Artisti i njohur shqiptar njëherazi dhe finalisti i “BBVA5”, Miri pas mbarimit të spektaklit në fjalë, ka vijuar jetesën e përkohshme në Tiranë për shkak të organizimit të koncerteve së bashku me mikun e tij Landi.
Mirëpo jetesa dhe angazhimet e tij në Tiranë ka bërë që ai të jetë i distancuar nga gruaja dhe vajza, çka ka sjellë irritim të kësaj të fundit.
Në një video të publikuar pasditen e sotme krah të së bijës, vajza e paralajmëron se nëse Miri nuk i përgjigjet në momentin që ajo e kontakton kur të jetë në Gjermani, ajo do i mbajë mëri.
“Kur të iki në Gjermani e të të marr në telefon, nëse ti nuk më përgjigjesh unë do nevrikosem me ty” i thotë vajza Mirit.
Paralajmërimin e vajzës, Miri e merr me sportivitet e me nota humori thotë: Me nerva, pupupu.
Video Player