“Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me të zeza, djaIin e kam autik

Inida Gjata ose e njohur si Zhaku u bë pjesë e Ferma Vip mbrëmjen e djeshme, ku që në hyrje u dallua për karakterin e saj mos kokëçarëse.

Ditën e sotme, teksa qëndronte në oborr me Mozën dhe Kostanën, Zhaku ka bërë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale.

Pas 15 vitesh martesë, Zhaku tha se është në prag divorci, pasi marrëdhënia mes tyre nuk funksiononte, teksa shtoi se vetëm dhe e lirë ndihet më mirë.

Ajo theksoi më tej se nga kjo marrëdhënie e gjatë, çifti ka një djalë të mitur vetëm 4 vjeç, për të cilin tha se e ka me spektrin autik, por me një inteligjencë të madhe.

“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Çe dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë.

15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot, ishte në një mënyrë tjetër”, tha Zhaku.

Shkencëtarja e NASA-s thotë se iku nga kjo botë pIot tre herë. Çfarë rrëfen për jetën pas vdekjes

Shkencëtarja e NASA-s dëshmon se vdiq 3 herë, duke zbuluar pamjen e saj nga jeta e përtejme: ‘Gjithçka ishte e ndërlidhur e NASA-s thotë se iku nga kjo botë plot tre herë. Çfarë rrëfen për jetën pas vdekjes

Shkencëtarja e NASA-s, Ingrid Honkala, thotë se ka kaluar tre përvoja pranë vdekjes dhe përshkruan atë që, sipas saj, përjetoi “në anën tjetër”.

55-vjeçarja me origjinë nga Bogota e Kolumbisë thotë se është gjendur tri herë në prag të vdekjes dhe se çdo herë është kthyer me të njëjtën ndjesi të fortë: se “vdekja nuk duket si fund”.

Sipas saj, këto përvoja ndryshuan rrënjësisht mënyrën si e percepton jetën, vetëdijen dhe atë që shumë njerëz e quajnë “ekzistencë pas vdekjes”.

“Ishte sikur po hyja në një nivel më të thellë të realitetit, përtej shqisave tona fizike”, deklaroi ajo për Jam Press. “Vetëdija dukej e pafundme, inteligjente dhe e lidhur me gjithçka”.

Honkala, e cila ka doktoraturë në Shkencat Detare dhe ka bashkëpunuar me NASA-n dhe Marinën Amerikane, thotë se përvoja e parë ndodhi kur ishte vetëm dy vjeçe.

Aksidenti që ndryshoi gjithçka

Sipas rrëfimit të saj, ajo ra në një depozitë me ujë të ftohtë në shtëpinë e familjes, pa u vënë re nga dadoja që ndodhej në një dhomë tjetër. Nëna e saj u kthye në shtëpi në momentin e fundit dhe arriti ta shpëtonte.

Megjithatë, Ingrid thotë se gjatë atyre çasteve pa ndjenja, përjetoi diçka që nuk e harroi kurrë.

Fillimisht ndjeu panik dhe vështirësi në frymëmarrje, por shumë shpejt, siç tregon vetë, frika u zëvendësua nga një ndjenjë e pazakontë qetësie.

“Paniku u zhduk dhe në vend të tij erdhi një qetësi e thellë dhe një ndjesi absolute paqeje”, rrëfen Honkala, e cila i ka përshkruar këto eksperienca në librin e saj “Dying To See The Light”.

Ajo pretendon se në ato momente ndjeu sikur vetëdija e saj u nda nga trupi.

“Nuk ndihesha më si një fëmijë brenda trupit, por si vetëdije e pastër, si një fushë drite dhe ndërgjegjeje”, shprehet ajo. “Nuk ekzistonin koha, frika apo mendimet”.

Sipas saj, mund të shihte trupin e saj që notonte në ujë dhe beson se arriti të “komunikonte” mendërisht me nënën e saj, e cila në atë moment po shkonte drejt punës së re.

