“Ato të kënaqin”/ Komentuan turistet e huaja në Sarandë, AMP pezuIIon disa efektivë dhe nis hetimet (VIDEO)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku pretendohet se disa punonjës të saj në Sarandë dëgjohen duke bërë komente me përmbajtje jo etike ndaj dy turisteve të huaja.

Në një njoftim zyrtar, AMP bëri të ditur se ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të punonjësve që dyshohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur procedimin disiplinor për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Sipas agjencisë, po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet e mbledhura do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës.

AMP sqaroi gjithashtu se punonjësit e saj ndodheshin në Sarandë më 11 qershor 2026, së bashku me efektivë të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të një urdhri kontrolli të lëshuar nga prokurori mbi bazën e një vendimi gjykate.

Kontrolli lidhej me banesën e punonjësit të policisë Ajdin Islamaj, i cili, sipas njoftimit të AMP-së, është person nën hetim në kuadër të një procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” dhe ndaj të cilit është caktuar masë sigurimi.

Agjencia bëri me dije se gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, punonjësi i policisë fillimisht kishte kundërshtuar dhe kishte refuzuar hapjen e derës së banesës.

AMP theksoi se procedimi disiplinor dhe veprimet procedurale do të vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë në videon e publikuar.

Njoftimi i AMP:

Lidhur me publikimin në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në qytetin e Sarandës, ju informojmë si më poshtë:

Në datë 11.06.2026, punonjësit e AMP-së ndodheshin në qytetin e Sarandës, së bashku me punonjës të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të urdhrit të prokurorit, të nxjerrë mbi bazën e vendimit të gjykatës, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë Ajdin Islamaj.

Shtetasi në fjalë është person nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 304/2026, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masë sigurimi. Gjatë veprimeve për ekzekutimin e urdhrit të kontrollit, punonjësi i policisë fillimisht ka kundërshtuar dhe ka refuzuar të hapë derën e banesës për ushtrimin e kontrollit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë masën e pezullimit të përkohshëm të punonjësve të pretenduar si të përfshirë në video dhe ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njëkohësisht, po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet përkatëse do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës.

https://noa.al/newsImages/2026/07/6a4ffd4e8410a.mp4?_=2

“Rama n’burg, Balla n’burg”, deputetët e PS-së kapen mat nga protestuesit duke pirë birra në Gjermani! Si nuk ju vjen turp hani me lekët tona (Video)

Dy të rinj kanë shkuar mbrëmjen e djeshme në një prej lokaleve të qytetit të Strasburgut ku po qëndronin disa deputetë të grupit parlamentar të PS-së dhe i kanë kërkuar llogari për protestat që po mbaheshin në Tiranë.

Mes deputetëve socialistë ishte edhe Taulant Balla, i cili ndodhej në qytetin francez për mbledhjen e përbashkët me Parlamentin Europian.

“Po lozni letra, po kënaqeni? Keni dëgjuar që po bëhet protestë në Shqipëri? Si nuk iu vjen turp”, dëgjohen të thonë të rinjtë teksa po filmonin të gjithë skenën.

Përballë tyre, deputetët e PS-së kanë vijuar bisedat duke shmangur reagimin.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Balla I ka cilësuar protestuesit si sorrat e Berishës.

“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do postojnë një video si na pritën ne me protesta. Pse po pini birra ishte sulmi . Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike”, shkruan Balla.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 10 korrik 2026

Dashi – Kjo e premte sjell energji dhe dëshirë për të mbyllur çështje që kanë mbetur pezull. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv ose një propozim interesant. Në dashuri, komunikimi i sinqertë do të shmangë keqkuptimet.

Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt në vendimet tuaja. Financat kërkojnë kujdes me shpenzimet e panevojshme. Në aspektin sentimental, një bisedë e rëndësishme mund të forcojë marrëdhënien.

Binjakët  Ditë e favorshme për takime, kontakte të reja dhe negociata. Kreativiteti juaj do të vlerësohet. Në dashuri, beqarët mund të kenë një njohje interesante.

Gaforrja – Fokusohuni te prioritetet dhe mos lejoni që stresi t’ju ndikojë në vendimmarrje. Një familjar mund të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Mbrëmja premton qetësi dhe relaks.

Luani – Vetëbesimi do të jetë pika juaj më e fortë. Mund të merrni vëmendjen që prisnit prej kohësh në punë. Në jetën personale, shmangni debatet e panevojshme dhe tregoni më shumë mirëkuptim.

Virgjëresha – Organizimi dhe durimi do t’ju ndihmojnë të arrini rezultatet e dëshiruara. Një çështje financiare mund të marrë zgjidhje. Në dashuri, dita favorizon afrim dhe sqarime.

