Erion Veliaj iu nënshtrua një operacioni gjatë burgimit? Del E VËRTETA pas lajmit që “mori dhenë”: Ndërhyrja u krye me sukses! (DETAJE)

Prej ditësh në rrjet ka qarkulluar një lajm se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e sot është pohuar se operacioni ndaj tij është realizuar me sukses.

Më konkretisht bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për zhdukjen e disa nishaneve, situatë për të cilën avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca thekson se Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik.

“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikoIogjike. Nga një pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike. Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë!” tha Plarent Ndreca në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”.

Kujtojmë se në seancën gjyqësore të zhviluar më 27 prill, u rrëzua kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velian për transmetimin live të seancave gjyqësore ndaj tij dhe për të dalë nga kafazi gjatë gjyqeve, ndërsa mësohet se dosja ndaj tij është ndarë në 2 pjesë.

Gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa të pandehur në të njëjtën çështje. Më konretisht bëhet fjalë për biznesmenin Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani”.