apo jo kandidaturën time dhe ekzistencën time në atë institucion, e cila ishte një nga arsyet kryesore pse Berisha arriti atë “comeback” si kryetar i saj sërisht. Personalisht e kam vërtetuar tashmë që lufta ime për mbrojtjen e PD-së ka qenë shumë e fortë. Lufta kundër Berishës është, pa diskutim, lufta e duhur për të shpëtuar partinë, prandaj për sulme kundër partisë nuk më akuzojnë dot. Nëse duhet të thonë se kam bërë luftë kundër Berishës, le ta thonë — sepse ajo deklaratë vetëm vota më sjell. Sërish, është pothuajse 1 prill, dhe Shkëlzen dhe Sali Berisha duhet të më përgjigjen zyrtarisht mua (apo avokatit) dhe të mos luajnë me të drejtat e shqiptarëve më gjatë se kaq. PD-ja, përveçse nëse Shkëlzeni më sjell një tapi të regjistruar në kadastër që nga formimi i saj, nuk i takon Berishës dhe me dhunë nuk kanë për ta mbajtur. Dhe me manipulim votash nuk kanë për t’ua kaluar njerëzve të tyre. Kushdo që hyn në këtë garë tani e ka marrë paralajmërimin: kjo është një betejë që nuk keni për ta fituar; madje, do të rrezikoni çdo shans për të vazhduar në politikë në të ardhmen. PD-ja më 23 maj duhet të ketë vetëm një garë të pastër, të pamanipuluar nga Vokshët, Nokerat dhe Këlliçët: një garë e pastër midis dy themeluesve të Rithemelimit: Evi Kokalari vs Sali Berisha”, shkroi dje aktivistja Evi Kokalari.

Fabio Cannavaro do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë? FSHF nis negociatat

Epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë është mbyllur në stadiumin e Varshavës ku Shqipëria humbi mundësinë për Botërorin.

E ndërsa kontrata e Sylvinhos përfundon në korrik, Dritan Shakohoxha, ka zbuluar një emër surprizë që mund të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Sipas Shakohoxhës, FSHF është në tratativa me ish-futbollistin e famshëm italiàn, Fabio Cannavaro.

Shakohoxha tha se FSHF merr vetëm trajnerë të huaj, duke u rrëmbyer atyre edhe protagonizmit.

“17 mln euro kanë kushtuar këta burrat (trajnerët e huaj ndër vite).

Para 40 vjetësh, federate e kohës mori një trajner gjerman dhe i vuri dy trajnerë që ta mësonin. I marrim të huaj, sepse duam vëmendjen te vetja jonë. Kur fiton Shqipëria, dy llafe flasin trajnerët, pastaj flet Federata, sepse të gjithë marrin merita. 

Tani thonë se Cannavaro do të bëhet trajner, pra një që e kemi parë në TV. Do ta marrim për të thënë kemi marrë në punë atë. 90% e trajnerëve që kemi marrë, kanë qenë futbollist të mirë, por jo trajnerë”, tha Shakohoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Fabio Cannavaro është aktualisht trajner i kombëtares së Uzbekistanit.

Cannavaro do të drejtojë Uzbekistanin në Kupën e Botës 2026, ku skuadra është tashmë e kualifikuar.

Për 52-vjeçarin kjo është eksperienca e dytë si trajner kombëtareje, pas periudhës së shkurtër me Kinën në vitin 2019. Në karrierën e tij si trajner, ai ka punuar në Kinë me Guangzhou Evergrande dhe Tianjin Quanjian, në Arabinë Saudite, si dhe në Itali me Beneventon e Udinesen.

Eksperienca e fundit e Cannavaros ishte me Dinamon e Zagrebit, nga e cila u largua në prill të këtij viti.

“E kam dashur dhe e dua”/ Frederik Ndoci për Moza Ahmetin: Ja ku ndryshon ajo nga unë

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut në mbrëmjen e djeshme të Ferma VIP 3, duke qenë kështu në qendër të vëmendjes dhe duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara të momentit.

Për ish-fermerin Frederik Ndoci, Ahmeti ka qenë një personalitet i spikatur që prej viteve ’90, të cilën e vlerëson për origjinalitetin dhe mënyrën e saj të drejtpërdrejtë të shprehjes.

I ftuar në studion e emisiònit Living Day në Vizion Plus, me moderatoren Brunilda Lahe, ai u shpreh se Moza Ahmeti është një figurë që i duhet shoqërisë.

Ndoci u ndal gjithashtu edhe te eksperienca e tij në Ferma VIP 2, ku theksoi se shpesh i është druajtur reagimeve të konkurrentëve të tjerë.

Sipas tij, ka nga ata që presin të kapen pas çdo detaji për të kritikuar apo keqinterpretuar.