Peshorja – Një mundësi e re mund të shfaqet papritur, ndaj mos hezitoni të vlerësoni çdo ofertë. Marrëdhëniet me kolegët përmirësohen. Në mbrëmje, kushtojini më shumë kohë njerëzve të afërt.

Akrepi – Intuita juaj do të jetë shumë e fortë. Mos nxitoni në vendime të rëndësishme financiare. Në dashuri, një surprizë e këndshme mund ta bëjë ditën më të bukur.

Shigjetari – Energjia pozitive ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Një udhëtim i shkurtër ose një takim mund të sjellë zhvillime të favorshme. Kujdes me premtimet që bëni.

Bricjapi – Përkushtimi në punë do të japë rezultatet e pritshme. Mund të merrni vlerësime për angazhimin tuaj. Në aspektin personal, tregoni më shumë fleksibilitet me njerëzit që ju rrethojnë.

Ujori  Idetë e reja do të tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Është një ditë e mirë për të nisur projekte ose për të planifikuar ndryshime. Në dashuri, mos lini pas dore ndjenjat e partnerit.

Peshqit – Dita favorizon reflektimin dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme. Një çështje që ju ka shqetësuar mund të gjejë zgjidhje. Në mbrëmje, relaksohuni dhe kaloni kohë me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë.

22 vite pas vrasjes së basketbollistëve te “Pallati i Sportit”, Damiano Toshi “ia hedh paq” nga burgimi i përjetshëm, mund të fitojë Iiri të plotë

Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga vrasja e dy basketbollistëve të ekipit “Skëndërbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, autori i ngjarjes Damiano Toshi i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm në lidhje me ngjarjen që tronditi mbarë Shqipërinë më 3 shtator të 2004. Madje raportohet se ai mund të fitojë liri të plotë.

Pas shumë viteve që vrasja e dy sportistëve endet gjyqeve, Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke i zbutur Toshit masën e sigurisë, ndaj të cilit së fundmi caktoi 25 vite burg.

Hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore nxorrën në pah se Toshi ishte autori kryesor i vrasjes së basketbollistëve të “Skëndërbeut”, ngjarje e ndodhur pranë Pallatit të Sporteve në Korçë. Për rrjedhojë, drejtësia shqiptare vendosi ndaj tij burgim të përjetshëm.

Mirëpo, në marsin e 2022 Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë dënimin “burgim i përjetshëm” dhe të rikthejë çështjen e vrasjes së basketbollistëve për rigjykim.

Kështu, Gjykata e Elbasanit u dakordësua për zbutje të masës së sigurisë.

Ndërsa bëhet me dije se nëse Prokuroria e rimarr çështjen nga e para dhe llogaritet se Toshi e ka shlyer dënimin e ri prej 25 vitesh burg, atëherë ai mundet të fitojë lirinë duke i dhënë një tjetër kthesë njërës prej ngjarjeve më të bujshme të ndodhura në vendin tonë.

Rreth 7 vite pas tërmetit, familja me 3 fëmijë jeton në “kotecin e puIave”, shtëpia e re mbeti vetëm premtim

Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite e gjysmë nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, por për familjen e Xhevahir Kajës, tragjedia nuk ka përfunduar ende. Banesa e tyre në fshatin Kryevidh të Bashkisë Rrogozhinë u shpall e pabanueshme (DS5), ndërsa prej atëherë familja me tre fëmijë jeton në një objekt të improvizuar në fshatin Rreth-Greth, i ndërtuar dikur për të mbajtur pula.

Edhe pse shteti ka miratuar një fond prej 22.365.520 lekësh për ndërtimin e një banese të re 2+1, puna nuk ka nisur as sot. Familja thotë se prej vitesh dëgjon të njëjtat premtime: “Sot”, “nesër”, “javën tjetër”, ndërsa realiteti i tyre mbetet i njëjtë.

Kushtet në të cilat jetojnë janë tepër të vështira. Çatia pikon sa herë bie shi, lagështira ka pushtuar ambientin dhe tre fëmijët flenë në një hapësirë që nuk plotëson as kushtet minimale për banim.

“Këtu jetojmë, këtu fle unë bashkë me nipërit. Është ftohtë, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë gjyshja e familjes, ndërsa tregon dhomën ku kalojnë netët.

Edhe bashkëshortja e Xhevahirit rrëfen vështirësitë e përditshme: “Këtë vend na e dha kunata. Ishte bërë për pula, por nuk kishim ku të shkonim. Nuk kam asnjë elektroshtëpiake. Në kuzhinë nuk ka asgjë. Vetëm pak patate, disa turshi dhe ullinj të dhuruar. Vetëm burri punon kur gjen punë.”