“Më kujtohet të mendoja: ‘Kjo është mamaja ime’”, tregon ajo. “Nuk ishte komunikim me fjalë, por përmes vetëdijes”.

Honkala thotë se nëna e saj ndryshoi papritur drejtim dhe u kthye në shtëpi, ku e gjeti pa ndjenja në depozitën me ujë.

“Nuk pata më frikë nga vdekja”

55-vjeçarja shprehet se pas asaj dite nuk e ka pasur më frikë vdekjen.

“Kjo përvojë më tregoi se ajo që quajmë ‘jetë pas vdekjes’ nuk dukej si një vend i largët”, shpjegon ajo. “Më krijoi ndjesinë se vetëdija mund të mos prodhohet vetëm nga truri”.

Ajo tregon se më pas përjetoi edhe dy episode të tjera pranë vdekjes: një i dytë pas një aksidenti të rëndë me motor kur ishte 25 vjeçe dhe një tjetër në moshën 52-vjeçare, kur tensioni i saj ra në nivele kritike gjatë një operacioni.

Në të tre rastet, thotë se përjetoi të njëjtën ndjesi “paqjeje” dhe “vetëdijeje të zgjeruar”.

Marrëdhënia mes shkencës dhe spiritualitetit

Megjithëse rrëfimet e saj kanë elemente të forta shpirtërore dhe metafizike, Honkala këmbëngul se pikërisht këto përvoja e shtynë të ndiqte rrugën e shkencës.

“Doja të kuptoja natyrën e realitetit përmes vëzhgimit dhe kërkimit shkencor”, deklaron ajo. “Për shumë vite u përqendrova vetëm te karriera ime shkencore dhe rrallë flisja publikisht për këto përvoja”.

Sot ajo beson se shkenca dhe spiritualiteti nuk janë domosdoshmërisht në konflikt.

“Ndoshta thjesht po eksplorojnë të njëjtin mister nga këndvështrime të ndryshme”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, shkencëtarët që studiojnë përvojat pranë vdekjes theksojnë se këto eksperienca mund të lidhen me reagime neurologjike të trurit, halucinacione apo mekanizma psikologjikë mbrojtës përballë rrezikut ekstrem.

Shumë njerëz që kanë kaluar eksperienca të ngjashme kanë përshkruar drita të forta, të afërm të ndjerë ose figura fetare.

Megjithatë, Honkala këmbëngul se ajo që përjetoi nuk ishte imagjinatë.

“Këto përvoja ndryshuan plotësisht mënyrën si e kuptoj jetën”, thotë ajo. “Në vend që t’i shoh njerëzit si individë të izoluar që luftojnë për të mbijetuar, fillova të besoj se ndoshta jemi shprehje të një vetëdijeje më të madhe që përjeton jetën përmes trupit fizik”.

Dhe përfundon: “Nga ky këndvështrim, vdekja nuk duket si fund. Duket më shumë si një kalim drejt vazhdimësisë së vetëdijes”.

Rusia i trembet një Iufte të ardhshme me Gjermaninë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Federatën Ruse, ka përcjellë përmes një artikulli të publikuar në RT, shqetësimet kryesore strategjike të vendit të tij sot.

Medvedev shkruan se që nga shkurti 2022, në Europë po veprohet përmes asaj që ai e quan “operacioni kundër-special ushtarak”, që do të thotë se në veprim është duke u konsumuar një plan veprimi ndaj asaj që Rusia nisi në Ukrainë.

Medvedev shkon më tej kur e zgjeron analizën dhe vlerëson se rimilitarizimi i Gjermanisë synon përsëritjen e 22 qershorit 1941.

“Në dritën e militarizimit të Gjermanisë, Rusia duhet të mabjë forcat në gatishmëri ushtarake në kufirin perëndimor”, citohet Medvedev.

Sipas tij, veprimet aktuale të qeverisë gjermanë kërcënojnë sigurinë e Europës Qendrore dhe Lindore dhe kontinentit vetë.

“Mos e ushqeni veten me idenë se establishment gjerman do të konsiderojë veten të lidhur nga një copë letër edhe nëse konkludohet ndonjë traktat i ri mbi parimet e reja të sigurisë europiane”, shkruan ai.

Medvedev shkon edhe më tej kur flet për “një sinjal të qartë ndaj elitave gjermane” se skenari më i keq kalon nga shkatërrimi reciprok, në dritën e të cilit ai sheh fundin e historisë së qytetërimit europian dhe vijimin e ekzistencës së Rusisë.

Tensioni i vënë re në këtë artikull lidhet me zhvendosjen arsenalit amerikan nga Europa dhe kalimin nën administrim gjerman të njësive përkatëse amerikane që sipas ish-presidentit rus “do të thyerjen e balancës së forcës në kontinent dhe provokimin e një përgjigjeje direkte ruse”.

Një tjetër aspekt provokues është edhe ai ndaj Polonisë, për të cilën Medvedev ka nënvizuar se ka dy rrugë:

“Ose vasale e Gjermanisë, ose partnere e Rusisë”.

“Skifteri” më i sofistikuar ndonjëherë/ Si shqiptari në Itali përdorte alpinist, shofer dhe roje për grabitjet e viIave

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar për herë të dytë në Itali, i akuzuar si pjesë e një bande që dyshohet se ka realizuar të paktën 20 grabitje në vila dhe apartamente në zonën e Ligurias.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2024, pasi u kap në flagrancë brenda banesës së një gruaje 92-vjeçare, teksa po tentonte ta grabiste. Tashmë ai ka përfunduar sërish në pranga pas hetimeve të karabinierëve të Sestri Levantes.

Autoritetet italiane dyshojnë se 41-vjeçari vepronte së bashku me dy bashkëkombës të tjerë, sipas një skeme të mirëorganizuar. Njëri prej tyre shërbente si shofer dhe parkonte makinën pranë objektivit, tjetri qëndronte si “roje” për të monitoruar lëvizjet e policisë, ndërsa personi që hynte në banesa ngjitej deri në katet e sipërme të pallateve dhe vilave për të realizuar grabitjet brenda pak minutash.

Hetimet zbuluan se grupi kishte ngritur një lloj “baze operative” në një bed & breakfast në zonën e Val Graveglia, nga ku gjatë ditës studionin banesat që konsideroheshin më të pambrojtura, ndërsa në mbrëmje kalonin në veprim.

Sipas hetuesve, grabitjet u kanë sjellë autorëve një fitim prej rreth 80 mijë eurosh, mes të cilave ora me vlerë, bizhuteri dhe madje edhe një koleksion monedhash të rralla.

Karabinierët kishin nisur prej kohësh ndjekjen e grupit, deri kur në dhjetor të vitit 2024 i kapën në flagrancë teksa hynin në banesën e 92-vjeçares në zonën e njohur si “Gjiri i Heshtjes”. Në atë rast, sendet e vjedhura iu kthyen pronarës.

Pas hetimeve, dy prej të dyshuarve janë dëbuar nga Italia me urdhër të autoriteteve gjyqësore, ndërsa 41-vjeçari shqiptar është dërguar në burg me masë sigurie të vendosur nga Gjykata e Genovës.

DjaIi nga Pogradeci i dërgonte Ietra dαs. hυrie, shqiptares i prishi mendjen portofoΙi i..

Një histori dashurie midis dy të rinjve nga Pogradeci është lënë përgjysmë. Djali i cili ka shkruar në redaksinë tonë është tejet i zhgënjyer nga një vajzë të cilën e donte aq shumë sa i shkruante letra dashurie

megjithëse sipas tij ajo mori mendjen e së motrës dhe u fejua me një tjetër të cilin ajo ia sugjeroi pasi sipas djalit e kishte portofolin plot.

Djali ka rrëfyer se ata kalonin shumë kohë bashkë duke biseduar për muaj të tërë kur një ditë të bukur motra e vajzës zbuloi gjithçka dhe i mbushi asaj mendjen të ndaheshin.

Mënyra e të folurit të vajzës ndryshon nga 5 fotot e para në krahasim me 3 të fundit në mënyrë drastike.

Megjithëse ata tashmë nuk janë më bashkë, djali ka një mesazh për të gjithë: “Pershendetje JOQ.

Femrat bejne gjithmone sikur jane engjej, kur ndahen nga ndonje i dashur fillojne me postime ne FB qe te mallëngjejnë.

Flisja ne kamer me nje goce dhe i vjen e motra ne shtepi sapo i thote per nje cun qe ma merr mendja se do kete patur ndonje portofol te mbushur mire, me tha keto tek 3 fotot e fundit.

Si mund ti quajme keto goca? Ajo tani eshte gati per fejese dhe nuk dua qe ta pesoje dhe ai si un. Ai mendon se ajo e do me te vertete vetem se ka vendos inicialin e tij ne Insta, por i them kete:

Dikur Insta i saj kishte emrin tim. 5 fotot e para ishin pjese e bisedes qe kemi bere para se e motra ti tregonte per ate cunin qe eshte duke u fejuar, sapo e motra i tregoi filloi me ato me poshtë. I kam fshire letrat e dashurisë se nuk doja qe ti lexonin te tjerë.

Thjesht i kerkoja qe te kthehej me mua. Kishim shume kohe bashke kalonim shume kohe duke fol bashke mbi 5 ore ne dite ne kamera, me msg mund te them 15 ore.

Ne u ndamë me 23 prill ne darke. Fillimisht me tha do iki ne Itali, u ndame si me mirëkuptim, thame qe do ngeleshim shoke dhe qe ti shkruanim ndonjehere njeri tjetrit si je. Por ne mengjes me kishte bllokuar msg, nuk i shkruaja dot.

Mesazhi im eshte ky: Mos krijo pershtypje per askend nga pamja e jashtme, me mire krijoji ne hijen qe krijon dielli sepse atje jane shume te njejte te gjithë.

Vrau 25-vjeçarin se i derdhi pijen, shqiptari dënohet në Spanjë me 20 vite burg dhe 214 mijë euro dëmshpërbIim

Florian Rama, një shtetas shqiptar, u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një burri 25-vjeçar në Spanjë në vitin 2019. Një gjykatë vendosi kundër tij dhe e urdhëroi të paguante më shumë se 214,000 euro kompensim për familjen e viktimës.

Më 8 maj, Gjykata Provinciale e Pontevedrës dënoi Florian Ramën, një shtetas shqiptar, me 20 vjet burg për vrasjen e Soufian Mahrës, një 25-vjeçar i cili vdiq pasi u godit me thikë shtatë vite më parë në Salceda de Caselas, një komunë në provincën e Pontevedrës, Spanjë.

Çështja kishte shkaktuar tronditje në komunitetin autonom të Galicisë për shkak të dhunës së sulmit dhe rrethanave të krimit.

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri sulmoi viktimën me thikë në orët e para të 8 qershorit 2019, pas një grindjeje që dyshohet se u shkaktua nga derdhja e një pijeje nga Mahra mbi të brenda një klubi nate.

Gjykata arriti në përfundimin se vrasja ndodhi në mënyrë të papritur dhe pa i dhënë të riut asnjë shans për t’u mbrojtur.

Dënimi, i dhënë më 8 maj, mbështeti vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Jurisë, e cila vendosi se vrasja ishte e paramenduar. Megjithatë, gjykata vendosi që sulmuesi kishte shtuar qëllimisht vuajtjet e viktimës, një rrethanë që do ta kishte rritur dënimin në 25 vjet burg.

Gjyqtari i çështjes deklaroi se shkalla e fajësisë së të dënuarit ishte “maksimumi në këtë rast”, duke e konsideruar rezultatin fatal “absolutisht joproporcional” me motivin që shkaktoi grindjen.

Vendimi vuri në dukje gjithashtu se viktima mbajti një qëndrim pajtues dhe madje u përpoq të kërkonte falje para se të sulmohej.

Vendimi i gjykatës përcaktoi se Soufian Mahra vdiq nga plagët e shkaktuara nga thika, që i shpuan zemrën. Për më tepër, gjyqtarët përcaktuan se Rama veproi në befasi dhe i drejtoi goditjet me thikë në zona jetësore, rrethana që mbështesnin faktorin rëndues të tradhtisë.

Gazeta lokale ‘La Voz de Galicia’ raportoi se gjykata e përshkroi aktin si “një sulm absolutisht të paarsyeshëm” dhe deklaroi se sulmi “ishte pothuajse menjëherë fatal”. Gjykata gjithashtu kritikoi të pandehurin për largimin nga vendi i ngjarjes pa ndihmuar të riun e plagosur dhe më pas për t’u larguar nga Spanja para se të arrestohej në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë gjyqit, u zbulua se viktima mori tre plagë me thikë, njëra prej tyre në gjoks, të konsideruara fatale, përveç plagëve në shpinë dhe shpatull. Pas sulmit, Mahra eci disa metra duke u përpjekur të ndiqte sulmuesin e tij, por u rrëzua për shkak të gjakderdhjes.

Dënimet dhe kompensimi i vendosur ndaj Florianit nga gjykata spanjolle:

-20 vjet burg për vrasje.

-Pagesë prej mbi 214,000 eurosh për familjen e viktimës.

-Kompensim prej 70,175 € për secilin prind.

-Pagesë prej 24,836 € për secilin prej vëllezërve dhe motrave të Soufian Mahra.

-Ndalim kthimi në Spanjë për 10 vjet nëse atij i jepet lirim me kusht ose status i shkallës së tretë.

-Vuajtja e dënimit të tij në Spanjë.

U aIudua shumë se është në burg, Selin Bollati poston FOTOT e para me babain e saj

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka zgjedhur të marrë një pauzë të shkurtër pas përfundimit të rrugëtimit të saj në spektakël. Ajo ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për disa ditë relaksi dhe qetësie.

Në këtë udhëtim, ajo është shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati, me të cilin ka kaluar kohë të vyer pas një periudhe të gjatë mungese fizike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme. Gjatë gjithë sezonit të spektaklit, mungesa e tij në studio dhe komunikimi i kufizuar kanë ngjallur shpesh diskutime në rrjetet sociale, madje edhe aludime për jetën e tij private.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë pas finales së spektaklit, ku ai u shfaq në mënyrë virtuale, përmes një hologrami, duke nxitur më tej kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, postimet e fundit të balerinës së njohur kanë sqaruar në mënyrë të natyrshme situatën, duke treguar se babai është pranë saj dhe se ata po shijojnë së bashku disa ditë pushimi. Në disa fotografi të publikuara në “Instagram”, shihet dyshja duke shëtitur në një qytet europian, si dhe momente të qeta në udhëtim me tren.

“Sholina dhe Babi Toni !! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju duaaa shumëëë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Ky udhëtim shënon një rikthim në normalitet për Selin Bollatin dhe një kohë cilësore familjare pas një eksperience intensive televizive.

Hidhet në erë bankomati, autorët vjedhin kasafortën me 100 mijë euro dhe arratisen

Një shpërthim i fortë ka alarmuar autoritetet greke dhe banorët në zonën e Oinofyta-s. Mësohet se përmes një shpërthimi është realizuar vjedhja e një bankomati teksa raportohet se brenda ka patur 100 mijë euro.

Sipas informacioneve nga mediat greke, zhurma u dëgjua afërsisht në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar shqetësime për banorët e zonës. Autorët e panjohur raportohet se e kanë hedhur në erë bankomatin dhe më pas kanë vjedhur të paktën një arkë parash.