Ndërkohë, për Moza Ahmetin, kjo frikë nuk ekziston. “Këtu ndryshon me mua”, u shpreh Ndoci, duke nënvizuar vetëbesimin dhe qasjen e lirë të saj përballë publikut.
Ndoci: Moza Ahmetaj ka qenë personalitet që prej viteve ’90, që kur e kam njohur unë me krijimtaritë e para të saj poetike. Më ka befasuar me mënyrën e shfaqjes së saj pa drojtje. Pa komplekse. Perfekte. I duhet shoqërisë për të ecur përpara, sidomos femrave.

Lahe: Në vetëm 3 ditë u kthye në një fenomen. Nëse hap cilido rrjet social, kudo sheh Mozën, është në çdo postim. Ka pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të personazheve të njohur e më pak të njohur. Të gjithë e deshën Mozën.

Ndoci: Unë e kam dashur dhe e dua.

Ndoci: Moza ngelet e madhe, edhe nëse nuk kishte hyrë aty brenda.

Ndoci: Artistin e madh e ndan një fije e hollë floku nga narcizizmi.

Lahe: I druheshe kësaj gjëje?

Ndoci: Absolutisht. Ata mezi prisnin të gjenin diçka që të sulmonin, ose mos të kuptonin batutën.

Lahe: Këtë frikë Moza duket sikur s’e ka./Living Day

Ditmir Bushati nxjerr skandalin e Edi Ramës: Hoqe dorë nga anëtarësimi në BE, bashkë me Vuçiç keni vendosur të

Nga Ditmir Bushati

PERDJA E TYMIT

Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 u eklipsuan disi nga nisma e përbashkët e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Serbisë, botuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, për heqjen dorë nga anëtarësimi dhe pranimi i njëfarë raporti “të nivelit të dytë” me BE-në.

Që prej agresionit rus në Ukrainë, politika e zgjerimit të BE-së ka pësuar një zhvendosje. Nga anëtarësimi i fundit në BE i Kroacisë në vitin 2013 e deri në shkurtin e vitit 2022, zgjerimi ishte një proces i ngecur dhe i kontestuar politikisht. Si pasojë e luftës, tani ai po konsiderohet një instrument i rëndësishëm për sigurinë europiane.

Vështruar në këtë kontekst, zgjerimi po përdoret gjithnjë e më shùmë, jo vetëm për të përgatitur vendet për anëtarësim, nga pikëpamja e reformave të sundimit të së drejtës, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, por edhe si një mundësi për të forcuar qëndrueshmërinë e tyre, duke i togëzuar gjeopolitikisht me BE-në, në një mjedis sigurie të ndikuar nga lufta në kontinent. Luftë, e cila ka hyrë në vitin e pestë të saj.

Në këtë sfond është intensifikuar edhe debati nëse procesi i zgjerimit kërkon modele të reja institucionale ose jo, me qëllim intensifikimin e tij. Ndër të tjera, është propozuar: (i) një proces ‘pranimi gradual’ apo me faza të ndryshme, ku secila fazë lidhet me plotësimin e reformave të caktuara; (ii) ‘integrimi në tregun e brendshëm’ të BE-së, si një etapë e ndërmjetme dhe parapërgatitore për të lehtësuar anëtarësimin në BE; (iii) ‘zgjerim i përmbysur’, që i jep përparësi anëtarësimit para përmbushjes së kritereve, shoqëruar me garancitë përkatëse për përmbushjen e tyre duke qenë pjesë e BE-së.

Propozime të tilla synojnë të pajtojnë urgjencën gjeopolitike me kornizën e deritanishme të procesit të anëtarësimit në BE. Nga propozimet e lartpërmendura, ai i ‘zgjerimit të përmbysur’ është hedhur poshtë nga vendet anëtare të BE-së, të cilat këmbëngulin në një proces që kombinon reformat në fushën e sundimit të së drejtës me linjëzimin gjeopolitik.

Ndërkohë nisma e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Serbisë krijon një perde tymi, pasi propozon modele që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin: pjesëmarrjen në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen, duke hequr dorë nga anëtarësimi në BE.

Për një çështje si anëtarësimi në BE, i cili konsiderohet një objektiv kombëtar për t’u përmbushur, pas anëtarësimit në NATO, nisma do të duhej t’i nënshtrohej paraprakisht një diskutimi të njëmendtë politik e shoqëror. Qeveria duhet të demonstrojë aftësi për të kryer tri detyra: (i) kuptimin në kohë të problemeve që kanë lidhje me etapat e ndryshme të procesit të zgjerimit; (ii) përpunimin e thelluar të rrugëzgjidhjeve që propozon pa u shmangur nga përgjegjësia; dhe (iii) formulimin e një strategjie në mënyrë transparente për zbatimin e asaj çka është më e dobishme si rrugëzgjidhje.

Ne shqiptarët nuk kemi asnjë dilemë dhe mbetemi të patundshëm në aspiratën tonë për t’u bashkuar me popujt e tjerë në familjen europiane. Ndaj, meritojmë të informohemi për arsyet e kësaj nisme e të dëgjohemi se çfarë mendojmë se duhet bërë për të jetësuar rrugën europiane.

E prezantuar për audiencën gjermane, e cila mban barrën kryesore të shpenzimeve financiare në BE, nisma u përcoll me ftohtësi nga politika gjermane. E vetmja që komentoi nismën ishte komisionerja e zgjerimit, e cila tha se ‘propozuesit nuk e kanë idenë se sa shumë punë e reforma nevojiten për të qenë pjesë e tregut të brendshëm dhe zonës Schengen’. Një deklarim shkurajues krahasuar me qëndrimet e mëparshme të saj se ‘objektivi i Shqipërisë për të përmbyllur procesin e bisedimeve për anëtarësim me BE brenda vitit 2027, është një objektiv ambicioz, por i arritshëm’. Nëse përmbyllja e negociatave është një objektiv i arritshëm, nuk ka arsye që pjesëmarrja në tregun e brendshëm të BE-së, që në çdo rrethanë është më pak sesa anëtarësimi, të mos jetë një objektiv i arritshëm për Shqipërinë.

Gjithashtu, çdo sugjerim dhe nismë nga ana e komisioneres për ngjizjen e një procesi politik dhe demokratik, krejtësisht të munguar, që në fakt duhet t’u paraprinte nismave të tilla në Shqipëri dhe Serbi, do të vlerësohej si ndjeshmëri e institucionit që ajo përfaqëson, ndaj vlerave dhe parimeve të demokracisë, dialogut dhe mirëkuptimit politik. Në të njëjtën kohë, do të sinjalizonte edhe një rikthim në traditën më të mirë të Komisionit Europian, duke treguar kujdes të posaçëm për inkurajimin dhe respektimin e proceseve demokratike në jetën politike dhe shoqërore, më shumë sesa për mbushjen e kutizave të shumë e shumë planeve, matricave e strategjive që në një pjesë të rasteve nuk prodhojnë efekte të matshme në jetën e qytetarëve.

KEQKUPTIMET PËR TREGUN E BRENDSHËM

Pjesëmarrja në tregun e brendshëm për vendet jo anëtare të BE-së do të thotë pranim i rregullave të BE-së për zbatimin e lirisë së lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve, por pa pasur mundësinë e përfitimit financiar dhe shfrytëzimin e instrumenteve që korrigjojnë pabarazitë që mund të krijohen, të cilat janë të disponueshme vetëm për vendet anëtare. Ndërsa, zona Schengen nuk është një paketë ekonomike, por një regjim strikt besimi që përfshin sigurinë, drejtësinë, politikën e vizave dhe kontrollin kufitar.

Është e rëndësishme të dihet se Zona Ekonomike Europiane u krijua në vitin 1992 për të mundësuar pjesëmarrjen në tregun e brendshëm të BE-së të vendeve si Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, të cilat nuk synonin anëtarësimin, por një treg të përbashkët me BE-në, për shkak të interesit ekonomik dhe politik të ndërsjellë. Vendet e lartpërmendura pranuan rregullat e mbikëqyrjes së BE-së, për shkak të madhësisë së tregut dhe standardit të lartë, pasi Zona Ekonomike Europiane përbëhet nga ekonomi të zhvilluara me institucione të konsoliduara, demokraci të përparuara, standarde sigurie dhe sundim të së drejtës. Në këtë mënyrë, si anëtarët e BE-së ashtu dhe jo anëtarët përfitojnë në një treg më të madh e më të rregulluar, ku ekonomitë kombëtare janë në gjendje të përballojnë forcat e konkurrencës dhe ku konsumatori ka më shumë mundësi zgjedhjeje.

Në praktikë kjo do të thotë se të gjitha bizneset dhe njerëzit trajtohen sikur të jenë pjesë e BE-së, dhe mund të vendosen e lëvizin lirisht kudo bizneset e tyre, pa kurrfarë pengese, tarifore apo jo-tarifore. Gjithashtu, rregullat e prokurimit publik janë në mbështetje të tregut të brendshëm. Parimet e përgjithshme të tregut si mos-diskriminimi, transparenca, trajtimi i barabartë, njohja e ndërsjellë, proporcionaliteti aplikohen edhe për prokurimin publik.

A mund të jetë modeli i Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit i zbatueshëm në rastin e Shqipërisë dhe Serbisë? Ky mund të ishte një opsion që duhej eksploruar shumë kohë më parë në bashkërendim edhe me nismat e integrimit rajonal. Ky i fundit është konsideruar gjithnjë si parakusht për anëtarësimin në BE. Por fatkeqësisht vijon të mbetet i pashfrytëzuar siç duhet ose i keqshfrytëzuar.

Në Samitin e Sofjes në vitin 2018, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor u angazhuan për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor, si parapërgatitje për përfshirjen e rajonit tonë në tregun e brendshëm të BE-së. Në vend që të punonin për përshpejtimin e këtij procesi të ndërlikuar që kërkon përmbushjen e standardeve europiane, Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë krijuan një projekt paralel, të quajtur Ballkani i Hapur, qëllimi dhe rezultatet e të cilit mbeten edhe sot të paqarta.

Mund të tingëllojë ironike, por sapo Shqipëria përparoi me grup-kapitujt për anëtarësim në BE, e braktisi Ballkanin e Hapur. Teksa presim Raportin për Piketat e Ndërmjetme dhe qëndrimin e përbashkët të BE-së për grup-kapitullin e parë që ka lidhje me sundimin e së drejtës dhe që është përcaktues për cilësinë dhe shpejtësinë me të cilën do të mbyllen kapitujt e anëtarësimit në BE, Shqipëria ribashkohet me Serbinë duke deklaruar heqjen dorë nga anëtarësimi dhe pranimin e njëfarë raporti “të nivelit të dytë” me BE-në.

Duke lënë mënjanë kontekstin e mësipërm kontradiktor, në shikim të parë, kërkesa për t’u bërë pjesë e tregut të brendshëm të BE-së mund të duket tërheqëse, pasi njerëzit me të drejtë orientohen për nga përfitimet ekonomike kudo në botë. Shqiptarët dhe serbët nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Mjafton të kujtojmë impaktin që pati tek qytetarët dhe bizneset rënia e ‘Murit të Schengen-it” dhe sigurimi i lëvizjes pa viza.

Mirëpo në BE nuk ka asgjë falas. Sidomos kur bëhet fjalë për tregun e brendshëm, i cili, është një nga format më të sofistikuara të integrimit ekonomik që njohim deri më sot. Pjesëmarrja në të nuk është si shëtitjet në park, por si garat olimpike, ku nevojitet stërvitje serioze dhe e përditshme. Tregu i brendshëm funksionon mbi një nivel besimi për zbatimin pa pengesa të lirisë së mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve. Për ta bërë të mundur këtë, vendet anëtare të BE-së duhet të besojnë se ne kemi jo vetëm ligjet e shkruara, por edhe kapacitetin për të zbatuar rregullat dhe politikat e BE-së.

Tregu i brendshëm i BE-së nuk ka të bëjë veç me ekonominë, por mbi të gjitha me sundimin e së drejtës në ekonomi. Ndaj, integrimi në tregun e brendshëm të BE-së është i pamundur nëse nuk ndryshohet modeli i tanishëm i qeverisjes që bazohet tek personalizimi i pushtetit dhe kontrolli i plotë mbi të gjitha institucionet, metastazat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në sektorët kritikë të ekonomisë.

Hetimet e SPAK-ut në lidhje me tenderat në infrastrukturë dhe teknologji, ndër të tjera, na dëshmojnë nevojën për të siguruar një garë të barabartë për të gjithë bizneset vendase apo europiane, duke zbatuar rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës. Po kështu, nevojiten politika dhe veprime që krijojnë besimin e vendeve anëtare për sa i takon zhbllokimit të fondeve të BE-së në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë, si pasojë e shkeljeve të pretenduara dhe hetimeve të ndërmarra nga institucionet europiane dhe shqiptare. Me fjalë të tjera, çdo para që del nga buxheti i shtetit apo euro që vjen nga buxheti i BE-së dhe që prokurohet duhet t’i nënshtrohet të njëjtës logjikë.

Shkurt, pa sundim të së drejtës, demokraci dhe mirëqeverisje as që mund të imagjinohet pjesëmarrja në tregun e brendshëm të BE-së, rritja e fuqisë prodhuese, eksportuese dhe as gëzimi i përfitimeve që vijnë prej kësaj pjesëmarrjeje.

Nismëtarët bëjnë të qartë se nuk po kërkojnë integrim institucional në BE. Pra, nuk e konsiderojnë pjesëmarrjen në tregun e brendshëm si një etapë të ndërmjetme drejt anëtarësimit në BE. Austria, Suedia dhe Finlanda fillimisht u bënë pjesë e tregut të brendshëm të BE-së dhe më pas u pranuan në BE. Gjithashtu, Islanda, e cila është pjesë e tregut të brendshëm, ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi, për t’u konsultuar me qytetarët në lidhje më një anëtarësim të mundshëm në BE. Në rast se qytetarët do të përgjigjen pozitivisht, atëherë Islanda do të jetë vendi i 28-të i BE-së.

Pjesëmarrja në institucionet e BE-së është një element përbërës i procesit të anëtarësimit dhe pa të anëtarësimi nuk ekziston. Sado që qëllimi i nismës mund të jetë për të hapur vetëm derën e tregut të brendshëm të BE-së, duke njohur vështirësitë e hapjes së derës së madhe të BE-së, ambicia jonë nuk mund të përfundojë këtu. Aq më tepër që BE-ja është treguar bujare me Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë për të hapur me një shpejtësi të paprecedentë të gjithë grup-kapitujt, dhe duke pritur prej nesh përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me mbylljen e tyre për anëtarësimin në BE.

Nuk duhet të harrojmë se në mjedisin e tanishëm gjeopolitik BE-ja udhëhiqet jo vetëm nga logjika e tregtisë, por edhe nga logjika e sigurisë dhe madje e mbrojtjes së integritetit të tregut të vet. Prandaj, investimet gjithashtu shikohen nën prizmin e sigurisë. Është kjo arsyeja pse BE-ja ka miratuar rregullore mbi shqyrtimin e investimeve të huaja direkte. Këto elemente pasqyrohen edhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim për të vlerësuar se kush po investon, ku po investohet dhe kush kontrollon sektorët kyç të tilla si: energjia, infrastruktura, telekomunikacioni, të dhënat dhe teknologjitë e përparuara.

ILUZIONI I SCHENGEN-it

Eksperienca e vendeve me të shkuar të ngjashme me atë të Shqipërisë dhe Serbisë tregon se vendet fillimisht janë bërë pjesë e BE-së, dhe më pas pjesë e zonës Schengen. E kundërta e asaj që propozohet në nismën e përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Serbisë, ku kërkohet pjesëmarrja në Schengen pa qenë pjesë e BE-së.

Vendeve që u anëtarësuan në BE në vitin 2004 dhe që vendosen të bëhen pjesë e Schengen-it iu deshën edhe katër vjet pas anëtarësimit në BE për t’u bërë pjesë e Schengen-it. Kroacisë, e cila u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, iu deshën edhe dhjetë vjet të tjera për t’u bërë pjesë e Schengen-it. Ndërsa Bullgarisë dhe Rumanisë që u anëtarësuan në BE në vitin 2007 iu deshën plot tetëmbëdhjetë vjet për t’u bërë pjesë e Schengen-it. Pjesëtarët e Schengen-it që nuk janë anëtarë të BE-së janë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Standardi i lartë i të cilëve, i pakrahasueshëm me atë të Shqipërisë dhe Serbisë, nuk ka nevojë për komente të mëtejshme.

Faktet e sipërpërmendura flasin vetë. Për t’u bërë pjesë e Schengen-it, kërkesat janë edhe më të rrepta sesa anëtarësimi në tregun e brendshëm apo anëtarësimi në BE, sepse kërkohet besim i plotë në institucionet e shtetit që po anëtarësohet, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkëpunim i plotë në fushën policore dhe gjyqësore, si dhe harmonizim i plotë me politikat e BE-së.

Para së gjithash, ky bashkëpunimin nënkupton veprimin mbi urdhër-arrestet europiane në mënyrë që vendi që aderon në Schengen të mos bëhet një “strehë e sigurt” për individët apo grupet e strukturuara kriminale që i shmangen drejtësisë. Bilanci i policisë dhe institucioneve ligjzbatuese shqiptare në ekzekutimin e urdhër-arresteve të grupeve të strukturuara kriminale është tejet deficitar.

Ndjeshmëria ndaj kërkesave të përsëritura të partnerëve ndërkombëtarë për eliminimin e grupeve të krimit të organizuar është e ulët. Strukturat e sigurisë në përgjithësi dhe policia në veçanti vuajnë mungesën e besimit të partnerëve ndërkombëtarë. Asnjë strategji marketingu apo plan veprimi nuk e zëvendëson dot vullnetin e hekurt politik në këtë fushë. E vetmja monedhë që vlen në këtë rast është besimi se një vend kontrollon territorin e tij dhe rreziqet e sigurisë, dhe se institucionet ligjzbatuese funksionojnë njësoj për të gjithë.

Puna për t’u bërë pjesë e zonës Schengen është disafish më e vështirë dhe sfiduese sesa përmbushja e kritereve që mundësuan heqjen e regjimit të vizave me zonën Schengen, apo përmbushja e kritereve për anëtarësim në BE. Prandaj, le të mos ushqejmë asnjë iluzion. Rruga jonë për në Schengen do të jetë edhe më e gjatë, edhe më e vështirë se ajo e pjesëmarrjes në tregun e brendshëm dhe anëtarësimit në BE.

RRUGA E QËNDRUESHME

Në të tilla kushte, pyetja që kërkon përgjigje nga vetë nismëtarët e propozimit është se pse po kërkojnë nga BE-ja diçka që është e pamundur ta marrin dhe cila është vlera e këtij propozimi. Pse kjo perde tymi tani?

Cilado qofshin arsyet pas nismës, e sigurt është se, për Shqipërinë e vetmja rrugë e qëndrueshme është anëtarësimi i plotë në BE. Ulja me dinjitet në një tryezë ku të drejtat dhe detyrimet vlejnë njësoj për të gjithë, dhe jo një raport dytësor me BE-në. Ndërkohë, shpërblimi nga ana e BE-së për reformat në fushën e sundimit të së drejtës dhe linjëzimit gjeopolitik, mbeten thelbësore për efektivitetin e zgjerimit dhe për rolin e tij në forcimin e sigurisë europiane.

Anëtarësimi në BE mund të arrihet përmes ndërtimit të një klime bashkëpunimi e mirëkuptimi politik që inkurajon sundimin e së drejtës, garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, lirinë e medias dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave europiane në të gjitha fushat e qeverisjes. Ky qëllim mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme dhe rezultateve të matshme. Jo përmes iluzioneve apo shmangies nga përgjegjësitë politike.

Analiza është botim i fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

Nisin pëlqimet e para në Ferma VIP 3, Akili shpreh hapur ndjenjat: Ajo është e para që dua të shoh kur zgjohem

Debatet dhe polemikat kanë nisur herët në Ferma VIP 3, por krahas tyre, në fermë kanë filluar të shfaqen edhe pëlqimet e para mes konkurrentëve.

Një prej fermerëve më aktivë, Akili, i angazhuar si në punët e përditshme ashtu edhe në diskutime, ka zbuluar se ka nisur të krijojë ndjenja për Gresën. Në një bisedë me Olën, ai ka rrëfyer emocionet e tij, duke pranuar se është i tërhequr prej saj, por njëkohësisht ndihet i pasigurt për shkak të situatës së saj jashtë fermës.

“Kur jam zgjuar sot, pàsha Zotin, njeriu i parë që kam dashur të shoh ka qenë ajo. Është shumë e mirë. Frika ime më e madhe është se nëse e bëj të dukshme këtë ndjenjë, mund të prishet raporti ynë, sidomos sepse ajo është e lidhur”, shprehet ai.

Ai nuk është kursyer as në vlerësimet për Gresën, duke shtuar: “Kur dolëm jashtë duke pirë cigare, e kam parë dhe u fika. Kur doli sonte te skeçi, kisha mbetur duke e parë. Isha ngrirë… sa e mirë. Karakteri e ka zbukuruar”.

Më tej, Akili thekson se kur bie në dashuri, ai nuk vendos kufij, duke shtuar se kjo situatë për të është edhe më e papritur, pasi nuk e kishte menduar veten në një lidhje me një vajzë nga Kosova.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për raportin që ka lënë jashtë fermës, duke treguar se para hyrjes ishte në një lidhje, e cila përfundoi për shkak të vendimit të tij për t’u bërë pjesë e spektaklit.

“Para se të hyja, isha në një lidhje dhe ajo më vuri kusht: nëse hyn në ‘Ferma’, nuk do të kemi më lidhje bashkë. Unë zgjodha veten time dhe vendosa të jem i lirë këtu brenda”, ka rrëfyer ai.

Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët shkon mbi 2200 euro/ LISTA

Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal.

Lista, e cila do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve, luhatet në intervalin nga 75 mijë lekë për pagat e berberëve dhe parrukierëve deri në 215 mijë lekë për kirurgët.

“Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse. Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshòjnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore,” deklaruan Tatimet përmes një njoftimi zyrtar.

Administrata u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve të deklarojnë në mënyrë të saktë pagat reale të punonjësve në sektorin mjekësor dhe estetik në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi. Sipas saj, masat për deklarimin e saktë të pagave synojnë rritjen e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, me qëllim sigurimin e pensioneve dinjitoze për punonjësit e sektorit të mjekësisë dhe të kujdesit personal (estetikë).

Rama jep LAJMIN: Familjarëve ose prindërve që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

“Kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar se do të ketë ndryshime në aktin e ardhshëm normativ. Ai zbuloi se familjarë ose prindër që nuk punojnë dot për shkak se kujdesen për ta do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti. Po ashtu për ta do të ketë edhe dyfishim shpërblimi.

“Nuk e kemi pasur mùndësinë të rrisim pagat sepse ekonomia nuk na e ka lejuar. Tani kjo po ndodh, jo vetëm në sektorin publik, por edhe privat, ku pagat po rriten në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu edhe me pensionet, kemi filluar një proces të pandashëm me rritjen e pensioneve. Në janar u rritën pensionet x, ndërsa janarin që vjen do të jetë dyfish i asaj shifre, në 2028 trefish, 2029 katërfish e kështu me radhë.

E kemi thënë edhe më parë, por do të realizojmë tani, që kujdestarët, prindër, të afërm familjarë të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë dhe njerëz që kanë nevojë, që janë të detyruar të kujdesen për njeriun e afërt, nuk mundet dot që për këtë shkak të mbeten pa pension nesër, dhe do t’ia paguaj shteti detyrimet shoqërore. Kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit, ashtu sikundër kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për nënat në radhë të parë”, tha Rama duke theksuar se nuk kanë qenë mundësitë për ta realizuar më parë.

“Mbrojtja e NATO-s rrëzon raketën iraniane mbi Turqi – konflikti afrohet pranë kufijve të Aleancës

Lufta në Lindjen e Mesme arrin një nivel të ri tensioni pas interceptimit të një rakete iraniane mbi Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel të ri tensioni pasi Turqia deklaroi se një raketë balistike e hedhur nga Irani ka hyrë në hapësirën ajrore turke dhe është rrëzuar nga mbrojtja e lidhur me NATO-n. Sipas Reuters, më 30 mars, autoritetet turke e përshkruan këtë si raketën e katërt iraniane të interceptuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa një zëdhënës i NATO-s konfirmoi se Aleanca është gati të mbrojë anëtarët e saj. Turqia nuk ka sqaruar objektivin e raketës, ndërsa Irani nuk ka dhënë komente të menjëhershme për incidentin.
Pse ka rëndësi ky episod

Ky incident është i rëndësishëm për dy arsye. Së pari, tregon se lùfta nuk prek më vetëm Iranin, Izraelin, Libanin, Jemenin dhe Gjirin Persik: tani po afrohet pranë territorit të një vendi anëtar të NATO-s. Së dyti, ngrit një pyetje që shumë qeveri shpesh e kanë shmangur: çfarë ndodh nëse konflikti, tashmë në zgjerim, përfshin më drejtpërdrejt territoret dhe sistemet e Aleancës?

Interceptimet nuk janë të rralla, por vendi i Turqisë e bën këtë rast të veçantë

Interceptimet e raketave ndodhin shpesh në shumë konflikte, por ky rast dallon për shkak të vendndodhjes dhe rolit të Turqisë. Turqia nuk është thjesht një vëzhguese: është anëtare e NATO-s, strehon objekte kyçe të Aleancës dhe ka luajtur rol diplomatik për të ulur tensionet rajonale. Reuters raporton se Turqia strehon baza kyçe si Incirlik dhe radarin e Kurecik, dhe se Ankaraja ka mbajtur kontakt me udhëheqësit ushtarakë të NATO-s me rritjen e tensioneve.

Një raketë që hyn në hapësirën ajrore turke nuk është thjesht një episod i luftës. Është një test për të kuptuar se sa larg mund të shtrihen pasojat gjeografike të konfliktit. Edhe nëse raketa nuk ishte drejtuar drejtpërdrejt ndaj Turqisë, fakti që ka kaluar hapësirën ajrore dhe është rrëzuar ndryshon perceptimin e luftës, duke e kthyer një konflikt të afërt në një çështje të drejtpërdrejtë sigurie për një vend të Aleancës.

Roli i dyfishtë i Turqisë

Roli i Turqisë është veçanërisht interesant sepse ajo përpiqet të luajë dy funksione njëkohësisht. Nga njëra anë, Ankaraja angazhohet në përpjekje diplomatike për të ndaluar eskalimin. Sipas Reuters dhe mediave të tjera, Turqia ka marrë pjesë në bisedime në Islamabad së bashku me Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, duke synuar zgjidhje si rihapja e ngushticës së Hormuzit dhe stabilizimin rajonal.

Nga ana tjetër, Turqia duhet të reagojë si një shtet i cili hapësira ajrore e tij përfshihet në konflikt. Balancimi i këtyre dy pozicioneve nuk është i lehtë. Turqia ka kritikuar si operacionet ushtarake të SHBA-ve dhe Izraelit, ashtu edhe aktivitetin raketor iranian, duke u paraqitur si aktor diplomatik dhe jo si palë në konflikt. Megjithatë, përsëritja e incidenteve raketore e bën të vështirë ruajtjen e vetëm një distancimi diplomatik. Kur raketat hyjnë në hapësirën tënde ajrore, edhe indirekt, roli i Turqisë rrezikon të kalojë nga ndërmjetësues në një fuqi rajonale të përfshirë.

Aleanca në qendër të vëmendjes

Interceptimi i raketës mbi Turqi nuk do të thotë se NATO po hyn në luftë, siç është sqaruar nga burimet. Megjithatë, faktorët aleancës bëhen më të rëndësishëm se kurrë. Sipas Reuters, NATO ka riafirmuar gatishmërinë për të mbrojtur anëtarët e saj, një pozicion standard që merr një peshë tjetër në një skenar të luftës në zgjerim. Ky episod tregon se, nëse rreziku i përhapjes vazhdon, territori dhe besueshmëria e Aleancës mund të bëhen elementë kyç të strategjisë.

Konflikti tashmë zhvillohet në fronte të shumta: rebelët Huthi janë gjithnjë e më shumë të përfshirë, shtetet e Gjirit mbeten nën presion, dhe ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë një nyje ushtarake dhe ekonomike. Një episod që përfshin Turqinë shton një nivel kompleksiteti. Nuk hap një luftë të re, por rrit rreziqet.

Pasojat e gjeografisë së konfliktit

Rëndësia më e madhe e incidentit është se ndryshon perceptimin gjeografik të luftës. Një konflikt që shpesh lidhej kryesisht me Iranin dhe Izraelin tani shtrihet qartë edhe në hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s. Edhe nëse incidenti përfundon me një interceptim të suksesshëm pa eskalim të mëtejshëm, ai tregon se lufta është gjithnjë e më e vështirë për t’u kufizuar.

Ky zhvillim ka ndikim në tregje, diplomaci dhe strategji ushtarake. Nëse qeveritë e vlerësojnë që lufta mund të prekë direkt territorin e Aleancës, mënyra e përballimit të konfliktit ndryshon, edhe pa një ndërhyrje formale. Shpesh rëndësia e një ngjarjeje qëndron më shumë në ndryshimin që prodhon në vendime të ardhshme sesa në efektet e saj të menjëhershme. Interceptimi në Turqi duket se është një nga këto raste.

Çfarë tregon ky episod për fazën aktuale të luftës

Minimalisht, incidenti raketor mbi Turqi tregon se kufijtë e luftës po bëhen më të paqëndrueshëm. Të ndjekësh vetëm frontet kryesore nuk mjafton më: tani ka rëndësi edhe ku arrijnë pasojat indirekte. Roli diplomatik i Turqisë, postura mbrojtëse e NATO-s dhe fuqia raketore rajonale e Iranit bashkohen në të njëjtën histori. Ky është një sinjal i një lufte që po zgjerohet jo vetëm në intensitet, por edhe në përmasa strategjike./Lajmi i Fundit

Pamje apokaliptike/ Çfarë po ndodh në Greqi?

Qyteti i Heraklion, që ndodhet në ishullin e njohur të Kretës, po përballet aktualisht me një situatë të pazakontë dhe mjaft alarmante për banorët e tij.

Një valë e fuqishme e pluhurit afrikan ka përfshirë zonën, duke krijuar kushte të rënda atmosferike dhe duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës së përditshme. Ky fenomen natyror, i cili ndodh kur masa të mëdha pluhuri transportohen nga shkretëtira e Saharasë drejt rajoneve të Mesdheut, këtë herë ka arritur nivele ekstreme.

Sipas të dhënave të publìkuara nga Observatori Kombëtar i Athinës përmes platformës Meteo.gr, përqendrimi i grimcave të imëta në ajër ka arritur deri në 1000 mikrogramë për metër kub, një shifër shumë herë më e lartë se kufijtë e rekomanduar për sigurinë e shëndetit publik. Këto nivele konsiderohen tejet të rrezikshme dhe përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin, sidomos për personat që vuajnë nga sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma apo bronkiti, si dhe për të moshuarit dhe fëmijët.

Pamjet nga qyteti janë shqetësuese: një mjegull e dendur pluhuri ka mbuluar gjithçka, duke krijuar një atmosferë të zymtë dhe duke reduktuar ndjeshëm dukshmërinë. Nga kulla e kontrollit në Aeroportin Nikos Kazantzakis është raportuar se dukshmëria ka rënë në vetëm 600 metra, ndërkohë që në kushte normale arrin deri në 10 kilometra.

Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e trafikut ajror, duke shkaktuar vonesa dhe devijime të fluturimeve. Aktualisht, shumica e fluturimeve që duhet të ulen në Heraklion po ridrejtohen drejt aeroporteve të tjera, ndërsa vetëm ngritjet po realizohen me kujdes të shtuar.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kjo situatë nuk do të jetë kalimtare. Parashikimet tregojnë se vala e pluhurit do të vazhdojë deri të enjten, më 2 prill, dhe ekziston mundësia që një valë tjetër të godasë sërish rajonin në ditët në vijim. Kjo e bën situatën edhe më shqetësuese dhe kërkon masa të vazhdueshme parandaluese.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal. Ata rekomandojnë shmangien e daljeve të panevojshme, përdorimin e maskave mbrojtëse dhe qëndrimin në ambiente të mbyllura sa më shumë që të jetë e mundur. Në veçanti, grupet më të rrezikuara duhet të jenë shumë të kujdesshme. Ekspertët theksojnë se fenomene të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, duke e bërë të domosdoshëm ndërgjegjësimin dhe përgatitjen për situata të ngjashme në të ardhmen.

SHBA – Trafik ko k¤ine me vΙerë 100 mln dollarë, dënohet me burg shqiptari (Emri)

Një shqiptar që jeton në Michigan është dënuar me 25 vjet burg në një rast trafiku ndërkombëtar kokaine prej 100 milionë dollarësh. Ylli Didani, 48 vjeç, u dënua të martën në gjykatën federale në Detroit, për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.

Sipas mediave amerikane, kokaina me vlerë mbi 100 milionë dollarë u sekuestrua pas hetimit të një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën.

Agjencitë e përfshira në hetim përfshinin Administratën Kundër Drògës, Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme-Hetimet Penale dhe Departamentin e Policisë së Farmington Hills (Michigan). Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Michiganin, tha prokurori i distriktit.

Si rezultat i hetimit, tha prokurori i distriktit, oficerët e zbatimit të ligjit sekuestruan mbi 4,300 kilogramë kokainë gjatë viteve 2019 dhe 2020, të cilat ishin ngarkuar në pesë anije të ndryshme kontejnerësh me destinacion porte ndërkombëtare.