Xhevahir Kaja tregon se firma e ndërtimit kishte kërkuar fillimisht sistemimin e rrugës dhe të sheshit ku do të ndërtohej banesa. Familja, me ndihmën e të afërmve, e bëri këtë investim me shpresën se punimet do të nisnin menjëherë, por askush nuk u kthye më.

Për të kuptuar arsyen e vonesave, Fiks Fare kontaktoi kompaninë ndërtuese “Braka” sh.p.k. dhe Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Rrogozhinë. Firma deklaroi se është në pritje të lejes së ndërtimit, ndërsa bashkia sqaroi se në sistem nuk rezulton asnjë aplikim i depozituar për këtë leje.

Pas interesimit të Fiks Fare, palët ranë dakord të bashkëpunojnë për plotësimin e dokumentacionit. Bashkia u shpreh se, sapo të dorëzohet praktika e plotë, procedurat për lejen do të përshpejtohen, ndërsa përfaqësuesi i firmës premtoi se do ta ndihmojë familjen në çdo hap, me qëllim që ndërtimi i banesës të nisë sa më shpejt.

Pas më shumë se gjashtë vitesh pritje, familja Kaja shpreson që kësaj here premtimet të kthehen më në fund në një shtëpi të vërtetë./Top Channel

Shteti dha 4 miIionë euro nga buxheti për koncertin e Kanye West, Rama: E bëmë që të mos turpërojmë Shqipërinë (REAGIMI)

Me një akt normativ të miratuar më 6 korrik, qeveria shqiptare akordoi një fond prej 4 milionë eurosh për mbarëvajtjen e koncertit të artistit me famë botërore Kanye West, një aktivitet që kryeministri dhe ministrat e kanë konsideruar ndër ngjarjet kulturore dhe artistike më të rëndësishme të viteve të fundit.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve e kanë përshëndetur si një investim në promovimin e vendit, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar përdorimin e fondeve publike për një koncert.

Pas debatit të krijuar, kryeministri Edi Rama reagoi sërish në rrjetet sociale, duke mbrojtur vendimin e qeverisë. Sipas tij, fondi u miratua në minutën e fundit për të shmangur një dështim organizativ që sipas tij, do ta vinte Shqipërinë në pozitë të vështirë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 shtete, të cilët kanë siguruar prej kohësh biletat për koncertin.

Sipas asaj që kreu i qeverisë shkruan ky event pritet të ketë ndikim në ekonominë shqiptare, duke sjellë rreth 100 milionë euro të ardhura për vendin.

“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye Ëest; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.

Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.

Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.

U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.

Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?

Shumë e thjeshtë:

Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre!

Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht

Tirana zìen nga protestat prej 38 ditësh, “SUNDANCE” njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec: 3 skena, 50 artistë dhe muzikë pa ndërprerje 24 orë

Mijëra banorë të Tiranës dhe jo vetëm, protestojnë prej më shumë se një muaji në bulevardin qendror të kryeqytetit për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa lëvizja ka marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Projekti i qeverisë shqiptare për t’i dhënë Zvërnecin disa kompanive të lidhura me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz, duke kërcënuar seriozisht ekosistemin e zonës, i ka nxjerrë qytetarët në rrugë.

Mirëpo, kur prej 38 ditësh protestohet nën zyrën e Edi Ramës për të mos lejuar prekjen e Zvërnecit, nesër në zonë pritet të startojë një festival me muzikë 24 orë dhe që do të presë qindra, në mos dhe mijëra, fansa të muzikës elektronike.

Për ironi, reklamat e shumta po shfaqen në të gjithë “ledwall-ët” e Tiranës dhe njoftojnë të rinjtë e kryeqytetit, se sot është afati i fundit për të blerë biletat.

Organizatorët bëjnë me dije se Festivali Sundance është një përvojë 4-ditore dhe 4-netëshe e muzikës elektronike që mbahet në parajsën natyrore të Zvërnecit, duke ngritur 3 skena, muzikë pa ndërprerje 24 orë dhe mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas.

“SUNDANE” njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec

Festivali fillon pasditen e 9 korrikut dhe vazhdon vazhdimisht deri në natën e 12 korrikut, ndërsa organizatorët e “Sundance” kërkojnë që edhe rinia e Tiranës të braktisë protestën që synon mbrojtjen e Zvërnecit, dhe të shkojë në plazhin e lakmuar të jugut për “t’u harbuar” me muzikë elektronike.