Gjatë arratisjes së tyre, aùtorët lanë pas qindra kartëmonedha të djegura, me një vlerë totale prej afërsisht 2,500 eurosh.

Pas shpërthimit, autorët u zhdukën nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në lidhje me metodën e veprimit të tyre dhe mjetin e arratisjes që përdorën.

Policia po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë dhe dëshmi nga banorët, me qëllim përcaktimin e numrit të autorëve dhe lëvizjeve të tyre pas shpërthimit.

Shqiptari kapet me gjysmë milioni euro cash dhe kokaìnë në furgon! Përplas patrullën e poIicisë, ndalohet dhe gruaja

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia e Shtetit në Itali në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen, rezistencë ndaj arrestimit dhe shkaktim të lëndimeve fizike, si dhe “arratisje e rrezikshme” për mosrespektim të ndalimit gjatë një pike kontrolli.

Hetuesit e mbanin nën vëzhgim shqiptarin prej kohësh teksa qarkullonte me një furgon të bardhë Fiat Doblò për të dorëzuar drogën në sasi të konsiderueshme në zonën e Riminit. Ata ngritën një postbllok në Rimini Sud.

Oficerët urdhëruan automjetin të ndalonte, duke u prezantuar si oficerë të Policisë së Shtetit, por shqiptari, pasi fillimisht ngadalësoi, e vuri makinën në marsh, duke goditur një nga oficerët dhe duke u përplasur me kangjellën mbrojtëse dhe makinën që po përdornin, përpara se të largohej me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

“Tre ekipet e Skuadrës Fluturuese të përfshira në operacion filluan menjëherë ndjekjen e të arratisurit, i cili, duke kaluar me shpejtësi trafikun e qytetit dhe duke u angazhuar në manovra që ishin të rrezikshme për sigurinë e përdoruesve të rrugës, përfundoi në Via Flaminia Conca, ku, pasi goditi patrullat e hetuesve, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me dhunë në një mur të ulët. Pavarësisht goditjes së fortë, i dyshuari u përpoq të ikte në këmbë, por u kap dhe u arrestua shpejt”, informon media italiane.

Gjatë hetimit, në dhomën e gjumit të të arrestuarit dhe gruas së tij, gjithashtu shtetase shqiptare, u gjetën mbi 1 kg kokainë dhe 35 gramë hashash, të gjitha materialet e përdorura për paketimin e drogës.

Për më tepër, afërsisht gjysmë milioni euro u sekuestruan brenda automjetit dhe brenda sirtarëve të apartamentit të dy shqiptarëve.

Brenda furgonit Fiat Doblò të përdorur nga i arrestuari, u zbulua një ndarje e tërheqshme me kyç mekanik, e përdorur zakonisht për transportin e narkotikëve ose mallrave të tjera me origjinë të paligjshme.

I arrestuari 30-vjeçar, u dërgua në burgun lokal për t’u dënuar, ndërsa gruaja e tij, e cila nuk kishte precedentë penalë, u akuzua në gjendje të lirë për posedim të lëndëve narkotike.

Për më tepër, me banim të ligjshëm në Itali, atij iu gjet në posedim jo vetëm furgoni, por edhe një motoçikletë Africa Twin dhe një Audi A6, të cilat, së bashku me të gjitha paratë e sekuestruara, u vunë nën sekuestro paraprake.

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Është ndarë nga jeta në Itali aktorja shqiptare Aleksandra Suli, lajm që ka sjellë trishtim në komunitetin artistik dhe mes kolegëve të saj.

Aleksandra Suli kishte përfùnduar studimet për aktrim në Instituti i Lartë i Arteve dhe për vite me radhë ishte pjesë e trupës së Teatri Aleksandër Moisiu.

Ajo u bë e njohur edhe për interpretimin në filmin shqiptar Zëvendësi i Grave, ku luajti rolin e bashkëshortes së Malos.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë publik nga artistë dhe miq të afërt, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. U prehtë në paqe.

Fotot