“SUNDANE” njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec

JETlMJA shqiρtare tregon MAKTHlN: Çfarë më NDODHl në d.υsh dhe si i fe jυαri më..

Një e mbìjetuar e kancerit rrëfen momentet kur mësoi sëm.undjen dhe si u përball me të. Historia e saj është rrëfyer për faqen tonë dhe përcjell një mesazh të fuq.ishëm force dhe besimi.

“Isha vetëm 20 vjeçe, 7 vite

më parë, dhe studioja në universitetin e Shkodrës. Duke bërë dush, me dorë ndjeva një gùngè në shpatullën e majtë.Kur e prekja nuk ndjeja dh.imbje, por e ndjeja dukshëm me dorë.

Mendova mos ishte pùcèrr, por jo. Kështu që e lashë disa javë. Por nuk po ikte dhe u bë edhe e dukshme . Kur shkova ta vizitoja, mjeku u ala.rmua përnjëherë.

Ai zbuloi një gùngè me madhësinë e një kokrreje fasuleje, afro 7mm.Sipas mjekut kishte një shans 99% që ajo të ishte e mirë, por unë këmbëngula që të hiqej dhe të bëhej biòpsí.

Atë kohë kisha 1 vit e fejuar, me një djalë që u morëm me dashuri, por familja e tij nuk më donte sepse unë nuk i kam prindërit. Isha vetëm me motrën, kur morëm rezultatet e biòpsísë.Gunga ishte masë kan. cerogjene.

1 milion pyetje kisha në mendje. U tmèrròva kur dëgjova fjalën ka.ncër. Si mund ta kisha në shpatull?Jam vetëm 20 vjeçe, si më ndodhi mua kjo?

Prisja të më mbështeste i fejuari, por ai në fillim më rrinte afër. Pastaj nisi t’më shmangej aq sa vjehrra më tha: Keni genin e príshùr.

Aty jam ndjerë po aq vetëm sa dita kur mora vesh që prindërit që më vd.iqën në áksídènt nuk do t’i shihja më kurrë.

Kam ikur duke qárè nga shtëpia e tyre…Askush nuk më ndoqi, as djali që dashuroja.

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa në 2 pasditë isha për vizitë e ditën tjetër u futa në sallë op.erimi.

Pasi më op.eruan, kalova dy javë në spital. Pata pròblème me lëvizjen e shpatullës, por më t.merr ishte pritja e rezultateve e pas op.erimit.M’u duk sikur rilinda kur më thanë se kan.ceri ishte hequr.Por traùmèn e atyre ditëve nuk do ta harroj kurrë.

Aq më tepër t’i shpjegoja njerëzve se çfarë kishte ndodhur.Isha dhe ende sot e kësaj dite jam e shqètèsuar për rikthimin e sèm. undjes në trupin tim. Zbulova kush janë njerëzit që vërtet na duan”, shkruan ajo.

I dënuar për vrasjen e dy basketbollistëve, sot drejt Iirisë, kush është Damiano Toshi?

Damiano Toshi, një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Korçë dhe i cilësuar nga policia, si anëtar i grupit të “5 dyqaneve”, është i lidhur me një nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në Korçë në fillim të viteve 2000.

Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit “Skënderbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës.

Ngjarja ndodhi më 3 shtator 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, pas një konflikti të armatosur që tronditi opinionin publik dhe komunitetin sportiv.

Për këtë ngjarje, ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm. Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, vendimi u prish dhe dosja u kthye për rigjykim.

Në përfundim të procesit të ri gjyqësor, Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe e dënoi Damiano Toshin me 25 vite burg. Toshi u ekstradua më 10 korrik 2007 nga Frankfurti.

Me një vendim të vitit 2005, ai u dënua nga Gjykata e Korcës me burgim të përjetshëm, ndërsa në mars 2022 nisi gjykimi nga e para në gjykatën e Elbasanit.

Emri i tij u rikthye në vëmendje edhe në vitin 2021, kur prokuroria hetoi vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi. Sipas hetimeve, vëllai i tij, Mihal (Mirgert) Toshi, dyshohet se e kreu atë vrasje pasi i ishte premtuar se, në këmbim, do të ndihmohej Damiano Toshi për të shmangur ose lehtësuar dënimin.

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri (Video)

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalìstikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar liderëve pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara nga një pistoletë të personalizuar me emrin e secilit, e shoqëruar edhe me municion.

Sipas Karamuços, një dhuratë e tillë i është bërë edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se si do të procedohet me transportimin e saj drejt Shqipërisë, për shkak të rregullave që lidhen me armët e zjarrit dhe municionin.

“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë. Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipër, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço.